Dje ka nderruar jetë në Nju Jork, Enver Dajçi, babai i zonjës Mimoza Dajçi, aktiviste e njohur e komunitetit shqiptar ne SHBA, presidente e Organizatës së Gruas Shqiptaro-Amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace”. I ndjeri Dajçi vinte nga një derë e njohur atdhetare, ishte nip i Isa Boletinit. Ai u bë një figurë e njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, por pas ardhjes së Enver Hoxhës dhe bandës së tij në pushtet, përfundoi në qelitë e errta të hetuesisë komunsite.Ai nuk mund të pajtohej me shitjen e Kosoëvs tek Jugosllavia, as me kthimin e Shqiperise ne nje shtet-burg, dhe shprehu pakënaqësitë hapur. Rreth tre vite i kaloi në tortura të skajshme në qelitë e ftohta të Hetusisë së Enver Hoxhës, që ia kalonte dhe atyre të Hitlerit. Pas gjyqit të inskenuar atë do ta dërgonin në Ballsh në kampin-burg, ku do të kryente dënimin pa bërë faje, madje edhe do ta ridënonin.Enver Dajçi jetonte pranë vajzës së tij Mimoza dhe mbesës Merlin në Bronx, NY. Mimoza, e goditur rende nga kjo vdekje(para kater muajesh ajo humbi edhe nenen), u shpreh për Gazetën DIELLI në një shënim të shkurtër, që ne ia kërkuam:
Nuk qenka e lehtë të thuash Lamtumirë!
Zakonisht kemi lexuar e shkruar për nënat, mëmat tona të dashura të mira, zë ëmblat, të fortat e trimëreshat, kur i është dashur të tregohen të tilla e zemërbuta kur u është dashur të na përkëdhelin e të na thonë fjalë zemre. Pra duke qenë se edhe babai është pjesë e familjes edhe dhimbja për atë qenka shumë e madhe. Jo pse unë sot humba babanë tim, sigurisht të moshuar, por edhe ndarja me prindin të rëndon shumë e nuk njihka moshë. – Mimoza Dajçi.
Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA dhe Redaksia e Gazetes DIELLI i shprehin ngushellimet me te thella Mimozes dhe te gjithe familjes.
MOZA KA MARRE NGUSHELLIME TE SHUMTA NGA TE CILAT KEMI PERZGJEDHUR DISA:
E nderuar dhe e respektuar Zonja Mimoza,
Bashkohem me të gjithë miqtë dhe dashamirësit tuaj, për t’ju shprehur ngushëllime e mia të thella pë vdekjen e babait tuaj të shtrenjtë. Babai Juaj ka meritën e padiskutueshme si një Shqiptar i Madh jo vetëm për mbrojtjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, por edhe për edukatën e shëndoshë që kultivoi në familjen e tij, duke ju pajisur me një formim të admirueshëm nacionalist.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
Miqësisht,
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
21 dhjetor 2014
Mimoza e Merlin,
Ne kete moment sapo mesova lajmin e hidhur per Babain e Gjyshin tuaj. Ndihem shume i pikelluar, sepse Enver Dajçin e njoha para 25 vitesh, ne kohes e shembjes se komunizmit dhe qe nga ai moment kam patur per te nje respekt e dashuri te pakufishme. Kemi biseduar gjate per burgun dhe vuajtjet e tij ne kalvarin komunist, per punen dhe aktivitetin e tij ne sherbim te ceshtjes se atdheut, per problemet e kohes dhe per jeten tone ne emigracion. Ne cdo bisede kam pare tek ai, burrin e zgjuar e atdhetar, njeriun intelektual e te kulturuar, malesorin e matur e me shpirt te madh.
Ju siguroj se sot, jo vetem ju humbet njeriun me te dashur (Babain e Gjyshin), por dhe une e familja ime humbem nje njeri qe e donim shume, humbem nje nga dashamiret tane me te medhej ketu ne Amerike. I nderuar qofte kujtimi i Enver Dajcit ,shpirti i tij u prehte ne paqe e qetesi. Lamtumire miku im.
Me shume respekt Asllan Bushati me familje.
Fort e dashur Halla Moza, fort e dashur Merlin,
Sapo e lexova që axha Enver ndërroi jete. U hidhëruam shumë familjarisht. Po na vjen vërtet shumë keq. Ju pastë lënë uratën dhe bëhuni të forta. E di që e keni shumë të vështirë ta pranoni dhimbjen, por duhet të ndiheni krenare për babain e gjyshin tuaj dhe kurrë mos harroni që ai gjithmonë është pranë jush duke ju dhënë kurajo për çdo vepër të mirë që bëni në jetë. Ai ishte një hero i kombit tonë, trashëgimtar i denjë i Familjes së Boletinëve. Desh Zoti e pa Kosovën – vendlindjen e tij, të lirë e të pavarur. Dashamirës i çështjes kombëtare, patriot, vital e i papërkulur ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri. Përkrahës e mbështetës i orëve të para të lëvizjes demokratike në Shqipëri. Kultivoi tek ju vetëm ndjenjën e atdhedashurisë e patriotizmit. Fjalë pak, por intelektual i mirëfilltë, njohës i mëse shtatë gjuhëve të huaja. Poliglot e dijetar i shumë shkencave politike, historike e sociale. Enciklopedik në kuptimin e plotë të fjalës.
Ju përqafojmë fort me shumë dashuri e ju jemi pranë në këto momente të vështira.
Mbesa e Boletinëve Mitrovicë – Kosovë
Juriste Fatbardha Boletini dhe familja
Nga Astrit Tota
Te nderuara Zj. Mimoza Dajci dhe Vajza Merlini.
Sa po lexuam nga Ju Moza, per humbjen e pa pritur te jetes te Babait t’uaj te dashur! Dhimbje e madhe per Prindin t’uaj te shkelqyer Z. Enver Dajci, largim jete nga i njejti vit teper i dhimbshem per Ju, por edhe ne qe jetojme ne emigracion bashke me Ju, dhimbje e njejte si para disa muajve nga largimi jetes se Nenes t’uaj te dashur, te shtrenjte e te respektuar nga Ju, rrethi familja dhe nga te gjithe shqiptaret qe jetojne prane jush ne Bronx Nju Jork e perreth.! Ngushullime! Jemi prane jush, me te njejten dhimbje! SHPIRTI I TYRE PUSHOFTE NE PAQE LART NE YLLESI! Te rroni dhe ti kujtoni kurdohere prindet! Prinderit me jete te vuajtur por shembullore e te kudo gjendur, vecanerisht per Ju. Me respekt, Astrit Tota me Familje. Bronxville NY.
E dashura Mimoza,
Bëhu e fortë ashtu siç ishte i fort si Graniti , Z.Enver Dajçi. Nuk dua të të shof sytë e përlotur! Të jesh krenare ashtu siç ishte bacë Enveri në Luftë, Burg dhe Paqë!
Pranoni ngushēllimet tona familjare pēr vdekjen e njeriut që la gjurmë të pashlyeshme në afirmin e kombit tonë për liri, drejtësi dhe pavarësi!
Lehtë i qoftē dheu i Tokēs së Hyjit!
Sinqerisht,
Flori Bruqi me familje
Në Prishtinë, 21.12.2015
Sadik Elshani says
Ngushellimet me te thella familjes! U prehte ne paqe!
Engjellushe meraj says
Moza.Merlin,ngushellime per vdekjen e babit dhe gjyshit tuaj,ai I shkoje prane shoqes se jetes ne kete funde viti per te qene perhere se bashku. Moza te kuptoje se humbja e prinderit te hidhron,por ti dhe Merlini I gezuat vitet e fundit te jete se tyre me dashuri sherbim ju kam para sysh juve dhe babane tuaj neper aktivitet e ndryshme te komunitetit tone ku reflektone miresi dhe zgjyarsi fisnikeri qe e kishte te fituar jo vetem nga dera fisnike nga rrithte,por dhe nga vetja e tije asnjehere su perkul nga dallget e jetes ,por vdekjes nuk I shpeton askush lume kush iken me shpirt te paster nga kjo bote.
lekmirakaj says
Ngushllime te sinqerta
Sali Bollati says
NGUSHELLIME FAMILJARE PER BABAIN TUAJ TE NDERUAR!
LE TE PREHET NE PAQE SHPIRTI I TIJE!
Luan leka says
Ngushëllime Mimozës së palodhur, vajzës së mikut tim të nderuar,Enver Dajçi.
E prita me shumë dhimbje lajmin e hidhur, sepse kam njohur njeriun e devotshëm, si për familjen, për shoqërinë dhe Kombin.
Nuk mund t’i harroj takimet e përditshme në Tiranë gjatë kohës së luftës për çlirimin e Kosovës.
Në shoqërinë tonë, Enveri fliste pak, por fjala e tij kishte peshë.
Ai ishte i qetë, por rrezatonte mirësi.
Jeta e tij dhe përkujdesja e ngrohtë e Mimozës dhe Merlinit për prindërit, le të jenë shembull i mirë për shoqërinë e sotme.
Luan Leka familjarisht
Erjona Xhelialj says
Askush nuk mund te te pergatise per nje humbje,ajo te vjen rrufeshem dhe pa te te pyetur!
Nuk ka dhimbje me te thelle se ajo e humbjes se prinderve.
Ndjej nje simpati te thelle per prinderit e tu Mimoza, per babain tuaj qe ishte nje njeri i madh me nje peshe te jashtezakonshme ne planin njerezor dhe ate shoqeror dhe pa asnje dyshim la nje gjurme te pashlyeshme ne historine e kombit tone dhe te brezave te ardhshem.
Ju lutem pranoni ngushellimet me te thella nga Erjona dhe Shkelqim Xhelilaj.
Mimoza says
Pershendetje!
Te Nderuar Miq e Bashkatdhetare, vleresoj cdo mendim e fjale tuajen qe me derguat si ngushellim per babane tim, duke filluar me Federaten Panshqiptare “Vatra”, Gazeten “Dielli” e Ju te gjithe – qe ju njoh e ju respektoj si personalitete te diaspores ne Amerike, Shqiperi, Kosove, Zvicer e me gjere, sepse ashtu jeni vertete, qe me mbeshtetet ne keto dite te ligshta te jetes sime.
Ja u shperblefsha ne gezime. Per shume mot Gezuar Festat e Fundvitit!
Me respekt
Mimoza & vajza Merlini