Ditën e diele, me 16 Mars, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit,realizuar nga Pëllumb Lamaj/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Në qytetin e Nju Jorkut, disa blloqe larg rrugës Lexington (Hotelin Winthrop) është kujtuar ‘Gjeniu i kombit’, Mit hat Frasheri, i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, pinjolli i familjes së njohura të Frashërlinjëve, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsin 1880. Njëqindetridhjetekatër vejtori i ditës së lindjes së tij, u mbajtë dje në qytetin e Nju Jorkut, nën kujdesin e pronarit shqiptar të kino-tetarit Producers Club, zotit Alfred Tollja, dhe e inicioi dhe udhëhoqi zoti Pëllumb Lamaj.
Aktiviteti në përkujtimi i ditëlindjes së Mit hat Frasherit, nisi me vendosjen e një kurore me lule të freskta në varrezat publike “Ferncliff” New York, ku prehen edhe eshtrat e tij, më pasë u bë një vizite të shkurtër në ish vendin ku ndodhej hoteli Winthrop, (Nju Jork – SHBA), vendi ku mbylli syt një herë e përgjithmonë, një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX-të.
Ky aktivitet në kujtim të ditëlindjes së tij vazhdoi në kinotetarin Producers Club me shfaqjen e filmit dokumentar mbi jetën e veprën Mit’hat Frashërit, një realizmim i bukur, ky, realizim i ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi, dhe ka vuajtur 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit, duke u arrestuar qysh në moshën 19 vjeçare.
Ditën e diel, në Nju Jork, në Producers Club Theater Fredi Tollja, prezantuan në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit, realizuar nga Pëllumb Lamaj .
Duke i folur për figurën e tij, Lamaj u shpreh se : “Mit’hat Frashërit, që në atë kohë vinte në dukje se, “Shqipëria, është pjesë e vendeve të mëdha evropiane dhe zhvillimi i saj do të vijë pikërisht nga bashkëpunimi me vendet evropiane dhe SHBA-në”. Kjo ishte pika kryesore e programit të Mit’hat Frashërit, theksoi ai e cila u shkel brutalisht nga komunistët që pushtuan Shqipërinë, pas nëntorit të vitit 1944. Nëse kjo platformë e Mit’hatit do të ish aplikuar që në atë kohë, atëherë sot vendi ynë do të kishte standarde të tjera jetese. Sepse, lideri i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, e bazonte alternativën e tij, mbi humanizmin dhe rritjen e standardeve të jetesës, duke pasur në qendër të vëmendjes integritetin e vendit dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare. Ai zotëronte shumë mirë gjuhët e huaja: gjermanisht, persisht, turqisht, frëngjisht, arabisht, greqisht”, tha zoti Lamaj.
Më pas ai komentoi edhe filimin e realizuar prej tij – duke thënë se ky film është i ndarë në katër pjesë dhe i kushtohet gjithë jetës së tij. “Në pjesën e katërt, sqaroi Lamaj është edhe zëri origjinal i tij, dhënë në B.B C në vitin 1949….Unë, shtoi Lamaj kam përdorur disa skena filmike të rrëzimit të bustit të diktatorit dhe disa ekzekutime origjinale që egzistojnë në arshivat e shtetit…Unë dokumentarin e kam futur në You-Tube , pra megjithëse e kam bërë me shpenzimet dhe mundin tim, e kam dhënë falas thjeshtë që bota shqiptare të mësojë historinë ashtu si është, e pacensuruar dhe të pa-tjetërsuar nga historiografia sllavokomuniste” pohojë zoti Pëllumb Lamaj.
Shpesh të kujtuarit e këtyre datave të ndodhura vite më parë, në diasporë, tha mikëpritësi i kësaj veprimtarie zoti Alfred Tollja, na shërbejnë edhe si një moment analize apo reflektimi për ne në disaporë, për të parë ashtu si nuk kemi pasur mundësin të shohëm ose njohim hsitorinë e vërtet të Shqipërisë, dhe se çfarë bën këto figura të ndritura të kombit tonë, sidomos gjatë kohës që qëndruan në mërgim – kohë kur regjimi diktatorial i anatemoi ata, si armiqë të vendit tonë. Mbasi faleminderojë zotin Lamaj, për veprimtarinë në kujtim të 144 vjetorit të lindjes së pinjollit të Frashërillnjëve, Tollja u shpreh se : “Mit’hat Frashëri, është quajtur me të drejtë si nacionalist në politikën shqiptare, duke shkruar letra, promemorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Ka qenë kundër komunizmit në Shqipëri, madje si e pamë edhe në filmin dokumentar ai e ka konsideruar tragjedi fitoren e tyre, në 44-tën. Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja, sipas shkrimve ai u përpoq në fushën diplomatike, brenda e jashtë Shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish-katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit e Shkodrës. ”, u shpreh Tollja. Në fund të kësaj veprimtarie u shtrua një koktel nga mikëpritësi, dhe disa nga pjesëmarrësit, Agim Ternova, Eduard Dilo dhe Edmond Sejko, folën gjerësisht për njërën nga figurat më të spikatura të kombit tonë Mit hat Frasheri , i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet njohura të Frashërit, me rastin e ditëlindjes së tij 25 marsi 1880.
Eduard M. Dilo says
Pershendes me shume respekt te perkushtuarin me zemer Z. Pellumb Lamaj, qe ka bere me ate dokumentar per te shquarin Mid’hat Frasheri nje pune me vlera tejet te medha, duke u treguar sidomos brezit te ri, vlerat e verteta Kombetare. Mid’hat Frasheri eshte nje Gjeni i rralle, eshte figura me njerezore dhe me Atdhetare, eshte burri dhe figura me e madhe ne keto 80-te vjetet e fundit, eshte Rilindasi i fundit i brezit te Frashellinjve, qe me mish e shpirt ju perkushtua ceshtjes Kombetare. Nje perkujtim me vlera tejet te medha! I pa Harruar kujtimi ketij Apostuli Te Shqiptarizmes!