Të Enjten, me 27 Tetor 2016, u përcoll nga kjo Jetë,atdhetari Çun Kuraj, babai i zonjës Lina Balaj, bashkshortja e biznesmenit, veprimtarit, anëtarit të Këshillit të Vatrës Zef BALAJ/
NE FOTO:ÇUN KURAJ 15 tetor 1920-22 tetor 2016/
Nga Dalip GRECA/
Me 22 tetor 2016, në një spital në Bruksel, pas një operacioni, ndërroi jetë Çun Kuraj,babai i zonjës Lina Balaj, bashkortja e vatranit të kahershëm, anëtarit të Këshillit drejtues të Vatrës, dhe biznesmenit Zef Balaj.Vatra dhe Gazeta”Dielli” ngushëllojnë familjen Kuraj dhe Balaj si dhe të gjithë miqtë dhe të dashurit e të ndjerit.Çun Kuraj u lind në Shqipëri me 15 tetor 1920, u varros në Bruksel të Ejten me 27 Tetor 2016. Për asnjë çast nuk u pajtua me diktaturën komuniste dhe me 7 Dhjetor 951 u arratis nga Fierza në Jugosllavi. Emigroi pas 10 vitesh në Belgjikë, 1961.
Çuni së bashku me bashkëshorten Drande Pjeterja lindën, rritën dhe edukuan 9 fëmijë. I ndjeri iku i qetë nga kjo jetë pasi la pas 9 fëmijë të rritur, të martuar, la 20 nipa dhe mbesa dhe katër stërnipa, të gjithë të shkolluar.Fëmijët, mbesat, nipat stërnipat ndjehen krenarë për njeriun e tyre, që ishte model në familje dhe në shoqëri. Jetoi 96 vjet me nder dhe burrni, edhe pse jeta u tregua e ashpër me të, edhe pse përjetoi shumë vuajtje, ai nuk u përul, nuk u thye, por e kaloi çdo vështirësi me dinjitet. Kjo cilësi burrnore u jep krenari katër brezave që la pas.Edhe pse Shqipëria u soll ashpër me të(diktatura), kurrë nuk e humbi dashurinë për vendlindjen, por ua përcolli fëmijëve, nipave e mbesave dashurinë për vendlindjen e tij.
I biri, Gjeloshi, u shpreh kështu në ceremoninë funerale për të atin: Laj(kështu e thërrisnin në familje) mue me ke thanë disa herë se nuk duhet lanë Shqipëria se ështe atdheu ynë, pra ti je ken’ atdhetar, burr besnik dhe fisnik dhe i papërkulun ndaj vështirësive të jetes, por nga vujtjet e komunizmit me shumë keqardhje, ishe i detyrum të largoheshe nga atdheu, si shumë të tjerë, jo thjesht për një jetë ma të mirë por se ke luftue dhe ishe kundër komunizmit.”Në vjeshtën e vitit 1944, me shumë burra shqiptarë nacionalistë, nën drejtimin e Kol Bibë Mirakes, Çun Kuraj luftoi në Livadhet e Homzit kundër forcave ushtarake komuniste të drejtuara nga Shefqet Peçi dhe Mehmet Shehu.Shumë malsorë u vranë dhe u plagosën në përpjekje me komunistët, dhe më pas u arrestuan dhe u burgosën si kundërshtarë të regjimit.Më 19 Janar 1946 Çuni doli nga burgu, por kurrë nuk u pajtua me regjimin komunist. Strehoi shumë burra që kishin vënë jetën në rrezik për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi. Çuni e mori rriskun në sy, duke rrezikuar jetën e vet dhe të familjes.Ai dhe familja ndanë kafshatën e bukës me të arratisurit, kundërshtarë të regjimit si: Pal Biba, Alush Leshanaku, dhe shumë patriotë të tjerë antikomunistë.
Shpesh herë Çuni ka vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetët e tjerëve. Një nga rastet: Ishte nata e Krishtlindjeve, 31 Dhjetor 1952, kur Çuni, në një mot të ashpër me borë, ka lënë vëllanë Prend Jakiqin Dranden dhe vajzën Linën, kaloi kufirin dhe ka shkuar që të merrte në Shqipëri Genc Korçën, Mark Zogu Buçaj, Pjetër Tomën dhe Gjok Dedën e Poravit me grua dhe me 5 fëmijët. Të gjithë kishin mbetë në mal, të bllokuar nga bora. Niveli i ujrave në Drin ishte rritë dhe askush nga ata nuk dinte not. Jeta u rrezikohej nga që forcat e sigurimit dhe të ndjekjes së kufirit i ndiqnin këmba – këmbës. Çuni, mori rrezikun në sy dhe arriti që t’i kalonte në Jugosllavi përmes një moti të ashpër dhe ujërave të rrëmbyera të Drinit, duke pasë pas vetes forcate ndjekjes që e ndiqnin. Vetë arratisja e Çunit ishte një akt i guximshëm. Ia tha pranë arkivolit i biri, Gjeloshi, kur i dha lamtumirën e ndarjes:” Veprim tjetër i madh i një burri të madh e me zemër të fortë e të madhe, si rallë burra munden me e ba, e bane ti, duke lanë bimën e zemrës, fëmin’ e parë, djalin 2 vjeç për tu kujdesu e ndreq si ç’ke pas dëshirë ti për 5 pleqtë dhe u arratise bashkë me nanën dhe me fmin’ e dytë 6 mujshe në djep duke kalue drinin me shumë vështirësi. Punë me mend dhe me shumë burrni. Mbas 40 vitesh, kur u takuem për herë të parë, në 1990, shprehimisht të thashë : Të kam babë por edhe shok për 2 gjana, së pari se ke mendu për pleqtë e tu dhe më ke lanë me ta, dhe së dyti nuk e ke lanë nanën në Shqipëri me vujt nëpër kampe të interrnimit.Laj unë jam shum i lumtur që më takojë të jetoj një pjesë të jetës me ty, pra 20 vite nga 97 e deri më sot, jetuam bashkë e plotësuam sado pak kohën e humbur.”
Çun Kuraj u përcoll me nderime nga familja e madhe Kuraj dhe Balaj, nga të gjithë miqtë dhe komuniteti shqiptar në Belgjikë!
Shpirti në parajsë Çun Kuraj!
Asllan Bushati says
Nepermet bisedave me Zef Balaj e Gjon Bucaj , kam degjuar shume per te ndierin Cun Jakici(Kuraj). Shume tipare te karakterit te tij si: burreria, trimeria, bujaria, mencuria , vetmohimi, mikpritja etj, kane qene te skalitura thelle ne shpirtitn dhe veprimtarine e tij te gjate. Por mbi te gjitha antikomunizmi dhe deshira per te qene i lire e per ta shijuar lirine. Duke u larguar nga kjo jete Familja Kuraj ,humbi njeriun e zemres, miq e shoket neriun e karakterit te forte, bashkombasit njeriun mentar e kalores te lirise. Shpirtit tij u prehte ne paqe e qetesi te perjetesme. I nderuar qofte per mot e jete kujtimi i tij.
Ngushullime te thella Familjeve Kuraj dhe Balaj.
lek mirakaj says
ngushllime familjes Cunaj.Bure malesor i vertete dhe shum i zgjuar.
Adem Belliu says
E nderuara Lina dhe Zef Balaj ju lutem pranoni ngushellimet e mija e te familjes Belliu per humbjen e njeriut tuaj shume te dashur Çun Kuraj.
Kam pasur fatin ta intervistoj ate burre trim,nacionalist,qe ka shpetuar dhjetra jete ne kohen e diktatures komuniste
Shpirti ne paqe!