Nga Flora NIKOLLA/
Fier, 17 Mars/ATSH/- Në Europa Plaza, në qytetin e Fierit u kremtua sot, Festa Kombëtare e Irlandës ose siç njihet nga Irlandezët, ”San Patrick’s Day”, në kuadër të një iniciative të Bashkisë së qytetit të Fierit dhe ideatorit dhe realizuesit të Europa Plaza, artistit, Fate Velaj.
Në ceremoninë e organizuar në Europa Plaz , ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Baftjar Zeqo, nën kujdesin e të cilit do të organizohet kjo iniciativë e cila ka marrë përsipër të kremtojë festat kombëtare të vendeve pjesmarrëse të Bashkimit Europian, në qytetin e Fierit, i njohur si qyteti i bashkëjetesës dhe harmonisë.
Ekzekutimi i Himneve kombëtare të dy shteteve,(Shqipëri dhe Irlandë) shënoi nisjen zyrtare të kësaj ceremonie dhe ngritjen e flamurit të Irlandës , ku ishin të pranishëm personalitete të Fierit dhe qytetarë Fierakë.
Europa Plaza, ideuar e projektuar nga Fate Velaj, një artist i njohur me një karrierë brilante në Austri dhe jo vetëm , aktualisht , këshilltar pranë kryeministrit Edi Rama për diplomacinë kulturore, u inaugurua më 24 Nentor 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Europa Plaza, është konceptuar si simbol i faktit që Shqipëria është pjesë e Europës dhe e së ardhmes së përbashket Europiane. Duke u mbështetur në këtë koncept, në çdo festë kombetare të shteteve anëtare te BE, në Europa Plaza, në qëndër të qytetit të Fierit, do të organizohet një ceremoni e veçantë e cila do të shoqërohet me ngritjen e flamurit të shtetit kur ai kremton ditën e tij kombëtare.
Pak ditë më parë në ceremoni të veçantë , në këtë shesh u organizua festa Kombëtare e Bullgarisë.Europa Plaza është një koncept që ka fituar zemrat e te gjithë diplomatëve të huaj në Tiranë dhe ka bërë jehonë ndërkombëtare .
Maksim Shaholli says
Libri i Dhimitri Pilikès ‘Pellazgèt-Origjina Jonè e Mohuar’pasi e kamè lezuar disa vite mè parè,mè ka bèrè tè ndihem sikur kamè studiuar per 50 vjet.Me ngjyrat e Apollonisè time tè dashur,jamè rritur,por sé fundi jamè né kèrkim tè vèrtetès,pasi Bardhe-Jeshilèt janè ngjyra Celtike,ose PELLAZGE=PREINDOEUROPIANE apo edhe ILIRE.Tek e fundit a nuk èshtè Apollonia e vjetèr Pompei i Ballkanit, qè flitet dhe gèrmohet shumè pak?Jamè mè se i bindur qè pa ne Shqipot,nuk ka Evropè,e as perèndim