-DITËT MË TË GJATA NË BASHKËJETËSË DHE LUFTË ME KORONAVIRUSIN/
-KARANTIZIMI, SFIDA E KËSAJ GJENERATE/
NGA DALIP GRECA/
Kështu e ka cilësuar guvernatori i New York-ut karantizimin e detyrueshëm të njujorkezëve; si përballja më e efektshme me Koronavirusin dhe si sfidë për gjeneratat e sotme.
- Kjo është sakrifica që i imponohet gjeneratës së sotme, tha Cuomo.
Edhe pse New Yorku po jep shenja të qarta të rënies së kurbës të COVID -19; në qendrën e Epidemisë kanë filluar të kryhen testimet e antitrupave. Shteti i New Yorkut e ka marrë seriozizht testimin për antitrupa, pavarësisht se OBSH(Organizata Botërore e Shëndetsisë) doli të shtunën me një deklaratë me anë të së cilës u tërhoqi vëmendjen qeverive që kanë sugjeruar lëshimin e të ashtuquajturave “pasaporta të imunitetit” ose “çertifikatave që dëshmojnë mungesë rreziku”, të cilat do t’i lejonin njerëzit të ktheheshin në punë ose të udhëtonin me bindjen se antitrupat e tyre do t’i mbronin ata nga mundësia për t’u infektuar sërish…Kjo nuk ka prova shkencore. Një person që e ka kaluar infeksionin nuk do të thotë se është imun nga një prekje e dytë e virusit.
Gjithësesi testimi ka nisur fillimisht të shtunën për punonjësit e kujdesit shëndetsor në katër spitale në NYC: Montefiore, Elmhurst, SUNY Downstate dhe Bellevue. Punëtorë të tjerë të shërbimeve thelbësore, përfshirë punonjësit e tranzitit MTA, dhe policia e shtetit do të testohen javën e ardhshme. Të Shtunën, Guvernatori Andrew Cuomo njoftoi se të intervistuarit e parë, punonjësit e mjekësisë dhe punonjësit thelbësorë do të kishin të drejtë t’i nënshtroheshin testeve për koronavirus sepse ata kishin mbajtur barrën e kësaj lufte dhe ishin në kontakt direkt me të prekurit. Guvernatori tha gjithashtu se ai do të autorizonte rreth 5,000 farmaci për të shërbyer si vende ku mund të mblidheshin testet.
“Duke folur për nisjen e testeve për antitrupa tek kategoria e punonjësve të vijës së parë, guvernatori argumentoi: Këta njerëz kanë mbajtur barrën kryesore të luftës kundër koronavirusit dhe ata kanë qenë të ekspozuar ndaj publikut gjatë gjithë kësaj krize dhe janë përballur me publikun, përmes vështirsish” tha Cuomo ndërsa njoftoi kriteret e përzgjedhjes.
Shteti do të vazhdojë përpjekjet e tij për testimin e antitrupave për të përfshirë punëtorët e tranzitit dhe zbatimin e ligjit.
Përpjekja e fuqishme e testimit vjen pasi të dhënat sugjerojnë se shteti i New York-ut mund të jetë në fundin e shpërthimit të epidemisë. Numri i personave ditorë që hyjnë në spitale për COVID-19 ra në fundjavë afro në 1.100, më i ulti që ka qenë në 21 ditë, njoftoi guvernatori. Ky është një lajm që duhet vlerësuar pozitiv, komentoi Guvernatori.
Vdekjet nga sëmundja, megjithatë, u rritën në 437 të Premten, nga 422 një ditë më pare, ndërsa të shtunën u raportuan 617 në rang shteti.
Cuomo komentoi në konferencën e së shtunës duke thënë se ai do të lëvizte duke përdorur maskë, duke dhënë kështu shembullin vetiak të përshtatjes dhe bashkëjetesës me koronavirusin, i cili duket se nuk do të largohet aq shpejt, sa ç’mendohet. Ai tha se kishte një koleksion të tërë maskash shumë të bukura, që i ishin dhuruara nga i gjithë shteti. Tashti po lulëzon Arti-Maskë, një specializim i ri i kohës së Koronës.
“Kanë kaluar 56 ditë të gjata”, tha Cuomo.
Ai u bëri thirrje gjeneratave të bëhen të ndërgjegjshëm për të përballuar vështirësitë e kësaj kohe.
Koha, tha ai, na ka thirrur që të merremi me këtë krizë. Dita 56!
Ai i epitetoi si”ditë të gjata” 56 ditët e deritanishme të krizës panepidemike. Guvernatori kujtoi se Pandemia e vitit 1918, nuk vazhdoi me ditë, as me muaj, por plot dy vjet. Ne jemi në ditën 56…. Ai u kujtoi gjeneratave të sotme se gjenerata e Luftës së Parë Botërore përballoi vështirësi të jashtzakonshme për katër vjet, sa zgjati lufta. Ai kujtoi depresionin e Madh që vazhdoi për katër vjet.
Po ashtu gripi i tmerrshëm spanjolli mori 2 vjet kohë derisa u zhduk…
Duke iu drejtua bashkështetasve të tij ai tha: Ju doni të flisni për ankthin ekonomik? Ju dëshironi të flisni për njerëzit që humbasin shtëpitë, duke mos qenë në gjendje të ushqehen vetë, njerëzit që jetojnë në kampe, njerëzit që jetojnë në makina? Mos harroni se gjenerata e Luftës së dytë botërore, përballoi vështirësi të jashtzakonshme për gjashtë vjet sa vazhdoi lufta.
Më pas në kujtesën e amerikanëve vjen Lufta e Vietnamit, një luftë e mbushur plot tragjedi, e cila vazhdoi për tetë vjet.
Apeli i guvernatorit duket se synon të përgatis brezat e sotëm për më shumë qëndresë dhe kurajo.
56 ditë është një kohë e gjatë, dhe gjenerata e sotme po përjeton ndoshta situatën më të vështirë të kohës moderne.
Guvernatori apeloi për më shumë kurajo dhe qndresë për të pritur një perspektivë më të mirë. Le të pajtohemi me situatën në të cilën po jetojmë. Kjo është një përvojë e vështirë, por që ne duhat ta kapërcejmë.
Guvernatori tha se “ne do ta menaxhojmë situatën, do ta trajtojmë dhe do të jemi më mire.”
“Pesëdhjetë e gjashtë ditë, gjithë kjo përballje. Mendoni për këtë në mënyrë pozitive: ajo që po bëjnë mjekët dhe të gjithë punonjësit e vijës së parë, po kursen jetë njerëzish. Kjo nuk është retorikë. Ajo që ne kemi bërë ka shpëtuar jetë. Ekspertët, çdo ekspert – CDC, task forcë e Shtëpisë së Bardhë, Universiteti Cornell, Universiteti Columbia, McKinsey, ai grup që Bill Gates financoi – të gjithë prej tyre parashikuan që do të kishte të paktën 100,000 infeksione të rënda më shumë në shtetin e New York. Cfarë ndodhi? Ne bëmë atë që duhej të bënim, që ishte e vështirë dhe e jashtëzakonshme për ta bërë. Epo, çfarë arritëm? Njëqind mijë më pak infeksione serioze. Kjo është ajo që kemi bërë në 56 ditët e betejës, ku të afërmit tanë të prekur nga koronavirusi jetonin ferrin e vuajtjeve. Pra,100,000 më pak infeksione. Kjo nuk është pak!
BETEJA 24 ORËSHE NË SHIFRA
MBI 3 MILIONË TË INFEKTUAR NË TË GJITHË BOTËN, SHBA I AFROHET 1 MILIONSHIT
Bota preku shifrën e 3 milionshit të pacientëve bartës të COVID-19, duke patur një ritëm ditor në 24 orshin e fundit me 90 mijë e 731 të infektuar, ndërsa me 6 mijë e 96 të vdekurëve të së Shtunës, numri i viktmave në rang botëror shkoi në 202 mijë e 973. Italia me më shumë viktima në këtë pandemi, duket se po prek fundin e saj me 2 mijë e 357 të infektuar të rinj dhe 415 viktima në 24 orëshin e fundit. Edhe Spanja raportoi vetëm 378 të vdekur, dhe 3 mijë e 995 të infektuar; Franca e kishte më të ulët numrin e të infektuarëve me 1 mijë e 660, ndërsa viktimat 369. Më e prekur dhe më e zhytur në vorbullën e virusit është Britania e Madhe me 813 të vdekur në 24 orshin mes së Premtes pasditë dhe së shtunës në mesditë. Gjermania raportoi vetëm 1 mijë e 419 të infektuar dhe 113 viktima.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbyllën të Shtunën me 35 mijë e 419 të infektuar të rinj dhe me 2 mijë e 65 të vdekur, duke e çuar numrin e të infektuarëve afër 1 milionshit(960 mijë e 650) ndërsa numri i të vdekurve në total në 54 mijë e 256, më shumë se dyfishi i Italisë.
New Yorku si shtet raportoi 10 mijë të infektuar të rinjë duke e ngritur shifrën totale të të infektuarëve në 288 mijë e 313, ndërkohë që humbën jetën 617, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 21 mijë e 908.
Neë Jersey raportoi 246 të vdekur gjatë së Shtunës duke patur në total 5 mijë e 863 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarëve të rinj shkoi në 3 mijë e 327(numri total 105 mijë e 553), Massachusetts me 2 mijë e 379 të infektuarit e rinj mbanë vendin e tretë ndër shtete me 53 mijë e 348, ndërkohë që raportoi për të shtunën 174 viktima (numri i përgjithshëm 2 mijë e 730); California ka regjistruar deri tani 42 mijë e 165 të infektuar(1,353 të rinj) dhe 1 mijë e 671 të vdekur(77 të rinj); Ilinoisi regjsitroi 79 të vdekur, Pannsylvania 68, Michigani 189, Lousiana 43, Connecticut 98, Indiana 44, Minesota 33, Ohio 21, Texasi 22, Meriland 27 etj.
New York, 25 Prill 2020