“MËZI” I MESELESË DHE BARRA MBI KURRIZIN E FËMIJËVE MËRGIMTARË /
Fejton nga Abdurrahim Ashiku/ Athine/
Komisioni i Ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë bëri një ndryshim ligjor. Përpara se të përcjell paksa më gjatë ndryshimin dhe lajmin që tash ka marrë dhenë po ju përcjell një mesele dibrane, nga ato që tregohen odave mbushur plot me kuvendarë popullorë, me raste mortesh apo dasmash, mesele që nganjëherë rrahin më shumë se shkopi i policit…
***
Meseleja
UDHËTARI: EJ ZOT! MA BJER NJI KALË T’I HIPI…
Një njeri ecte një udhe malore gjithë dushke e kthesa, një vape që lugun e kurrizit ia kishte ba përrue.
Lodhet shumë i shkreti, gjen një hije e ulet të pushojë.
– Ej Zot, lutet përkulur kokën në tokë, – ma bjer nji kalë t’i hipi !
Ndërsa ëndërronte, merr kthesën një oficer osman mbi kalë, armatosur nga këmbët në kokë, me shpatë e kobure, me një karvan kuajsh mbrapa.
Befas karvanin e ndali një hingëllimë e oficeri zbriti nga kali. Hingëllima ishte gëzimi i një pele që lajmëroi se u nënë. Një mëz i shëndetshëm lëvrinte te këmbët e saj…
Oficeri thërret udhëtarin dhe ia ngarkon mëzin mbi shpinë.
Udhëtari i mërzitur, me shpirt në dhëmbë e lumë djerse kurrizit, i foli të lartmadhnueshmit:
– Or Zot! A nuk dita unë të të lutem, apo nuk e more vesh me më dhanë atë që të kërkova?
FËMIJËT NË MËRGIM: EJ SHTET! NA I NDREQ TOPONIMET…
Shteti nxjerr tellallin…
Hej milet, mbi tokë e mbi det…
Të gjithë fëmijët që janë pajisur me pasaporta 10-vjeçare në periudhën prill 2009-korrik 2010 duhet të ri-aplikojnë për pasaportë të re. Kjo për shkak të një gabimi të bërë nga Ministria e Brendshme në atë periudhë. Fëmijët deri në 6 vjeç duhet të kenë pasaportë 5-vjeçare dhe jo 10 vjeçare.
Ky ndryshim ligjor u miratua në Komisionin e Ligjeve.
Të gjithë prindërit që kanë marrë pasaporta 10 vjeçare për fëmijët e tyre duhet të aplikojë sërish për pasaportë të re me afat 5 vjeçar, për këtë kanë afat 1 vit…
* * *
Tellalli shtetëror më poshtë sqaron se nuk janë pak por 156 mijë fëmijë që duhet të ri-aplikojnë për të marrë pasaportë të re me afat 5-vjeçar.
Deri sot nuk ishte bërë i ditur numëri i fëmijëve të cilët kanë pasaportë ndërkombëtare, pasaportë e cila për fëmijët në Greqi (por edhe ata në të pesë kontinentet) është shkruajtur me gabime të tmerrshme drejtshkrimore dhe me një toponomastikë tërësisht në kundërshtim me rregullat e vendosura nga OKB.
Sipas Komisionit të Ligjeve ky numër është 156 mijë. Nuk ka dyshim se të gjithë janë fëmijë mërgimtarësh. Dhe të gjithë pasaportat i kanë me gabime drejtshkrimore dhe me gabime në të shkruarit e vendlindjeve (toponimeve). Dhe të gjithë, të 156 mijët, brenda një viti duhet të marrin pasaportë të re. Dhe shumica (për të mos thënë të gjithë) pasaportat do të jenë të detyruar t’i bëjnë pranë ambasadave ose konsullatave shqiptare duke paguar dyfishin e shumës që paguhet në Shqipëri. Llogaritur me 100 euro (minimalja teorike) çdo pasaportë, në arkën e shtetit do të futen 15.600.000 euro.
Është kjo një shumë që nuk mund t’i shpëtojë asnjë familje emigrante pa e paguar.
Jam i sigurt se lëçitësi zyrtar i këtyre radhëve do të thotë se këto 156 mijë fëmijë do t’i paguanin këto para sikur të ishte zbatuar ligji i dhënies së pasaportave jo për 10 por për 5 vjet (!)
Jam dakord me lëçitësin, por unë që ka më se një vit që në pozicionin e gazetarit nuk kam lënë derë e adresë pushtetarësh pa trokitur e shkruar, duke kërkuar që Komisioni i Ligjeve të dalë publikisht dhe të pranojë se “Ministria e Brendëshme në atë periudhë bëri një gabim me pasoja të rënda duke i plotësuar pasaportat e fëmijëve në mërgim në kundërshtim me kërkesat elementare në shqip dhe në anglisht dhe me gabime të pafalshme në të shkruarit e vendlindjeve (toponimeve) dhe për këtë “brenda një muaji tërheq të gjitha pasaportat e fëmijëve për t’i plotësuar me shpenzimet e fajtorëve”.
Zërat e fëmijëve që qajnë e lotojnë në pikat e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Greqisë sepse shteti shqiptar vetëm pse në pasaportën e tyre në vend që të shkruhet vendlindja Athens apo Greece (siç e kërkon dokumenti në shqip dhe anglisht) është shkruar Athinë apo Greqi Komisioni i Ligjeve nuk i ka dëgjuar dhe nuk donë t’i dëgjojë.
“Të Martën e Madhe” (sipas orthodhoksisë helene) të javës së pashkëve, shqiptarët janë ftuar të protestojnë para Parlamentit grek për toponimet shkruar gabim mbi pasaportat e fëmijëve të tyre.
Mirë bëjnë. Por unë do të thosha, duke marrë parasysh “Lejen 22 ditore -13 prill-5 maj 2014”, një lejë turpi dhe mëshire kristiane, e mira ishte të shkonin të protestonin para Kuvendit të Shqipërisë, për t’a detyruar Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin, të hartojnë dhe miratojnë ligjin për heqjen nga kurrizi i njomë i fëmijëve të mërgimtarëve të “toponimeve”, kësaj barre të jashtzakonshme para së cilës “mëzi” i meselesë është thjesht një pupël zogu.
Abdurahim Ashiku
Athinë, 14 prill 2014
SAMI says
I NDERUARI A ASHIKY SHUM MIR EPASKE CITURR BUKËR EPASKE THAN FJALEN POPULLORE POR FATKEQSISHT SE POVAZHDOJN KEçPORDERIMET NDAJ POPULLIT KJO JET GJITHMON PËRTU VREJTUR POR EKEQJA MAEMADHE JET SE IVENDOSIN NJERZIT TË PAKFALIFIKUM APO PAMORALSHËM ASPAK NDËRGJEGJE NJERZORE KJO DUKURI DUHET NJIHER E GJITHMON MEU ZHDUK POR JET ???!!!.
kodrasadikit says
Shkrim i qelluar dhe aktual,njiher njeni e kis pase nji fqinje dhe kishin shum skanje keshtu tane gjanat i kishin pase bashke edhe token e punonin se bashku etj ,kshtu ka ndodhe me Greqine kur u formu shteti Grek Arvanitasit ishin kryesoret dhe kontributi i tyre ishte vendimtare ishin heroj e ishin gjithqka ,tani ata u harruan u treten u helmuan Aristidh Kola etj ,tani fmijve po u mohohen pasaportat e Athines slejohet ti thuhet Athine por ATHENES ,shteti demokratik fatkeqsisht antare i BE dhe EU moderne bashkkohore nese lshon pe demokracija EU dhe SHBA pas 3-4 vitesh do te kerkon qe edhe fmijve shqiptare tju ndrrohen emrat ne pasaportat e tyre perndryshe slejohen te shkojne ne Greqi ose ne Greece ose Hellas kjo eshte demokracija e shtetit Greece nese si perrmbahemi do ta vendosim veton per ne BE kthjeluni shqiptare sa seshte bere vone .
DURO says
MESELE DIBRANE
NJË BURRË I NJOHUR NË KUVENDET E DIBRËS PËR URTËSINË E FJALËS ISHTE I SËMURË. E THËRRET TË BIRIN DHE PASI I THOTË TË SHKOJË NË VEND TË TIJ I JEP KËTË KËSHILLË:
PARA SE TË NISESH MERR ME VETE NJË METËR, NJË KANDAR DHE NJË KUNJ THANE TË THATË TË MPREHUR NGA TË DY ANËT.
ME METËR MAT VENDIN KU DO TË ULESH
ME KANDAR PESHO FJALËN
ME KUNJ, PËRPARA SE T’IA NGULËSH TJETRIT NGULJA FORT VETES…
E KEQJA NË TEMËN QË DISKUTOJMË ËSHTË SE SHTETI YNË ËSHTË PA METËR, PA KANDAR DHE PA KUNJ ME DY ANË NË MPREHTA NË DORË.
PASAPORTAT SHQIPTARE JANË SHKRUAR NGA ANALFABETË JO VETËM NË RREGULLAT DHE LIGJET NDËRKOMBËTARE POR EDHE NË GJUHËN SHQIPE KU MUNGOJNËM DY GERMA TË ALFABETIT. PO QE SE NUK IA NGULIM MË PËRPARA KUNJIN E MPREHTË VETES KËSHTU DO TË TALLEN ME NE NË BOTË. ME RESPEKT A. ASHIKU, ATHINË
ladi says
Me keto pasaportat Shqiptare ka dy gabime e para n.q.f se nji femij ka lindur ne Athine duhet te shkruhet ne shqip dhe anglisht dhe e dyta autoriteti leshues shkruhet MB une si shqiptar e di por nji Gjerman nuk e di keshtu duhet te shkruhet dhe ne anglisht dhe qarte