Nga Sokol DEMAKU/
Libri “Djali dhe tigri” i autori suedez Lars Westman, i përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Demaku, tani më gjendet në disa nga bibliotekat e shkollave fillore të Komunës së Tetovës dhe të komunës së Tearcës. Ky aktivitet u realizua në virgjilje të aktiviteteve për shënimin e Ditës së hapur të Evropës. Shpërndarja e librit filloi te stneda e Shkollës fillore “Migjeni” e cila në këtë evenimet prezentonte kulturën e shtetit të Suedisë, për të vazhduar edhe te shkollat tjera. Ky aktivitet u përkrah edhe nga Sektori për veprimtari pubklike në Kuadër të komunës së Tetovës, ku një kopje iu dhurua edhe Kryetares së Komunës së Tetovës zonjës Tetuta Arifi.
Shpërndarja e këtij libirit filloi dit më parë kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, pas një promovimi modest në Universitetin Vitrina, ku në një takim rasti këtë detyrë për ta shpërndarë në Tetovë e rrethinë e morri për sipër poetja dhe gazetarja Sadije Aliti nga Tetova.
Gjatë këtij aktiviteti Aliti thekso:” ky libër është një roman për fëmijë ku flitet për bukuritë natyrore të Suedisë, ku atori nëpërmjet rrëfimeve të Djalit dheTtigirt ato i pështat për moshat më të vogla, njëherit paraqitet edhe dashuria e kujdesit ndaj natyrës dhe kafshëve”. Në emër të lexuesve nga Tetova ajo shprehi faleminderim për përkthyesin dhe donatorin e këtij libri Sokol Demakun.
Autori suedez Lars Westman, emër i njohur tani më edhe te shqiptarët, i kishte besuar përkthyesit që ta kryente një detyrë miqësore, kjo gjë lidhej me vendimin, që kishte marrë, që 1.000 kopje të librit të tij, “Djali dhe tigri”, t’i jepte falas për nxënësit e moshave të vogla, në shkollat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Preshevës.