Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të familjes sime dhe në emër tim personal, përcjellim ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të patriotit shqiptar, veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare Gjon John Lulgjuraj. VATRA dhe komuniteti shqiptar në USA, Malësi dhe viset shqiptare do i jenë mirënjohës dhe sdo ta harrojnë kurrë kontributin e z.Lulgjuraj për çështjen kombëtare dhe ndihmën për komunitetin shqiptar. VATRA gjendet pranë familjes e miqve të Gjonit në këto momente trishtimi e lamtumire.Gjon Lulgjuraj pushoftë në paqen e amshuar dhe i ndrittë shpirti në përjetësi. Lusim Zotin për shpirtin e këtij shqiptari të veçantë.
Pranë jush dhe me nderime.
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA