• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDERROI JETE NE TETOVE VATRANI SULEJMAN MURTEZANI-GEGA

July 31, 2016 by dgreca

VATRA DHE DIELLI NGUSHELLOJNE DR. SKENDER MURTEZANI DHE FAMILJEN/

Ditën e Shtunë me 30 Korrik 2016 në varrezat e qytetit të Tetovës u përcoll për në banesën e fundit me ceremoni kombetare dhe fetare Sulejman Murtezani-GEGA, vëllai  i patriotit të njohur tetovar Mehmet GEGA. Sulejman GEGA rridhte nga një familje e njohur kombëtare tetovare të cilët gjithnjë janë ndjekur dhe burgosur nga pushteti serb dhe sllavo-maqedonas. Sulejman Murtezani GEGA është babai i aktivistit të njohur i çështjes kombëtare në SHBA dr. Skënder Murtezanit i cili është edhe njëri nga drejtuesit e Federatës VARTRA.

Në varrimin e të ndjerit morën pjesë me qindra shqiptar të ardhur nga të gjitha viset kombëtare, Kosova, Shqipëria dhe Çamëria duke i dhene lamtumiren e fundit ketij atdhetari te devoshem.

VATRA DHE DIELLI NGUSHELLOJNE FAMILJEN

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” i shpreh ngushëllimet më të thella anëtarit të Kryesisë të Vatrës, kryetarit të degës së Vatrës në Queens, dr. Skënder Murtezani,për humbjen e babait të tij të dashur. Ngushellimet më të thella i përcjellim bashkëshortes të të ndjerit, të gjithë familjes Murtezani, të afërmëve dhe miqëve.

I ndjeri Sulejman Murtezani GEGA ishte anëtar i Vatrës, që në themelimin e degës së Vatrës në Queens më 2012, duke qenë pjesë e takimit themelues të degës, zhvilluar në selinë e Vatrës.

Nga ana e saj edhe Gazeta”Dielli” ngushëllon bashkëshorten e të ndjerit, dr. Skënder Murtezanin, vëllezërit e tij Arben dhe Naim Murtezani, të gjithë familjen dhe miqtë.

Shpirti në paqë atdhetarit Sulejman Murtezani!

Ne Foto: Ne Draken e 28 Nentorit organizuar nga Vatra. Majtas i dnjeri Sulejman Murtezani , bashkeshortja dhe dr./ Skender Murtezani

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, ne Tetove, Sulejman Murtezani

Promovohet ne Tetove libri i David Philips per Kosoven

November 23, 2015 by dgreca

Promovohet ne Tetove “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane” i Daviv F. Philips/
NEW YORK : Eshtë promovuar në USHT – Tetovë – libri në versionin shqip i ish- diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë.
“Ky libër I dedikohet Ambasadorit Richard Holbrooke. Kosova nuk do të kishte arritur as një her pavarësin e saj pa ndimën e Hollburkut. Vdekja e parakoshme e Hollburkut ishte një humbje e madhe për të gjith botën. Zgjidhjet e krizave siç e kemi krizën e Siri tashme nuk do ishte shumë e rëndë për të zgjidhur sikur të ishte Richall Hollbruk në mesin tonë” – tha autori i librit, David Phillips.
Ish Ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni Arben Ceku në fjalimin e tij theksoi se Devid Phillips e meriton titullin si ambasadori i popullit shqiptar në SHBA.
“David Phillips I cili nuk I len të zën pluhur dosjet e cështjeve shqiptare dhe problemet shqiptare, Pavarsisht se ne nuk e kemi emëruar as një her David Phillipsin si ambassador të popullit shiptar un mund të them me plot bindjen se jo vetëm për shkak të kontributit të thën në këtë libër por për shkak të gjith kontributit të tij David Phillips e meriton Titullin si ambassador I popullit shqiptar në SHBA prej 30 vitesh kontribut” – tha ish Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku.
Edhe rektori i USHT-ës Vullnet Ameti vlerësoi kontributin që David L. PHILLIPS jep për çështjen shqiptare.
“Ne të gjithë jemi dëshmitar të tmerve dhe mizorimit që ka shkaktuar regjimi I Miloshoviqit ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjërë . Por Davidi I ka integruar ato me një mjeshtëri të rrall në libërin e tij “Çlirimi i Kosovës”” – u shpreh rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.
Njëherit Rektori I USHT-së Vullnet Ahmeti i ndau mirënjohje autorit te libërit David Phillips për kontributin e dhënë për clirimin e Kosovës, shkruan shtypi shqiptar nga Maqedonia.
Libri me titullin shqip “Çlirimi i Kosovës “– është me parathënien e ish diplomatit amerikan Nicholas R. Burns, ish Nën /Sekretar i Shtetit, aktualisht një professor universiteti, kolumnist, lektor, një njohës i shkëlqyer i çështjes së Kosovës. Ai është aktualisht professor i Praktikës së Diplomacisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Harvardit dhe një anëtar të Bordit të Drejtorëve të Qendrës së shkollës Belfer për Shkencën dhe Çështjeve Ndërkombëtare.
Në librin :”Çlirimi i Kosovës – Liberating Kosovo”, të ish diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë, tregohet: Kosova, pas korporatizimit të saj në ish – Republikën Serbe të Jugosllavisë, u bë gjithnjë e më pasive gjatë viteve 1990, mbasi Jugosllavia( e shkërmoqur dhe që nuk egziston më) u zhyt në luftë të brendshme dhe të shqiptarë etnikë të Kosovës, kur kosovarët kërkuan autonominë, atëhere.
Në mars të vitit 1999, forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore kundër caqeve në Kosovë dhe Serbi në një përpjekje për të mbrojtur popullin etink shqiptarë, kundër persekutimit dhe shfarrosjes.Fushata e bombardimeve përfundoi në qershor 1999, dhe Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së, si një periudhë e quajtur e tranzicionit, ndërsa negociatat për statusin e saj pasuan. Kosova përfundimisht shpalli pavarësinë në vitin 2008. Pavarësisht tensioneve të brendshme politike dhe problemet ekonomike, shteti më i ri është njohur nga shumë vende ( 112 vende të OKB) , dhe shumica e banorëve të saj e kan mirëpritur ndarjen e saj nga Serbia.
Në librin e tij :”Çlirimin i Kosovës , David Phillips ofron një përllogaritje bindëse të negociatave dhe veprimeve ushtarake, të cilat kulmuan me pavarësinë e Kosovës. Duke u mbështetur në pjesëmarrjen e tij, në procesin diplomatik dhe intervistat me pjesëmarrësit dhe aktorët kryesorë. Phillips, solli kronikat e Sllobodan Millosheviqit në pushtet, vuajtjet e kosovarëve, dhe ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai analizon se si NATO, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, vunë në punë diplomacinë, deri sa filluan bombardimit ajrore të forcave paqeruajtëse, për të vënë në lëvizje procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu ofron njohuri të rëndësishme në një çështje kritike në politikën bashkëkohore ndërkombëtare: si dhe kur Shtetet e Bashkuara, kombet e tjera, dhe OJQ-të duhet të vepronin për të parandaluar spastrimin etnik dhe të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut.
Figura eminente të jetës politike dhe diplomatike, kan folur për librin që tani doli edhe në gjuhën shqipe me titull: “Çlirimi i Kosovës – Liberating Kosovo”, të David Philips
“Kjo histori diplomatike të hedh dritë mbi ngjarjet në Kosovë dhe informon ndërmjetësimin për të ardhmen ai thekson rëndësinë e analizës së kujdesshme në mënyrë që të kuptojmë shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme.” thotë për këtë libër, Martti Ahtisaari, Kryetari i Bordit të Iniciativës për Menaxhimin e Krizave ; ish-i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës; fitues i Çmimit Nobel të Paqes 2008
”Një përllogaritje “riveting Insightful” i politikave, dhe procesit, dhe “lojtarët” që çuan Kosovën drejt pavarësisë.” e ka quajtur librin e Philips për Kosovën – Soren Jessen-Petersen, Professor, Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, ish Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Administrator në Kosovë
Kurse, Frank G. Wisner, Përfaqësues Special i Presidentit të Shtetit të SHBA për bisedimet e statusit final të Kosovës thotë se : “David Phillips, me këtë libër na ka dhënë njohuri në kohë dhe të rëndësishme në një prej çështjeve thelbësore të periudhës pas Luftës së Ftohtë – përgjegjësin e komunitetit ndërkombëtar dhe të Shteteve të Bashkuara për të vepruar, kur bota po ballafaqohej me genocid, krime kundër njerëzimit, dhe spastrim etnik “-
Me librin “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane” – Phillips, e di se si të tregojë një histori, dhe ai ka treguar me këtë rastë një histori që ishte për të u treguar … Phillips në ri-tregimin e fushatës së shqiptaro-amerikaneve për Kosovën, në SHBA, është bërë më shumë instruktivë, dhe gjithashtu i pranueshem …. Phillips, duket se ka folur me këtë libër për pothuajse të gjitha ato që tregojnë në Amerikë dhe në Kosovë. ” – ka thënë Toby Vogel, për gazetën shqiptaro amerikane Illyria në SHBA.
Ndërsa për– Erik Jones, Survivor “Version subjektiv i diplomatit David Phillips rreth historisë së fundit të Kosovës ka anët e forta se një vetë-vetëdije, një analizë objektive që ka pas më parë shumë mungesa. Ai siguron një llogaritje autentike të motivimeve nga politikëbërësit, të përfshirë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ai e bën këtë histori më të lehtë për të identifikuar heronjët:. Autori me tregimet i tij me të madhe tregon për jetën e disa figurave më popullore në Kosovë, portretet e Richard Holbrooke, Martti Ahtisaari, dhe Soren Jessen-Petersen. ”
Harry Bajraktari autor edhe ai i një libri për Kosovën, çlirimin dhe pavarësinë e saj, kur e lexoi atë pa u përkthyer qe shprehur : “Unë do të kërkoja që të gjithë miqtë e mi që të marrin nga një kopje të librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane”, librit të shkruar nga ish diplomati amerikan David Phillips(Në e-book(libër electronik) gjinden 80 minuta video, ku Presidenti Clinton i flet popullit Amerikan për Kosovën dhe pse duhet të luftojë për atë, si dhe intervista të ndryshme në video:Tony Blair, Richard Holbrooke, Madeline Albright.). Në të njëjtën kohë libri i Philips mbulon aktivitetin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe flet për lobingun e shqipëtarëve në Washington. Gjithashtu aty gjinden dhe opinionet e kongresmenit Eliot Engel, Senatori Bob Dole dhe miq të tjerë të shqipëtarëve, se si kan punuar dhe vepruar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
Mbasi unë mendojë, thotë Bjaraktari se kjo është një vlerë, ndërsa ke lexuar një nga librat më të mirë të shkruar deri tash për Kosovën. Autori me anë të këtij libri na sjell një përllogaritje shumë të saktë mbi luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi. David L. Phillips, është një autor i shkëlqyer që është në gjendje për të treguar këtë histori të ndërlikuar dhe të gjatë në një libër që rrëfen fare qartë një histori më se të vërtet” – citohet të ketë thënë Harry Bajraktari, veprimtar dhe ish botues i gazetës shqiptaro amerikane Illyria
***
Rreth Autorit
David L. Phillips është drejtor i Programit për ndërtimin e paqes dhe të Drejta në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë. Phillips ka shërbyer si këshilltar i lartë i Byrosë për Azinë Qendrore, Çështjeve për Europën Jug Lindore, dhe Byronë për Çështje Evropiane dhe Kanadeze në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe si këshilltar i lartë i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Humanitare Çështjeve. Ai është autor i librit “Unsilencing the Past: Track Two Diplomacy and Turkish-Armenian Reconciliation” ( 2005), si edhe librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane nderuar me çmimin MIT Press, 2012,si dhe “Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicionin” nderuar me çmimin Transaction Press, 2008, dhe From Bullets to Ballots: Violent Muslim Movements in Transition (Transaction Press, 2008), dhe librin ” Losing Iraq: Inside the Postwar Reconstruction Fiasco” nderuar me çmimin Perseus Books, 2005.

Filed Under: Kulture Tagged With: David L Phillips, librin e tij, ne Tetove, promovon

TAFIL BOLETINI, PREFEKTI I FUNDIT I SHQIPËRISË SË BASHKUR NË TETOVË GJATË VITIT 1944

November 12, 2014 by dgreca

Ne foto: Tafil Boletini, Misin Bala dhe Jonuz Boletini/
Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili-USHT-Tetovë/
Pas kapitullimit të Bullgarisë në shtator të vitit 1944, kufijtë e Shqipërisë Etnike u zgjeruan gjer në Shkup. Prej atje në drejtim të vijës Kumanovë-Preshevë-Bujanocë. Në këto vise të Maqedonisë shqiptare dhe në atë territor të Kosovës, i cili më parë ishte nën sundimin bullgar. Pushtetin e morën në duar të veta forcat nacionaliste shqiptare. Më 8 shtator radio Sofja shpalli lajmin për kapitullimin pa kusht të Bullgarisë. Me kapitullimin e saj, u prishë kufiri i përkohshëm shqiptaro-shqiptar mbi fshatin Zhelinë, ku shtrihet fshati Grupçin dhe fshatrat e Dervenit deri në Tasion. Popullata e Dervenit u gëzua pa masë që u prish kufiri që e kishin shënuar bullgarët. Kufijtë gjatë kësaj pike kufitare i siguronin forcat vullnetare shqiptare.
Shqiptarët e kësaj ane tani ishin të lirë dhe me vullnetin e vetë u bashkuan me Shqipërinë Etnike. Paria e atyre katundeve erdhën në Tetovë, për të festuar se tani ndjehen të lirë dhe kishin shpëtuar prej abuzimeve bullgare dhe e lutën Tafil Boletinin që t’i organizojë komunat e reja në kuadër të Shqipërisë së Bashkuar.
Tafil Boletini si Prefekt i Tetovës e pranoi kërkesën e fshatarëve për ripërtëritjen e komunave shqiptare. Ky deklaron: “Shkova që t’i formoja komunat edhe pse e dija se ishte kohë tejet e shkurtë”. Ata më pritën me këngë e valle, ne duam shkolla shqipe dhe mësues nga Shqipëria, se po na prishet gjuha dhe duam bashkim me Shqipërinë”. Nga gëzimi i madh pandërprerë përsëritnin parullën “Rroftë Shqipëria e bashkuar”.
Tafil Boletininë mes-Prefekt i fundit në Tetovë, gjatë vitit 1944
Popull i mrekullueshëm punëtor dhe patriotë. Njëra komunë quhej Saraj, ishte pranë Shkupit, buzë lumit Vardar te stacioni i trenit për Tetovë. Ah se ç’kufij natyral, që me plot të drejtë mund te quhet etnik nga Shkupi drejt jugut, maleve të Thata, krahut te djathtë të Vardarit, kah lindja e drejtë në Ohër. Shkupi në luftën e Dytë Botërore ka pasur më shumë shqiptarë, ka deklaruar Emin bej Shkupi, kur e priti Tafil Boletinin në Shkup. Sipas tij qendra e shqiptarëve në Shkup është hotel “Kapanhan”.
Pas kapitullimit të Bullgarisë një çetë vullnetare shqiptare e Xhemë Hasës u paraqit në kufirin e Leshkës ku qëndronin disa bullgarë për ruajtjen e kufirit, te stacioni afër Leshkës: Bogda Incevski, Tome, Risto Giorgev, Tode Gigov Avramovski, Bllazhe Forçev Avramovski, Andro Sersem, Bllazho Simov Momirov, Nikolla Bozhinov Tomov, Jove Nikushov Bellianov, të cilët e ruanin postin-kufirin, kur e panë se po afrohej Xhemë Hasa u shpërndanë. Vullnetarët e Xhemës, kapën dy nga këta: Bogda Icevskin dhe Andrea Sersemin, i dërguan te Xhemoja, por ky i lëshoi në të njëjtën ditë.
Popullsia e kësaj ane pa dallim feje e kombësie i priti autoritetet shqiptare me gëzim të madh dhe me shpresë që sa më shpejtë të organizohet ndër këto vise dhe të funksionojë aparati shtetëror, sepse siç dihet këto vise pas largimit të ushtrisë bullgare kanë mbetur pa autoritete shtetërore. Vullneti i tyre i fortë dhe dashuria që të ketë qetësi dhe rregulla, është shpesh në iniciativën e tyre private duke krijuar autoritete komunale. Policia komunale plotësisht e ka siguruar pasurinë jetën dhe nderin e banorëve të këtyre vendbanimeve. Kënaqësia më e madhe ishte: “që të gjithë banorët e këtyre trojeve pa dallim feje e kombësie kërkonin bashkimin e plotë të këtyre viseve me nënën Shqipëri”. Gazeta “Zani i Sharrit” me rastin e çlirimit të territoreve shqiptare shkruan: Prefekti i Tetovës Tafil Boletini i shoqëruar prej Kryetarit të Bashkisë së Tetovës z. Shaip Kamberi, Kapiteni Kreshnik Arif Arifi i aradheve të Sharrit i vizitoi me datën 15, 16 tetor komunat e çliruara të rrethit të Tetovës: Tearcën, Vratnicën, Shemshovën, Grupçinin, Çajle, Saraj, Zhestovë. e tjerë.
Në këto rrethana të reja lufte Shtabi Kryesor i Xhemë Hasë Gostivarit tani më ishte i vendosur në Hanrievë-Tasjan. Ky qytet po ashtu me këtë emër përdoret edhe në raportet angleze. Ata pas aksionit të forcave vullnetare drejtë Shkupit, raportojnë: “se hekurudha që lidh Kërçovën, Tetovën, me Tasjanin është në gjendje të mirë. Në rajonin e Tearcës, pasi hynë forcat vullnetare shqiptare të Xhemë Hasës me të madhe u ka ndihmuar Abdullah Qerimi nga fshati Sllatinë me çetën e vet, Ky në këtë kohë ka pasur mbi 100 vullnetarë, në rast nevojë ka tubuar mbi 200 vullnetarë nga Sllatina. Me kapitullimin e Bullgarisë fashiste më 9 shtator 1944, Sllatina dhe fshatrat tjerë që ishin të okupuara nga bullgarët hynë vullnetarisht nën pushtetin shqiptar. Abdulla Qerimi, ka pasur nën komandë ushtarët në fjalë dhe ka bashkëpunuar me Xhemë Gostivarin, komandant i Forcave Vullnetare të Ushtrisë Vullnetare Kombëtare, prej Sllatine e deri në fshatin Jazhincë.

NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NË SHKUP

Me urdhër të Xhemës dhe Arif Kapetanit, me të shpejtë u çliruan fshatrat për rreth Vratnicës, kah fshati Nerasht dhe Orashje depërtuan në fshatin Radushë, në drejtim të Shkupit, duke ngritur flamurin kombëtar të Skënderbeut te Ura e Gurit më 12 shtator 1944. Në këtë akt madhështor kanë marrë pjesë komandantët e Forcave Vullnetare Shqiptare (FVSH), me Komandantin e Përgjithshëm Xhemë Hasë Gostivari, me dy zëvendësit e tij: Mefaili dhe Arif Kapedanin, pastaj, Bajram Dobërdolli, Aqif Reçani, Izmit Raveni, Musli Hasa, Abduraman Kullaku, Shaban Jahja- Kaçaniku, Shefket Fetahu-Arnaqia, Daim Islami nga Kopanica, Nevzat Roshi, Selman Shehapi, Sami Jakupi dhe shumë vullnetarë nga fshatrat e Pollogut, Kaçanikut Vitisë dhe Kumanovës. Veprimtarët nga Kaçaniku që morën pjesë në aktin solemn të Shkupit ishin: Avdyl Dura, Ismail Hoxha e tjerë, të cilët më parë kishin ngritur flamurin në Kaçanik.
Pas hyrjes të forcave vullnetare të Xhemë Hasës në Shkup dhe ngritjes të flamurit kombëtar nga vullnetarët e Dobroshtit: Kadri Azemi dhe Ferit Saliu. Vullnetarët shqiptarë pas ngritjes së flamurit të Skënderbeut, vazhduan luftën edhe më tutje në mbrojtje të territorit etnik shqiptar në rajonin e Shkupit, të komanduar nga Din Hoxha. Në këto beteja tejet të përgjakshme ranë dëshmorë duke luftuar kundër komunizmit, kapedanët e çetave që çuan lartë flamurin kombëtar te Ura e Gurit në Shkup: Kadri Azemi, Ferit Saliu nga fshati Dobrosht e shumë të tjerë.
Pas marrjes së Shkupit, gjatë muajit shtator 1944, Luan Gashi dhe prof. Ibrahim Kelmendi organizojnë funksionimin e Radio– Shkupit dhe fillojnë emetimin e emisioneve në gjuhën shqipe. Për rreth 3 muaj, deri në ndërhyrjen e partizanëve. Radio-Shkupi, i drejtuar prej këtyre dy burrave nacionalistë, jo vetëm që foli në gjuhën shqipe, por u kumtoi krejt banorëve të Maqedonisë shqiptare, të ngriheshin në këmbë për të mbrojtur Shqipërinë Etnike. Një ndër komandantët e zonës së Tearcës, Miftar Ivaja deklaron: “nga trojet shqiptare mblidheshin vullnetarë dhe shkonin në Shkup për ruajtjen e kufirit nga depërtimi i forcave komuniste, komanda ishte te stacioni i trenit në Hanrievë-Tasjan”.
Brigadat partizane maqedonase arrin nga Shkupi në Tetovë më 19 nëntor 1944, në qytet hynë në disa drejtime duke e rrethua nga të gjitha anët. Nga ana e Gostivarit është dashur të hyjnë brigadat partizane të udhëhequra nga Haqif Lleshi, ku kanë qenë edhe Nexhat dhe Qemal Agolli, por ata janë “vonuar” sipas urdhrit të Shtabit Maqedonas dhe kanë arritur më vonë, duke u vendosur në shkollën Bujqësore.
Në Tetovë me rrethin vijnë brigadat sllavo-komuniste për ta organizuar pushtetin “popullor” dhe njëkohësisht në emër të çrrënjosjes së “reaksionit” dhe të elementëve të tjerë kundërrevolucionar. Komanda partizane dhe OZN-a, filluan t’i burgosin dhe t’i eliminojnë disa njerëz me influencë. Në rrethana të këtilla kanë burgosur çdo kënd që u pengonte nga shqiptarët. Ata burgosën dhe vranë shumë bura nga fshatrat e Tetovës me rrethinë. Forcat partizane gjatë qëndrimit të tyre në Tetovë vranë shumë bura të pafajshëm nga fshatrat e Tetovës, duke filluar nga fshati Bogovinë, ku vranë babë e birë, pasi i kapën duke punuar në arë dhe i vranë mbi fshatin Çajle rrethi i Gostivarit. Pastaj nga f. Kamenjan, Pallçisht, Reçicë, Sellcë, Brodec, Xhepçisht, Sllatinë, Tearcë, Dobrosht, Nerasht, Radushë, Zhelinë, dhe shumë fshatra tjerë të rajonit të Malit të Thatë. Poashtu tejet të indinjuar janë sot e kësaj dite banorët e fshatrave: Çellopek, Miletinë dhe Stërmnicë, për torturat që Bëri OZN-a duke futur njerëz për së gjalli në tokë, në këto fshatra. Shumica e shqiptarëve që janë vrarë nga pushteti komunist ishin të pafajshëm. Ndërsa pushteti komunist deklaronte: “se kanë ndihmuar pushtetin shqiptar dhe forcat nacionaliste gjatë funksionimit të tij si shtet i bashkuar-(Shteti etnik shqiptar-1941-1944).

Filed Under: Histori Tagged With: GJATË VITIT 1944, I SHQIPËRISË SË BASHKUR, ne Tetove, PREFEKT I FUNDIT, TAFIL BOLETINI, Vebi Xhemali

Në Tetovë u mblodh Kuvendi për riaktivizimin e PPD

January 24, 2014 by dgreca

Me fillim në ora 16.30, sot 24.1.2014, mbajta Kuvendi për Riaktivizimin e Partisë për Prosperitetin Demokratik në Maqedoni. Prezenca e mbi 600 njerëzve tregoj seriozitetin e grupit nismëtar të cilit pjesa më e madhe e tyre janë ish-themeluesit e PPD në vitin 1990. Grupi për riaktivizimin e PPD përbëhej nga intelektual dhe profesor të njohur si Hasan Jashari, Zemri Elezi, Teuta Llalla, Mevlan Tahiri, Myrtezan Myftari, Abdyladi Vejseli dhe Legjenda e PPD prof.dr. Nevzat Halili, i cili është kryetar i parë i kësaj partie. Pas rreth dy orë diskutimesh Kuvendi mblodhi mbi 600 nënshkrime dhe zgjodhën si Kryetar të Kuvendit prof.dr.Nevzat Halilin dhe kryetar për riaktivizimin z.Abdyladi Vejselin.

Të ftuar në këtë aktivitet kishin ardhur nga Shqipërisë, Kosova dhe Lugina e Preshëvës.

PPD u themelua në 16 prill të vitit 1990 dhe ajo ishte Partia e parë shqiptare e cila mobilizoi inteligjencën dhe tërë popullin kundër Jugosllavisë së atëhershme komuniste dhe doli në mbrojtje të popullatës shqiptare.

Kur Kosova ishte zhveshur nga Autonomia, kur Milosheviqi dhe ushtria jugosllave bënte trysni për largimin e shqiptarëve nga trojet e veta, PPD i doli në mbrojtje jo vetëm popullatës shqiptare në Maqedoni, por edhe në Kosovës, Preshevë dhe Mal të Zi. Ajo, ishte partia e parë shqiptare e cila mori pjesë në zgjedhjet e lira në vitin 1991, duke u përkrahur denjësisht nga mijëra shqiptarë të ardhur enkas nga diaspora, për votime. Deputetët e sajë në Parlament u bënë simbol i qëndresës, zëri i popullit, i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoni.

PPD krijoi bazën e administratës shqiptare në Maqedoni: ministra zëvendësministra, drejtorë, këshilltarë etj., kanë qenë punëtorët e parë dhe të vetëm shqiptarë në Administratën publike duke e rritur numrin ndër vite.

Lufta në arenën ndërkombëtare, ishte një detyrë kryesore për promovimin e popullit shqiptarë, si shtet-formues duke dërguar Peticionin e nënshkruar nga popullata shqiptare në vitin 1992 në Këshillin e Evropës.

Në vitin 1994, strukturat e sigurimit shtetëror maqedonas dhe atij serb, duke parë fuqinë e PPD, financuan në përçarjen e saj. PPD gjatë rrugës së saj pati edhe gabime, por këto gabime nuk ishin të qëllimshme, as të bazuara në ndonjë interes personal, por gabime pune që vinin si pasoj e situatave të krizës dhe rrjedhim i një shoqërie si që ishte ish-Jugosllavia dhe Maqedonia të dala nga traumat komuniste. Kjo i kushtoi shumë PPD dhe kuadrove të saj.(Korersp i DIELLIT)

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvendi i PPD, ne Tetove

Artikujt e fundit

  • 12 QERSHOR, 1987 – THIRRJA NË BERLIN E PRESIDENTIT RONALD REAGAN: “Zoti Gorbachov, shëmbe këtë mur”
  • Kosova e  lirë nga 12 Qershori 1999, me NATO-n…
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme” Monografi e autorëve Prof. Hamit Boriçi dhe Dr. Jolanda Lila
  • Kuvendi i Kosovës, perpetuum mobile e seancave pa kufi
  • Lidhja e Prizrenit, thirrje për bashkim edhe në ditët e sotme
  • Propaganda serbe kundër UÇK-së
  • BREZAT E RINJ SHQIPTARË DHE ARSIMIMI  NË AMERIKË
  • Kur kryeministri Pandeli Evangjeli i dha nënshtetësinë shqiptare Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij gjermane
  • Book Event Massacres in Kosovo 1998-1999 by Shkelzen Gashi marks the 26th Anniversary of Kosova’s Liberation Day and Sparks a Debate
  • HOMAZH NDERIMI PËR NJË BIR TË MADH TË KOSOVËS – DR. BUJAR BUKOSHIN
  • 12 qershori 1999 dhe 12 qershori i vitit 2025
  • NYPD Honors Albanian-American Police Officer for Heroism
  • 26 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS, VATRA TELEGRAM URIMI
  • SHUMË PYETJE TË VËSHTIRA PËR TË DJESHMEN, TË SOTMEN DHE TË NESËRMEN E SHQIPËRISË
  • METODA DHE STILI SHKENCOR I ILIR IKONOMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT