![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2023/06/352209291_639461834880309_7853986448697776137_n.jpg)
Ing.Bledi Stefa/
Dy fjalë nga autori…
Emri dhe personaliteti i mikut tim Murat Hoxha më ngjall gjithmonë ndjenja pozitive, dashamirëse për të cilat jam tepër krenar. Qetësia, zgjuarsia dhe profesionalizmi janë tre gjëra që te Murati i vlerësoj shumë dhe përpiqem të mësoj prej tij. Ai gjithashtu është një koleg, një mik, një menaxher i mire cilesi të cilat kanë lënë jo pak gjurmë të thella kundrejt zhvillimeve profesionale si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por edhe më tej. Me kënaqësi dhe i bindur mund të shprehem se Murat Hoxha është një personalitet i Inxhinierise Shqipëtare. Teksa hulumtoja në kurikulumin e tij, vija re vite të tëra pune kushtuar profesionit të cilat ende vazhdojnë….
Murat Hoxha u lind në datën 13.01.1956. Aktualisht është me banim, së bashku me familjen e tij në Qytetin e Gjilanit në Republikën e Kosovës. Z. Hoxha ushtron aktivitetin e tij profesional kryesisht në Gjilan. Pozicioni që ka si Kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës e ka bërë aktivitetin e tij profesional të shtrihet edhe në shumë qytete të tjera të Republikës së Kosovës por edhe jashtë saj.
Prej vitit 1970 deri nëvitin 1974, mbaron Shkollën Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë ku diplomohet si Gjeometër. Në vitin 1975 fillon studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Beograd nga ku në vitin 1979 diplomohet duke marr titullin “Inxhinier Gjeodet”. Mbas përfundimit të studimeve të larta, menjëherë fillon punë si Përgjegjës i Njësisë Gjeodezike në Prishtinë, në Fabrikën e Ndërtimit dhe Industrisë “Ramiz Sadiku”.Gjatë periudhës 1979-1982, puna që bënte Z. Hoxha në këtë fabrikë, e njohu me zbatimin e shumë projekteve të rëndësishme të ndërtimit.
Në maj të vitit 1982 ushtron profesionin e tij si inxhinier në Kompaninë Publike të Telekomunikacionit (PTT) duke u angazhuar me punë të mirëfillta profesionale. Në dhjetor 1982 deri nga viti 1988 punon në Bashkësinë Vetqeverisëse të Interesit (BVI) për strehimin dhe infrastrukturën e Bashkisë në Gjilan. Vitet 1988-1989 do ta gjejnë Murat Hoxhën në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Gjeodezisë dhe Kadastrës.
Vitet 1990-2000 (për gati një dekadë), Z. Hoxha do të fokusoheshe në sektorin privat duke bashkëpunuar me kompani të ndryshme ndërtimi, rrugësh, ujësjellsash etj. Për gati një vit (2001-2002) do të drejtoj Zyrën e Kadastrës në Bashkinë e Gjilanit. Karriera e tij profesionale do të njoh gjithashtu edhe fushën akademike si dhe mësuesinë. Gjatë viteve 2001-2006 do të ushtrohet duke punuar si mësimdhënës në Shkollën Teknike “Memet Isai” në Gjilan, në lëmitë e gjeodezisë, kalkulimeve, menaxhimit dhe kadastrës.
Në vitin 2002-2003 mban detyrën e Drejtorit Egzekutiv dhe drejton Agjensinë Kadastrale të Kosovës duke implementuar reforma mjaft të rëndësishme si ajo e rindërtimit të kadastrit, zhvillimin e infrastrukturës legale, administrimi i tokave por edhe në organizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme. Më tej, në vitin 2003-2004 do të ushtroj funksionin e menaxherit të disa projekteve të rëndësishme profesionale, pranë Agjensisë Kadastrale të Kosovës. Edhe vitet në vazhdim, 2004-2007 do ta gjejnë Z. Hoxha duke kontribuar përsëri në profesion por këtë herë duke u rikthyer në një periudhë më të gjatë pune, në detyrën e Drejtorit të Zyrës Kadastrale në Bashkinë e Gjilanit. Në vitet 2007-2008 punon në EU-Pillar IV (Kosovo Trust Agency), në Zyrën Rajonale në Gjilan (zyrtar për zhvillimin e ndërmarrjeve kadastrale). Prej vitit 2008 menaxhon Kompaninë Private “ProGis” duke u marrë kryesisht me punë kadastrale, shpronësime, monitorime, plane urbane etj. Gjatë periudhës 2009-2011 do të jetë në rolin e menaxherit lokal duke punuar për kompaninë private dhe duke u marrë me punë si skanimi dhe dixhitalizimi i dokumentave kadastrale në disa zyra rajonale kadastrale.
Aktivitete të tjera profesionale
Pjesmarrës në krijimin e Komiteteve Ndërministrale për menaxhimin dhe administrimin e tokës (viti 2002). Anëtar i grupi të punës në komisionin për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, planifikim dhe mjedis e cila lidhet me temën e ndërtimeve të paligjshme në Kosovë (projekt ky i hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, viti 2007). Anëtar i grupit të punës, në nivele të bashkive, për administrimin e tokës, mbështetur nga USAID. Delegate në Komisionin e 9 të FIG-ut, për Vlerësimin dhe Menaxhimin e Tokës. Anëtar i grupit profesional për rindërtimin e bazës legjislative, pranë Agjensisë Kadastrale të Kosovës.
Z. Murat Hoxha gjithashtu është President i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës e cila, me zgjedhjen e tij si drejtues i kësaj strukture tepër të rëndësishme profesionale, ka njohur mjaft progres në shumë drejtime.
Z. Murat Hoxha përveçse gjuhës shqipe, zotëron shumë mirë gjuhën angleze, serbe dhe kroate. Gjithashtu ai zotëron një sërë programesh kompjuterike si Microsoft office, auto cad, geomedia professional etj.
Referenca, diploma dhe çertifikata
Gjatë ushtrimit të aktivitetit profesional por edhe social, në emër të Z. Hoxha janë adresuar shumë mirënjohje dhe çertifikata për kontributet e tij si dhe për rritjen e bagazhit profesional e intelektual. Këto vlerësime janë marrë në shtete të ndryshme si Kosova, Shqipëria, Italia etj.
Gjithashtu vihet re pjesmarrja e Z. Murat Hoxha në shumë aktivitete profesionale si seminare vizita pune, konferenca nacionale dhe internacionale në vende si; Prishtinë, Suedi, Norvegji, Zvicër, Amerikë, Hungari, Egjipt, Gjermani, Malajzi etj.
Z. Hoxha ka qene gjithashtu Deputet i Periudhes se Peste Legjislative ne Parlamentin e Kosoves si perfaqesues i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ne te njejten kohe ai ka qene pjese e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor.
![May be an image of 1 person](https://scontent-lga3-2.xx.fbcdn.net/v/t39.30808-6/352209291_639461834880309_7853986448697776137_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=qugFB_9-V2kAX8Ecjkq&_nc_ht=scontent-lga3-2.xx&oh=00_AfBju2i7JzS4VbGnd9LMqZ2NaXvsdc2LfTJxaQff1OQx-Q&oe=64840206)
See Insights and Ads
All reactions:
66