-Bashkëpunim dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në funksion të njohjes me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore dhe afirmimin e tyre edhe jashtë Kosovës, sidomos nëpërmjet guidave, katalogëve dhe përkthimeve të kërkimeve shkencore/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Mars 2016/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot vizitë në Muzeun e Kosovës, ku drejtori Skënder Boshtrakaj dhe anëtarët e Këshillit Drejtues e informuan me programin që ka muzeu për këtë vit, duke veçuar sidomos angazhimin për ekspozitën e përhershme “Dardania Antike”, që është një synim parësor i institucioneve të trashëgimisë kulturore. Po ashtu, në këtë takim u bisedua për iniciativën e Muzeut të Kosovës për të nxjerrë revistën “Buletini i Muzeut”, nëpërmjet të cilës synohet të promovohet kultura shpirtërore dhe trashëgimia e pasur e Kosovës. Gjithashtu, u tha se së shpejti pritet të fillojnë edhe Botimet e Koleksioneve Numizmatike, me çka kjo fushë e rëndësishme e trashëgimisë së Kosovës do të mund të njihet më mirë.
Drejtuesit u shprehën se muzeu ka një program të pasur provues, ku veçohen sidomos puna me fëmijë dhe programi “Një ditë në muze” që është për fëmijët e shkollave fillore, pastaj Shkolla Mozaikëve, si dhe programi për të rinj dhe studentë “Oda”, nëpërmjet të cilave aktivitete vlerat e muzeut promovohen dhe bëhen të dobishme për të gjithë.
Drejtuesit e këtij institucioni u shprehën se Muzeu tani ka konsoliduar edhe Muzeun Mobil, me çka kultura e pasur, e cila ruhet në këtë institucion, ka mundësi të lëvizë nëpër krejt Kosovën dhe të njihen me të qytetarët e vendit, sidomos të rinjtë.
Ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të këtij institucioni u bisedua edhe për rëndësinë që ka trashëgimia shpirtërore e Kosovës dhe veçmas muzeu si institucion i rëndësishëm që ruan, ekspozon, promovon dhe e afirmon atë. Për këtë arsye, u kërkua që të punohet më shumë në vetëdijesimin e publikut për trashëgiminë kulturore, veçmas duke e shtuar ekspozitat dhe veprimtarinë publikuese.
Ministri Shala u shpreh se Ministria po punon në studimin e fiziblitetetit për ndërtimin e Muzeut të Arteve Bashkëkohore, dhe, po ashtu, është duke u angazhuar që të realizojë edhe projektin madhor të Muzeut të Natyrës.
Po ashtu, Shala u shpreh se muzeu është tejet i dobishëm për kujtesën e një vendi, dhe si i tillë ndihmon promovimin dhe njohjen e kulturës së Kosovës. Ai e vlerësoi si jashtëzakonisht të dobishme iniciativën për publikime dhe u shpreh se duhet një bashkëpunim dhe bashkërendim më i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës, në funksion të njohjes me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore dhe afirmimin e tyre edhe jashtë Kosovës, sidomos nëpërmjet guidave, katalogëve dhe përkthimeve të kërkimeve shkencore.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.