Nga Mimoza Dajçi/
Mënyra më e thjeshtë për ti dhuruar mirënjohjen dikujt është ti thuash faleminderit. Për disa njerëz që nuk i japin vlerën e duhur kësaj fjale, të paktën SHBA e kanë njohur si festë zyrtare dhe e festojnë të enjten e katërt të çdo muaji nëntor. Ceremoni të mëdha organizohen me këtë rast në Amerikë, me lutje, muzikë, parada, lojra futbolli, ndarje dhuratash me ushqime për familjet e varfëra e njihet kryesisht si festë familjare, ku gatimi tradicional është gjeli i detit dhe keku me kungull të pjekur.
Por mos të harojmë se kjo datë shërben edhe për të rikujtutuar njerëzimin se mirënjohja ekziston duke thënë faleminderit. Me ligjërimin e festës së falenderimeve (Thanksgiving) mendoj se në një farë mënyre “i tërhiqet veshi’ ose vëmendja dikujt që haron “ose bën sikur haron” se ka për të falenderuar dikë (qoftë edhe pjestar i familjes) në këtë ditë të veçantë për të mirën që i ka ofruar sado e vogël apo e madhe të ketë qenë ajo.
Ngjarja që amerikanët zakonisht e quajnë “Thanksgiving e parë” u festua nga pelegrinët pas korrjes së tyre të parë në botën e re në vitin 1621, festë që zgjati tri ditë. Si festë në shkallë vendi u festua në vitin 1789 kur President ishte George Washington, ndërsa në vitin 1863 gjatë luftës civile Presidenti Araham Lincoln e shpalli si ditë kombëtare. Dita e falenderimeve bën pjesë në sezonin e gjerë të festave.
EZ Grill Restorant në Bronx dhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane (The Women’s Org. “Hope & Peace”) për të festuar këtë festë edhe ndër shqiptarët në Bronx – New York mblodhën rreth tryezës së ngrënies disa mysafirë për ti shprehur në një farë mënyre mbështetjen e mirënjohjen që kanë marë ndër vite nga disa njerëz të mirë të komunitetit tonë. Të pranishëm ishin N/Kryetari i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” Z. Asllan Bushati me bashkëshorten Znj. Lume Bushati dhe vajzat Arkloda dhe Arela, Lideri i komuniteteve në Bronx dhe miku i shqiptarëve Z. Joseph Thompson, i cili njëherësh ka mbështetur Assamblyman Z. Mark Gjonaj në fushatat e tij elektorale si dhe komunitetin tonë në shumë iniciativa, ish e persekutuara politike dhe nëna e devotshme Znj. Dava Mirakaj, aktivistja e njohur Znj. Dardanesha Gashi, skenografi dhe piktori i talentuar Z. Astrit Tota, agronimi shqiptar Ndoc Gjeçi së bashku me gruan Znj. Drane Gjeçi, aktivistja për të drejtat e të verbërve Znj. Diella Smokaj me bashkëshortin, infermierja amerikane Znj. Shony R. Motos – anëtare e organizatës së gruas “Hope & Peace”, etj.
Ushqimi në restorantin EZ Grill ishte i një cilësie të mirë, të gjithë mbetën të kënaqur. Në tavolinat e pastra, shtrurar bukur e me shije, nuk mungoi vera e pijet e ndryshme, gjeli i detit dhe ëmbëlsira tradicionale.
Pas bisedave që rodhën natyrshëm nga gjithëseicili, festa mori ngjyrat e një feste familjare. Pronarët e lokalit bashkëshortët Teuta dhe Edmond Bollo, këta njerëz të mirë shqiptarë, që edhe pse një vit kanë që e kanë hapur bisnesin e tyre në Bronx, për çdo festë tregojnë dashamirësinë e tyre duke u servirur klientëve të tyre edhe ushqim falas, apo suportuar festa të ndryshme me gatimet e tyre. Restoranti EZ Grill ka një ambjent të bukur me lule, piktura dhe mbahet shumë pastër. Për kujdesin që Teuta dhe Edmondi tregojnë ne mirëmbajtjen e tij janë vlerësuar me Titullin “A” nga Shërbimet Higjenosanitare në New York, ky stimul i jep kurajo atyre për të ecur më shumë përpara në bisnesin e ri. Teuta si anëtare e organizatës së Gruas “Hope & Peace” u angazhua shumë që dreka e festës së Falenderimeve të kalonte sa më mirë, gëzueshëm e me gatime të pëlqyeshme.
Siç thamë më sipër dreka kaloi si një feste familjare, pasi Dardanesha, Dava, Asllani, Astriti, Diella apo dikush tjetër solli aty copëza kujtimesh nga jeta e veprimtaria e tyre në Shqipëri si dhe vështirësitë që kanë hasur në fillimet e veta në emigracion, mikëpritjen që kanë gjetur nga bashkëatdhetarët edhe pse të panjohur më parë në Amerikë. Jemi emigrant në këtë vend e një pjesë e jona nuk i kemi afër pjesëtarët e tjerë të familjes, pra kemi nevojë për mbështetje, veçanerisht në sistemimin me një punë për të mbajtur familjen. Emigracioni duke mos qenë i lehtë, na ka krijuar mundësinë që të jemi të lidhur me komunitetin tonë apo të huaj dhe ky është një tregues i mirë për një shoqëri të shëndoshë e bashkëjetesë të mirë mes njëri tjetrit, pasi paqja e harmonia sjell gjithmonë suksesin e përparimin e një vendi.
Organizata e Gruas “Hope & Peace” ndau disa Çertifikata Mirënjohje për gratë e pranishme. Z. Joseph Thompson pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe vlerësoi shumë punën e Z. Mark Gjonaj, e organizatës së gruas “Hope & Peace” i dhuroi Çertifikatë Mirënjohje Znj. Dava Mirakaj, si nënë e mrekullueshme, qëndrestare gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri, e cila edhe pas arrestimit të të shoqit të ndjerit Mois Mirakaj nuk u përkul para vështirësive por me forcën e guximin e saj arriti të përballojë të keqen e kohës. Znj. Dardanesha Gashi i dha Çertifikatë Mirënjohje Znj. Lume Bushati, si nënë shëmbullore për fëmijët e saj dhe si veprimtare humane në komunitet. Znj. Teuta Bollo si nënë e bashkëshorte e kujdesshme dhe si një pronare bisnesi me prespektivë suksesi Çertifikatën e Mirënjohjes ja dha Z. Joseph Thompson. N/ Kryetari “Vatrës” Z. Asllan Bushati pasi bëri përshëndetjen e rastit dhe bëri një pasqyrë pozitive për të gjithë të pranishmit, ju dha roli i përkthyesit në këtë event të bukur e të paharuar.
Festa në EZ Grill Restorant kaloi këndshëm edhe nën tingujt e muzikës shqiptare dhe amerikane e nën urimin “Faleminderit”. Por një falenderim të përbashkët duhet të japim për Z. Mark Gjonaj, i cili çdo vit për Festën e Pavarësisë vendos në Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Westchester flamujt shqiptar dhe amerikan, 300 flamuj të tillë përshkojnë këto rrugë e qyteteve nën madhështinë e përjetshme. Të shpresojmë që edhe në Shqipëri të ligjërohet kjo ditë si festë zyrtare, kanë shumë për të thënë shqiptarët si më fal ashtu edhe faleminderit.