SHËRBIMET MORTORE PËR TË NDJERËN LIRI KUPI TË PREMTEN, VARRIMI TË SHTUNËN/
Të Mërkurën me 15 Prill 2015, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në Nju Jork, e ndjera Liri Kupi, bashkëshortja e Fatbardh Kupit, duke i lënë në pikëllim të thellë familjarët e saj të dashur dhe të gjithë rrethin miqësor e të njohurit. E ndjera ndërroi jetë në spital pas një sëmundjeje të rëndë. Liria ishte një ndër qëndrestaret e kampeve të internimit, ku nuk iu nda të shoqit gjatë sagës së vuajtjeve nëpër burgje dhe internimet gjysëmshekullore të diktaturës komuniste.
Familja njofton se shërbimet funerale do të organizohen ditën e PREMTE, me 17 Prill 2015, nga ora 3 pasdite deri në orën 9 të darkës në Shtëpinë Mortore: Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel, që ndodhet në adresën :
114-03 Queens Blvd, Forest Hills, NY 11375 , Phone:(718) 263-7600
E ndjera do të përcillet për në banesën e fundit Ditën e Shtunë 9 a.m 10-30, nga Funerali.
Varrimi do të bëhet në Kew Gardens Cimitery, aty ku prehen eshtrat e heroit të 7 prillit, Abaz Kupi.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta e saj Dielli ngushëllojnë bashkëshortin Fatbardh, djemtë dhe vajzat, të gjithë familjen Kupi, të afërmit dhe miqtë.I qoftë i lehtë toka e lirisë!Shpirti në Paqë!
Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe” me dhimbje te thelle shpreh ngushellimet me te sinqerta per ndarjen nga jeta te heroines e patriotes shqiptare Liri Kupi.
Kesaj gruaje vitale, te guximtshme qe kurre se perkulen vuajtjet e jetes, hallet e se shkuares pa shkak nga diktatura komuniste ne Shqiperi. Liri Kupi ishte nje intelektuale e mirefillte, krijuese e heshtur persa i perket fushes se letersise.
Shkruante libra, e poezi. Ishte nje pasionate e madhe e librit. Ruajme te paharuar me te ndjeren kujtimet me te mira. Ngushellojme me kete rast bashkeshortin Z. Bardh Kupi dhe femijet.
I paharuar qofte kujtimi dhe jeta e saj!
MImoza Dajci
New York
j
Ngushllimet ma te ndjeshme Familjes Kupi per kete humbje te pazevendesueshme. Pushofte ne paqe shpirti I te ndjemes, e cila ndriti veten, familjen, bashkeshortin dhe fmite e saj, ne kohen e diktatures komuniste.Vuajtjet,sakrificat e saj jane pjese e historise qe ajo mjerisht I kaloj ne kampet e interrnimit duke qene shembull i nje nane fisnike.
Ngushellimet tona ma te thella Z, Bardh Kupi dhe te gjithe familjes Kupi per kete humbje te dhimbeshme te Zonjes Liri Kupi.
Pushofte ne paqe shpirti i saj, shpirti qe mbajti te gjalle nji trup te shume vuejtun te njenes nga viktimat e dermueme nga terrori komunist.
Qendresa e saj do te mbetet shembull per te gjithe ata qe kerkojne heroizem ne rezistencen anti-komuniste te demokrateve shqiptare.
Familja Sami Repishti
Ngushullime per humbjen e baskeshortes dhe bashkeluftetares ne luften tende shume te gjate ne mbrojte te dinjitetit njerzor. Ngushullime femijeve per humbjen e nenes se tyre te madhe. Ngushullime gjithe familjes Kupi per humbjen e nje nga shtyllave te saja. U prehte shpirti saj ne paqen e perjeteshme.
Familja Niko Kirka
Ngushellimet tona familisht per ZFatbardh Kupi djemte vajzat per humbjen e bashkeshortes nenes gjyshes Z Liri Kupi.Humbje e dhimbshme per gjithe familjen Kupi per miqte dashamiresit tuajJeta plot vuajtje e Z Liri deshmoi vlerat e larta te shpirtit te saj per jeten famuljen miqte dhe shoqerine.U prehte ne paqe shpirti i saj
Familja Rami Nazarko
Ngushellimet tona familisht per Z. Fatbardh Kupi,djemte, vajzat, per humbjen e bashkeshortes nenes gjyshes Zj Liri Kupi. Humbje e dhimbshme per gjithe familijen Kupi per miqte dashamiresit tuaj. Jeta plot vuajtje e Zj Liri deshmoi vlerat e larta te shpirtit te saj per jeten familijen miqte dhe shoqerine. U prehte ne paqe shpirti i saj.
Familja Rami Nazarko