
Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti/
U mbyll dje me ndjesitë më të bukura në Teatrin e Korçës një “udhëtim” i shumëpritur për mua, ose një “mision” që kam ëndërruar që fëmijë, që quhej “Na ishte njëherë opereta Agimi” ku mes duartrokitjeve morëm shumë urime të ngrohta dhe inkurajuese nga publiku artdashesh i këtij qyteti. Një univers i ndryshëm, planetar, përrallor dhe ëndërrimtar, me surpriza të vazhdueshme, emocione, nostalgji, muzikë interesanta dhe shumë të qeshura pas kuintave, që tërheq të mëdhenj e të vegjël…
Por më lejoni të them pasioni, gëzimi, vitaliteti, dashuria e gjithë atyre artistëve që punuan së bashku për rezultatin e djeshëm është një punë kolektive vetëm pak ditore dhe për këtë arsye, më preku dyfish prandaj dhe zemra më vërshoi me ndjenja të këndshme e të ngrohta!
Nga fillimi deri në fund të gjithë artistët, me zërat e tyre të mrekullueshëm, mishëruan pershobazhe me një pafajësi tashmë të harruar, të ngrohtë, lozonjare, të butë, shpirtmirë dhe të gjallë që e ftonin publikun në një rrugëtim në disa foto bardhezi që nuk doje ta përfundonte… Kristo Kono tek “Agimi” ka ndërthurur një muzikë orkestrale veçanërisht të bukur me motive nga e gjithë Shqipëria, me korale interesante dhe personazhe krejt muzikalë që dje na kapën për dore dhe udhëtuan me ta, në një botë tjetër që kaq i mungon Shqipërisë….. madje dhe ne vetë u bëmë shoqërues në një udhëtim shumë interesant me shumë stacione që na mësuan plot gjera.
Megjithatë duartrokitjet që morëm na dhanë shumë dritë dhe forcë për të vazhduar. Me të vërtetë ajo që na erdhi dje ishte gjëja më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë. Urime gjithë stafit per punen e mrekullueshme!!!
Faleminderit Inva Mula që rrezikove të realizosh pa e menduar dy herë ëndrrën time më të çmendur, faleminderit zysh Suzana Turku për përgatitjen e shkëlqyer me trupën dhe për drejtimin, gjithashtu faleminderit Bardhi Pojani për koreografinë e bukur me shtëpinë time të dytë, Ansambli ”Skenderbeu” Korca-Albania që i dha frymë edhe ngjyrë Agimit, su edhe Elva Bella për kostumet.
Por gjysma ime tjetër në këtë vepër nuk ishte askush veç Jusiald Xhani që së bashku punuam për të çpluhurosur nga harresa e historisë këtë vepër të bukur e për ta përcjellë dje tek ju.
Ju dërgoj gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time të pafund dhe shpresoj që Zoti t’ju bekojë dhe t’ju japë forcë, që të ndriçoni shpirtrat e shikuesve dhe të zgjoni ndërgjegjen e të rriturve!!!! Me shumë Mirënjohje.
Faleminderit ![]()
![]()