Nga Frank Shkreli/
Kështu u shpreh në një intervistë me Radion Europa e Lirë, ish-disidenti anti-komunist polak, Adam Michnik, duke e krahasuar njëherazi agresionin e Rusisë së Putinit kundër Ukrainës me aneksimin e Çekosllovakisë nga Adolf Hitleri në vitin 1938. Kundërshtari veteran i komunizmit tha se Europa duhet patjetër të gjëjë mënyra për të “Ndaluar Putinin” për t’i thënë stop agresionit të tij në Ukrainë, megjithë koston ekonomike që mund të rezultojë si rrjedhim.
Paralajmërimet për një ndërhyrje të mundshme dhe të shpejtë ushtarake ruse po bëhen nga të dy anët e Atlantikut: nga aleanca e NATO-s, si dhe nga zyrtarë amerikanë dhe europianë, të cilët pohojnë se ditët e fundit, Rusia ka grumbulluar forca të shumëta ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën lindore. Një ndër ta ishte Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk i cili të mërkurën u tha gazetarve në Varshavë, se duke u bazuar në informacionin që ai ka marrë gjatë disa orëve të fundit, sipas tij, sugjeron se mundësia për një ndërhyrje të drejtë për drejtë ushtarake nga ana e Rusisë në Ukrainë, është më e madhe tani se ç’ishte disa ditë më parë. Ndërsa Ministri polak i Punëve të Jashtëme, R. Sikorski paralajmëroi se Putini po përgatitet për një invadim të Ukrainës nën pretekstin e një ndërhyrjeje, gjoja për qëllime humanitare, për të mbrojtur minoritetin rus atje.
Burime të ndryshme, zyrtare dhe jo zyrtare, sugjerojnë se Rusia ka grumbulluar rreth 20-mijë trupa në kufirin me Ukrainën. Ndërkaq, edhe Kryeminsitri holandez Mark Rutte u citua nga media të ketë thënë të mërkurën se po ndalohet puna për identifikimin e viktimave të aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë, që sipas zyrtarëve ukrainas dhe atyre perëndimorë, është rrëxuar nga forcat pro ruse më 17 korrik. Kjo masë, tha ai, po merret për arsye se gjëndja e sigurisë në Ukrainën lindore po keqësohet gjithnjë e më shumë, në vendin ku është rrëxuar në mënyrë barbare aeroplani civil nga forcat pro-ruse, ku gjetën vdekjen pothuaj 300 pasagjerë të pafajshëm. Një akt barbar ky, në të cilin, që sipas të gjitha gjasave mesa duket kishte gisht Moska, në mënyrë direkte ose indirekte.
Në lidhje me mundësinë e një agresioni të shpejtë ushtrarak rus kundër Ukrainës, janë venë në lëvizje një numër takimësh diplomatike dhe po bëhen paralajmërime nga zyrtarë të ndryshëm perëndimorë, me qëllim për të parandaluar një gjë të tillë, ndërkohë që edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka mbajtur seanca. Njoftohet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Fogh Rasmussen vizitoi Kievin të ënjtën, i ftuar nga udhëheqsit e Ukrainës për të biseduar mbi takimin e ardhëshëm të partneritetit të NATO-s me Ukrainën, që ishte caktuar më heret, por siç duket, përball situatës së krijuar tani, bisedimet midis dy palëve mund të përqendrohen mbi atë që thuhet se është një kërcënim i menjëhershëm ushtarak rus ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen gjatë vizitës së tij në Kiev i premtoi mbështetje Ukrainës përballë atij që ai cilësoi si agresion rus dhe sipas lajmeve i bëri thirrje Moskës që të tërheq forcat e saja nga kufiri.
Ndërkaq, në fillim të kësaj javë u njoftua nga Organizata e NATO-s takimi që Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Perëndimore Rasmussen pati me Kryeministrin britanik, David Cameron dhe me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura të NATO-s, Gjeneralin Philip Breedlove, në kryeqëndrën e aleancës në Belgjikë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi gjatë këtij takimi se aleanca, “është e vendosur” të mbrojë të gjithë Aleatët nga çdo kërcënim. “Ne jemi”, tha ai, “në një periudhë kritike të historisë, ndërkohë që po kujtojmë shkatërrimet e shkaktuara nga Lufta e parë Botërore (në 100-vjetorin e saj) — paqa dhe siguria e jonë po kërcnohen përsëri, kësaj radhe nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.” Udhëheqsi i NATO-s, shtoi se rrëximi kriminal i aeroplanit të vijës ajrore të Malajzisë muajin që kaloi, e ka bërë të qartë për të gjithë se konflikti në një pjesë të Europës, rezulton në pasoja tragjike anë e mbanë botës.” Aleanca NATO, nga ana e saj, ka njoftuar se ka ndërmarrë tanimë masa të menjëhershme për të përforcuar mbrojtjen e përbashkët në ajër, në detë dhe në tokë, si përfundim i agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe për rreth saj.
Ndërkaq, gjatë një vizite të mërkurën në kryeqëndrën e Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në Stuttgart të Gjermanisë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel tha se përball keqësimit të situatës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara, së bashku me vendet e tjera anëtare të NATO-s, janë të angazhuara në këtë drejtim, ndërkohë që aleanca ka shtuar masat ndaj kërcënimit rus, përfshirë vendosjen e forcave të saja në Poloni dhe në tre shtetet baltike, anëtare të NATO-s. Duke reaguar ndaj grumbullimit të forcave ruse në kufirin me Ukrainën, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes tha, se “këto nuk janë shënja të mira”, dhe shtoi se “për derisa Rusia shkakton dhe nxitë tensionet në atë zonë, gjëndja atje do të keqësohet”, duke theksuar se, “këto masa duhet të marrin fund ashtuqë që problemet të zgjidhen nepërmjet një procesi paqësor, ashtu siç ndodhë zakonisht midis kombeve të qytetëruara”. Ai i quajti rusët si, “të rrezikshëm, provokues dhe të pa përgjegjeshëm”, duke thënë se Rusia me masat e saja, po vazhdon gjithnjë të izolojë veten nga komuniteti ndërkombëtar”.
Thonë se historia përsëritet. Në rastin e Ukrainës, kjo nuk është hera e parë që Rusia sillet në këtë mënyrë ndaj saj. Gjatë viteve 1932-1933, Rusia komuniste nën udhëheqjen e Stalinit ndërmori një gjenocid të vërtetë ndaj popullit ukrainas duke e zhytur vendin në një uri të tmershme që shkaktoi vdekjen e miliona ukrainasve. Ishte ky një mjet djallëzor komunist për të minuar krenarinë kombëtare të popullit ukrainas dhe për ta nënshtruar atë. Ky gjenocid shërbeu në atë kohë edhe si një mënyrë për të shtypur popullin ukrainas për një periudhë afatgjatë, duke i mohuar atij gjërat më elementare të nevojshme për të mbijetuar, siç është buka e gojës. Kjo periudhë urie, e imponuar nga Rusia komuniste në fillim të shekullit të kaluar kundër Ukrainës, njihet nga ukrainasit me emërin “Holodomor” që do të thotë, “vdekje nga uria”. Regjimi komunist sovjetik donte të zhdukte çdo kërcënim nga nacionalistët ukrainas, të cilët sipas Moskës në atë kohë, mund të kërkonin pavarësi e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik. Historianët thonë se përveç “Holodomor-it”, Stalini zhduku më shumë se 5000 mijë intelektualë ukrainas, kolektivizoi fermat dhe kishte venë në shënjestër për t’i zhdukur si klasë, ata që quheshin kulakë, një politikë kjo e qëllimshme nga rusët për të zhdukur kulturën dhe nacionalizmin ukrainas.
Edhe Putini, si një karikaturë e Stalinit që është, i trajnuar mirë si aparatçik i sistemit shtypës komunist rus, ka shprehur shpesh keqardhjen e tij për shbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik, duke e quajtur atë si, “Katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20”, e që sipas tij, ka frymëzuar lëvizjet separatiste mbrenda Rusisë. Si e tillë, ishte një tragjedi e vërtetë për Rusinë, ka thënë Putini. Ai ka theksuar gjithashtu se si përfundim i shbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhjetëra miliona rusë mbetën jashtë kufijve të Rusisë, por Putini nuk thotë se shumë prej tyre nuk ishin homogjenë atje, por ishin dërguar në vendet në periferi të Rusisë pikërisht për t’i mbajtur nën kontrollin e perandorisë komuniste sovjetike të drejtuar nga Moska, popujt dhe kombësitë e zonës së Euro-Azisë, për pothuaj një shekull.
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry e ka cilësuar invadimin e Ukrainës nga Rusia si një “Akt i shekullit të 19-të, në shekullin 21”. Sipas analistëve, shihet qartë se, në një mënyrë ose një tjetër, Rusia e Putinit ka për objektiv rivendosjen e perandorisë sovjetike. Ukraina është vetëm fillimi, nëqoftse ia del, thonë ata. Europa dhe bota kanë të bëjnë me një barbar të egër të mentalitetit të shekullit 19-të, që sipas njërit prej komentatorëve më të njohur amerikan, George Will, “Është e vështirë për njerëzit e civilizuar për t’a kuptuar”, një njeri i cili shkruan ai, “ka disa karakteristika të veçanta, institucionale dhe emocionale, me një të kaluar aq të keqe e të ashpër, sa që është vështirë të imagjinohet.” Besoj, komentatori Will i referohet të së kaluarës së Vladimir Putinit si ish agjent i policisë sekrete famë keqe sovjetike, KGB-së.
Është e pa evitueshme që Ukraina e sotëme të mos krahasohet me Çekosllovakinë e vitit 1938. Pushtimi i Çekosllovakisë nga Hitleri ishte hapi i parë i agresionit nazist anë e mbanë Europës. Putini e konsideron veten si një car i ri i Rusisë, si i “predestinuar” nga Perendia dhe i “bekuar” nga Kisha Ortodokse ruse për të shpëtuar “Nënën Rusi” dhe për të mbrojtur interesat e Rusisë në zonën e Euro-Azisë dhe më gjërë, por ama në kurrrizë të popujve që dëshirojnë liri dhe vetvendosje, pa ndërhyrje nga Moska. E kush nuk ua ka pa sherrin carëve të Rusisë dhe pasardhësve të tyre? Europa dhe bota bëjnë mirë që të mësojnë nga historia dhe të mos bëjnë të njëjtin gabim si në vitin 1938, dhe të dëgjojnë thirrjen e ish-disidentit anti-komunist polak, Adam Michnik, që Putinit t’i thuhet “Stop” tani, para se të jetë vonë, ose bota dhe Europa do të përballen shpejt me pasoja të pa-parashikueshme për të gjithë.
A perkthehet ky shkrim ne anglisht ju lutem? “Ne duhet t’i themi STOP Putinit, tani?” Kujt i drejtohet ky gazetare?
1. Perse i bej keto pyetje per gazetarin? Jo se shkrimi ka mangesi dhe nuk mund te kete nje gazetare me pervoje, por druhem se duke iu turrur shumices, gazetari duket nga kryeshkrimi se eshte ne nje mbledhje shtabi, ushtarak, ne nje organizem, drejtues ose si pjestare i nje pakti ushtarak dhe mbasi ka degjuar diskutantet e tjere, ka ardhur ne perfundimin se, kesaje situate, tani i duhet thene STOP dhe konkretisht Putinit!
2. Une kam lexuar shume shkrime per situaten ne mes Rusise dhe Ukrahines qe nga Marsi dhe deritani; me ka bere pershtypje, vetem nje shkrim i ish Sekretarit te shtetit te Amerikes ne vitet 70-te: Henry A. Kissinger, me titullin e shkrimit te dates 6.3.2014-te, “Si i jepet fund krizes se Ukrahines”; pra jo urdheruese, (“t’i jepet fund…”), qe nga fillimi dhe deri ne fund nje rruge diplomatike, as ne mesymje dhe as ne mbrojtje ne aspektet e qendrimit te palve. Ai prek dhe rastin e vajtjes se amerikanve per te vene buqeta me lule te ceremoniali i te vrarve, ne mes shtetit dhe opozites, aspak diplomatike por nxitse e konfliktit!
3.Kam lexuar shkrime e perkthime te ndryshme si variant opinionesh se si mund te behet, ose te perfundoje kjo krize; por asnje analize te mirefillte qe vetem ushtaraket e Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise, ose te ndonje shteti tjeter, mund t’i bejne situates ne konflikt. Ata jane ne gjendje te parashikojne mundesite dhe pamundesite e varianteve te parashikuara per t’i dhene fund konfliktit; ata kane shifra te elementeve te gadishmerise se palve ne konflikt, gadishmerine dhe numerin e forcave te armatosura, llogarine e grykave te zjarrit te artilerise se rende reaktive, ne te tre pozicionet(toke, ne dete dhe ne ajer), nese do te kishte nje konflagracion te pozicionuar cdo njera pale dhe per te folur dhe bindur foca!. Nga keto shkrime analize mund te jene, por asnje nga keto nuk eshte shfaqur ne mediat shqiptare dhe as nuk i kemi pare dhe ne keto te diaspores. Kjo tregon se ne nuk kemi ushtri dhe ushtarak kompetent per analiza te mirfillta dhe qe dikur kishim! Vetem nje analize e hollsishme politike, nderkombetare, diplomatike, ushtarake, ekonomike, mund t’i sqaronte njerzit dhe t’i bente te mendojne se Rusia eshte keqpozicionuar per te marre frutat e dikuj tjetri dhe ajo duhet te terhiqet sepse eshte pjestare e nje jete te perbashket ne Planet me shtetet e tjera! Pare ne interesat tona imediate, ne kemi Ministri Mbrojtje si Republike, por pa ushtri te mirfillte qe te perballonte nje situate luftarake, momentet e para jane shume te rendesishme per t’i shpetuar nje gjakosje te poopullit. Pra shteti i se drejtes ligjore, demokracia ne fund te fundit mbrohet me ushtri, ne nuk kemi as njerin as dhe tjtrin! Si eshte e mundur qe pereth Shqiperise te tera shtetet kane ushtrite e tyre; Greqia, pergaditet cdo dite dhe kane per kenge “revolucionare”, marshe rrjeshtorje kunder shqiptarve qe me zorret e tyre do te bejme lidhese kepucesh, apo, do te shkojne ne mal dhe te shuajne etjen me gjakun e albanezve dhe nga anet tjera nje mesymje me pretendimet e tyre per Vorio Epirin dhe deri ne nderhyrjet ne punet ne brendshme, se si duhet te ndahet teritori i Shqiperise, pa permendur nje vandak te tere presionesh deri tek pretendimi per te vazhduar tradhetine e firmosur te Berishes mbetur ne tentative per dhenjen e 305 km2. dete! Keshtu qe Ministria e Mbrojtjes se Shqiperise krahasohet si puna e barcaletave ne komunizem qe, me perpara kishim te shkruar ne deren e dyqanit te mishit fjalen “kasap”, por brenda gjeje mish; ma vone me tufzat dhe arzat qe u bene, ne dere ishte shkruar “mish” dhe brenda gjeje kasap. Sot shko ne MMBrojtjes, atje do te gjejshe dikasterin e ushtrise se dikurshme e mbushur me gjenerala dhe shko ne ushtrine e reparteve, te shoqerojne gjeneralat dhe aparati se nuk ka ushtri!
4.Nuk me ka zene syri asnje analize te mirfillte, perse Europa, u zu ne befasi me veprimet e Rusise dhe a duheshin te parashikoheshin qe ne fillimet e tyre, si prioritete te ekonomise se Rusise(gazi, nafta e tj.), por dhe si bllokade dhe kapitullim ne nje dite te veshtire sic ndodhi me konfliktin ne mes tyre! Dhe me te drejte “Gazeta Iliria”, sjelle nje opinion te perfaqesuesit te Europes ne Shqiperi dhe gjetke, Stefan Fyles ku thote, “Rusia na ka paralajmeruar prej kohesh, por ne qeshnim me te”! Dhe gazetaret, nese nuk do te rendin mbas shkrimeve si sasi, por t’i bejme te thella ne te menduar, te lehta ne te pasqyruar e kuptuar dhe konkludive ne njerrjen e mesimeve dhe marrjen e masave per shtetet tona; njera e pakonsoliduar dhe me probleme shume kardinale ne mes dy forcave kryesore politike qe, (e djathta nga urrejtja per te majten) ja dorzon Shqiperine te huajve me te dy duart dhe te nje sabotimi e vjedhje marramendese nga brenda qe ka tash rreth nje cerek shekulli qe vetem vidhet e shperdorohet ekonomia, pasurohet politika, me “politike” te shtrember; dhe tjetri shtet, qe nuk dihet se kur do te perfundoje njohja botrore e tij dhe qe ka mjaft probleme tashme nga okupues, komshi dhe qe thote nuk do ta njohe!!