‘Superhëna’ mahnit dhe frikëson njerëzimin
Postuar më: 28 Shtator 2015 10:18
Njerëzit në mbarë botën u mahnitën mbrëmë nga spektakli që dhuroi Hëna.
Ishte hera e parë pas më shumë se 30 vitesh që një eklips hënor përkonte me atë që njihet si Superhëna.
Kjo e fundit ndodh kur Hëna është më pranë Tokës, çka bën që të duket më e madhe në qiell.
Hëna dukej 14 përqind më e madhe dhe 30 përqind më e shndritshme.
Eklipsi i Superhënës zgjati një orë e 11 minuta.
Edhe në Tiranë patën mundësi të shijojnë këtë spektakël, siç tregon fotoja e mësipërme e Armando Babanit.
Por shumë njerëz e kanë pritur me frikë Superhënën, pas spekulimeve se ajo do sjellë zhvillime apokaliptike në planet.
Edhe liderë fetarë kanë shtuar frikën se kjo ngjarje mund të sjellë atë që nuk mund të parashikohet.
Megjithatë NASA ka qetësuar vazhdimisht njerëzit.
Që prej vitit 1900 ka pasur pesë eklipse të Superhënës: Në vitin 1910, 1928, 1946, 1964 dhe 1982.















