NGA THANAS L. GJIKA/
Disa zoterinj bene mire qe perkujtuan ne disa gaza ne atdhe dhe ne diaspore ditelindjen e dy krijuesve te shquar te letersise shqipe te cilet me 13 tetor 2015 kishin pervjetorin e lindjes se tyre, te MIGJENIT dhe Dritero AGOLLIT. Artikullshkruesit u njohin te dyve vlera te njejta, i konsiderojne krijues shume te talentuar, gje qe eshte pjeserisht e vertete. Nuk duhet te harrojme se midis ketyre dy krijuesve ka dallime te medha. MIGJENI ishte nje shkrimtar realist dhe opozitar ndaj regjimit ne fuqi, nje engjell qe tregonte plaget e popullit, kurse Dritero Agolli ne vitet 1958-1992 ishte krijues qe shkroi sipas normave te realizmit socialist, per te llustruar bemat e partise shtet. Si i tille ai, si shoket e tij, e shperdoroi talentin e vet duke e vene ne sherbim te pushtetit diktatorial dhe te diktatorit. Natyrisht qe gjate ketyre viteve Agolli krijoi dhe disa vepra qe do te mbeten, sidomos ne liriken shqipe, por nuk duhet te harrojme se ai nuk e kreu detyren e shkrimtarit misionar, nuk u perpoq te zbulonte tragjedine e vertete te popullit tone: tansformimin e ish partizameve nga trima qe ishin gati te jepnin jeten per lirine e demokracine e popullit ne sherbetore besnike te diktatures e diktatorit, pra ne shtypes te popullit te tyre.
Fatkeqesia e ketij krijuesi vijoi edhe mbas shkermoqjes se diktatures. Mbas fjalimit kritik qe ai mbajti ne kongresin e 10 te PPSh-se, kur kjo parti nderroi emrin ne PS. Ai nuk doli si deputet i pavarur, por vijoi te ishte deputet i partise PS, bijes se PPSh-se. Dritero Agolli si njeri e si krijues qe nga viti 1992 nuk kishte nevoje te mbetej anetar i nje partie politike, sepse detyrimet ndaj partise do ta pengonin, si dhe e penguan, evoluimin e tij botekuptimor. Ai vijoi te mbulonte dhe te arsyetonte shume gabime e krime te PPSh-se, te shante Gjergj Fishten, si dhe shume demokrate aktuale. Ai u be nje mbrojtes i shume gabime te PS-se dhe luajti per vite me radhe rolin e nje luftetari te kesaj partie. Ne keto vite ai nuk u perpoq te ndiqte shembllin e Ismail Kadarese per evoluim. Te tilla veprime nuk e nderojne Driteroin dhe e largojne shume prej vlerave te MIGJENIT dhe te krijuesve misionare si Visar Zhiti me shoke.
Natyrisht qe me rastin e 84-vjetorit edhe une i uroj shendet e suksese ne krijimtari, e sidomos nje evoluim te metejshem ne botkuptimin e tij. Une besoj se me pervojen qe ka fituar nga jeta, veprimtaria shoqerore dhe krijimtaria e gjate ai do te arrije, sepse nuk eshte kurre vone, qe te shprehet me perbuzje ndaj lajkave e lavderimeve te tepruara qe shkruajne per te disa kalemxhinj partiake te droguar prej propagandes komuniste e sociliste, te cilet e quajne “PATRIARK I LETRAVE SHQIPE”, “NJERIU I MADH”, “POET VIGAN”, etj. Gjithashtu shpresoj se ai do ta denoje ate pjese te vepres se tij e cila nuk i ka sherbyer ngritjes morale te popullit, por si “poet i oborrit” i ka sherbyer diktatures e diktatorit per ta sunduar sa me lehte popullin shqiptar. Ne vijim te ketij evoluimi ky krijues duhet te denoje edhe gjithe ato shkrime letrare e publicistike qe hartoi ne vitet 1992-2012 si nje propagandist i PS-se duke mbrojtur veprime qe koha tregoi se ishin veprime te gabuara ne dem te popullit, ne zbatim te Katovices shqiptare…
Sadik Elshani says
I nderuar profesor Gjika,
Kam shume respekt per ju dhe shkrimet tuaja, por une ne shkrimin tim nuk e barazova Migjenin me Driteroin dhe askend tjeter. Une shkrova se Migjeni eshte i paarritshem dhe i pakalueshem nga askush gjer me sot ne letersine shqipe. Te Illyria i jam pergjigjur komentit tuaj, duke u pajtuar me ato qe shkruani, se edhe une nuk pajtohem me disa gjera nga jeta e Dritero Agollit. Ate shkrim e bera sa per t’i perkujtuar keta dy poete vetem per faktin se kane lindur ne te njejten dite. T’i vleresojme njerezit per te mirat qe kane bere dhe t’i kritikojme per te keqiat qe kane bere. Po cka te themi per Ismail Kadarene qe shkrojti romanet: “Dimri i madh”, “Nentori i nje kryeqyteti”, “Dasma”?! Por megjithate, Kadareja eshte shkrimtari yne me i madh dhe intelektual i rralle. Une artikullin e shkrova si nje adhurues i letersise, si nje shqiptar, sepse une jam kimist dhe ne letersi jam nje askushi. Ne nuk njihemi, por nese i lexoni shkrimet dhe komentet e mia, do te shihni se une jam vetem kombetar dhe nuk i perkas asnje partie politike. Edhe nje here, shkrimi im nuk kishte per qellim analizen e vepres dhe jetes se Dritero Agollit.