Dr. Ruki Kondaj, është vlerësuar me Medaljen ““Queen Diamond Jubille Award”, për persona me kontribute të veçanta/
Shkruar nga-Raimonda MOISIU/
Ajo një grua plot energji, buzëqeshje dhe dëshirë për të komunikuar dhe biseduar për gjithçka. Është një personazh krejt i vecante jo vetëm për zërin femëror, qytetar e intelektual që rrezaton, por impresioni i parë me të është se ajo e do shumë Shqipërinë, Vlorën e saj, respekton dhe nderon vlerat kombëtare, traditën, gjuhën dhe kulturën e atdheut të saj. Ajo është përfaqësuesja model i intelektuales, komunikimit dhe respektit, simboli i femrës dhe ndjenjës femërore shqiptare në botë! Kjo është Dr.Rukije Kondaj, imazhi i gjallë i mençurisë, urtësisë e modestisë së kësaj intelektualeje. Në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë, komuniteti shqiptaro-kanadez dhe shoqëria demokratike kanadeze, do të kishin fatin historik për komunitetin e tyre, ku para bashkëkombësve shqiptarë me prezencën e Parlamentarit Kanadez për multikulturalizmin Hon. Jim Karyggianys, dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Ontarios Hon. Brad Duguid dhe do ishte pikërisht ky i fundit që do i dorëzonte Dr. Rukije Kondaj medaljen “Queen Diamond Jubille Award” për kontributin e saj të çmuar në komunitetin shqiptaro-kanadez dhe shoqërinë kanadeze. “Queen Diamond Jubille Award”, një medalje DIAMANTI- nga më të veçantat që jepet nën kujdesin e drejtpërdrejtë nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë,dhe për herë të parë i është dhënë në kuadër të 60 vjetorit Mbretëreshës Elisabetë e II-të dhe hera e dytë brenda këtij 10 vjeçari, i jepet intelektuales shqiptare me banim në Kanada, Dr. Rukije Kondaj.
Ky vlerësim do ta gjente në befasi edhe vetë Dr. Kondaj, e cila jeton një jetë aktive e shumë intensive, në dobi të komunitetit, integrimit të vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar, një faktor demokratizues në shoqëri e lëvizjen feministe. Me një modesti që e karakterizon mes emocioneve, vetë Dr. Rukije Kondaj u shpreh:-Ky vlerësim nuk është nderim vetëm për mua personalisht, por vlerësimi më i bukur, mbresëlënës, qytetar, intelektual e historik për komunitetin shqiptaro-kanadez, vlerësim për gjithë shqiptarët, përmirësimin e imazhit për ta,afrim të potencialeve intelektuale, gjithëpërfshirje me moton: të gjithë shqiptarët e trevave, të gjithë moshat, të gjithë profesionet. Dr. Rukije Kondaj është lindur e rritur në qytetin bregdetar buzë Jonit, Simbolit të Pavarësisë të Shqipërisë-Vlorës. Është diplomuar për Framaci. Me kalimin e viteve Dr.Kondaj në vitin 1999’ do të punonte për krizën kosovare së bashku me partnerë të huaj si OBSH, UNICEF, etj, eksperienca të shkëlqyera këto, që i dhanë mundësinë të aplikonte për Master, në një nga universitetet me shumë emër , atij të “Bocconi”-t Milano, Itali
Profili i Dr. Rukije Kondaj, përveçse arsimimit të saj të shumtë, ajo ka një sërë eksperiencash kombëtare e ndërkombëtare, me tituj shkencorë, menaxhimin sistematik, përmirësimin dhe promovimin e aftësive profesionale, kërkuese ndaj vetes, e diplomuar edhe në shtetin kanadez, është simboli më domethënës, i profilit të një intelektualeje që synon të ndërtojë mënyrën e jetesës dhe rolin model, të gruas shqiptaro-kanadeze në atë vend të huaj.
Dr.Rukije Kondaj është një nga figurat intelektuale më të dashura e të admirueshme e komunitetit shqiptaro-kanadez në Toronto, jo vetëm për formimin e saj të spikatur në fushën akademike, shkencore dhe profesionale, por edhe për kontributin e saj dimensional në një harmoni relative të lirisë së shprehjes për një qëllim të përbashkët përfaqësimin me dinjitet, krenari dhe modesti të integrimit të vlerave kombëtare, forcës intelektuale, identitetin kombëtar e vlerat e qytetarisë shqiptare në ballafaqimin e drejtpërdrejtë me botën perëndimore, pikërisht në Kanada. Doktoresha e Shkencave Farmaceutike znj.Rukije Kondaj është imazhi i gjallë i gruas inteligjente, i urtësisë e modestisë, idealiste dhe e përkushtuar ndaj familjes, detyrave dhe atributeve shoqërore edhe si PRESIDENTE e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, patriote dhe atdhetare, luftëtare e të drejtave të gruas, dhe të gjitha aftësitë profesionale, energjitë dhe kontributin e saj e ka vënë në shërbim të promovimit dhe emancipimit të vlerave më të mira të gruas shqiptare në shoqërinë kanadeze. Krenarë dhe të lumtur për rolin e saj pozitiv në të gjitha çështjet që përfshijnë komunitetin shqiptaro–kanadez, për imazhin e gjallë të mençurisë, urtësisë e modestisë të një intelektualeje, është shqiptarja intelektuale Dr. Rukije Kondaj, që mbas Mbretëreshës Elisabeta e II-ë –u vlerësua me Medaljen ““Queen Diamond Jubille Award”, për persona me kontribute të veçanta.
Urime znj. Ruki!
Së pari, shëndet e jetë, plot mirësi, lumturi e begati në familje. Një urim që i takon çdo shqiptari kudo që ndodhet.
Së dyti: Më vjen shumë mirë që një zonjë shqiptare është vlerësuar e dekoruar me një çmim të rallë, që për racën tonë, është vlerësim i jashtëzakonshëm, që na nderon e krnon të gjithëve. Çdo vlerësim është një medalion në gjoksin e çdo mëmëdhetari.
Urime dhe të tjera çmime e dekorime.
Miqësisht !
Kadri Tarelli
Durrës
Se oari desha te falenderoj zonje Raimonda per urimin dhe kete shkrim surprize! Faleminderit, ju me penen tuaj qe nuk rreshtni se shkruari dhe me zemergjeresine qe ju karakterizon sillni per opinionin publik shume intervsitime e shkrime me personazhe te shqiptareve kudo ku jetojne e punojne.Faleminderti Zoti Tarelli per urimin dhe per vleresimin, cdo cmim e vleresim per nje drejtues ne komunitet a kudo qofte eshte vleresim per gjithe komunitetin ku ben pjese se punet e mira behen vetem me bashkepunim dhe jo vetem.Uroj nje vit te mbare e te begate per 2015.Me shume Respekt, Ruki Kondaj