BASHKËPUNIM KORREKT DHE I DOBISHËM I DY BIBLIOTEKAVE NË QYTETIN E LIBRIT/
Nga MSc. Albert HABAZAJ*/Ndihem dy herë i vlerësuar që marr pjesë në këtë festë kaq të bukur letrare – kulturore të Vlorës sonë, edhe si njeri i letrave, edhe si specialist biblioteke dhe i punës me librin. Sot kemi gëzim të veçantë, se festojmë ditëlindjen e Bibliotekës së qytetit, festojmë 80 vjetorin e shtëpisë së Librit në Vlorë, cilësuar në rang republike si qyteti i Librit. Në emër të Bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali” përshëndes Bashkinë e Vlorës dhe kryetarin e saj dr. Dritan Leli, që është sot me ne, Qendrën e Kulturës dhe Artit të Vlorës dhe drejtorin e saj të përkushtuar Dhimitër Furrxhi, si dhe uroj nga zemra Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj”: Gëzuar ditëlindjen! Paç jetë të gjatë, o shtëpia e shpirtit dhe e fjalës së shkrimtarëve dhe artistëve të qytetit! Dritërofsh dituri, qytetërim, kulturë e progres gjer në pafundësi!
Në mënyrë lakonike po tregoj pak mikrohistorik: me një vështrim të shpejtë retrospektiv, këtu në Vlorë, kthehemi 22 vite më parë. Qe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që, me propozim të Ministrisë së Arsimit, më 28. 02.1994, me vendimin nr. 105 vendosi të krijohet Universiteti Tekonologjik “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës. Godina e ish – Komitetit të Partisë dhe ajo e ish – Shkollës Mjekësore u përshtatën në funksion të Universitetit të ri, që hapi dyert më 10 tetor 1994 për 162 studentët e parë të shpërndarë në tre fakultete, të cilët janë simbolika e dallëndysheve të para universitare në Vlorën e historisë, kulturës dhe librit. Me çeljen e Universitetit, filluan përpjekjet për krijimin e bibliotekës dhe në mes të nëntorit 1994 mori formë edhe Biblioteka shkencore universitare në Vlorë. Më 28 nëntor 2005, Biblioteka e Universitetit mori emrin “Nermin Vlora Falaschi” për të nderuar kulturologen dritërore Nermin Vlora, mbesë e Ismail Qemal Vlorës. Rritet universtieti, rritet dhe biblioteka e tij. Kemi mbushur 22 vjeç e kaluar, jemi pjekur profesionalisht dhe qytetarisht, duke krijuar profilin tonë në krahë të bibliotekave si motra të Universiteteve shqiptare, atyre në rajon e më gjerë, pa tjetër dhe me bibliotekave publike më të përparuara, sidomos me bibliotekën publike të Vlorës. Është një udhëtim simbolik, profesional, qytetarisht i duhur dhe me mesazhe, i bukur, harmonik e dashamirës, ku mbesa 22 vjeçare respekton dhe nderon gjyshen 80 vjeçare. Stafeta ruhet duke e kaluar nga njëri brez tek tjetri. Ne jemi sot. Çimi këtu dhe unë në Skëlë. Se, sa e kemi për nder e krenari qytetare, aq e ndjejmë si përgjegjësi profesionale dhe detyrim moral. Ngaqë (si kudo) bibliotekat ngelen, se ne jemi të ikshëm. Nesër vijnë të tjerë…
Biblioteka e Universitetit të Vlorës ka patur një bashkëpunim profesionalisht korrekt dhe qytetarisht të dobishëm me bibliotekën e qytetit, ku, për një kohë 35 vjeçare (1974 – 2009) ka punuar dhe për gati 20 vjet (1991 -2009) ka drejtuar me kulturë dhe dashamirësi zonja Liliana Lako Gjika, sa që i dha kësaj zonje të rëndë e fisnike 80 vjeçare, bibliotekës së nderuar të qytetit tonë fytyrën e saj me dritë, imazhin e saj me dashuri për librin dhe ëmbëlsi për njeriun, duke u shndërruar në ikonë të bibliotekave tona, si drejtoresha historike e bibliotekës së Vlorës. E përkushtuara Lilianë e bukur na dhuroi ne dhe brezave 3 njësi bibliografike që do të kujtohen me nderim: 1- “Guidën për Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj’, në 17 faqe, (Tiranë, 2006); 2- “Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” në 70 vjetorin e themelimit të saj”, Tiranë, 2006, në 117 faqe dhe 3 – Kartolina “Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj”, Vlorë, Albania, që s’ bëhet dy herë. Pas daljes në pension të “klloçkës së zogjve” të shkrimit të botuar, bashkëpunimi ynë ka marrë një formë tre planëshe me shkrimtarin Çlirim Hoxha, si përgjegjës i këtij institucioni të dashur kulturor. Plani i parë është në rrafshin profesional, midis dy kolegësh; plani i dytë është në aspektin krijues, midis dy shkrimtarësh, që ka nëndarjet e saj në publicistikë dhe gazetari dhe vija e tretë, ajo që sot kumbon e duhet të kumbojë fortë, qartë, kthjellët është studimtaria shkencore, ku Çimi feks me punimet e studimet e pavarura për të parët e të parëve tanë pellazgët, që verbojnë ligësinë dhe të verbërit e botës njerëzore që jetojmë. Çimi sapo ka botuar dhe romanin historik “Kodi i baltës së pjekur”, i pari në llojin e vet si specie e veçantë e prozës së gjatë. Por kaq vlen sa për t’u përmendur, se nuk mund të diskutohet më tepër sot, ngaqë kemi ditëlindjen e Gjyshes. Ne si Bibliotekë e Universitetit me Bibliotekën e qytetit kemi realizuar këmbim përvoje, në furnizimin dhe ndërrimin e librave, për huazimin ndërbibliotekar si dhe në përhapjen e librit, gjithçka në funksion të detyrës sonë qytetarin e sotëm, për studentin bashkëkohor, i cili në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë të përvetësojë njohuritë e duhura me ndihmën e fjalës së shkruar dhe me teknikat e format e sotme të popullarizimit dhe përhapjes së librit. Biblioteka e universitetit në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit ka bërë përurime librash dhe diskutime krijuese të autorëve studentë, pedagogë apo shkrimtarë të njohur të Vlorës, si dhe përkthimeve që kanë bërë jehonë, të cilat janë pasqyruar dhe nga mediat on line e manuale, të shkruara e vizive, ndërkombëtare, kombëtare e lokale, (ndoshta falë dhe aftësive e mundësive shkrimore të dy drejtuesve) si dhe i kemi të pasqyruara në stendat e veprimtarive të bibliotekave tona. Janë bërë dhe konkurse të fjalës artistike, si dhe inkurajime të talenteve të reja, duke ndihmuar edhe në botime poetike të studetëve me talent e të pasionuar në thurjen e vargjeve. Pa u futur në statistikat e vijueshme e korrekte, do të përmendja faktin, që studentja jonë e dalluar e masterit shkencor për Gjuhë Shqipe – Letërsi në Universitetin “Ismail Qemali”, Xhiliola Lamaj, pas përurimit të librit të parë poetik “Filozofia e shpirtit” para dy vitesh (2014), duke patur si logjistikë promovimi dy bibliotekat tona, po përgatitet për të na gëzuar me librin e saj të dytë me poezi e me prozë, më e pjekur, më e arrirë artistikisht, dinjitoze krahasimtarisht me të tjerët dhe me identitet origjinal. Ja kështu, thjeshtë, pa u dukur, bukur e dobishëm bashkëpunon biblioteka e universitetit me bibliotekën e qytetit. Gëzuar ditëlindjen e bardhë o shtëpia jonë e dashur e librit, biblioteka që mban emrin e shkrimtarit Shevqet Musaraj, shkrimtarit emblemë, idealist, revolucional, interesant dhe i dalluar i progresit për kohën që jetoi dhe në vijim!
*) Kumtesa e drejtorit të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Kumtuesi është edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë
Vlorë, 16. 12. 2016
Jakov says
Ate qe ti or servil –Shevqet Musarain –qe quan embleme dhe revolucionar eshte turpi i shkrimtareve shqiptar me Epopeja e Ballit Kombeta qe tallet me ata qe e donin Shqiperine me shume se ata pushtet qe erdhen ne fuqi pas 1944 –Pushtuesit e rinje .Prandaj shko e pastro ate gjihe telige e teveqelesh e sahanlepiresish ,qe me ngre ne qiell -shokun e ngusht te Qoftlargut -pisit te pafytyre
Albert Habazaj says
Gazetë e nderuar “Dielli” dhe botues i respektuar Dalip Greca, duke ju uruar një vit të ri të bukur e të begatë, më vjen keq të kujtoj se paska ende gjallesa kutërbuese si ky javovi pa identitet, që zvarrihet nëpër llumin e fjalorit të më bëjë pis shkrimet. Sa keq më vjen që ende paskërka shpirtzinj e kukudhër si ky jako lumëmadhi. Po ç’pate o jako lumëziu, ç’dreq pate o lumedet. Se të pickoi zegali mendjen a gjetkë, unë s’kam ndërmend të harxhoj kohën c të çmuar për frymorë të padobishëm e të liq si ti o jako i paemri. Nuk ke të drejtë të fyesh jo mua, po askënd, o gjē e gjallë, aq më shumë pa pikë të drejte. Unë shkrova për bashkëpunimin korrekt të dy bibliotekave dhe kaq, as vë emra dhe as heq, or tunxh! Emrin e Musarajt tjetër kush e ka vendosur atje ku është, as unë, as ti s’ e heqim dot. Ka komisione shtetërore për emërtimet. Historia, or ti, nuk është as vetëm e kuqe, as vetëm e zezë apo blu. I ka të gjitha ngjyrat. Unë këtë respektoj. Pastaj Musaraj është cilësuar nga të tjerët, kualitetet e specialistët e fushës. Është një emër i letërsisë, që s’ mund ta mohojmë. Por, nuk qe emri i tij synimi i shkrimit tim. Lexoje me vëmendje. Kaq i ngarkuar negativisht me mllef barbari, o i uruar. Bëhu më i mirë, se s’janë punë të mira këto shashka, që hidhen nga tërbimi yt, o jakooo! E di si është puna? Eja në Vlorë, (do ta harxhoj pak kohë për të komunikuar dy më sy për ç’ka ti s’ke të qartë nga shkrimet e mia). Më gjen kollaj. E ke adresën në shkrimet e mia. Jam i bindur që do të skuqesh e do të më kërkosh të falur dhe unë do të fal. Do ta pimë dhe nga një kafe. Nga mender komenti yt, kuptoj nuk më njeh, por të sqaroj se kurrë nuk kam qenë servil i askujt, as jam e s’kam ndëmend të jem i tillë sa të kem frymë. Mos më ngatërron me veten ti, shejtan?! Mos trokëlli kot jakoo, mos gri kaq trashë. Po nga e nxorre atë vrer gjithë duke u zvarritur si vemje nëpër lumin e fjalorit, ore nastradin? Bëhu i mirë. Po troket Viti i Ri 2017. Të të gjejë mirë. Ngaqë më kujtohet fjala “Fale o Zot, se s’di ç’bën”, unë u shqetësova për këtë pluhur që deshe të më hidhje, por përsëri të uroj pa të keq “Gëzuar”! Dhe eja të flasim në sy. Mos u merr me pisllëqe, se s’kam hallin mos bëhesh komik, por mos bëhesh i padobishëm për një shoqëri qytetare.Gëzuar!