HESHTJE/
S’kam fjalë,/
Më janë prerë,/
Rrugës së mundimeve./
I lashë!/
I braktisa!/
Mbeta memece/
Kur na gllabëruan përbindëshat!/
Kur u tërhoqëm zvarrë/
Mes psherëtimave /
Britmave/
Torturave
Një jetë.
Ato mbetën…
Copa
Copa
Të thyera,
Për gjysmë,
U thërrmuan
Humbën
U tretën
Në thellësitë e lotëve
Një këtu…
Një atje
E s’i dëgjoi më askush
Në ato shpella të thella skëterre.
Fjalët e mia janë prerë
Udhës plot dhimbje
Ulërimave të erës
Ku loti i fëmijës thahej në faqe
Atëherë,
Mbetën fjalët memece
Mes një kafshate
Të pa përtypur…
DASHURISË SIME/
O zot!
Përfundimisht
Dhe loti i ngrohtë u tret
Brenda meje.
Tani,
S’ka më asgjë,
Kam mbetur e zbrazët
Si një pus pa ujë,
Shpirti, më është tharë
Shkretëtira,
Ka marrë udhë…
DASHURISË SIME/
Perënduan ditët tona të bukura
Netët vezulluese s’presin më
Shkëlqimin e agimeve,
Që kur humbi ylli im
Çdo gjë po fle në përjetësi!
DASHURISË SIME/
O Zot!
Në këto ditë me furtunë
Kam ftohtë
Zemra më dhemb,
Shpirti më mërdhi
Unë,
Vazhdoj të dashuroj
Pllakën
E mermertë…
DASHURISË SIME/
Atë mëngjes
Desha të tregoja një ëndërr
Po s’munda,
Oh,
Më dhembi shpirti kur u zgjova
U ndjeva e mpitë
E ngathët
E trembur
Si kurrë ndonjëherë,
Më merrej fryma.
Nuk e di nëse dhe ti
Ndjeve
Të njëjtën gjë?
S’arrita të të pyes
Sepse më mungoi guximi
Eh,
Sa shumë gjëra lashë
Pa të thënë
Sa shumë
Sa dashuri të lashë pa shprehur, shpirti im
Sa shumë
Sa dhimbje më mbulon zemrën, për ty tani
Sa shumë.
Hektor Zoto-NADIA ZOTAJ says
VETEM ATO VAJZA TE REJA QE KANE KALUAR VUAJTJET E TUA E KUPTOJNE NDJENJAT E TUA.N.ZOTAJ