RIVARRIMI I NËNËS/
Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi/
Qysh vdiqe moj nëna ime,/
Me një det me hidhërime,/
Me burgje dhe internime,/
Ajo çika zemër trime./
T e k i u /
Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, ne emigruam nga atdheu për në Shtetet e Bekuara të Amerikës, për t`i shpëtuar vuajtjes së pa fund që kishim provuar në atdheun tonë.
***
Unë Tekiu, arrita së fundi të hedh një grusht dhe, mbi varrin e nënës sime të dashur, sepse kur ajo dorëzoi shpirtin e saj të bardhë dhe të vuajtur, më 15 prill të vitit 1982, unë nuk u ndodha pranë saj, pasi vuaja në burgun komunist të Ballshit, për idetë e mia.
E kujtoj si sot, se atje ku isha, në skëterrën komunistë, atë natë pashë një ëndërr që më tronditi jashtë mase: M`u bë sikur u ndërpre lidhja telefonike me nënën. U besoj ëndërrave dhe prandaj menjëherë i nisa nënës një telegram. Pasi nuk mora përgjigje të nesërmen nisa një telegram tjetër, por përsëri asnjë përgjigje. Në përgjigje të telegramit të tretë më shkruhej: ”Personi që kërkoni ka vdekur. Në fund të telegramit ishte shënuar dërguesi:Posta”.
Me telegramin në duar që më dridheshin pa fund, nuk e durova dot dhimbjen dhe ulërita si fëmijë. Shumë më vonë, mara vesh se kjo përgjigje ishte kthyer nga Zonja e nderuar, bashkëshortja e të ndierit Leka Kruta, që punonte në postë.
Vdekja e nënës, ndodhi në kohën kur kisha vetëm 5 ditë që kisha dalë nga labirinthet e skëterrshme të Sigurimit të Shtetit, ku vuajta 5 muaj hetuesi çnjerzorë, tmerr, që besoj se helmoi dhe përshpejtoi vdekjen e nënës sime të dashur e të vuajtur.
Në gjendjen që u ndodha, bashkëvuajtësit në burg, Safa Çeloaliaj dhe zotrija që sot më nderon në këtë ceremoni përkujtimore Dilaver Çeloaliaj, brenda pak minuatve shtruan një batanije në fund të kapanonit me dërrasa, ku ishte ulur Faik Margaritari, një i moshuar i burgosur rreth të tetëdhjetave, mik i familjes time por më fatkeq se unë, i cili më përqafoi dhe pasi fshiu dy pika loti, drodhi një cigare dhe ma tha:
– Djalë bëhu i fortë! Pasi heshti pak e hoqi në zemër vazhdoi:
– Mua më dënuan pa asnjë faj 25 vjet, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa djali tjetër vdiq nga vuajtja dhe mungesa e barnave në burgun e Spaçit dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto tmerre,- më pushkatuan edhe dhëndërrin: Sezai Çeloaliaj dhe prapë bëj durim dhe bëhem i fortë.
Kështu filluan bashkëvuajtësit e mi, të vinin e të më ngushëllonin, atje tek batanija e shtruar për tokë duke më hedhur edhe nga një cigare dhe duke treguar sejcili historinë e tij.
Njeri më thoshte unë kam qënë në Burrel me babanë tuaj, një tjetër më tha jam shok i Muratit, vëllai jonë që vuante në burgun e Spaçit dhe për çudi ndryshe nga të tjerët më dha dy cigare: një për mua dhe një për vëllanë tonë Muratin, pasi nuk kishte se ku e gjente dhe ta ngushëllonte edhe atë për vdekjen e nënës.
Pastaj erdhi duke qarë Sherif Merdani, ai këngëtari i famshëm, Sherua siç i thërrisnim ne, me të cilin kisha qenë edhe ushtar në repartin e punës në Dushk- Lushnje. Edhe ai duke qarë bashkë me mua, më tha: ”Po mbi një batanije, në burg, i priti cigaret për babanë, edhe vëlli juaj dhe shoku im, Murati. Ishte 29 qershor i vitit 1976, atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Në se një ditë do të hapen dosjet e diktaturës komuniste, drama e familjes tuaj do t`i tronditë shqiptarët!”
Miku i familjes tonë Pipi Konomi erdhi bashkë me një mikun e tij: një burrë të gjatë me trup të drejtë, i cili më dha dorën dhe më tha:
– Burrat nuk qajnë! Unë u befasova, kur Xha Faiku më tha se ai ishte komunisti Andon Sheti nga Vunoi i Vlorës. Vuajtja dhe burgu ia kishin zbutur zemrën këtij komunisti…
Kështu të dashurit e mi, këta që përmënda dhe shumë të tjerë, më ngushëlluan për vdekjen e së mirës nënës sime.
Të nesërmen i nisa një letër Finlandës, bashkëshortes sime, e internuar në fshatin e Tragjasit, të cilën e porosisja që të mbante afër fëmijët dhe ta duronte dhimbjen, siç ishte mësuar edhe ajo t’i duronte dhimbjet, kur i kishin pushkatuar babanë, kur ishte arratisur xhaxhai, dhe kur e kishin internuar familjen e saj.
Në fundin e asaj letre i shkrova një elegji për nënën:
Qysh vdiqe moj nëna ime,
Me një det me hidhërime,
Me burgje dhe internime,
Ajo çika zemër trime.
***
Ne u njohën me komunizmin që fëmijë dhe që athere kuptuam, se ai sistem nga luga e floririt që premtonte do ta shpinte popullin të hante me lugën e drurit! Ishte 24 dhjetor i vitit 1944, kur dy partizanë erdhën në shtëpinë tonë, në lagjen Skelë, buzë detit, dhe arrestuan babanë. Ne, katër vëllezër, ende fëmijë, iu qepëm nga prapa babait duke qarë, por komunistët e pa shpirt na shtynë me urrejte, me qytat e pushkëve duke shfryrë:
– Kulishët e ballistit! Fjalë që ne nuk arrinim t`i kuptonim asokohe…
Kurrë nuk mund ta harrojmë nënën tonë të dashur, e cila edhe ajo duke qarë dhe mallëkuar, na mblodhi rreth vetës si zogj shqiponje duke na thënë se babai do të kthehej shpejt, ndofta edhe ajo, nëna jonë, besonte se ai, babai jonë do të kthehej me të vërtetë. Por babai u kthye në shtëpi pas dhjetë vjetësh, kur ne në vuajtje e mjerim, tashmë ishim rritur…
Kjo e keqe na ndoqi gjithë jetën. Pas babait, vëllai jonë Qamili u hodh në det nga brigjet e Sarandës dhe doli me not në Korfuz. Më pas Memishahu, në moshën 16 vjeçare përfundoi në burg. Pas Memishahut radhën e kishte Murati i cili vuajti në burgjet komuniste mbi 18 vjet të jetës së tij dhe i fundit isha unë Tekiu…
Finlanda bashkëshortja e Tekiut e tregon kështu ditën e arrestimit të tij: “Pas arrestimit të Tekiut të Vlorë, ia behën në shtëpi 5 oficerë të Sigurimit të prirë nga i famshmi Xhebro Shalari… Ata do të kontrollonin shtëpinë e armikut të popullit tashmë të arrestuar, por edhe do të terrorizonin një grua pa mbrojtje dhe fëmijët,- më i madhi vetëm 14 vjeç… Në largim Xhebro Shalari i drejtohet Finlandës, me një krenari prej krimineli:
– Ku e ke Tekinë ? Dhe ajo si grua vërtetë shqiptare iu përgjegj:
– Sa herë që Tekiu vinte në Vlorë ne dilnim në shkallë dhe e prisnim. A do të kthehej, apo do arrestohej? Tani që ju e morët nuk kemi se ç`farë të presim më. Na i pakësuat vuajtjet, shtoi ajo me një qëndrim burrneshe… „
***
Që nga 24 dhjetor i vitit 1944, familja jonë kishte vuajtur e provuar kalvarin çnjerzor komunist. Vuajtjet shpirtërore ndofta as varri nuk do t`i shërojë, por u ndamë nga vuajtjet fizike, 24 vjet më parë, pikërisht në një ditë si sot më 5 gusht të vitit 1990, kur u lartguam zemër djegur nga atdheu ynë që na kishte bërë të vuanim aq shumë.
Atë ditë kisha hipur në traget i përcjellë nga tre- katër miq, ndërmjet tyre edhe profesor Bejkush Birçe, që më ka nderuar edhe sot me praninë e tij në rivarrimin e nënës…
Ndërsa trageti u nis, hodha sytë me mallëngjim në brigjet e Adriatikut, atdheut tim të dashur, po mendimet e mia m’i ndërpreu Finlanda, bashkëshortja ime dhe im bir Fatmiri, athere 11 vjeç të cilët më thanë:
– A ke forca ta fillosh jetën nga e para?
Përgjigjia ime ishte: Po!
-Athere, më thanë ata në nje gojë, ne do ta gëzojmë jetën dhe sot e tutje nuk do të guxojë njeri të na diskriminojë e të na fyej si komunistët e Tragjasit. Jeta nën diktaturën komuniste na mësoi si të duronim dhimbjen fizike e shpirtërore.
Në varrimin e babait morën pjesë vetëm 15 vetë…
Kur dola nga burgu, nje njeri i mirë nga lagjja Llonxhë ku banonte nëna, me ftoi për një kafe dhe më tha: „Kam qënë këtu, ulur, kur është përcjellë nga kjo lagje, në përjetësi nëna juaj vetëm me 7 vetë. Në fund ishte Beshiri, varrmihësi, por edhe ai u ndalua nga një anëtar i Këshillit Popullor, sepse gruaja që përcillej ishte e veja e një Ballisti, dhe grua që kishte lindur vetëm armiq të popullit të cilët partia i kushte burgosur… „
***
Një familje e tërë, e dënuar mizorisht: Babai, Muhamet Gjonzeneli (1907 – 1978) i dënuar me 30 vjet burg, Qamili, djali i madh, i arratisur jashtë shtetit,Tekiu i dënuar me 8 vjet burg, Memishahu i dënuar me 6 vjet burg, Murat Gjonzeneli dënuar me 20 vjet në burg.
Zonja (1908 – 1982), nëna e katër djemëve të dënuar, ajo grua heroinë që e kishte kalur gjithë jetën nëpër dyert e burgjeve dhe që i kishte larë udhët e Shqipërisë me lot, duke ndihmuar sado pak bijtë nëpër burgje dhe kampe e qante të shoqin me lot hidhërimi:
Muhamet e varfëra,
Po e keqia s`tu nda,
S`të qan motër, as vëlla
As fis as akraba.
Për ta kuptuar dhimbjen e kësaj nëne, për ata që nuk e jetuan atë kohë, sqarojmë se Muhameti si shumë të tjerë në atë kohë ishte njeri i braktisur nga njerëzit, më të afërt, nga fisi dhe miqësia sepse ishte “armik populli”! Edhe në përjetësi ai burrë i rëndë u përcuall nga një grusht njerzish.
***
Më 5 gusht 2014, ne bijtë e atyre prindërve të vuajtur arritëm që prindërit tanë t`i rivarrosim në vendlindjen e tyre në Tragjas, në baltën që i kishte lindur, rritur dhe vuajtur pa fund, pranë të afërmve dhe të dashurve të tyre nga të cilët ishin ndarë në gjallje dhe ndofta Perëndia i bashkonte në atë jetë.
Nje shkrim i persosur per nje tragjedi familjare qe ishte e zakonshme ne periudhen e sundimit totalitar te nje diktatori mizor, por qe kishte edhe burra qe dijten t’i rezistojne me vetmohim asaj, per njerez qe megjithse ne ato kondita te veshtira qendruan optimist se do te vinte dita e triumfit te ideve te tyre. Nje nga keta keni qene edhe ju, i dashur Teki. te paharruar prinderit tane shume te pervuajtur! Ata do te rrojne pergjithmone ne memorien e ketij populli
Pergezime Z. Gjonzeneli!
Puna e juej meritorn mirenjohjen e te gjithe atyne qe kane vuejte nen rregjimin komunist, si dhe te gjithe atyne qe çmojne vlerat themeloe te njerezimit.
Ne burg kam njohe te ndjerin Muhamet dhe kusherinin tuej Prof. Bego Gjonzeneli, dy shembuj te shkelqyem patriotizmi te rralle dhe fisnikerie njerezore.
Pushofshin ne paqe!
Vertete “Plaget tona”…qe kujtuem se u mbyllen!
Mosdenimi i krimeve te komunizmit ne Shqipni, asht nje “Plage” tjeter qe vazhdon me rrjedhe gjak!
Humbje te tilla jane “Historia e Vertete e Shqipnise” mbas vitit 1944… Ju pershndes per kete Elegji te vertete!
Shtyllasi, si metaforë e tranzicionit shqiptar
Nga Fatmir Lamaj
Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar.
Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar dhe të persekutuar, të cilët më shprehën një shqetësim që kishte lidhje me pronat e tyre.
Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.
Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit siç ishin: Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët Pëllumbët, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor; që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.
Në vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisë, shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike.
Nga ligji famëkeq Nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj.
Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.
Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë, ndërsa Shtyllasi qendër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…, por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, sepse të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua!
Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve.
Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake.
Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante, të vulosura nga qeveria e Berishës…
Dhe fshatarëve u është thënë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.
A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…Bashkangjitur po ju dërgojmë edhe listën e banorëve të këtij fshati:
1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu
2-Gaspër Miraka 27- Xhevair Xherahu
3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu
4-Saliko Baruti 29- Shkelqim Xherahu
5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu
6-Perparim Baruti 31- Zini Xherahu
7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli
8-Agim Manafi 33- Muhamet Bazelli
9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli
10-Ibrahim Kapa 35- Albert Bazelli
11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku
12- Sali Bazelli 37- Mergim Zenalaku
13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli
14- Gezim Pellumbi 39- Ziqeri Merolli
15- Sander Mihali 40- Medi Muçka
16- Jani Mihali 41- Xhevdet Birçe
17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka
18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka
19- Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha
20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha
21- Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha
22- Kristo Nini 47- Sali Memini
23-Thoma Nini 48- Spase Mihali
24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli
25- Iliaz Xherahu 50- Sali Ndreu
52 Ylli Xherahu 51- Osman Ndreu
______________
Dear Mr. Peter Sanfey, Regarding the financial investment
your company is doing for the bypass road segment Fier-Levan in south
Albania, we, all the residents of the Shtyllas Village (during the
communists e this was an area for detention camps, where a lot of Albanians were interned with the whole family), are complaining and reporting about the expropriation value of our estates, which is a ridiculous and very miserable price: EUR 2.00 per m², while the expropriation values in the nearby areas are higher (in Levan Village EUR 11.50 per m² and in Pojan Village EUR 6.50 per m²). This village, Shtyllas, is located between these other two villages, so why this big, unfair and corrupt difference? The
Styllas case is different because it involves a corruptive affair. The deal
is that an anonymous businessman will get the sideways parts of each
roadside, on the 15th and on the 18th kilometer. Each of these parts has a
surface of about 25,000 m². The purpose of this area is the construction of
two huge car parks. We were informed that the decision for this corruptive
affair was approved. We were threatened to keep silence and helplessly
accept this robbery. Please Mr. Sanfey, I and all the other residents are
asking for your help and attention to review the price of our properties.
We are being disseized of our estates. We are not refusing to sell the
estates, we are only asking for a fair and a legal evaluation. In the hope
for a positive change the below mentioned residents of Shtyllas and me are
giving you our sincere thanks. 1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu 2-Gaspër Miraka 27- Xhevair Xherahu 3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu 4-Saliko Baruti 29- Shkelqim Xherahu 5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu 6-Perparim Baruti 31- Zini Xherahu 7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli 8-Agim Manafi 33- Muhamet Bazelli 9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli 10-Ibrahim Kapa 35- Albert Bazelli 11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku 12- Sali Bazelli 37- Mergim Zenalaku 13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli 14- Gezim Pellumbi 39- Ziqeri Merolli 15- Sander Mihali 40- Medi Muçka 16- Jani Mihali 41- Xhevdet Birçe 17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka 18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka 19- Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha 20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha 21-Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha 22- Kristo Nini 47- Sali Memini 23-Thoma Nini 48- Spase Mihali 24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli 25- Iliaz Xherahu 50- Sali Ndreu 51- Ylli Xherahu 52- Osman Ndreu.
Regards, Fatmir Lamaj foimer political prisoner Cel 0664128750 ”