Nga Mithat Gashi
Lirije Gashi, e bija e Muharrem Bajraktarit, i tha lamtumirë kësaj bote me 1 nandor të vitit 2013 dhe u varros ne Tirane me 2 nandor. Lirija, e cila u lind ne Dome te Ujmishtit te Lumës në mars te vitit 1933, i përket brezit te klasës ma të përsekutueme te regjimit komunist të Shqipnisë.
Mbas pushtimit të krahinës së Lumës nga “Brigata e Pestë Sulmuese” në vitin 1944, familja e Muharrem Bajraktarit u izolue ne burgun e Kukësit dhe mbas pak kohe u dëgue ne Shkodër, ku u mbajtë për disa muej. Mandej u internue në Berat.
Baba i saj, Muharrem Bajraktari, që kishte mbajtë qëndrim kundra Italisë dhe Gjërmanisë, e vazhdoi rezistencën kundra regjimit komunist deri kur u aratis nga Shqipnija në vitin 1946. Gjatë rezistencës dy vjecare, dy vllezën të Lirijes u vranë, dhe ma vonë xhaxhai i saj, Bajram Bajraktari, u pushkatue ne burgun e Shkodrës.
Kur familja e Muharrem Bajraktarit u internue në kampin e Beratit, për nji kohë, bashkbanuen ne nji ndertese me familjen e Haziz Fetah Gashit nga fshati Nangë. Parase të nisej për në Greqi, Lirijen e kishte fejue baba i saj me Qemalin, të birin e Haziz Gashit. Ashtu si Muharremi, edhe Hazizi ishte i denuem me vdekje in absentia nga regjimi komunist.
Administrata komuniste kishte fillue me i futë në punë të detyrueshme të intërnuemit si dhe të gjith të burgosunit politik. Lirijen e ndajnë nga nana dhe vëllau, Genci, që ishte ma i vogël, dhe e dërgojnë në fabrikën e tullave në Tiranë, së bashku me shumë të internuem të tjerë. E shoqja e Muharren Bajraktarit, ia len amanet vajzën e vet, Lirijen, Gjinë Mirakajt, nusës së Kol Bib Mirakës. Gjina e mban afer Lirijen, si vajzen e vet. Që nga kjo kohë, familjet Mirakaj dhe Bajraktari e kanë vazhdue dhe e vazhdojnë dashamirësinë me njeni tjetrin.
Kur Lirija ishte e internueme me punë të detyrueshme ne Tiranë, arrestohet dhe dënohet me burg vëllau saj, Genci. E ama u ngelet vetëm, dhe për mungesë mjekimesh, ndërron jetë, pa pasë asnjë njeri të farë e fisit të vet pranë. Liderët komunist nuk u kanë dhanë asnji njoftim apo spjegim fëmijëve, Gencit dhe Lirijes, për vdekjen e nanës. Sot e kësaj dite nuk dihet se ku prehen eshtnat grues së Muharrem Bajraktarit.
Mbas pak vjetësh, Lirija dërgohet në kampet e internimit te Lushnjes. Qemal Gashi kërkon lirimin e saj që të martohet me Lirijen, që ishte e fejuemja e vet. Ishte e kotë. Regjimi komunist nuk lejonte lirimin e vajzës së Muharrem Bajraktarit nga internimi. Qemali u arrestue dhe u burgos për disa kohë në Kukës dhe Shkodër dhe ma vonë u internue në Lushnje. Aty Lirija e Qemali u bashkuen dhe u martuen në vitin 1956, lindën dhe rritën katër femijë, dhe banë një jetesë -nën presione të ndryshme dhe te vazhdueshme- së bashku me klasën ma te përsekutueme nga regjimi komunist, deri në vitin 1991.
I shoqi i saj, Qemali ndërroi jetë në vitin 2009 ne Tiranë. Në maj te këtij viti, Lirija vizitoi Shtetet e Bashkueme te Amerikës për së dyti here. U shmallos me vëlleznit e vet, Esatin dhe Gencin si dhe me familjen Gashi, me nipat dhe mbesat e Qemalit. U kthye për Tirane me 11 shtator mbas nje diagnoze të nji semundje të pashërueshme që u konstatue nga onkologet e spitalit te Hackensack të New Jersey-it. Jetoi edhe 50 ditë me mendje te plote në prehnin e fëmijeve, nipave, dhe mbesave të saj, të cilët e dashtën shum.
Len pas djalin Azizin, fajzat Lavdën, Irenën, dhe Almën, si dhe vlleznit, Esat dhe Genc Bajraktarin dhe shum nipa e mbesa.
Me vdekjen e Lirijes, ndahet edhe nji përjetuese dhe deshmitare e vuejtjeve që shkaktoi regjimi barbar komunist.
Lek mirakaj says
Me dhimbje mesova nga ky shkrim,per humbjen e Lirijes,e cila per mue ka qene si nje moter e madhe.Familja Gashi dhe Bajraktari kane humb njeriun e tyne te dashtun dhe ne shoket e familjes Gashi e Bajraktari e ndjejme thelsisht kete humbje.Lirija ishte njera nga ata bija qe ka nderu jo vetem vehten e familjen,po me qendresen e saje bane krenar gjith nanat ,motrat e grate shqiptare.Familjeve Gashi dhe Bajraktari i shpreh ngushllimet e mija dhe te familjes Mirakaj.Lirija pushofte ne paqe .L. Mirakaj me familje
Eugjen Merlika says
Te gjithe pjestareve te familjeve te nderueme Bajraktari e Gashi, ngushullimet ma te sinqerta per humbjen e Liries, bijes e nuses se tyne, njeriut te dashun qe e mbajti nalt nderin e dinjitetin e tyne ne odisene gati gjysem shekullore te vuejtjeve, sakrificave e dhimbjeve pa fund ne kampet e internimit te komunizmit shqiptar.
Nderim e respekt te veçante kujtimit te se ndjeres Lirie, qe mbetet ne kujtesen tone per dashamiresine, forcen e karakterit dhe ndershmenine qe shenuen te gjithe jeten e saj.
Marrim pjese me shume dhimbje e dashuni ne fatkeqesine tuej.
Familja Merlika
sami repishti, USA says
Ngushellimet ma te thella per vdekjen e Zonjes Liria,per te gjithe te afermit e saj. Zonja Liria Gashi personifikon vuejtjet n e papershkrueshme te popullsise shqiptare ne pergjithesi, dhe te pjeses se rezistences anti-komuniste ne veçanti. Kjo vuejje ka qene jashte çdo mase per familjet qe moren persiper sakrificen e luftes per liri e demokraci, njena nga te cilat ka qene edhe familja historike e te ndjerit Kolonel Muharrem Bajraktari, simbol i rezistences anti-fashiste dhe anti-komuniste.
E djera Zonja Liria pushofte ne paqe, dhe i perjeteshem qofte kujtimi i saj dhe i te gjithe viktimave tjera te komunizmit ne Shqiperi.
Kadri Hoti says
E falenderoj Z. Gashin per pershkrimin e jestes se Lirije Gashit. Eshte tragjedi qe akoma nuk ka dhene pergjegjesi kush per krimet e panumerta qe ka shkaktuar regjimi komunist.