
Dr. Mjaftime Dushallari
U kenaqa shume kur Julika Prifti me dhuroi librin “Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” per mbesen time te shtrenjte, Klaren. Eshte ky nje nga krijimet e mrekullueshme per femije te njerit nga tregimtaret me te mire ne bote, Roald Dahl, i cili u perkthye nga origjinali anglisht nga tregimtari i njohur shqiptar Naum Prifti dhe u botua per here te pare ne gjuhen shqipe nga shtepia botuese Çabej ne Tirane ne fund te vitit 2018.
Kam lexuar shume nga veprat e Naum Priftit dhe kam pasur rast te shprehem pozitivisht per to. Ky liber i perkthyer prej tij me beri kurioze te njoh tregimtarin tone te talentuar ne nje aspekt tjeter, si perkthyes. Me kete qellim, e lexova librin vete perpara se sa t’ia lexoja Klares.
Dua te theksoj se vete zgjedhja e ketij libri per t’u perkthyer nga Naum Prifti eshte shume e gjetur. Se pari, sepse mjeshtri i tregimit shqiptar ka zgjedhur te perktheje vepren per femije te kampionit te rrefimit boteror, Roald Dahl. Se dyti, Naum Prifti dhe vete ka shkruar shume vepra te bukura per femije. Keto jane dy pika te forta takimi midis tyre. Nga ana tjeter, kjo zgjedhje eshte edhe e guzimshme sepse te ngarkon me pergjegjesine e sjelljes para lexuesit shqiptar te vlerave te larta te vepres se rrefimtarit anglez, te zhdervjelltesise se tregimit, fantazise, pasurise se gjuhes, humorit etj. Keto arsye, gjithashtu, na bejne ne lexuesve te rritim pretendimet per cilesine e perkthimit, i cili per mendimin tim qendron ne shkallen me te larte.
Vepra qe i jepet ne dore jo vetem femijeve, por mbare lexuesit shqiptar, kesaj radhe nuk eshte thjesht nje perkthim, ai eshte nje shqiperim i perkryer. Struktura e fjalise ne shqip ndryshon shume nga struktura e fjalise ne anglisht. Struktura e fjalive ne librin “Carli ne Ashensorin e Madh prej Xhami” eshte me se shqiptare. Nuk gjen as edhe nje here te vetme ndonje fjali te tingelloje apo te kete konstruktin e anglishtes. Kjo ben qe historia e bukur fantastike per femije, e shkruar ne anglisht, te behet shume e kendshme dhe e pelqyer ne te gjitha aspektet e saj edhe ne gjuhen tone te bukur shqipe.
Perkthyesi ka bere nje pune te lavderueshme ne drejtim te gjuhes se vepres. Ai jo vetem ka gjetur fjalen koresponduese ne shqip, por eshte ndalur, eshte menduar, ka zgjedhur, ka dhene kuptimin, ka pershtatur, ka krijuar fjale te reja sipas rastit. Dhe te gjitha keto e bejne gjuhen aq te zhdervjellet dhe me ngjashmeri me krijimet origjinale te Naum Priftit, sa, kur lexon krijimin e Roald Dahl ne shqip, te duket se lexon nje veper origjinale te shkruar nga Naum Prifti.
Shprehjet “ia mori kenges” ne vend te “filloi te kendoje”, “u zgerlaq fare”, “po flet kodra pas bregut”, “e bere corbe derri”, “e nise, bitise”, “I re pikes” dhe shume te tjera si keto, jane shprehje shume te gjetura shqiptare qe te bejne ta shijosh me shume kete krijim ne gjuhen shqipe.
Naum Prifti ne kete perkthim duket sikur shpalos gjithe pasurine e gjuhes sone te bukur. Per nje fjale anglisht asnjehere nuk perserit fjalet shqip, por perdor fjale sinonime ose shprehje te ndryshme me te njejtin kuptim sipas situates, qe e bejne tregimin me te kendshem dhe gjuhen me te larmishme. Duhet shkuar shume larg, permend diku ne kreun e pare. Me tej perdor: Duhet shkuar qamet larg. Dhe me vone: Atehere kemi shkuar firifiu shume larg.
Ne krijimin fantastik te Roald Dahl ka shume aventura dhe njerez qe i kryejne ato, te cilet autori ne shumicen e rasteve i quan “crazy” (te cmendur). Naum Prifti e shqiperon kete tipar te karaktereve per lexuesinshqiptar me epitetet: i krisur, i caktisur, i lajthitur, apo me shprehjet: I ka ikur fiqiri, ka shkare nga mendte, ijane liruar vidat etj. Shpesh perdor dhe format dialektore te krahines se vet si: I lojtur nga mendte, lojti nga fiqiri etj. Ndonjehere, edhe ne te njejten situate perdor epitete te ndryshme sinonime per te karakterizuar sa me mire gjendjen emocionale te personazheve si, u bukosen, u nemiten, u pataksen.
Ashtu si ne veprat origjinale te Naum Priftit, ku humori eshte gjithmone i pranishem, edhe ne kete perkthim, ai hera heres krijon humor apo i jep fjales nota humoristike. Keshtu ne kreun e dyte thote: – Mbylle squpin Shanks (jo sqepin). Apo ne kreun e trete: Je nje kukumjacke plake fytyrefycke. Ne shume raste, perkthyesi e pasuron kontekstin original me krijimet e veta si ne kreun e tete kur thote: o moj brekushe, o moj corrushe, o moj larushe. Ne te njejtinpjese vazhdon: E merr vesh c’ka me t’gjet / o Cu Me Det? Per te krijuar efekte humoristike, Naum Prifti rreshton prane njera tjetres edhe fjale onomatopeike si cerceritej – cercerimat apo u cingarisen si cingaridhe etj (kreu 11).
Perkthyesi zgjedh fjalet edhe ne pershtatje me moshen e karaktereve. Ai vendos fjale te vjetra shqipe ne gojen e te moshuarve si: “ejani pa menuar”, “bebe grenjare”, “ju pergjerohem”, “te koje foshnjat”, “djalke motak” etj, te cilat do ta pasurojne fjalorin e femijeve shqiptare qe do te kene mundesine te lexojne vepren e shkelqyer te Roald Dahl ne gjuhen shqipe.
Naum Prifti, tregimtari me nje pervoje te gjate dhe te suksesshme letrare, eshte krijues edhe ne fushen e perkthimit. Per arsye te ndryshme, ai krijon fjale te reja ne shqip si shitmence (qe shet mend apo mendjemadhe) me te cilat do te kenaqeshin femijet shqiptare dhe mbase do t’u pelqente dhe t’i perdornin. Disa here keto fjale krijohen edhe me ngarkese emocionale si duar thatuqe. Fjalet e reja krijohen edhe per nevojen e krijimit te rimes, si: lajm turfullites, mendjevertites.
Naum Prifti eshte mjeshter i fjales shqipe. Ai i zgjedh, i perdor, i pasuron, i krijon dhe luan me fjalet e gjuhes shqipe duke kaluar me lehtesi nga nje pjese e ligjerates ne tjetren, pa humbur asnjehere kuptimin primar te rrenjes se fjales. Eshte shume tipik formimi i foljeve te reja nga emrat si: Trupi vezak nisi te terkuzejngadale… (terkuze-terkuzej); formimi i foljeve te reja nga ndajfoljet si: iu perqarkua (perqark-perqarkua); formimi i ndajfoljeve te reja nga emrat si: tha mprehtesisht gjyshja (mprehtesi-mprehtesisht), foli ngutshem (ngut-ngutshem), ngulmueshem (ngulm-ngulmueshem), zemerimshem (zemerim-zemerimshem), padurimshem (padurim- padurimshem), terbimshem (terbim-terbimshem) si dhe formimi i disa mbiemrave nga emrat si trupi mamuthor (mamuth-mamuthor).
Ne krijimin origjinal te Roald Dahl perfshihen edhe disa pjese ne vargje. Per mendimin tim, keto jane pjesa me e veshtire e perkthimit, por e realizuar me shume sukses nga Naum Prifti. Pjesa ne vargje Ninulla e Dados kushtuar personit qe u be president dhe kenga e vajzes shtate vjecare Goldi Pinkelsuit qe piu ilacet e gjyshes, jane nje perkthim dhe vargezim i persosur me rime, me ritem, me nje muzikalitet shume te kendshem dhe me humor qe ia rrit vleren origjinalit. Perkthyesi ne keto vargje synon te trasmetoje te sakte idene e autorit ne vargje apo strofa, por ne menyren e vet, ne menyre krijuese, duke shtuar fjale shqipe me ngarkese emocionale, duke zgjedhur fjalet per efekte te rimesdhe per ta bere tekstin me te pelqyer per lexuesin shqiptar. Ai madje ndryshon edhe rimen nga ajo e origjinalit sic ia dikton tingellimi i fjaleve te gjuhes shqipe. Ndersa tregimtari anglez Dahl perdor ne keto vargje rimen ABAB, rima e vargjeve te perkthyera nga Naum Prifti eshte AABB. Kur krahason vargjet origjinale me ato te perkthyera, perdorimin e shume shprehjeve popullore me se shqiptare, disa edhe te shtuara per te perforcuar mendimin e shprehur, arrin te kuptosh punen e shkelqyer qe ka bere perkthyesi per ta bere lexuesin shqiptar ta shijoje plotesisht kete krijim letrar, ta ndjeje, te qeshe dhe te kenaqet jo vetem me fantazine dhe permbajtjen, por edhe me pasurine gjuhesore qe sjell perkthyesi ne kete veper ne gjuhen shqipe. Vargjet e shtuara te dados (Ninulla e Dados): C’kam hequr me te, une e di Me plasi shpirtin e shkrete ne rini – duken sikur vihen ne gojen e ndonje te moshuare shqiptare dhe ne rastin konkret kur flitet per presidentin, shkaktojne te qeshura. Po keshtu edhe pershkrimi i presidentit: shtatin pyll e mendjen fyell / ku ka pune per kete zymbyl. Kur flitet per vajzen Goldi Pinkelsuit, rreshtin shume te thjeshte anglisht: the doctors gathered round her bed, Naum Prifti e perkthen: Mbledhur mjeket tufe- tufe / rrotull shtratit per konsulte. Gjithe ketyre vargezimeve ai do t’u jape ngjyra shqiptare. Fundin e vajzes, qe Dahl e vargezon: she is goging, she is going, gone, dead, everybody cried; perkthyesi yne e zgjeron me tej: Ajo po iken, po iken, iken, iku, te gjithe gerthiten dhe me tej shton: Iu shua qiriri, iu keput filli, vdiq, mbaroi…
Ky shqiperim brilant i librit “Carli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” i tregimtarit te shquar boteror, Roald Dahl, tregon me se miri se Naum Prifti eshte jo vetem nje njohes dhe mjeshter i rralle i gjuhes shqipe, por edhe nje njohes i mire i gjuhes angleze. Per pasoje, ai eshte jo vetem krijues, por edhe nje perkthyes i talentuar.