
Nga Pertefe Leka/
Drita Ivanaj në portën hyrëse të Kullës shumë dimensionale, prej ku babai i saj Dr.Martin Ivanaj mori lëndën për studimin dhe mbrojtjen e tezës Universitare, për Kanunin e Lekës në La Sapienza, Romë 1923. “Çdo vend në Shqipni asht Shqipni dhe e besojmë të përshtatshme ,në kjoftë se nuk asht do ta krijojmë të tillë, për me krijue qytetarë besnikë,por në vendin e parë Shqiptarë të Mirë. Prof.Dr. Mirash Ivanaj ishte biri i Trieshit, i gatuar me zjarrin e patriotizmit Shqiptar, në vendin ku vluan kryengritjet antiosmane. Pjesëmarrës në ato përpjekje ishin, i jati, Doda, xhaxhai Leka, dhe nga farefisi, prej të cilëve mori një ushqim, me vlera Atdhetare. Nuk mund ta ndash Mirashin nga vëllai i Madh Martini, ishin si vëllezërit Siamez. E kaluan së bashku rrugën e edukimit shkollor deri në Universitetin e Romës, “La Sapienza”, ku u lauruan në Jurisprudencë, Filozofi e Letërsi. Me 1923 me patriotin e flaktë Nikollë Ivanaj botuan ,në Shkodër, gazetën “Republika” ku shkelqyen për guximin politik me nivel intelektual, me ide përparimtare për Arsimin, drejtësinë dhe organizimin politik. Si Mazzinian huazuan idetë republikane ,“Republika është e vetmja trajtë ligjore dhe logjike”..duke ia përshtatur kushteve të zhvillimit politik, ekonomik, arsimor të asaj kohë në funksion të kulturës kombëtare. Me publicistikë të pasur e kurajo qytetare dënuan Kongresin e Durrësit e traktatin e fshehtë që u bë me Qeverinë Italiane 20 gusht 1919 . Kritikonin për paaftësi të zgjedhurit e Kuvendit Kushtetues, Mirashi nuk stepej edhe pas studimeve të larta në filozofi, letersi e jurisprudencë, studionte edhe Kuranin për të parë ndikimin e të drejtës romake në librin e shejtë…. Mirash Ivanaj shkëlqeu si mësues, drejtor e organizator në Gjimnazin e Shtetit Shkodër, ku aplikoi programet e shkollave evropiane dhe u shqua për organizim,disiplinë dhe përgatitje të lartë mësimore e pedagogjike. Atje bashkoi studentë të tre religjioneve,të gjitha krahinave shqipfolëse, duke shkrirë gjithë potencialin e tij intelektual, si njohës i 10 gjuhëve të huaja, ku përfshiu në programin mësimor gjuhët: Frëngjisht, Gjermanisht, Latinisht. Janar të vitit 1933, për merita të veçanta edhe pse ishte kundërshtarë i monarkisë pranoi detyrën e Ministrit të Arsimit, për të shërbyer në bazën kryesore të emancipimit të shoqërisë shqiptare, ku u bë i njohur si Ministri Reformator, sepse kërkonte të integronte shkollën e Arsimit Kombëtar “Ligji Ivanaj” shkaktoi pakënaqësi në qarqet shoveniste sepse shtetizoi shkollat e huaja në Shqipëri. Gjykata e Hagës e detyroi Qeverinë Shqiptare t’i moderonte politikat e saj ndaj shkollave minoritare .Ministri nuk pranoi ta zbatoje vendimin, për këte dha dorëheqjen. Me 1935, si Jurist emërohet Kryetar i Këshillit Shtetit. Me 1939, pushtimi i Shqipërisë, e gjeti në këmbë, në përkrahje të rezistencës antifashiste. Në pamundësi për t’u pajisur me armë, për të vazhduar luftën, largohet me vlla Martinin, atë kohë Kryetar i Kasacionit, që e pasuan edhe tjerë si Inxh.Butka,B.Merxhani. Kthehet në Atdhe me 1945 me ftesë të Gjergj Kokoshit,( më vonë bashkëvuajtës i tij) punoi vetëm një vit si mësues në Shkollën Pedagogjike. Arrestohet, me sajesa absurde, (dihet se diktatori nuk ia kishte harruar, kur Ivanaj ishte Ministër Arsimi, që ia kishte ndërprerë bursën studentit aventurier që nuk shlyente provimet). Denohet me 7 vjet burg. Kur ia lexuan vendimin — Pyeti – Për çka jam denuar mor zotni? Mori përgjigjen e prerë – se keni ardhë në Shqipëri për propagandë .—Po a ka ligjë në botë që të denojë mendimin? Kurrë nuk e kuptoi se përse ishte denuar, vdiq 12 ditë para se të plotësonte dënimin me 22 shtator 1953. (Lindur më 1891) Studiuesi dhe biografi i Ivanajt, Prof. Iljaz Gogaj në vepren “Mirash Ivanaj, Personalitet i Shquar i Universit Shqiptar” shkruan : Kur Ivanaj u fut në listën e “reaksionarëve” kujtesa kombëtare nuk e shleu kurrë nga mendja, sepse ai ishte shndërruar që me gjallje në simbol të vlerave më të qenësishme që e bëjnë të pavdekshëm një figurë të kombit, që e donte atdhenë duke mbajtur të ngulur vështrimin drejt së ardhmes dhe në shërbim të saj ”. Është përjetësuar në shumë artikuj të panumërt si dhe në veprat : Kujtime për Shkodrën 1926-1931, Dr.Jakov Milaj (bashkëvuajtës i M.Ivanajt). “Interviste me Vetveten” Petro Marko (bashkëvuajtësi i M.Ivanaj ). “Shënime Letrare “ Mitrush Kuteli ( bashkëvuajtës i M.Ivanajt ). Këto vepra dhe qindra artikuj shkruar për Ivanajn dëshmojnë ,për vlerat universele të kampionit të Arsimit Shqiptar. Sipas Ivanajt vendi nuk mund të rilindë e të përtërihet nga brenda në elementët jetësor të ndërgjegjës shqiptare në qoftë se nuk pastrohet nga themeli e keqja në veten tonë. Forcë shtytëse të këtij procesi sheh zhvillimin kulturor në përgjithësi, që e siguron vetëm arsimi, ku të mbizotërojë patriotizmi me anë të shkollimit, nepër të cilën do të kalojnë detyrimisht të gjithë brezat e kombit. Sot, edhe burra shteti mund të mësojnë nga shembulli Ivanaj . Ata që kanë në dorë fatet e kombit që me veprën e tyre mund ta bëjnë popullin të lumtur ose fatkeq, kanë shumë për të mësuar në qoftë se do ta çojnë Atdheun drejt shtigjeve të reja të përparimit. Të mësojnë edhe nga sjellja e tijë si njeri me natyrë të përkryer morale që e shoqëroi punën me shembullin vetjak. Për të mos humbur këta shembuj pune të përkryer në drejtësi dhe Arsim, trashëgimtarja e vetme e denjë, Drita Ivanaj, mori përsipër vazhdimësinë dhe jetësimin e vëllezërve Ivanaj. Drita vitet e para të feminisë i jetoi me babanë Martin, me nënën italiane, Giussepina Poglioti dhe xhaxha Mirashin. Një familje harmonike ku znj. Ivanaj, edhe pse e huaj, u përshtat më së miri në një shtëpi që e ndërtuan vetë vellezërit Ivanaj, në Tiranën e Re vlen për t’u theksuar pasuria kulturore në atë familje me 16 mijë tituj libra, të cilën e shkatërruan dhunuesit e dy diktaturave. Pas rënies së Murit Berlinit, Drita mes shumë peripecishë, si mori në pronësi shtëpinë e vet themeloi Fondacionin M.M.Ivanaj, Institut, Tiranë, New York, për të përçuar në brezat e rinj shembullin patriotik të etërve të saj. Funksionimi i Fondacionit më një staf të zgjedhur punon me përkushtim nën drejtimin e Presidentës Drita Ivanaj për promovimin e Kulturës Shqiptare, për ta përçue në çdo cep të Shqipërisë siç e dëshironin Ivanajt.