Njoftim i Diellit/
Sot, e Martë 23 Shkurt 2016, rreth orës 4 e 30, në North Shore Hospital – Long Island, NY, i rrethuar nga përkujdesja e fëmijëve dhe familjarëve, ndërroi jetë Fatbardh Kupi, një nga legjendat e qëndresës antikomuniste, i biri i Heroit të 7 Prillit 1939, Abas Kupit.
Shëndeti i Fatbardhit erdhi duke u rënduar derisa sot, zemra e tij i ndaloi të rrahurat.Gazeta Dielli e mësoi lajmin nga Lek Mirakaj, bashkëvuajtësi i Bardhit.Federata Vatra dhe Gazeta Dielli u shprehin ngushëllimet më të thella fëmijëve dhe miqëve.
Sapo të mësojë për oararin e shërbimeve funerale dhe ato të varrimit Gazeta Dielli do të përcjellë informacionet e duhura për komunitetin.(Gazeta Dielli)
Vllezërit Çoku says
Lajmi i ndarjes nga jeta I Fatbardh Abas Kupit, ne vëllezërit Esat, Bedri e Caush Çoku na ka hidhëruar së tepërmi. Ngushëllojm për ndarjen nga jeta e ktij burrit të madh të Kombit gjithë familjen e dashamirët e tij. I paharruar edhe I përjetshëm kujtimi I Tij.
Vllezërit Çoku
Asllan Bushati says
Ndiehem shume i trishtuar per vdekjen e Bardh Kupit, birin e gjeneralit te madh popullor Abaz Kupi. E kam njohur personalisht Bardhin pas vitit 1990, e kam dashur dhe kisha nje respekt shume te vecante per ate dhe familjen e tij.Me largimin e tij nga kjo jete me mbetet vetem t’ju shpreh ngushullimet e mia te thella, familjes ,te afermve, shokeve e miqeve te tij , Legalitetit dhe gjithe atyre qe e kane dashur Bardh Kupin dhe gjenine e tij. I nderuar qofte kujtimi i tij .Trupi tij u prehte ne paqe e perjetesi.
Eugjen Merlika says
Ngushullimet me te sinqerta e me te perzemerta te gjithe familjareve e dashamireve te mikut tone te zemres, bashkeudhetarit te kalvarit te gjate te vuajtjeve shumedhjeteveçareshe, Bardhit fisnik e bujar, kujtimi i te cilit do te jete i perjetshem ne mendimet e zemrat tona.
Me keqardhje te thelle ndahemi prej se largu nga nje bashkeqytetar i nderuar dhe njeri shume i afert e i dashur per te gjithe ne, kryesisht per prindet e mij. Jemi me zemer e mendje afer bijve , bijave e familjeve te tyre, motrave, mbesave e niperve kudo ku jane, ne keto dite shume te hidhura per ta e per te gjithe ne.
Lusim Zotin t’u lehtesoje dhimbjet atyre e t’i jape driten e pasosur shpirtit te madh te Bardhit tone.
Familja MERLIKA
Reshat Kripa says
Fatbardh Kupi ishte simboli i urtesise njerezore dhe dinjitetit te karakterit, i paperlyer ndaj dhunes komuniste dhe shembull i moralit demokratik. I paharruar kujtimi i tij! ngushellime familjareve dhe te afermve.
sami repishti, USA says
Ngushellimet e mia ma te thella per humbjen e bashkevuejtesit Fatbardh A. Kupi.
Ma ne fund, vuejtjet e tia morren fund dhe tashti lutem qe Zoti i Madh te jap per kete viktime te pafajshme, paqen e perjeteshme. Amin!
Familja Hudenishti USA says
Lajmi i vdekjes se Fatbardh Kupit, se terpermi na hidheroi dhe na coi ne kujtimin e lidhjeve te Nuri dhe Selami Hudenishtit me heroin e rezistences anti-fashiste Abaz Hasan Kupi si dhe kalvarine e vojtjeve qe se bashku kemi kaluar me kete familje.
Ngushellojme familjen Kupi duke i dhene kurajo per te kaluar kete dhimbje kaq te madhe.
Muharrem, Durim, Afrim Dhe Krenar Xhydo ( Hudenishti )
Niko Kirka says
Ngushullimet thellesisht te ndjera familjes Kupi.
Lamtumire bashkevuajtes i oreve te para, bashkeluftetar i nacionalizmes shqiptare, shok i vendosur i luftes antikomuniste. U prefsh ne paqe ne jeten e amshume.
Sadik Elshani says
Ngushellime familjes!