Me fillim në ora 16.30, sot 24.1.2014, mbajta Kuvendi për Riaktivizimin e Partisë për Prosperitetin Demokratik në Maqedoni. Prezenca e mbi 600 njerëzve tregoj seriozitetin e grupit nismëtar të cilit pjesa më e madhe e tyre janë ish-themeluesit e PPD në vitin 1990. Grupi për riaktivizimin e PPD përbëhej nga intelektual dhe profesor të njohur si Hasan Jashari, Zemri Elezi, Teuta Llalla, Mevlan Tahiri, Myrtezan Myftari, Abdyladi Vejseli dhe Legjenda e PPD prof.dr. Nevzat Halili, i cili është kryetar i parë i kësaj partie. Pas rreth dy orë diskutimesh Kuvendi mblodhi mbi 600 nënshkrime dhe zgjodhën si Kryetar të Kuvendit prof.dr.Nevzat Halilin dhe kryetar për riaktivizimin z.Abdyladi Vejselin.
Të ftuar në këtë aktivitet kishin ardhur nga Shqipërisë, Kosova dhe Lugina e Preshëvës.
PPD u themelua në 16 prill të vitit 1990 dhe ajo ishte Partia e parë shqiptare e cila mobilizoi inteligjencën dhe tërë popullin kundër Jugosllavisë së atëhershme komuniste dhe doli në mbrojtje të popullatës shqiptare.
Kur Kosova ishte zhveshur nga Autonomia, kur Milosheviqi dhe ushtria jugosllave bënte trysni për largimin e shqiptarëve nga trojet e veta, PPD i doli në mbrojtje jo vetëm popullatës shqiptare në Maqedoni, por edhe në Kosovës, Preshevë dhe Mal të Zi. Ajo, ishte partia e parë shqiptare e cila mori pjesë në zgjedhjet e lira në vitin 1991, duke u përkrahur denjësisht nga mijëra shqiptarë të ardhur enkas nga diaspora, për votime. Deputetët e sajë në Parlament u bënë simbol i qëndresës, zëri i popullit, i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni.
PPD krijoi bazën e administratës shqiptare në Maqedoni: ministra zëvendësministra, drejtorë, këshilltarë etj., kanë qenë punëtorët e parë dhe të vetëm shqiptarë në Administratën publike duke e rritur numrin ndër vite.
Lufta në arenën ndërkombëtare, ishte një detyrë kryesore për promovimin e popullit shqiptarë, si shtet-formues duke dërguar Peticionin e nënshkruar nga popullata shqiptare në vitin 1992 në Këshillin e Evropës.
Në vitin 1994, strukturat e sigurimit shtetëror maqedonas dhe atij serb, duke parë fuqinë e PPD, financuan në përçarjen e saj. PPD gjatë rrugës së saj pati edhe gabime, por këto gabime nuk ishin të qëllimshme, as të bazuara në ndonjë interes personal, por gabime pune që vinin si pasoj e situatave të krizës dhe rrjedhim i një shoqërie si që ishte ish-Jugosllavia dhe Maqedonia të dala nga traumat komuniste. Kjo i kushtoi shumë PPD dhe kuadrove të saj.(Korersp i DIELLIT)