Nga Gëzim KABASHI/ Para disa ditësh shkoi qetësisht në moshën 76-vjeçare Halim Maloku. Ndërroi jetë pa zhurmë e bujë në Durrës, ashtu sikurse punoi për vite me radhë në fushën e kërkimeve arkivore, botimeve dhe të letërsisë. Punëtor i palodhur dhe redaktor mjaft i aftë, Halim Maloku do të kujtohet për veprimtarinë e veçantë në përgatitjen e botimit e ribotimit të veprave më të rëndësishme të Konicës, Gjergj Bubanit, “Fletorja zyrtare 1922-1944”, etj. Ai ishte një nga nismëtarët dhe themeluesit e botimeve “Dyrrah” e “Pavarsia”, ndërsa i dha jetë revistës për fëmijë e të rinj “Delfin D”. Halim Maloku vinte nga Kosova dhe për një kohë të gjatë ka jetuar në Shijak, aty ku ishin vendosur pas luftës së dytë botërore edhe kosovarë të tjerë. Pas shkollës 7-vjeçare dhe të mesme, Halimi diplomohet në degën Gjuhë – Letërsi të fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Mësues dhe drejtues shkollash i përkushtuar në zonën e Shijakut, në vitet 1990 ai së bashku me familjen do të transferohej në Durrës, aty ku u lidh ngushtësisht me punën kërkimore dhe botuese. Në bashkëpunim me studiuesin Hasan Ulqini themelon shoqatën “Pal Engjëlli” dhe pas disa guidave fillon botimin e revistës historiko-arkeologjike “Dyrrah”, me të cilën sjell optikën e autorëve vendas dhë të huaj për monumentet e Durrësit në antikitet dhe në mesjetë. Që nga viti 2007 Halimi boton krejtësisht i vetëm revistën e përmuajshme “Delfin D”, në 22 numrat e së cilës ndjehet pasioni dhe dëshira për të kontribuar në edukimin e nxënësve dhe të rinjve. Brenda pak vitesh dalin në dritë 6 romane dhe vëllime me tregime, që mbajnë firmën e tij. Puna si redaktor e lidh me autorë të ndryshëm të të gjitha moshave, ndërsa arkivat qëndrore dhe lokale formësojnë një tjetër tipar të tij, atë të studiuesit. Ai redakton vepra me rëndësi të autorëve durrsakë në fushën e letërsisë, studimeve dhe historisë. Së bashku me Fatmir Mingulin u kushton atyre botimin “Lexicon”, një fjalor bibliografik për krijuesit, gazetarët dhe artistët e qytetit antik. Në vitin 2012 fillon kolanën e botimeve “Pavarsia”, që mbetet kontributi i tij më i rëndësishëm në fushën e botimeve. Halim Maloku, me Shtëpinë Botuese DDS mundësuan përgatitjen për ribotim të të gjithë serisë me 11 vëllime të revistës “Albania”, nga 1897 deri më 1909, duke mbledhur kopjet origjinale të saj. Katër numrat e fundit pritet të dalin këto ditë nga shtypshkronja. Një punë e mbështetur në ribotimin autentik të veprës, njëlloj si edhe me “Fletorja zyrtare 1922 – 1944” dhe ribotimi i “Bibliographie Albanaise, du Quinzieme Siecle a l’Anne 1900”, një tjetër vepër me vlerë në dobi të kulturës sonë kombëtare”. Ribotimet sipas origjinalit vijnë pas bashkëpunimit me Qendrën për Koordinimin e Studimeve dhe Promovimit të Vlerave Kombëtare. Ismail Saliko drejtor i shtëpisë botuese DDS e kujton Halim Malokun, si një punëtor të palodhur dhe redaktor të klasit të parë. “Edhe falë tij, në atë periudhë botonim 15-20 libra të rinj në vit”. Me shumë vlerë edhe kumtesat e tij në konferencat dhe sesionet me tema historike.Halim Maloku ishte një familjar mjaft i mirë. Ne miqtë e tij, ndër të tjera, e sjellim në mend edhe për cigaren e pandarë nga buza, por edhe për shëtitjet e gjata me nipin, Klajdi dhe mbesën Oara, të cilët do ta kujtojnë po ashtu gjyshin e mirë, Halim Maloku
THANAS GJIKA says
Respektet e mia me te thella per kolegun Halim Maloku. Kemi qene bashkestudente ne Fakultet per 4 vjet. Qe atehere e deri sa u largua nga jeta Halimi ishte shembulli i njeriut qe punonte ne heshtje pa bezdisur kend. Nuk merrej me opunen e te tjereve, po shikonte punen e tij, të cilen perpiqej ta kryente me ndergjegje te larte. Kam pasur fat ta kisha korektor ne vepren “Evoluimi yne kerkon njohjen e denimin e fajit” (2011) dhe redaktor ne monografine “Mihal Grameno jeta e vepra” (2012).
I perjetshem qofte kujtimi i punetorit te heshtur e skurpuloz, Halim Maloku.
Ajkuna says
Flm shume xhaxhi Thanas . U perlota nderhohe qe lexoja cfare shkruaje per babin ,njehekosisht me vinin ne mendje se si te kujtonte ai gjithmone dhe se sa gezohej kur e merrje ne telefon . Ju pershendes Ajkuna