Çikago:SHSHA reagim kundër intervistës së Bujar Osmanit në ,,Zëri i Amerikës,,/
Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin në gjuhën shqipe,,Zëri i Amerikës,,foli gjerësisht për aktualitetin politik shqiptar në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare dhe synimet për formimin e qeverisë së re dhe rolin politik që ka në këtë hapësirë partia shqiptare BDI karshi çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare.Në këtë intervistë thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago,zëdhënësi Bujar Osmani në fjalorin e tij ,,politik,,sikur e harroi çështjen shqiptare në Maqedoni dhe më shumë interesohej se si partia e tij(BDI)të merrë timonin në dorë për çëshjtjen shqiptare dhe të bëjë (kualicion)me fituesin e zgjedhjeve parlamentare(partinë e Nikolla Gruevskit)që është sipas nesh një parim i ,,sugjeruar,,edhe nga SHBA-ja dhe jo me humbësinë e zgjedhjeve (partinë e Zaevit) .Për të parë nga afër ironinë e tij dhe apetitet që sa më parë kjo parti të hyjë në qeverinë e re të Nikolla Gruevskit si mandator i nominuar,Bujar Osmani në lojën e fushës politike(shqiptare)e theksoi me një gjysëm fryme se si ,,vota e lirë,,ka humbur përmes përqarjeve të partive politike shqiptare dhe jemi aty ku jemi me 20 deputetë,ndërsa dy partitë politike maqedonase në parlament do të kenë 100 deputetë,ku forca politike e përfaqësimit të shqiptarëve do të jetë minimale për të mos thënë e pamundur,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.Është paradoksale se si njerëzit e politikës shqiptare në Maqedoni,sikundër kjo që e dëgjuam nga Bujar Osmani,thuhet më tej nga reagimi në Çikago,se ata asnjëherë nuk e thonë atë që duhet të thuhet me gjuhën e argumenteve të kohës,me ligjet e Kushtetutës aktuale që popullin shqiptar e vë në margjinat e kohës (pakicë kombëtare) dhe jo me subjektivitetin (shtetndërtues)dhe po e anashkalojnë çështjen se tash e njëzetë vjet nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë në Maqedoni dhe këtu ia përkujtojmë Bujar Osmanit,që më shumë foli esull për çështjen shqiptare dhe fajin e ,,humbjes,,së votës së lirë ua la partive të shumëta politike dhe nuk e pa të udhës të flasë në një rrafsh të ri kombëtare se populli shqiptar nuk është komunitet(shenjë dalluese e pakicës),por populli i dytë shumicë në hapësirën e vet etnike,po i tregojmë zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani.
Në intervistën e tij në ,,Zëri i Amerikës,,Bujar Osmani disaherë e thoshte si ,,arsyetim,,skandaloz duke thënë se ,,ne jemi pak,,në Maqedoni duke i dhënë fakte të shtetit se (populli shqiptar)është pakicë kombëtare,kjo tregon fare qartë se sa jemi të gatshëm të jemi në ballë të çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare dhe me këtë paraqitje të Bujar Osmanit kemi parë nga afër se si njeriu i rreshtave të parë të BDI-së ende nuk po dalin nga vetvetja dhe nuk po dalin atje ku frymon populli shqiptar që kërkon barazinë kombëtare përmes vijave të ndryshimeve të Kushtetutës që ata të jenë në avancimin e barazisë (shtetformues)e jo pakicë dhe në margjinat e kohës,thotë në reagimin e SHSHA-së lidhur me intervistën jashtë kohës shqiptare të Bujar Osmanit.Për fund SHSHA i thotë Bujar Osmanit se sërish çështja shqiptare në Maqedoni do të jetë peng në frontet e ndara të partive shqiptare dhe mungesa e gadishmërisë që çështja e (pa)zgjidhur shqiptare të vëhet në planin e gjerë kombëtar(Foto arkiv)
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com