
Nga Nebil Çika/
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike te Shqipërisë/
Ekspertja e
Sigurimit të Shtetit autorja e ekspertizës që çoi në pushkatim poetin Genc Leka
kandidat për anëtare e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit. Aktualisht
procedura është në Kuvendin e Shqipërisë dhe figura e saj po verifikohet nga
institucionet e pastërtisë së figurës. Është tashmë e dokumentuar botërisht
pjesëmarrja e saj në krimet e komunizmit dhe zgjedhja e saj në një institucion
me rëndësi siç është KKRT do të përbente një krim më vete nga Kuvendi i
Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër që në shkelje të ligjit e mundëson
zgjedhjen e saj. Në bazë të ligjit ajo nuk mund të zgjidhet për shkak të
pjesëmarrjes së vërtetuar me prova e dokumente në krimet e Sigurimit të Shtetit
por ne kemi informacione se po përdoret një artificë ligjore sipas të cilës
kush ka marë një vërtetim pastërtie nga Komisioni Bezhani e merr sërish të
tillë edhe pse implikimi i saj në krime është publik. Në këto kushte Shoqata
Antikomuniste e të Përndjekurve Politik i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë,
Autoritetit mbi Informonin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, Komisionarit
për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Institutit të
Integrimit të të Përndjekurve Politikë të kryejnë detyrën e tyre e të mos
fshihen pas ligjeve djallëzorë për të fshehur krimet e komunizmit dhe autorët e
tyre. I kërkojmë Partisë Demokratike dhe krejt opozitës si dhe Ambasadave të
USA e BE dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit si dhe organizatave të tjera të
mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut të ushtrojnë çdo mundësi e
influencë për të ndaluar vallen e rikthimit në pushtet të autorëve të krimeve
të komunizmit.
Zgjedhja e Diana Çulit në krye të televizionit publik
shqiptar është një fyerje për viktimat e krimeve të saj dhe familjarëve të tyre
dhe krejt të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë. Fakti që kjo po
ndodh në prag të pritjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE tregon
edhe një herë se Shqipëria është shumë larg standardeve perëndimore të
trajtimit të krimeve komuniste dhe autorëve të tyre.