STATUJЁS SЁ LIRISЁ/
Pёllumb Lamaj /Ish i Dёnuar Politik nё Burgun e Spaҫit/
Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
Sa ёndrra rinie u fishkёn mbi ballё,/
Jehona dashurie qё kurrё nuk u dhuruan,/
Sa kafka martirёsh mbetur pa varr!/
Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja dritё, i vetmi zjarr,/
E vetmja ёndёrr ku shpresat udhёtojnё,/
Pёrzier me klithma, kulluar nё gjak!/
Ah Statujё, Statujё e Lirisё/
E vetmja shpresё qё na mban gjallё,/
Por edhe po ikёm pa u takuar,/
Besomё, do vijnё tё tё puthin vrasёsit tanё…/
Spaҫ, 1979
GJITHЁ JETЁN MBETA REBEL
Gjithё jetёn time mbeta rebel
Nganjёherё as vetё nuk e di pse
Di vetёm qё paqe bёra me veten
Dhe kurrё nuk e ndёrroj kёtё fole`
Kurrё nuk u bёra pjesё e politikёs
Dhe pse Rininё ma kalbёn nё burg
Ёshtё strofka e horrave dhe intrigёs
Konspiracioni me emrin KURVE…..
C’janё vallё lolot e oborrit,c’janё
Poetё,deputetё qё kocka lёpijnё
Gjithё jetёn mbesin vec uturakё
Mjeranё qё s’e prekin dot Lirinё…..
BRENDA KATЁR MURESH
Brenda katёr muresh
Rrethuar nga terri,
Zvarritem pa rreshtur
S’po di nga lind dielli.
Brenda katёr muresh
Shtangur nga vetmia,
Hijet mё rrethojnё
Nxin e tёrё qelia.
Brenda katёr muresh
Kruspull nga tё ftohtit,
Pres tё vijё mesnata
T’i drejtohem Zotit.
Brenda katёr muresh
Dhe pse natё e thellё,
Mё kot pres unё Zotin
Ai ёshtё nё qiell.
Pёllumb Lamaj
Spaҫ 1979
—
Eugjen Merlika says
Pershendetje Pellumb,
Me ktheve me shume se tridhjete vjet mbrapa me poezite e tua. Te mbaj mend mire kur kishe guximin t’i thonje oficereve e policeve te Spaçit se koha e tyre kishte kaluar. Ishte shume e rrezikeshme por ti dhe ndonje vlonjat tjeter e benit. Respekt edhe sot per ate qendrim.
Nuk e kam ditur se shkruanje poezi. Pergezime. Ne te paren ben nje parashikim profetik per Statujen e Lirise, por mua me pelqen me shume e treta.
Urimet me te mira.
Shpend Kaprolli says
Pershendetje Pellumb
Pasi i hudha nje sy ate qe e pash ne internet dhe pas bisedes qe e patem erdha ne perfundim se je ai qe je, i drejteperdrejte, i sinqerte dhe plote vullnet per ceshtjen kombetare. Mund te them vetem se meriton respekt te vecante dhe se pata kenaqesi te te takoj.
Atdheu para se gjithash.
Me respekt
Shpend