NGA LULZIM MULLIQI/
Kremtimin e 8- vjetorit te Pavaresise së Kosovës,shqiptaret e Shtetit te Arizones e kremtuan ne menyre spektakulare dhe dinjitoze.Ketij manifestimi madheshtore i parapriu edhe Pikniku i Pavaresise,ku per dallim prej herave te tjera,kesaj radhe e organizoi Keshilli organizativ i Shoqates ne formim e siper”Bashkimi ne Arizona” e cila pretendon te jet nje Shoqate gjitheperfshirese e perbere me veprimtare te devotshem nga te gjitha trevat etnike shqiptare.Ne Piknikun e organizuar me kete rast moren pjese nje numer i konsiderueshem i bashkeatdhetareve tane si nga:
Kosova,Shqiperia,Ilirida,
La Princesa ne Bethany Home,ne Feniks te Arizones.Ne hyjre te salles spikaste nje atmosfere festive e me nje dekorim te shoqeruar me flamujt Shteteror te Kosovës pastaj flamujt kombetar te vendosur ne sfondin dekorativ.Kete manifestim e shpalli te hapur,gazetari dhe moderatori Lulzim Mulliqi.Ai,pasi i pershendeti te pranishmit dhe i falenderoi ata per pjesemarrje ne kete event kombetar dhe kulturor nder te tjerash theksoi”Shpallja e Pavaresise së Kosovës shenon nje arritje historike te te gjithe shqiptareve ,sepse shtetesia e Kosovës gjate ketyre 8 Vjeteve,ka ridimensionuar te drejtat dhe lirite kombetare te shqiptareve ne trojet e veta.Pavaresia e Kosovës perbene nje pike kyce dhe te rendesishme per ruajtjen e paqes dhe te stabilitetit ne rajonin e Ballkanit perendimor.Ne fund te fjalimit te tij,gazetari dhe moderatori,Lulzim Mulliqi, u ndal tek rendesia historike e shpalljes së Pavaresise së Kosovës,i cili tha”Tete vjet me pare,me 17 shkurt,2008 ne Parlamentin e Kosovës u mbajt nje seance solemne,me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit shpallen krijimin e Shtetit te Pavarur dhe sovran te Kosovës,qe ishte edhe nje kurorezim i idealeve dhe i sakrificave te vazhdueshme te popullit te Kosovës per liri dhe pavaresi.
Me pas fjalen e mori edhe bashkeorganizatori i ketij manifestimi,z.Murat Rama, i cili me nje fjale rasti i pershendeti te pranishmit dhe foli me pietet per kete date historike dhe te rendesishme per Shtetin e Kosovës.Me pas Ai i pershendeti edhe disa anetare te Komunitetit tone qe kishin kontribuar ne mbarevajtjen dhe organizimin e ketij manifestimi.Ne vijim per bashkeatdhetaret tane u shfaq nje program i larmishem kulturo-artistik kushtuar pervjetorit te tete te shpalljes së Pavaresise së Kosovës.Keshtu nen tingujt e bukur te muzikes dhe zerave melankolike dhe karakteristike te kengetareve,Ermal Fejzullahu dhe Luka Hajdini,te pranishmit u argetuan deri ne oret e vona te nates.
Ne foto:Lulzim Mulliqi,gazetar dhe moderator duke drejtuar koncertin festiv per nder,te 8-vjetorit te Pavaresise së Kosovës!