• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pianistja Laura Sulaj drejt studimeve të larta me duartrokitjet e artdashësve

September 24, 2021 by s p

Nga Gëzim KABASHI

Pianistja Laura Sulaj do ta mbajë mend gjatë koncertin e së mërkurës në Durrës. 15 orë më vonë ajo u nis drejt Varshavës, ku do të ndjekë studimet e larta në një nga Akademite më të njohura muzikore në botë. 20-vjeçarja është nisur drejt Polonisë, atdheut të Shopenit, pasi ka marrë urimet më të ngrohta të muzikantëve të qytetit të saj, si dhe të dhjetra dëgjuesve që mbushën sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Dirigjenti Petrika Afezolli e çmon Laurën si një instrumentiste tejet të talentuar, nxënëse e pedagoges së shquar Linda Zemblaku dhe vazhduese e traditës më të mirë të të shkollës durrsake. Koncerti i orkestrës së harqeve “Aleksandër Moisiu” dhe pianistes Sulaj nisi me interpretimin e veprës “Kuksialera” të pedagogut të shkollës artistike “Jan Kukuzeli”, violoncelistit Moni Kuriçi, një krijim i mbështetur në dy valle popullore të  zonës së Kukësit, e të ndërthurura mjeshtërisht  me ritmet braziliane. Kuriçi është i njohur për krijimet e tij interesante, duke nisur nga vepra “Bosniana”. “Serenade opus 20” nga Edëard Elgar (1857 – 1934), nën drejtimin e dirigjentit Afezolli fitoi vemendjen e publikut të shumtë, ndërsa më pas gjithçka u përqëndrua te vepra e Franz Listz (1811 – 1886) “Malediction” S.121, që orchestra e harqeve të Durrësit e solli premierë për herë të parë në vendin tonë. Një vepër impenjative, me histori tepër të veçantë krijimi, “Malediction” zbuloi për të pranishmit cilësitë artistike interpretative të pianistes Laura Sulaj si dhe  aftësitë e saj të veçanta në tastierë edhe në momente mjaft të vështira. 20-vjeçarja durrsake u duartrokit gjatë nga publiku, që e uroi me gjithë zemër në ditën e parë të rrugëtimit të saj të gjatë në fushën e artit interpretative. Laura e ka krijuar personalitetin falë një pune të pandërprerë, ndërsa ka patur mbështetjen e vendosur të familjes së saj. Specialistët e huaj e kishin parathënë këtë dy vjet më parë, kur Laura Sulaj interpretoi solo në dy koncerte të organizuara në Akademinë Mbretërore dhe në Auditorin e Konservatorit Culluredo (Spanjë). Kritiku spanjoll  Julio Andrade Maltes nën titullin “Duke zbuluar të ardhmen” shkroi në gazetën “La opinion”: “Në qytetin tonë kemi pasur privilegjin të dëgjojmë fillimin e rrugës se pianistes shqiptare Laura Sulaj, çka tregon se mund të jetë e shkelqyer. Dhe sikur të ishte pak, artistja dukej e palodhur përballë një programi që të linte pa frymë. Si përfundim: kemi asistuar në parathënien e një të ardhmeje. Do të ishte një kënaqësi e madhe të dëgjonim përsëri Laura Sulaj pas disa vitesh duke vërtetuar këtë vizion parashikues” – shkruante Andrade. Gjatë viteve të fundit pianistja Laura Sulaj ka patur një veprimtari të dendur solistike edhe në vende të tjera si Gjermani, Palma de Majorka, Francë, etj. Repertori i saj është shume i gjerë duke filluar nga periudha baroke deri në atë kontemporane duke përmendur kompozitorë si: Bach, Hayden, Beethoven, Brahms, Chopin, Scriabin, Prokofiev, Rachmaninoff, Debussy, McDoëell si dhe kompozitorë shqiptarë. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gezim Kabashi, Laura Sulaj

“Ferri muzikor” i Florian Vlashit, një koncert pa duartrokitje në Durrës

August 10, 2021 by dgreca

–Bashkë me instrumentistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, në këtë edicion krijuan emocion edhe artistë nga Italia dhe Franca./

Nga Gëzim KABASHI /

Koncerti i ditës së martë me violonçelistin e shumëvlerësuar Marc Coppey, i cili do të sjellë në teatrin “A. Moisiu” të Durrësit tre Suita nga J S Bach, do të përmbyllë edicionin nr 10 të Bienales “Netët e Muzikës klasike”.

Artdshësit durrsakë dhe jo vetëm, kanë shijuar gjatë veprimtarisë verore, njëherazi elemente nga dy arte.

Themeluesi dhe drejtuesi i Bienales, Florian Vlashi, edhe këtë herë bashkë me periudhat muzikore që i lanë vendin njera tjetrës prezantoi një fill të ri lidhjeje mes arteve, atë të Muzikës dhe Pikturës.

Duke ruajtur strukturën e Festivalit sipas epokave muzikore, Netët e Bienales u organizuan me tre pjesët e triptikut të El Boscos: Kopshti i Edenit, Kopshti i Kënaqësive dhe Ferri Muzikor. 

Mbrëmjen e kaluar gjashtë instrumentistë nga Durrësi e Tirana interpretuan në koncertin më të bukur të Bienales ’21.

Spektatorët e shumtë në sallën e teeatrit të Durrësit ndoqën në heshtje të plotë veprat e J. Strauss (junior), A. Ëebern dhe A. Schoenberg, për të duartokitur shumë gjatë në fund, jo vetëm lojën e artistëve, por edhe informacionin tepër interesant mbi jetën e autorëve, kompozitorë dhe piktorë të shquar.

Të pranishmit në sallë janë ndjerë si në “Shoqërinë Private tē Koncerteve”, ku Schoenberg kërkonte që autorët mos tē kishin asnjë ndërhyrje nga publiku, apo nga kompozitorë të tjerë, as edhe nga kritikët apo interpretët, me një fjalë: liri absolute ndaj shijeve të shoqërisë.

“Në këto koncerte – tha Florian Vlashi në fjalën prezantuese, nuk lejoheshin duartrokitjet, as fërshëllimat e as lavdërimet. 

Aty ishte shpirti i artistit lakuriq pa qenë nevoja e gjykimit nga të tjerët”.

“Ferri muzikor” i drejtuesit Florian Vlashi në natën e parafundit të Bienales ishte një sukses i merituar, meritë e instrumentistëve Vlashi, Laura e Arben Llozi, Mario Guralumi, Etrita Ibrahimi dhe Xheni Turku.

Koncerti që filloi me valset e Strausit përfundoi me “Brigadën e hekurt”, një tallje tragjike mbi luftën, mbuluar me pikturën e vetë Schoenbergut “Shikimi i kuq”.

Pikturat e Klimt dhe jo vetëm, që ilustruan veprat muzikore të mbrëmjes, ia lanë vendin në fund një kolazhi muzikor, që shoqëroi montazhin fotografik të afro 30 pikturave më të njohura të artistëve botërorë me temën “Puthja e artë”.

Siç tha artisti Florian Vlashi: “Nuk pretendojmë të gjykojmë, kritikojmë apo të duartrokasim askënd në këtë histori, aq më pak sot kur intimiteti ynë është më shumë se kurrë i rrezikuar. 

Vetëm duam të themi se në Muzikē ashtu si edhe në Dashuri, është shpirti ynë lakuriq përpara një pasqyre ku reflektohet ana më e fshehtë e më e fisme e jona, aty ku “zemra ka arsyet e veta qe arsyeja nuk i njeh…” 

Një natë më parë, dy studentë pianistë, fitues të Cmimit të Bienales “Solisti i Ri”, në edicionet 2015 dhe 2017, si dhe pedagogu Edmonnd Buharaja ishin protagonistët e mbrëmjes me temë “Idetiteti tingëllor Iliro-Arbëror-Shqiptar”.

Buharaja, autor i botimit akademik  “Niceta i Remessiana-s” i paraqiti të pranishmëve një informacion të bollshëm mbi autorët ilirë që nga shek 4-5, si dhe mbi kontributet e tyre veçanërisht në muzikën kishtare. 

Materialet audio dhe video, kuujdesi i artistëve durrsakë 30 vjet më parë për të risjellë muzikën e Jan Kukuzelit, si dhe interpretimet e korit të Filarmonisë së Kosovës, krijuan mjaft interes te dëgjuesit.

Pianisti i ri durrsak Erl Lila luajti katër pjesë të shkruara prej tij, duke marrë vlerësimet e të pranishmëve, njëlloj si pianistja Laura Sulaj, e cila pas disa koncerteve brenda dhe jashtë vendit, do të fillojë studimet në Akademinë e Krakovit (Poloni).

“Nata e Muzikës romantike” zuri një vend të veçantë në programin e Bienales së këtij viti. 

Ashtu si Arben dhe Laura Llozi, babë e bijë, që interpretuan në të njejtin formacion instrumental, në mbrëmjen e muzikës romantike, violonçelisti i ri  Martin Vlashi, luajti përkrah të jatit, Florianit dhe pianistes Etrita Ibrahimi, “Sonatën” nga J. Herrando.

Më pas dueti Vlashi – Ibrahimi dëshmuan përvojën e gjatë koncertale edhe në veprat e tjera të autorëve spanjollë M. de Adalid, E. Granados, J. Turina.

Mbrëmja e sonatës spanjolle u ilustrua me veprat e piktorëve Goya dhe Dali.

Bashkë me koncertet në teatrin “A Moisiu”, me temë “Në kopshtet sekrete të Muzikës e Pikturës” Florian Vlashi do të intepretojë sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë, duke ruajtur traditën e takimeve muzikore në spitale apo në institutin e riedukimit të të rinjve.

Konkursi “Solisti I ri” brenda strukturës së Bienales, këtë vit për herë të parë ka shpallur dy fitues, të cilët do të udhëtojnë drejt Spanjës dhe Italisë për koncerte dhe masterclass.

Bashkë me instrumentistët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, në këtë edicion krijuan emocion edhe artistë nga Italia dhe Franca.

Filed Under: Featured Tagged With: Ferri Muzikor, Florian Vlashi, Gezim Kabashi

Durrës- “Kuarteti i Kremonës” në “Kopshtin e kënaqësive tokësore” të Bienales 2021…

August 7, 2021 by dgreca

– Solistët e rinj durrsakë, veç Spanjës edhe çmimi “Simone Gramaglia”- fituesit do të nderohen publikisht në koncertin e se Dieles, 8 gusht….

Nga Gëzim Kabashi-Durrës/Dielli

Të pasionuarit e muzikës janë magjepsur mbrëmjen e kaluar nga tingujt e veprave ntë Beethoven dhe Brahms, të cilat kumbuan në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. 

“Kuarteti i Kremonës”, me seli në Gjenova, i cili prej 21 vitesh ka sjellë në auditoret më të njohur të botës kompozimet e autorëve të mëdhenj, këtë herë ishte mysafir i Bienales “Netët e Muzikës Klasike”, themeluar në vitin 2003 dhe që drejtohet nga violinisti durrsak Florian Vlashi.

Ndërkaq, paraditen e 5 gushtit kanë konkuruar 12 solistë të rinj, që të gjithë nxënës durrsakë, të cilët bashkë me çmimin kryesor, që u siguron një qëndrim të shkurtër si dhe një apo dy koncerte si solistë në Spanjë, do të kërkojnë të jenë edhe fitues të çmimit më të ri “Simone Gramaglia”, që siguron të njejtin kujdes edhe për fituesin alternativ të konkursit. 

Beethoven dhe Brahms në “Kopshtin e kënaqësive tokësore”

Vlashi, që prej vitit 1992 jeton dhe punon në Spanjë thotë se “Vepra e jashtëzakonshme dhe enigmatike “Kopshti I kënaqësive” e vitit nga Hieronymos Bosch – El Bosco është origjina e titullit të këtij edicioni të Bienales.

Sipas Florian Vlashit, “mbi bazën e numrit të përkryer 3 (Fillimi dhe Fundi), si dhe numrit të shenjtë 7 (Netët e Bienales) është ndërtuar kjo shëtitje “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës”, dhe sekreteve u afrohesh vetëm kur botën e shikon dhe e dëgjon me ndihmën e dy arteve që njeriu krijoi para Fjalës: Muzika dhe Piktura”.

Në dy mbrëmjet me të cilat staroi ky edicion, i cili ka thyer për të dytën herë traditën e koncerteve falas, duke vendosur biletën si një kontratë artistike mes palëve, kanë interpretuar tashmë artistë të shquar nga vendi ynë, nga Kosova dhe nga Italia.

Që nga koncerti i parë, në sallën me ajër të kondicionuar të teatrit “A. Moisiu” ka nisur të shfaqet “harmonia mes muzikës dhe projeksioneve të pikturave, tingujt e Kukuzelit, Bach, Beethoven, Granados, Strauss, Scoenberg, etj që shkrihen me kryeveprat bptërore nga El Bosco, Onufri, Caravaggio, Goya, Dali’, Klimt, …”.

Pas interpretimit të këngëtarëve lirikë nga Prishtina, Kaltrina Miftari dhe Safet Berisha, në koncertin “Stabat Mater” kushtuar regjisorit, përkthyesit dhe shkrimtarit Gjergj Vlashi, In Memoriam, mbrëmja e se premtes  solli për publikun disa nga kuartetet e Bethovenit dhe Brahmsit.

“Quartetto di Cremona” shpërfaqi seriozitetin profesional të ansamblit instrumental si dhe përvojën e gjatë prej më shumë se dy dekadash së bashku në interpretimin e veprave në kuartet.

Artistët nga Gjenova krijuan një atmosferë të veçantë në sallën “Moisiu”, e cila deri tani ka njohur kryesisht interpretimet dramatike të trupave shqiptare.

Që nga viti 2004 Cristiano Gualco, Paolo Andreoli, Simone Gramaglia dhe Giovanni Scagliones janë mjaft të njohur në podiumet shqiptare të muzikës klasike, dhe për Bienalen e Durrësit kishin zgjedhur dy vepra impenjative nga L. Van Bethoven “Kuarteti nr 12” dhe “Gran Fuga”, që merituan duartrokitjet e gjata të publikut të pranishëm.

Për interpretimin e kuartetit me dy viola nga J. Brahms instrumeentistët nga Gjenova kishin ftuar edhe violistin e njohur nga Tirana, Arben Llozi, i cili prej disa vitesh është pjesë e Kuartetit për koncertet në skenat shqiptare.

Koncerti I Kuartetit të Kremonës në sallën e teatrit “Moisiu” konsiderohet si një nga interpretimet më të mira të muzikës klasike në Durrrës, duke sjellë mjaft kënaqësi tek artdashësit vendas dhe të huaj.

Solistët e rinj durrsakë, veç Spanjës edhe çmimi “Simone Gramaglia”

Artistët italianë ia lanë në dispozicion solistëve të rinj skenën e teatrit të Durrësit, ku sot u ngjitën 12 fëmijë dhe të rinj, kryesisht nxënës në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” të qytetit.

Për më shumë se tre orë, juria e drejtuar nga Simone Gramaglia, një nga komponentët e Kuartetit të Kremonës, ndoqi me kujdes interpretimin e nxënësve durrsakë:  nëntë pianistë të rinj, një violinist dhe tre kitaristë të ardhshëm.

Megjithëse fituesit do të nderohen publikisht në koncertin e se Dieles, 8 gusht, Kristel Karagjozi, 16 vjeç dhe Erin Bajo, 14 vjeç janë njohur me verdiktinn e jurisë. 

Pianistja 16-vjeçare gëzon të drejtën të jetë mysafire e familjes Rediana dhe Florian Vlashi në Korunja (Spanjë), ku sipas traditës që  nga viti 2007 mikpritësit organizojnë edhe një apo dy koncerte të mysafirit fitues të konkursit të Yjeve të Rinj. Kristel Karagjozi, nxënëse e pedagoges Linda Zemblaku, do të jetë soliste edhe në një koncert të organizuar në Gjenova të ofruar nga “Gioventu’ Musicale d’Italia”.

Risia e këtij viti ka emrin e çmimit special “Simone Gramaglia”, instrumentist i Kuartetit të Kremonës, i cili në muajt e ardhshëm do të mbështesë qëndrimin e artistit të ri fitues Erin Bajo në Itali për një Materclass.

Gramaglia tha se artistët e rinj shqiptarë janë mjaft premtues dhe duhet të mbështeten fuqimisht. 

“Ata duhet të përballen me publikun si koncertistë që në moshë të re, dhe ky çmim ia jep mundësinë fituesit të shfaqë talentin e tij në një nga auditoret italianë të muzikës – tha artisti italian.

Sipas Simone Gramaglias, çmimi me emrin e tij do të jetë pjesë e Bienales së Durrësit edhe në edicionet e ardhshme.

Që nga edicioni i tretë i Bienales në vitin 2007  kur filloi të ndahej kky çmim, fituesit e konkursit “Nata e Yjeve të Rinj” në Durrës kanë qenë: Albana Karaj, Kamela Haxholli, Erli Lila, Rolando Deda, Laura Sulaj dhe Klaudia Gjini.

Tashmë një pjesë e tyre ka nisur karrierën artistike në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të botës.

Koncerti i radhës në Edicionin nr 10 te Bienales ‘21 do të jetë mbrëmjen e së premtes me “Sonata Espanola” (nga Goya te Dali’) dhe me interpretët Florian Vlashi dhe Etrita Ibrahimi e Martin Vlashi.

Filed Under: Featured Tagged With: Bienale 2021, Gezim Kabashi, Kuarteti i Kremones

Durrës:Instrumentistë vendas dhe të huaj sjellin në Muzeun Arkeologjik veprat e autorëve botërorë

July 11, 2021 by dgreca

Nga Gëzim Kabashi/

Dirigjenti Marco Bossi dhe Orkestra e Harqeve të Universitetit të Arteve të Tiranës e drejtuar prej tij ishin mbrëmjen e kaluuar protagonistët e mbrëmjes së tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës.

Ky është edicioni i 16-të i Festivalit që organizohet në qytetin bregdetar nga violinistja Nevila Kalaja Herczegh dhe shoqata “Arti dhe kultura italo-shqiptare”.

Dirigjenti 30-vjeçar drejtoi me mjaft  kompetencë tre vepra të autorëve të njohur në literaturën muzikore, duke shfrytëzuar edhe përvojën e krijuar me orkestra të vendit fqinj në Milano, Potenza e Lecce, por edhe në Athinë, Beograd e Ceki.

Serenata për harqe opus 22 nga Antonin Dvorak (1841 – 1904) tingëlloi mjaft mirë falë sinergjisë së dirigjentit Marco Bossi dhe instrumentistëve edhe më të rinj  në moshë, ndërsa spektatorët e shumtë në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Durrësit duartrokitën lojën e artistëve.

Pesë pjesët e përzgjedhura nga krijimtaria e Dmitri Shostakovich (1906 – 1975) dhe përshtatur për orkestër nga Ylli Ramzoti erdhën me mjaft mjeshtëri e mmuzikalitet nga instrumentistët Nevila Kalaja Herczegh (violinë) dhe Arben Llozi (violë), përfaqësues të shkollave muzikore të Durrësit dhe Tiranës.

Koncerti për flaut dhe orkestër harqesh mbylli mbrëmjen e tretë të Festivalit  në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Bashkëatdhëtarët italianë Matteo de Francesco (flaut) dhe dirigjenti Marco Bossi me orkestrën e Universitetit krijuan një atmosferë të veçantë, duke marrë edhe përgëzimet e publikut të pranishëm.

Festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës përfundon më 24 korrik dhe në sallën e muzeut arkeologjik kombëtar janë programuar edhe pesë koncerte të tjerë me instrumentistë vendas dhe të huaj.

Filed Under: Featured Tagged With: Autore boterore, Durres, Gezim Kabashi, Muzeu Arkeologjik

Nga koncertet e Spanjës në Bienalen e Durrësit…

July 5, 2021 by dgreca

…violinisti Florian Vlashi tregon sekretet dhe mungesën e madhe/

Nga Gëzim KABASHI*/

Violinisti Florian Vlashi ka përfunduar stinën koncertore të këtij sezoni në Spanjë, ndërsa përgatitet të fillojë edicionin e radhës së Bienales muzikore, që ai organizon çdo dy vjet në Durrës.

Artisti shqiptar tregon disa nga të veçantat e veprimtarisë që ka nisur në vitin 2003 në qytetin e tij të lindjes, duke nënvizuar mungesën e madhe të këtij viti, atë të babait të tij.

Floriani është “bir arti”, djali i dytë i Gjergj Vlashit, një nga personalitetet e rëndësishëm të regjisurës, përkthimit dhe letërsisë  në vendin tonë.

Violinisti durrsak, që punon dhe jeton prej afro tre dekadash në Coruna, krahas punës si instrumentist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë OSG, është bërë mjaft i njohur si themelues dhe drejtues i grupit muzikor “Siglo XX”, ndërsa nuk ka reshtur së interpretuari në koncerte, jo vetëm në Spanjë.

Florian Vlashi mbetet gjithashtu një nga dirigjentët dhe solistët që ka prezantuar nëpër botë veprat e më shumë se 20 kompozitorëve shqiptarë.

Koncertet e fundit në gadishullin Iberik, por edhe edicioni i 10-të i Bienales “Netët e Muzikës Klasike” NMK që do të zhvillohen në Durrës në fillim të muajit gusht, kanë një kuptim të veçantë për artistin 58-vjeçar.

Së bashku me kolegët Enrique Iglesias, violinë, Raymond Arteaga, violë

 dhe Raúl Mirás, violonëel, solisti shqiptar interpretoi në Ciudad de Cultura de Galicia Vepra nga Carlos López Garcia Picos, Octavio Vazquez, Paulino Pereiro dhe Juan Durán. 

Ana Isabel Vazquez Reboredo, Drejtoresha e Përgjithshme e Fundación Cidade da Cultura de Galicia duke komentuar koncertin shkruajti se “…ishte një interpretim i mrekullueshëm i krijimeve të artistëve bashkëkohorë galicianë. Muzika përmbyti tërësisht muzeun dhe koha kaloi pa kuptuar, ndërsa fluturonim të mbështjellë me tingujt e harqeve të Florianit, Enrique, Raymond dhe Raúl. Një moment magjik.” – shkroi znj Rebodero, ndërsa 10 media i bënë jehonë koncertit të mbështetur në krijimet e autorëve nga Galicia.

Florian Vlashi pas koncertit tha: “Një ëndërr e hershme e imja të luaja në zemër të Qytetit të Kulturës të Galicisë. Kisha kohë që e prisnja një ftesë të tillë dhe, kur erdhi, u ndjeva i lumtur jo vetëm si muzikant apo si shqiptar, por edhe për një arsye tjetër. Kur e vizitova para disa vitesh me tim atë më kujtohet që më tha se me siguri edhe ti do të luash këtu një ditë”

“𝙂𝙖𝙡𝙞𝙘𝙞𝙖 𝙚𝙣 8 𝙘𝙪𝙚𝙧𝙙𝙖𝙨” (Galicia në 8 tela) e emërtoi Floriani koncertin e fundqershorit në Pontevedra, ku bashkë me violonçelisten Ruslana Prokopenko, paraqitën veprat e autorëve Federico Mosquera, Eugenia Osterberger, Juan Durán, Ëladimir Rosinskij dhe Octavio Vazquez. 

“Koncert i jashtëzakonshëm dje nga keto dy artistë të mëdhenj. Publiku degjoi me kujdes, në heshtje, thuajse i hipnotizuar.  Ishte një eksperiencë mahnitëse – shkruajti më pas José Rafael Alfaya, Presidenti i Ciklit të koncerteve, Barcia de Mera.

Florian Vlashi për Bienalen 2021 Durrës, Edicioni jubilar:

 -Cfarë ka ndryshuar me Bienalen nga edicioni i vitit 2003?

Në edicionin e parë të Bienales 2003 koncertet u zhvilluan në tre vënde: në Muzeun Arkeologjik, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” dhe në fabrikën e braktisur të Nerofumos në Shkozet. Gjatë viteve janë shtuar koncerte, janë përfshirë vende të tjera koncertesh – që nga Amfiteatri e deri tek spitalet, jetimore dhe burgje –  dhe, që nga viti 2007 zhvillojmë konkursin e Talenteve të Rinj. 

Kanë kaluar 18 vite dhe ato tre Netët e para, me muzikë ndërmjet antikitetit, fjalës dhe pikturës, kanë qenë korrespondenca sekrete e gjithë koncerteve tona deri tani. Ky fuzion i arteve është firma e fshehtë e Bienales. 

Titulli i Bienales se X është “Në kopshtet sekrete të Muzikës dhe Pikturës”.

Në këtë edicion ka një ndryshim thelbësor: është nje mungesë…

Për herë të parë që nga krijimi i Bienales, madje që nga koncerti im i parë në Durrës, në sallë do mungojë im atë. Vendi i tij në llozhën e majtë të teatrit, aty ku ndoqi koncertin e fundit pak ditë para se të ndahej nga ne, do të jetë bosh, Por ai në një formë tjetër, do të jetë i prenishëm në festival më shumë se kurrë, që nga Stabat Mater e Pergolesi-t, në kuartetet e fundit të Beethoven-it, në muzikën spanjolle për violinë e deri tek Suitat e Bach-ut per violonëel solo. Të gjitha këto vepra do të vibrojnë në sallën e teatrit që ai krijoi dhe i dedikoi jetën. Dhe muret e teatrit kanë memorie.

-Një artist që heq dorë nga pushimet dhe çdo dy vjet ia kushton ato kulturës së Durrësit, a ka një thirrje për vendlindjen?

Sigurisht që ka një thirrje, një thirrje të fortë, të përhershme, të padukshme. Të paspjegueshme. Thirrja e vendlindjes është si dashuria, nëse e din arsyen pse dashuron atëhere nuk është dashuri. Unë e dua Durrësin edhe nëse kjo dashuri mund të më bëjë dëm, siç thotë Quevedo. 

Por, duke mos dashur të bie në sentimentalizëm banal, po ju them se artistët janë njerëz shumë të ndjeshëm dhe është detyrim i politikës së një vendi që thirrja e vendlindjes mos të kthehet si “kënga e sirenave” tek Odisea. 

  • Redaksia e Diellit e falenderon gazetarin Gëzim Kabashi që e dërgoi shkrimin për lexuesit e Gazetës Dielli.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bienalja e Durresit, Florian Vlashi, Gezim Kabashi, Violinisti

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT