*Edhe pse ishte lajmëruar për stuhi shiu, mijëra bashkatdhetarë iu bashkuan Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolikë Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Ditën e Traditave Shqiptare më 31 Maj 2015/
* Dhjetëra valltarë të moshave të vogla, të veshur bukur me kostume kombëtare nga Veriu në Jug, nën drejtimin e koreografes Angjelina Nikaj, kërcyen valle tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë/
* Gëzim Nika shpalosi reportorin e pasur me këngë nga të gjitha trevat shqiptare/
NGA DALIP GRECA/
Është kthyer në traditë, që pikëtakimi i i muajve Maj- Qershor, të kthehet në Ditën e Traditave Shqiptare në Nju Jork. Vitin e shkuar pikniku tradicional u organizua të Dielën e Festës së Fëmijëve, 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të të vegjëlve, ndërsa këtë vit, e Diela përkoi më 31 Maj-in. Edhe pse ishte paralajmëruar një ditë me shi dhe stuhi, edhe pse në telefona jepej kohëpaskohe “alarmi” nga moti i keq, bashkadhetarët nuk ishin sprapsur, por kishin mbushur që në mëngjes fushat e sportit, këndet e lojërave të improvizuara si dhe mjediset e prakut në Kensico Dam Plaza, një qendër e hershme shumë e frekuentuar edhe nga amerikanët.Prej 12 vitesh shqiptarët e kanë pushtuar këtë pikë shlodhëse, duke e kthyer atë në Ditën Shqiptare të Traditave.
Veprimtaritë sportive nisën përpara pikëtakimit të njoftuar nga organizatorët, ndërsa Gëzim Nika, mjeshtri i këngës, i sapokthyer nga Festivali Kombëtar, ku shkëlqeu dhe përzgjodh edhe në koncertin e natës finale, është treguar i palodhur, duke shpalosur repertorin e tij të pasur artistik.
I pranishëm në këtë manifestim kulturor ishte Don Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” , anëtari i Ansamblesë për Shtetin e Nju Jorkut Mark Gjonaj dhe drejtues të organizatave të Komunitetit.
Edhe pse shiu nuk i lejoi valltarët e vegjël të përgatitur nga mjeshtrja koreografe, Angjelina Nika, që të shpalosnin të tërë programin, ata patën kohë së paku sa të justifikonin veshjet kombëtare të llojllojshme dhe të kërcenin disa nga vallet e përgatitura. Ndoshta herët e tjera, organizatorët do të jetë e mira që të mendojnë për këta fëmijë me qëllim që ata të preformojnë që në fillim.Jo pse këtë herë nuk i la shiu të tregonin aftësitë e tyre të vallzimit, por herët e tjera, i ka munduar vapa, nga që janë lënë që të performojnë në fund, kur vapa i ka sfilitë.
(Për më shumë lexoni në Gazetën Dielli te Printuar)-Fotografite i shihni ne Facebook(dalip greca)