12 Shkurt 2013, me rastin e 5 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, Anëtari i Ansamblesë për Shtetin e Nju Jorkut, Shqiptaro-Amerikani Mark Gjonaj, paraqiti Rezolutën për Kosovën. Në aktin e parë zyrtar si asamblist, Zoti Mark Gjonaj i paraqiti Asamblesë së shtetit të New Yorkut për aprovim, rezolutën e përpiluar dhe sponsorizuar prej tij, në 5-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Z. Gjonaj e paraqiti këtë rezolute për miratim, duke e lexuar në sallën e mbushur plot e përplot gjatë punimeve të Asamblesë së shtetit të New Yorkut, për një rast historik dhe shumë të gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo, pra me rastin e 5-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në sallë ishin dhe shumë përfaqësues të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, si Kryetari Gjon Bucaj, zv/Kryetari Agim Rexhaj, anëtarët e Këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe Besim Malota, editori i Diellit Dalip Greca, por edhe shumë përfaqësues të organizatave të Komunitetit Shqiptar dhe media amerikane dhe shqiptare.
Rezoluta e sponsorizuar nga Zoti Mark Gjonaj, asamblisti i parë shqiptaro-amerikan, dhe e miratuar nga Asambleja e New York-ut,nuk ishte e kësaj natyre, dmth, që të vinte botën në dijeni për tmerret që pësonin shqiptarët në Ballkan ,jo, ai e paraqiti këtë rezolute për miratim, duke e lexuar në sallën e mbushur plot e për-plot gjatë punimeve të Asamblesë së shtetittë New Yorkut, për një rast historik dhe shumë të gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo, pra me rastin e 5-Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në rezolutën e Asamblesë së New York-ut thuhej se ky trup legjislativ përkujton këtë përvjetor në frymën e ngjarjeve historike që janë shembëll i parimeve dhe i luftës për liri të popujve anë e mbanë botës për të siguruar Pavarësinë dhe për të jetuar në paqë dhe liri. Rezoluta njeh gjithashtu kontributet që shqiptaro-amerikanët nga Kosova, kanë dhënë në fusha të ndryshme si në tregti, shkencë e në qeveri, të cilët sipas rezolutës, kanë frymëzuar të rinjë tanë e mbanë New Yorkut për të realizuar ëndërrat e tyre nepërmjet shkollimit dhe punës së rëndë. Në rezolutë thuhej gjithashtu se trupi legjislativ i New Yorkut celebron dhe mburret me shqiptarët nga Kosova të cilët ruajnë me krenari preardhjen e tyre dhe janë shëmbëll i bashkjetesës kulturore, gjë që forcon komunitetet e ndryshme që jetojnë në New York.
Nërezolutë nënvizohej fakti se Kosova shpalli Pavarësinë e saj me 17 Shkurt, 2008, një datë historike kjo që do të festohet nga shqiptaro-amerikanët si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shteti i New Yorkut, pasi kjo pavarësi u bë e mundur me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, duke i dhënë fund fushatës brutale policore e ushtarake të regjimit të Millosheviqit kundër spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Rezoluta njeh edhe kontributin e vazhdueshëm të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara që kanë shërbyer dhe shërbejnë trimërisht si pjesë e aleancës së NATO-s, duke thënë se prania e tyre nëKosovë është e pazëvëndsueshme për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe për paqën në rajon.
Në rezolutë thuhej se Kosova tani ka një shtet funksional me një kushtetutë demokratike, përshëndet marrëdhënjet e veçanta që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe nënvizon faktin se Kosova është njohur tanimë si shtet i pavarur nga shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare. Si përfundim, thuhej në rezolutë, Asambleja e shtetit të New Yorkut vendosi të bëjë një pauzë në punimet e saj, për të përkujtuar 5-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt, 2013.
Në fjalimin e rastit, asamblisti Mark Gjonaj iu drejtua kolegëve të tij në Asamblenë e New Yorkut, si edhe shumë personaliteteve, udhëheqësve dhe përkrahësve të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke thënë se, “17 Shkurti shënon shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe bashkimin shqiptar, një bashkim që u bë edhe më i qartë ndërkohë që më shumë se 12.000 veta vdiqën dhe një milion Shqiptarë u detyruan të largoheshin si refugjatë, shumë prej të cilëve kërkuan strehim politik në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.’’ Asamblisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj u tha kolegëve të tij se, “Historia e popullit Shqiptar është e vjetër dhe unike”. ‘’Ne jemi, tha ai, “ndër qytetërimet më të vjetra në Evropë me tradita kulturore, që dallojnë nga të tjerat por që theksojnë mikpritjen, bujarinë, punën e rëndë dhe respektin, veti këto që jam i sigurt, tha ai, se kanë influencuar Shqiptaren më të famshme në botë, Nënë Terezen.”
Zoti Mark Gjonaj vazhdoi duke thënë se, “Është ironik fakti se njëra prej qytetërimeve më të lashta në Evropë, njihet gjithashtu si shteti më i ri i Evropës.” Zoti Gjonaj folie dhe për lidhjet e ngushta që Shqiptarët gëzojnë me Shtetet e Bashkuara, duke venë në dukje kontributin e presidentëve amerikanë, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve, duke filluar prej presidentit Woodrow Wilson, presidentit Bush të vjetër, presidentit Klinton dhepresidentit Bush të ri. Ai theksoi se, “Shqiptarët nga Shqipëria dhe nga Kosova janë provë e gjallë se Shtetet e Bashkuara janë një komb i posaçëm që mbështetë dhe përhapë lirinë dhe demokracinë anë e mbanë botës, në mbrojtjetë të drejtave të njeriut dhe gjithmonë në krye të luftës kundër shtypjeve dhe tiranisë”, përfundoi fjalën e tij asamblisti Mark Gjonaj me rastin e paraqitjes dhe miratimit të rezolutës në Asamblenë e shtetit të New Yorkut, me rastin e 5-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.(komentet rreth rezolutes janë marrë nga shkrimi i autorit Frank Shkreli, botuar në Dielli, në Shkurt 2013)