Nëndetsja turke “TCG PREVEZE, S 353” zhvillon vizitë portuale në portin e Durrësit/
Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës Detare shqiptare dhe asaj të Turqisë, mëngjesin e sotëm data 29 shtator 2015, mbrriti për një vizitë portuale në Durrës, Nëndetsja {ND} “TCG PREVEZE, S353”. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëveprimi dhe trajnimi i përbashkët midis Forcës sonë Detare dhe Flotës Turke. Anija turke u shoqërua në ujërat tona territoriale nga Motovedeta R-118, me Komandant Kap.Lt. Alket Cullhaj. Në molin 4 të portit Durrës ND “TCG Preveze” u prit nga kuadro të Flotiljes Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj. Mbas bregëzimit, Komandanti i anijes Kapiten i Rangut të III-të, Murat Bozdag i shoqëruar nga kuadro kryesorë të saj zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Detare. Drejtuesit e anijes turke u pritën nga Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Adnand Agastra dhe Shefi i Shtabit i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj. Mbasi i uroi mirëseardhjen në Portin e Durrësit, Kapiten Agastra vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy flotave dhe fushat specifike në të ardhmen, si arësimimi e trajnimi i personelit detar, strëvitjet e përbashkëta, etj. Ushtarakët turq falenderuan për pritjen e bërë nga autoritetet shqiptare dhe theksuan se mirëpresin cdo projekt bashkëpunimi me interes të dy palëve. Më pas komandanti i Nëndetses Turke vijoi vizitat me autoritetet e pushtetit vendor e qëndror të Durrësit. Takimin e parë ushtarakët turq e patën me kryetarin e Bashkisë Durrës, zotin Vangjush Dako, pastaj në Prefekturën e Durrësit ku u pritën nga Prefekti zoti Roland Xhelilaj dhe në fund me zotin Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të qarkut Durrës. Gjatë takimeve u evidentua miqësia tradicionale midis dy popujve, resurset ekonomike dhe turistike të Durrësit, rëndësia e bashkëpunimit ushtarak në kuadrin e NATO-s, për forcimin e paqes e sigurisë në rajon, etj. Gjithashtu në ditët e qëndrimit do ketë vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në ND, vizita të personelit të anijes në objektet muzealë dhe kulturorë të Durrësit e Krujës, etj. Krahas këtyre aktiviteteve ND turke do zhvillojë stërvitje të përbashkët me personelin dhe anije të Flotiljes Detare. ND Turke do largohet nga porti i Durrësit më 3 tetor 2015. Theksojmë se është viti i pestë që një ND turke zhvillon vizitë portuale në Durrës.
Të dhëna shkurt për ND “TCG PREVEZE, S 353”, Gjatësia-62 m, gjerësia-5.8 m, peshkimi-6.3 m, tonazhi-1400 t.