Veprimtari i shquar qe luftoi me dekada komunizmin në Shqiperi, Z. IDRIZ BASHA, dje u nda nga jeta në Bruksel./
BRUKSEL : BELGIUM : Z. Idriz Basha, nga Shqiperia, ishte gjithashtu shqiptari qe i doli zot Kosoves në 1981 dhe në 1989 duke organizuar manifestime në Bruksel, Paris, …duke vurë kontaktat diplomatike të tij në sherbim të shqiptarëve të Kosoves në Parlament belg dhe në Parlament evropian dhe duke informuar shtypin.
Idrizin e kisha kushëri dhe e falenderova në fund të jetes së tij se shembulli i tij më ka frymëzuar në angazhimin tim për Kosoven.
Ngushëllime më të thella bashkëshortes, Zonja Kimete MITROVICA, e cila i ndihmoi shumë në veprimtarinë e tij, vajzave Sarah dhe Aurelie, dhe terë familjes së tij.
I PERJETSHEM KUJTIMI!
FOTO: Në manifestimet të para për Kosoven në Bruksel, shumica ishin shqiptarë anti-komunist të ardhur në Belgjikë në fillim të vitëve 60. Ndër shqipëtarët të Kosoves ishte bashkëshorti im, Diplomati dhe Veprimtari Gani Azemi (i pari nga e majta) pranë mikut tij, Idriz Basha.
Minire Omeri says
Ngushellime me te thella bashkeshortes,
zonjes Kimete Mitrovica dhe vajzave Sarah dhe Aurelie.
Zoti ja falte xhenetin dhe durim familjes.
Faruk dhe Minire Omeri
Toronto Kanada
Qazim Rrushaj says
Idrizin e kam takuar në New York, ndërsa Azemim e kam shoqëruar disa herë poshtu me të ndnjerin Profesor Hysni Hoxhën, në Detroit, USA. Që të tre kanë qenë njerëz të kalibrit të lartë; qenë veprimtarë të vetmohueshëm për cështjen madhore shqiptare. Shpirti i tyre le të gjejë paqën në jetën e amnueshme.
Kimete Basha i Novosejt says
Familja Basha ju falenderon perzemersisht per ngushllimet. Per shok dhe dashamir qe deshirojne me marr pjese ne ceremonin perkujtimor, ngjitmas jane informacionet te nevojshme;
Programme per Diten e Vorrimet te Ydriz Bashes
11 :45 Ceremoni komemorativ ne l ‘Abbaye de la Cambre 11 Abbaye de la Cambre Ixelles
13 :30 Mbledhje te Monumenti Skenderbeut dhe Nisje per Vorresat te Brukselit
14 :00 Takim para Vorresat te Brukselit me shoqerue kufomen