Nga Ndue BACAJ
DY FJALE NË VEND TË HYRJES
Mund të jenë fare pak banore të Shkodres , Malesisë së Madhe e me gjërë që të mos kenë degjuar per qytetin apo kalanë e lashtë të Drishtit, e cila ndër shekuj “cilesohej” pas asaj të Shkodres…Per ketë trashigimi qytetrimi e zhvillimi qarkullojnë gojdhena ,dokumente dhe shkrime të ndryshme ,të cilat mund të “ballafaqohen” vetem me disa rrënoja e germadha që gjenden në Drishtin e sotëm ,i cili trashigon nga Drivastumi i lashtë më së shumti emrin e “shqiperuar “ disi ndër mote …
Pamje nga rrenojat e qytetit-kala të Drishtit-sot
DRIVASTUM (DRISHTI), NË FOKUSIN E STUDIUESVE , HISTORIANVE E ALBANOLOGEVE NDËR SHEKUJ…!!
Drishti si qender qytetare e fortifikuar ka një histori rreth pesembëdhjet shekullore .. Duke ndjekur qyterimin e trojeve tona ne mendojme se Drishti është vijim i qendrave të fortifikuara para e pas pushtimeve romake, të cilat i kalojnë 2500 vitet, ku si shembull mund të marrim qytezen e fortifikuar të Kratulit (Boks) , Kalanë- Qytet të Marshenjit .. e deri Dioklen e famshme (afër Potgoricës së sotme ..) cila ka lulezuar deri në vitin 518 ,kur nje termet i fuqishem e goditi aq rëndë sa në shekullin e VII qyteti famemadh u shkretua … Ku siç shkruan albanologu Milan Shuflaj ,pjeset e shkaperdredhura të Diokles u rrembyen nga keshtjellat e tjera të aferta, duke u krijuar grupi i qyteteve mesjetare : Suacium (Svaçi) ,Drivastum (Drishti) ,Balecium (Balleza) dhe Danja..1. Gjithashtu nga ky autor mesojmë se janë me origjinë Ilire sidomos emrat topografik të qyteteve Dioklea , Drishti ,Balezo e Svaci…2. Në vellimet e “Illiricum Sacrum” (të pergatitur nga Daniele Farlati , Jacobo Coletit,Filip Reciputi) mesojmë se Drishti (Drivasto) ka qenë i njohur si dioqezë që në shek.V , ndersa si një qytet Ipeshkvnore ai permendet nga shekulli IX , gjë që na jep të drejt të mendojmë se ai ishte një qytet mjaft i madh edhe per nga numri i banorëve..3 , dhe shumë i rendesishem per nga zhvillimi e qytetrimi i kohes. Emrin e të “parit“ ipeshkev (të dokumentuar ) e gjejmë vetem në vitin 887 ,por edhe ketë të shenuar me inicialet N.N. 4. Studiuesi i njohur Theodor Ippen , i cili shquhet per “ballafaqimin” e studimeve të tija me ato çfarë gjindeshin konkretisht në terren , per qytetin e lashte Drivastum ndër të tjera shkruante: “Nga erresira që mbulon historinë e Shqiperisë dhe që vetem aty këtu ndriçohet nga ndonjë rreze drite , na shfaqet shpesh emri Drivasto…Shkodrani Barletius (Marin Barleti shekulli XV,N.B.) per hisrtorinë e hershme të Drivastos thotë se : “..Qytetaret e Drivastos ia atribuojnë themelimin e qytetit të tyre romakeve dhe mburren se janë pasardhes të kolonëve romak , kjo është e pabesueshme ,pasi asnjë shkrim apo shenjë tjeter nuk e vertetojnë ketë. Megjithatë vendi i ka të gjitha kushtet per themelimin e një qyteti. Krahina është shumë pjellore, ka kudo burime , kodra të hijshme dhe një ajër të paster. Qyteti ndodhet në anë të Kirit mbi faqen e një mali , i cili zbret nga ana jugore mbi lum ; perimetri i mureve të tij është më teper se 2000 hapa. Mbi majen e kodrës ndodhet një kështjellë e mbrojtur nga natyra dhe nga dora e njeriut. Qyteti është 8000 hapa larg Shkodres. Pas rënies së Prandorise Romake ai u shkaterrua nga galo-greket (hunet ? ) dhe u rindertua nga mbreteresha Helena , që rrjedhte prej gjakut francez dhe ishte bashkeshortja e mbretit slloven Simeon Nemaja “ , (mbreteresha Helena , e bija e perandorit Balduin II,bashkeshortja e Stefan Uroshit I , 1237- 1272 ).” .5. Një pershkrim interesant i bënë qytetit dhe fortesës së Drishtit , albanologu dhe studiuesi Kostandin Jireçek, ku ndër të tjera shkruan se : ”.. Fortesa kryesore rreth Shkodres ishte nja 10 km larg nga lindja në breg të Kirit , ku fillojnë malesitë Drivasto , latinisht Drivastum , në serbishten e vjeter Drivost… Qyteza mund të jetë ilire ose romake . Shqip quhet sot Drishti , që është një log i naltë nja 150 metra mbi një koder , i kufizuam nga veriu dhe perendimi prej lugines së thellë të Kirit , nga jugu prej grykes së perronit të Drishtit , keshtu që vetem prej lindjes mbetet i hapur. Në mes të kësaj kodre qendron katundi …me tepricat e qytetit të moçem me dy porta. Nja 60-80 metra më lartë, mu në maje është qyteza e hershme, kalaja e Drishtit , e rrethueme me murie në formë të nji poligoni të parregullt me tepricat e pirgjevet. Ndermjet qytetit e kalasë gjinden germadhat e një kishëze të vogël me tri altare rrumbullake… Nga germadhat hapet nji pamje e gjanë mbi Shkodër e Liqe. Barleti lavdron ujin e ajrin e mirë të Drishtit…6. Ndersa studiuesi francez Hekard e vlerson ketë qytet per rendesinë dhe lashtesinë e tij duke thënë se : “Edhe pse i shperfillur nga gjeografët e lashtë , Drishti ka qenë një qytet mjaft i rëndësishem , atë e gjejmë tek disa shkrimtarë të perandorisë së poshtme me emrin Trivastum e shpesh Dinastrum. Rrenojat e tij të shumta të krijojnë një ide mjaft të qartë per fuqinë e tij të lashtë…Qyteti rrethohej nga mure, kulla dhe bedena me një perimeter perafersisht dy milje (3300 ml ,N.B.). Në kembet e tij rrjedhte Kiri (Klausula) …7. Ish konsulli Italian në Shkoder, Ermanno Armao ( fundi shek.XIX) duke u bazuar në toponime të ndryshme të një harte të lashtë (të hartografve Kanteli e Koroneli ,shek.XVII ,N.B.) të Shqiperisë Veriore kur “viziton” Drivasto-n (Drishtin) e pershkruan gjendjen e dy kohëve (para e pas pushtimit otoman të qytetit) , keshtu : “Qyteti i lashtë ipeshkvnor me kishat e tij të Shën Gjergjit, të Shën Françeskut , të Shën Mërisë , Shën Shelbuesit e Shna Prendes , si dhe me fortesen e lavdishme venedikase ,e cila pasi qe shtënë në dorë nga Republika Venedikase me 1396 , ra në doren e turqeve me 1477 , është … një grumbull rrënojash , dhe brenda mureve të tij, në rrezë të kështjelles , jetojnë rreth njeqindë banorë muslimanë me burime të pakta jetese ,që megjithatë mbajnë mend kohë më të mira kur “Venediku” i kishte në zotrim ato toka….në hartë është vizatuar një keshtjellë e minare, por nuk e dimë nëse është kjo gjendja e qytetit të vogel në shekullin e XVII…” .8. Albanologu dhe historiani Giuzepe Valentini , kur shkruan per Drishtin e “quan” :”.. Fis e Bajrak në grupimin e Postribes, … por edhe si qendren që bashkon komunen e kesaj zone. Ndoshta per meritat e lashtesisë. Nga qyteti i Drishtit ketu ka një trashigimi emri dhe rrenojash… 9. Një rikonfirmim (perafersisht të till ) e interesant e gjejmë edhe tek studiuesi Fulvio Kordinjano, i cili studimin e tij e mbeshtetet në vepren dhe shkrimet e misionarit të madh Italian të shekullit XIX At Domeniko Pazi (1847-1914 ) , nga i cili per Drishtin citojmë : “…Misionari duke kaluar aty ju duk se Drivasti, qytet antik paraislamik i fortifikuar , i cili gjendej mbi një shkemb të thepisur që binte thik mbi Kirin , pothuajse në daljen e lugines ; në atë kohë paraqiste vetem copeza muresh rrethues, dy porta të shembura dhe ndonjë mbetje kulle. Nga kohet antike kishte mbetur vetem një sternë uji , per të cilen thuhej se ishte shumë e lashtë , dhe në njeren nga shtepitë , të gjitha muslimane , mund të shihje një gurë i cili mbante emrin e Jezu Krishtit ,dhe ky gurë ishte perdorur si gurë themeltare…”.10. Siç shihet nga keta autor të huaj , Drishti ka qenë objekt studimi gjatë shekujve , jo thjeshtë per kenaqesinë e studiuesve , por per vlerat e mëdha të qytetrimit e zhvillimit që kishte pasur ndër shekuj . “Mjerisht” Drishti duke pasur pranë qytetin e kalanë e Shkodrës (apo Rozafes siç quhet shpesh) ishte “hijezuar” disi nga motet …
VLERA QYTETRIMI E BESIMI …
Drishti si të gjitha qendrat e tjera qytetare (Ilire ,Arbnore e Shqiptare) ndër shekuj ka rrezatuar qytetrim e zhvillim me aromë Europerendimore të kohëve… Jeta qytetare drejtohej nga Statutet qytetit ,që ishin thuajse të njejta me ato të Shkodrës… Keto i vertetojnë dokumentet e shkruara ,gojdhena të trashiguara, si dhe rrenojat e gërmadhat që “dallohen” edhe sot në fillimet e shekullit XXI , ndonse qendrojnë disi të “heshtura”… Drishti ka qenë një qendër mjaftë e rëndesishme ku punohej e jetohej . Ketu ka qenë e ndertuar infrastruktura e kohes , me banesa , zyra , bibliotekë , rrugë , sheshe , zeje të ndryshme , punishte ku shtypeshin monedha , duke vijuar me Pazarin e perditshem dhe atë javor etjer. Qyteti i Drishtiti shquhet edhe per shkollat e tij të kohës , ku edukoheshin banorë të qytetit , rrethinave e më gjërë . Për edukaten e mirë flet edhe fakti që një qytetar nga Drishti , ngriti një shkollë fillore në Stanjo (Stagno) afër Raguzes në vitin 1373…
Në Drisht përmenden në vitin 1442 “tres scuole maiores” (tre shkolla…) , “shkolla” e Shën Kryqit , ajo e Shën Gjergjit dhe ajo e Shën Mërisë. 11. Në Drisht ekzistonin punishte moderne që perpunonin rrushin dhe ullirin. Vena e voji (i ullirit) të prodhuara ketu ishin mjaft të njohura dhe vlersoheshin shumë edhe per eksport, në Venedik e më gjërë… Vlersimi dhe njohja e cilsisë së venës e vojit (të ullirit) të Drishtit tregon , per shkallen e lartë të mjeshtrisë që kishte arritur kjo qendër qytetare e zhvilluar.. Drishti duke qenë një qytet i ndertuar në një pozicion shumë të pershtateshem gjeografik ,klimaterik dhe politik ,fitoi jo vetem rendesi administrative (shtetrore) ,por mori vlera edhe si një qytet peshkopal apo Ipeshkvnore , që permendet per herë të parë në shekullin e IX..per të cilin studiuesi Ippen.. shkruante se njihen emrat e 35 ipeshkeve ,prej të cilëve i fundit u zgjodh në vitin 1336 , (sipas të dhënave të ndjerit arqipeshkev Poten të Shkodres )..12. Ndersa një burim tjeter e fillon “hierarkinë “ e ipeshkevijeve të Drishtit në vitin 887 me inicialet N.N. , dhe e perfundon në vitin 1636 me emrin e (ipeshkevit) Hieronim Cucich , per të cilin shkruan se vdiq me 2 janar 1648 , dhe se me ketë ipeshkev merr fund edhe vargu i ipeshkevijeve të Drishtit..13. Interesant duket studimi i Jireçekut i cili thotë se: “.. Qyteti e qyteza dallohen qartas prej shoqishoqit: civitatas et castrum.(në shqip perkthehen Qyteti e Kalaja ,N.B.). Katedralja ishte një kishë e Shën Gjergjit. Permendet edhe një kishe e Shën Mërisë ,dhe një tjeter e Shën Franceskut . Peshkopi kishte nji tog kishtare , kanonik , nji kryeprift e shumë priften…Rrethi i Drishtirt kishte mjaft venë e voj …14. Duke ju referuar autoreve të tjerë ,si dhe hartografeve Kanteli e Koroneli të shekullit XVII në Drisht gjindeshin , perveç kishave që permend Jireçeku edhe dy kisha të tjera kushtuar Shën Shelbuemit dhe Shna Prendes..15. Ndersa albanologu dhe historiani Milan Shuflaj shkruan se në dokumentet raguziane permenden per Drishtin katër Kisha : Katedralja e Shen Gjergjit , Kisha e kolegjuar e kapitullit Shën Maria e Drishtit (1353 capitulum ecclesie S. Maria de Drivasto) , Kisha e Shën Franceskut (1353 , 1368) , dhe Kisha e Shën Salvatorit (S. Salvator 1399). 16. Shenjetori mbrojtes i Drishtit ishte Shën Gjergji..17. Per Drishtin si qytet-kala me rendesi historike , është folur ,shkruar , madje edhe hamendesuar shumë . Ndaj per vitin e themelimit të Drishtit nuk ka një vit apo shekull “fiks”. Drishti të pakten që në shekullin e gjashtë ka filluar të hell shtat si qender e rendesishme qytetare ,ndersa duke filluar nga shekulli i IX është e dokumentuar edhe si qender e Ipeshkevie me të njejtin emer me qytetin. Gjithsesi një dokument i gjetur në arkivin e Vatikanit ,sipas gjasave apokrif ,bëhët shkas per të hellur një hipotezë të paqendrueshme , se Drivastum është themeluar nga familja bizantine Angelos (Engjellore N.B.) , nga e cila vijnë perandoret e viteve 1185-1204 dhe se kjo familje ,si e perzunë latinet ,qe terhequr në Drivastum dhe kishte sunduar atje. Dokumenti pretendohet të jetë një diplomë emertimi e leshuar nga perandori Mihali VIII Paleologu (1261-1282), për Dukët e Drivastos ; Mihal Angelos dhe per të birin e tij Andrea Angelos. Sipas të gjitha gjasave … keto mardhenie të familjes Angelos dhe Drivastum nuk kanë ekzistuar kurrë..18. Duke cituar këta rrjeshta nga një dokument që nuk mund të kontestohet lehtë , ne mendojmë të “sqarojmë” se dyshimi i autorit per mardheniet e familjes Angelos (Engjellore) dhe Drisvastumit , kanë të bëjnë me origjinën bizantine të Anxheleve apo më saktë të ENGJELLORVE të Drishtit , që në vertet ishin familje e njohur (Arbënore) e me rendesi , jo vetem per Drishtin , por edhe per krejt Arbërinë e më gjërë..fama e të cilëve mori dhenat në shekullin e XV me në krye Ipeshkevin famëmadh Pal Engjellin e tjer… Studiuesi francez Hekard shkruan se : “..Mihal Paleologu pretendon se Drishti u themelua nga pasardhesit e Isak Engjellit . Farlati (Daniele Fralati njeri nga hartuesit e vepres Iliricum Sacrum ,fillimi shek. XVIII ,N.B.) , rrëfen se në lidhje me ketë ekziston në Vatikan , në Instrumenta miscellanea të Arkivave sekrete një deshmi e Mihal Paleologut , perandorit , per Mihal Engjellin dhe Andrean djalin e tij , Dukë të Drishtit , që u jep atyre titullin e konteve të Pastroviqit . Në ketë dëshmi, Mihal Paleologu verteton të drejtat , privilegjet dhe titujt e fisnikerisë që i kishte dhënë perandori Leoni i parë familjes Engjelli , e cila –shton ai , themeloi ,siç e dimë , qytetin e Drishtit aty ku gjendet sot , dhe ndertoi me shpenzimet e saj katedralen dhe shtepinë kanonike të cilat i paisi me gjithshka të nevojshme. Sipas Dykazhit (Ducange) , në kohen kur në Serbi mbreteroi Uorshi , pasardhesi i fundit i Nemajave , Andreasi , pinjoll i një familje të shquar të Spanjës qeveriste Drishtin me titullin Dukë. Ai vdiq në vitin 1336 , duke u a lënë principaten fëmijëve të tij. Në këtë kohë , Dukët e Drishtit kishin nën sundimin e tyre Dukagjinin e Eperm që perfshinte : Shalen , Shoshin ,Shllakun ,Temalin ,Pultin dhe Postriben..” .19. Historiani dhe albanologu Kostantin Jireçek me studimin e tij “ndricon” disi historinë e Drishtit si qender ipeshkvnore kur shkruan : “..Ndër katologet e vjeter të peshkopeve grekë , Drishti shenohet i mvarun prej metropolive të Durrsit , por ndër shekujt XI-XV ai mvarej nga kryepeshkopi i Tivarit. Drishtin e kanë pasur per një kohë të gjatë Bizantinet , deri që e pushtoi Nemaja bashkë me Shkodren. Nën zotrimin serb qyteti mbeti një bashki e priviligjueme , me nenpunës të zgjedhur e ligje lokale…20. Qyteti i Drishtit kishte arritur të njihej si një ndër qendrat urbane më të zhvilluar të kohes , ndaj në një dokument të shkruar thuhet se në vitin 1404 u fillua të ndertohen rezervare uji në Drisht..21 , ndersa në mes viteve 1430 – 1432 popullsia ( e fshatrave, N.B.) kerkonte strehim në qytetet – keshtjella si Shkodra dhe Drishti..22.
Studiuesi i zellshëm dhe ish konsulli francez ne Shkoder ( shek. XIX) Degrand, në librin “Kujtime nga Shqiperia e Eperme “ i bënë një pershkrim brilant jo vetem Drishtit si ish qender qytetare e rendesishme , por edhe Urës së Mesit ,që kishte lidhje direkt me ketë qytet e më gjërë. Ku ndër të tjera po “veçojmë “ : “..Duke u ngjitur perpjet Kirit (që quhej Clausulus prej të vjeterve) nuk vonoi të na dilte para syve një Urë prej gurësh me permasa të bukura , e njohur në vend me emrin URA VENECIANE , ose URA E MESIT. Kjo urë ka 112 metra gjatësi ,15 metra lartësi , dhe hapja e harkut kryesore , ku ende janë të ngulura hallka e mbeturina zinxhiresh nuk është më pak se 27 metra. 23. Ndersa një studiues shqiptare duke cituar Pukvilin ( Poucqueville ) shkruan se Ura e Mesit është nje vepër e guximshme dhe elegante …me 13 harqe. ..Është e ndertuar me 1768 nga ana e Bushatlinjeve (nga Ahmet Pasha ,vellai i Kramahmudit). Kjo Urë e madhe dhe e bukur që lidhë Shkodren me qytezen e lashtë të Drishtit ,perveç funksionit të rendesishem ekonomik kishte edhe vlerë të madhe politike , sepse lidhte trevat malore të Shalës dhe Dukagjinit me keshtjellen e Shkodres…24. Qoftë ky një ndertim Venecian apo Turko-osman … kjo është një veper që ka “ditur” ti qendroj kohës , kesaj shkaterrimtare të madhe dhe vershimit të lumit. Me të kaluar Uren që e kanë perdorur shumë ushtri të medha e të fuqishme , i ngjitemi perpjet bregut tjeter dhe pas pak arrijmë në një luginë të mrekullueshme plot me ullinjë shekullor me trungjet e gërryera . Lugina ngushtohet pak nga pak nën shembjet e zonave shkembore e të tokave të gërryera nga lumi , që largohet nga Kiri dhe të shpie menjeherë me anë të një kthese , në kodren e lartë ku qendrojnë mbeturinat e qytetit të lashtë të Drishtit. Një rrugë e shtruar me gurë në formë shkalle , rruga e vjeter që ngjitej per në qytet duke gjarperuar, Ju lejon të arrini pa rrezik ,por jo pa lodhje… tek porta e murit të parë rrethues që qarkonte qytetin e vjetër…25…
DRISHTI , NJË “XHAVAHIR” I QENDRESËS , BESIMIT E QYTETRIMIT ARBËNOR !!
Drishti ndër vite e shekuj kishte qenë një “Xhevahir” i shendriteshem jo vetem i qytetrimit ,besimit e zhvillimit ,por edhe i qendresës e mbrojtjes të vlerave autoktone Arbnore . Si në të gjitha ,qytetet ,kalatë apo trojet shqiptare edhe në Drisht u perplasen rrebeshe e stuhi shekullore, që suallen pushtues e lakmues të ndryshem ndër mote e shekuj.. Qytetin-Kala të Drishtit e goditen stuhit bizantine (perenadoria romake e Lindjes), stuhi tartare ,bullgare , Stuhi e rrebeshe të sllaveve , si ato të dinastive serbe të Nemajëve ,Uorshëve e deri tek Stefan Dushani që merr fund në vitin 1355 (në fakt janë të njejta pavaresisht nga “mbiemrat”), per të vijuar me perplasjet që kishte pasur Drishti me dinastin shqiptare të Balshajve, të cilet u bënë zotër të principates Arbere ku bëntë pjesë edhe ky qytet.. Per ketë dinasti Arbëre “shkruhet” se u bë zotruese jo vetem e Arbërisë së kohes ,por edhe një pjese të madhe të gadishullit Ilirik (sot Ballkanik) ,ku per të “vertetuar” ketë po citojmë një mbishkrim … mbi të ashtuquajturin “Epitaf i Glavinicës “ që mban daten e 22 marsit 1373 ,që e cilëson Gjergjin dhe Balshen e II si zoter të “Serbisë , Romanisë dhe të gjithë Arberisë “.26. Vetem Gjoni (Johannes) , ipeshkvi i Drishtit , një mik i ngusht i Balshajve , i cili me 1369 nënshkroi me duart e veta kredon katolike (aktin e besimit katolik) të zhupanëve të Zetës , që perveç kesaj i bënte qytetit të vet edhe sherbime noterie ,pagoi në atë kohë 11 dukate . Megjithatë Gjergj Balsha II i perdori pronat e kesaj ipeshkvie vetetë në menyrë arbitrare . Ky ipeshkëv prapë se prapë në vitin 1392 mori nga Peter Schipudar (Shqiptar) një klerik drishtjan që jetonte në Raguzë ,per të ardhurat e pergjithshme të ipeshkvisë , një shumë prej 40 dukatesh ,pra pothuajse Shumen e shenuar në librat regjistror romanë. 27. Drishti mbasi mbeti bashkë me Shkodren per dy vjet (1393-1395 ) kishte bërë një qendresë të lavdrueshme ndaj invazioneve të para turke në Arbëri. Në vitin 1396 Drishti hyri nën zotrimin e Venedikut . Republika (Venedike) vertetoi “antiqua statua”-t , rregulloi kufijtë ndermjet rrethit tij e të Shkodres dhe siguroi shitjen e venës së vendit duke ndaluar atë të jashtmen… Në vitin 1418 …në një ditë shiu të fortë shtatori Balsha ( III) sulmoi qytezen dhe pa humbje prej anës tij muar rob pushtetarin (venedikas, N.B.) me të shoqen e ushtarët. Në 1421 Drishtin e pushtuan trupat e Despotit , e per ketë pushtim u erdhi teper keq Venedikasve “quia sine Drivasto civitas Scutari parum valet” (sepse pa Drishtin vlen pak qyteti i Shkodres )…Mbas vitit 1442 Venedikasit e zotruan qytetin e Drishtit dhe per 36 vite (1442-1478). Më pas u kthyen perseri privilegjet e qytetit…28. Ndersa një burim tjerter thotë se : “ Në vitin 1440 , Andrea Engjelli , asokohe Dukë i Drishtit , pasardhes i perandoreve të Bizantit , duke parë se turqit po perparonin çdo dite e më shumë dhe duke iu trembur faktit se Dukata e tij mund të binte në duart e tyre , ndoqi shembullin e shumë qyteteve të tjera të Shqiperise dhe iu dorzua Venedikasve …”. 29. Duke ditur se Drishti administrohej nga Venedikasit ,(qe ndonse ishin fuqi europiane , ata ishin pushtues), mbas rikthimit të Gjergj Kastriotit (në Krujë) si prijes i Arberisë , shkruhet per një rezistencë të qytetit të Drishtit në vitin 1448 , ndaj rrethimit që i kishte bërë Hamza Kastrioti , nipi i Skenderbeut (pa lejen e axhes tij ).. Në Drisht asokohe komandonte Andrea Engjelli…30. Drishti si qytet e kala per rreth një çerek shekulli (1444- 1468 ) nën udheheqjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeu kishte qenë pjesë e rendesishme e heroizmit – mbrojtjes të Arberise nga invazionet pushtuese turko-osmane. Kjo qendresë antiotomane vijoj në Drisht edhe rreth dhjetë vite pasi nderroi jetë kryeheroi legjendar Skenderbeu.. Vlen të kujtohet se Drishti duke qenë një qender qytetare e rendesishme , ku kishin lindur e rritur shumë burra të vlefshem per Arbërinë e më gjërë , si Arqipeshkvi Pal Engjelli e tjerë , kishte luajtur një rol pajtimi e bashkimi në mes princërve Arbër të cilët shpesh grindeshin me njeri tjetrin , siç ishte rasti i Lek Dukagjinit me Skenderbeun , që duheshin pajtuar. Per keto detyra Papet ngarkuan klerikë prej qytetit me katolik të Arberise , Drishtit të vogël. Komuna qytetare e Drishtit drejtohej prej kohesh tç moçme prej prifterinjeve , ku Drishti kishte derguar gjithmonë klerikë të shumtë drejt Arberisë e Dalmacisë . Keta klerikë njihnin mënyren e jeteses dhe të të menduarit të malësorve , ndaj e kishin më lehtë se gjithë të tjeret me Skenderbeun dhe Dukagjinin. Ngritja e qendreses katolike ishte në thelb meritë e tyre. Si kurrë ndonjeherë më parë drishtianet moren në duar kontrollin e kishës katolike në Arbëri. Prej qytezes tyre në hyrje të Malsisë , zbrisnin teposhtë në fushë per të organizuar rishtaz katolicizmin , si arkigjakon , ipeshkev , e arkipeshkev. Në ketë grup klerikesh bënin pjesë p.sh. Eugen Suma , të cilin papa Nikolla i V e kishte caktuar nunc në Ballkanin perendimor …Pal Engjelli , (të cilit me 22 gusht 1452 Papa Nikolla V i dergon një leter si peshkop i Drishtit …31 ,e më vonë bëhet ipeshkev i Durrësit..) , në vitin 1460 u ngjitë në ofiqin e arqipeshkvit , duke u bërë keshtu udheheqes i katolicizmit arbër në luften kunder turqve.. Pa pushim Pal Engjelli udhetonte mes Italisë dhe Arbërisë sa andej ketej , perfaqesonte Skenderbeun neper oborret e ndryshme dhe para Keshillave të Napolit , Milanit e Venedikut…32. Pal Engjelli në vitin 1462 shkroi në gjuhen shqipe “formulen “ e Pagezimit … Bashkohesi i Gjergj Kastriotit dhe Pal Engjellit , Dhimiter Frangu që kishte pasur funksionet e keshilltarit , arktarit , ambasadorit dhe fetarit do të shkruante per imzot Engjellin : “..Ishte ky zotni , një njeri shumë i urtë , i mençur, dhe i dlirtë , perveçse shumë i ngritur e i ditur jo vetem në gjuhë e letersi greke , hebraishte , kaldeike e latine ,por edhe shumë i thelluem në teologji , dhe i pergatitur në të shtatë artet liberale , që per virtytet e rralla të tij , ishte i dashtun , i çmuem e respektuem prej të gjithve , e prej princerve të Arbërisë , veçanarisht prej Skenderbeut , i cili në të gjitha veprimet dhe në çdo vendim të tij , këshillohej me atë Peshkop, i quajturi Pal Engjelli , i cili ishte i biri i kontit Andrea Engjelli , nga një familje e shquar..” .33. Prej kolegjit të Kardinaleve ishte bërë propozimi per të emrua Kardinal Pal Engjellin. Papa Piu II pasi e kishte miratuar ketë propozim , kishte shprehur deshiren që të shkonte vetë per t’ia dhanë kapelen e kardinalit në Durres , ku do të celebronte një meshë per shpirtin e Shenjtë dhe do të kurorzonte Skenderbeun Mbret të Epirit e të gjithe Shqiperisë .34. Kjo nuk u realizua per aresye se në menyre të papritur nderroi jetë në Ankona Papa Piu II me 14 gusht 1464. 35. Gjergj Kastrioti në shtratin e vdekjes ( janar 1468) pasi therret pranë , djalin Gjonin , gruan Doniken , si dhe princër e keshilltarë me në krye Pal Engjellin i drejtohet trashigmtarit tij (Gjonit)… Shpesh herë kam qenë këshilluar nga vellai dhe prindi i mirë ,Monsinjor Pal Engjelli, kryepeshkop i Durresit, të cilin ( kur ti pelqej Zotit të ndërroj jetë unë…) e caktoj zevendesin tim. Kështu të urdheroj bir t’i ndjekesh keshillat dhe të mos ndahesh kurrë prej tij , as prej mësimeve dhe këshillave që të jep, sepse duke i ndjekë e zbatua ato , nuk do të gabosh kurrë…36. Historiani i shekullit XVIII ,Gianmaria Biemmi , shkruan se Pal Engjelli është edhe biografi i Skenderbeut , që nënshkruante me “Anonimi Tivaras”..37. Fatkeqesiht zevendesi i Skenderbeut Pal Engjelli vdiq ne vitin 1469 .. Pak kohë më vonë ofiqi arqipeshkvnor iu kalua fisnikut drishtian , ipeshkevit Nikollë Suma..38. Drishti , i rezistoi fortunes otomane deri në vitin 1478.. Per të sjellur sado pak në kujtesë tragjedin e pushtimit otoman të Drishtit po i “referohemi” kujtimit të një familje që e ka perjetuar ketë tmerr, por që arriti të shpetoi.. Familja Spiron iku nga Drishti pas pushtimit nga turqit . Fjalet me të cilat Don Luka sjellë në mendje ketë tragjedi edhe pas pesedhjetë vjetesh , duke kujtuar hollësi që kanë të bëjnë deri edhe me diten e me oren , kanë një forcë evokuese aq mbreselenese , saqë shpesh herë të duket se ke të bësh me pershkrimin rrenqethes të një kalvari ,”rrugëtimi” i të cilit e priste një fund i tmershëm: “….Drishti , qytet në Shqiperi , u pushtua nga vetë Sulltani me forcen e armëve në 1478 , diten e parë të shtatorit , aty nga ora tre e pasdites”..39. Ata luftetare që u perpoqen të luftonin kunder armikut u vranë deri në njeriun e fundit .40. Turqit gjatë pushtimit të Drishtit kishin zënë 300 drishtas robër. Sulltan Mehmeti II urdheroi me u pre kokat të gjithëve ketyre para mureve të kalasë së Shkodrës .41. Per Keshtjellen e Drishtit ka perveç tjerave edhe një gojedhenë interesante per princin Lekë Dukagjini , i cili kishte qenë protagonist në mbrojtje të keshtjelles së Drishtit : “…Turku e rrethoi me një ushtri të madhe (Drishtin, N.B.) , por Lekës me shokë nuk u shkonte as në mendje me u dorzua . Mbas do kohe ,të ngushtuem prej etjet , Leka çoi një grua me marrë ujë tek një gurrë e fshehtë , por turqit e diktuen , i vunë priten dhe e zunë. Asaj i premtuen se do ta leshojnë nëse u tregon gjendjen e të rrethuemve. Per me shpetua u tregoi se njera anë e kështjelles ishte rrënuar prej gjyleve të topave , dhe Leka e kishte arnue me lekura buajsh të zbardhuara me gelqere. E leshuan gruan me ti dëgjuar keto fjalë , por në anen e prishur të kështjelles filluan të godisin me topa. Leka e mori vesht prej kesaj grueje se si ishte puna , dhe urdheroi me u ba gardh ushtria nga ana e murit të rrezuar, per të mos lejuar ushtrinë turke të hynte në kështjell. Brenda me Leken ishte ngujuar edhe i vellai Pal Dukagjini , burr i mençur e i kujtueshem , por qorr të dy sysh… Leka ra gjallë e ngushtë dhe e pyeti : “Pal ,cfar të bejmë se mbaruam brenda ?” ; “Mbath kuajt me patkoj se mbrapshti , ju pergjegj Pali , dhe të dalim sonte naten.” Leka beri si tha Pali … e pa u diktua prej Turkut iku e zuri vend në Shkemb të Rajës. Kah ra Lugut të Shalës , me lot per faqe i “bertiti” dheut : “Lirë e bekue ! Amanet u paça lanë Zotit, orëve të ketyre bjeshkëve e vrrive! Ketu i past mbetë sherri Turkut , e Zoti i Lum kurrë mos ia daftë , e hajrin mos ia paftë deri sa të vijë i zoti në vend të vet! Per nën maje të Rrshellit është edhe sot vendi i quajtur Guri i Lekes , ku ky kishte pas lanë një roje per me vrojtuar se kur po binte qyteti i Dakajve (Dukagjin) në dorë të turkut . Mbasi e pushtoi ketë qytet turku sulmoi Shkambin e Rajes , ku mendonte se ishte ngujuar Leka , i cili ishte lajmruar me kohë…”.42. Mbas pushtimit turko-osmanet ndryshuan rrenjësisht strukturen e ngulmimeve të Arberisë së mesme e të Veriut … Nga vendbanimet mesjetare Sauciumi , Balezo dhe Drivasto (Drishti) e humben çfardolloj rëndësie …43. Osmanet shkaterruan vendbanime të shumta të madhësive të mesme e të vogla , në pellgun e Shkodres duke i dhënë një fund të dhunshem kultures së vjeter qytetare arbëre me Drivaston ,Balezon , Suaciumin dhe Danjen..44. Fundin “pa kthim” të qytetit të Drishtit e verteton edhe botimi enciklopedik prej dhjetë vellimesh të Evlija Çelebi-s (diplomat e funksionar i Portes Lartë) , i cili në pershkrimet e udhtimeve të tija të viteve 1660-1670 , Drishtin as nuk permendet fare…
Banorët e DRISHTIT ndër Shekuj dhe Fati i tyre pas pushtimit Otoman…
Nuk ka as më të voglin dyshim se Drivastum-i (Drishti) ndër shekuj është banuar nga popullsi Ilire , Arbnore e Shqiptare që janë e njejta popullsi autoktone.. Integrimi e zhvillimi i kësaje qendre Qytetare të njohur kishte bërë që në Drisht, të kenë edhe popullsi (të vogël) jo shqiptare e cila banonte ketu per qellime biznesi , tregtie , administrimi e tjerë. Pikrisht per këto aresye Albanologu Milan Shuflaj shkruante : “ …Venedikasit dallojnë këtu latinet dhe shqiptaret…Në Drivastum permenden familje patrice me prejardhje të thjeshtë shqiptare ( Scapudar, Precali )… Shumë më gjatë qendroi elementi romak në qytetin malsor Drivastum , me mbiemrat e familjeve Polombo ose Colomba ,de Leporibus , Barbara, Biancha..Banoret e ketij qyteti në shekullin e XV e kishin per lavdi te quheshin romak (Romanorum Colons se appelantes)…45. Ndersa historiani dhe albanologu Jireçek thotë se në qytetin e Drishtit gjindet edhe emra shqiptar si Bariloth ,Trekalo e veçanarisht emri Skapuder (Shqiptare ), që është e para gjurmë e emrit Kombetare të SHQIPTARËVE , nga viti 1368..46. E gjithë kjo histori u shua mbas pushtimit otoman të Drishtit (1478), ku qyteti u katandisë me fare pak banore siç do ta shohim në Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut te Shkodres të vitit 1485 (perpiluar nga pushtuesit otoman , kryesisht per qellime taksash).. Në ketë Defter gjenden vetem emrat e 16 kryefamiljarve (16 shtepiave),që janë: -Gjergj Zhupa , -Gjergj Menka , -Luka Velca , -Nikolla Dobroshi , -Andrija Gradini , -Gjergj Dobroshi tjeter , -Pjetri i biri i Malckos , -Gjon Dobroshi ,- Gjergj Dobroshi , -Dimiter Bukmiri , -Gjergji , i biri i Dobrosit , -Domeniku , i biri i Kuçit , -Gjoni , i biri i Dobrosit , -Stepani ,i biri i Bardos , -Pietri , i biri i Preimirit , -Gjoni Dobrosi tjeter.47. Vlen të cilesohet se në Defter shkruhet se keta kryefamiljare (shtepia) banojnë në Varoshin e Drishtit , pra ne lagjet jashtë Kalasë . Sipas tingellimit të emrave dhe “mbiemrave “ ,shumica e ketyre banoreve kanë afersi gjaku me njeri tjetrin , si dhe i perkasin besimit kristian… Në faqet e Defterit që sipercituam mesojmë se nga Drishti vareshin ,ose kishin lidhje per aresye të ardhurash e tjer disa vendbanime (fshatare), si : Fshati Luk (Lok), Fshati Shend Bfishi , Fshati Prekal , Fshati Vilza , Fshati Dom (Domen ,N.B.). Fshati Shengjin , me emrin tjeter Rasha… Lidhjet e ketij fshati kishin qenë më të forta në kohen kur Drishti kishte qenë edhe Ipeshkvi , ku varej kisha apo manastiri benediktin i Shën Gjonit , dhënë prej Papes në 1356 peshkopit të Balezos (Ballezës). Ky më vonë i perkiste qarkut të Drishtit në katundin Strilato.. apo Shtoj (shpesh edhe Rash ,N.B.) , dhe abati duhej të ishte gjithmon Drishtas ..48. Një burim i vitit 1582 e jep Drishtin me vetem 6 kryefamiljarë (shtepia) dhe 3 beqarë , të gjitha të besimit musliman. Nga fundi i shekullit XIX Degrandi thotë se ketu kishte rreth 50 shtepia të ndertuara nga mbeturinat që mbulojnë kudo ketë tokë , të cilat perbëjnë fshatin në mes të cilit ngrihet një xhami e vogel …49. Një pjesë të historisë dhe fatit të familjeve të qytetit të Drishtit e qarteson albanologia e studiuesja italiane Luçia Nadin , e cila në studimin e saj tregon per familjet drishtiane që nga dhuna otomane kishin ikur në Republiken e Shën Markut… Është interesant se që me 5 gusht të vitit 1442 në Venedik ishte hartuar një privilegj në favor të Drishtit . Me 22 tetor të po atij viti u krijua “Shkolla e Shqiptareve” ,qe ju perkushtua Shen Galit e Shen Saverit , ku Shen Gali ishte Shenjetori mbrojtes i Epirioteve.50. Në kapercim të shekullit XV , Pjeter Engjelli ,vellai i arqipeshkvit Pal (Engjelli) ,pas viteve robëri , bashkë me të shoqen Luçie Spani dhe pesë femijet e tyre erdhi fillimisht në Venecia e më pas u shperngul në Padova.51. Mbas stuhisë otomane edhe vojvoda i qytetit të Drishtit Nikolla Ungri (duke ju referua Marin Biçikemit dhe Marin Barletit) kishte arritur të strehohej në Venedik..52. Edhe Minotet (Minoxi ), familje fisnike Veneciane ishin nga Shqiperia , me sakt nga Drishti..53. Drishtianet si shumë Arbër të tjerë , per kontributin që kishin dhënë jo vetem në mbrojtje të trojeve të tyre , por edhe të besimit e qytetrimit që ishte i njejtë me Europen Perendimore të kohës , ishin të nderuar e mirpritur në Republiken e Venedikut (apo Shën Markut) , e cila në ato vite per të gjithë ata që provonin se ishin nga Shkodra apo Drishti u lindte automatikisht e drejta e trajtimit në menyrë të priviligjuar..54 .. Në San Beneto ( Lagje e Shën Markut), në vitet 1496-1520 , ishte famulltar që kryente edhe detyren e noterit edhe Piero Bon ,qe shkruante dhjetra Testamente e dokumente shqiptaresh , ku ndër të tjera po kujtojmë ,Emrat : Agata de Alesio , Bazilio de Alesio , Ballato de Ungari … Marina e Suma , të gjithë nga Drishti.. Në vitet 1508 – 1541 , nga famulltari dhe noteri Antonio Spiti shenohen ; Maria Drivaster (Drishti), Mark Elia ish kanonik i Drishtit , Andrea nga Drishti … Luka Spiron nga Drishti…55 , e deri tek Dukagjinet që janë kusherinjë të Engjelloreve dhe u integruan mjaft hijeshem në Venedik..56. Nëse do të vijonim të citonim emrat e familjeve të shquara të Drishtit , ketu do ta paraqitnim një listë të gjate , por ne po e mbyllim duke kujtuar , se trashigimia e familjeve të shquara të qytetit të Drivastumit (Drishtit) ,sipas studiuesit të njohur shkodran Hamdi Bushati ka vijuar (në Shkoder) me familjen që rrjellë nga Engjellorët , e cila trashigohet tek “mbiemri” SHIROKA e deri tek ajo RADOVANI..57. Ketë e perforcon edhe kleriku dhe historiani i njohur At Marin Sirdani ,kur shkruan se: ”Radovanet janë degë e Engjellorëve të Drishtit..”.58. Natyrisht edhe Drishtianet e sotem ,pavaresisht nga emrat apo mbiemrat që mbajnë janë pjesë e kësaj historie qe ka vetem trashigimi shqiptarie, e per rrjellojë Europiane..
TRASHIGIMI QYTETRIMI NËN RRËNOJA…
Në fundin e shekullit XIX , dhe fillimin e atij të XX (1897-1904) , një studiues e albanolog që vizitoi atë çfar kishte mbetur nga një qytetrim famemadh , do të pershkruante mrekullisht trashigimin , apo me saktë rrënojat e muriet që identifikoheshin me qytetin –kala të Drishtit.. Nga ky pershkrim po citojmë : “..Një rrugë turke e shtruar me kalldrem të çon pas shumë sperdredhjesh nga lumi deri tek hyrja e qytetit , të cilen banorët e Drishtit e quajnë “porta”. Nga porta kanë mbetur dy pilastrat anesore dhe njera nga mbeshteteset e harkut… Në afersi të portes se çitadeles ,midis germadhave u gjetë nga fshataret një bllok i punuar guri që paraqiste një emblemë. Ajo kishte një formë afersisht katrore me permasa 49 x 47 cm. Emblema ka tri yje dhe një ornament të vogël në mes ,i cili nuk shquhet qartë…mungesa e një mbishkrimi nuk të lënë të percaktosh nëse kjo stemë i perkiste një zoterie venecian apo shqiptar. Mund të mendohet se guri ka qenë i murosur në konstruksionin e portës dhe është rrëzuar bashkë me murin e saj. Kjo emblemë është e vetmja që mund të flasë per Drishtin mesjetar… Perveç kesaj hyrje kryesore ,në anën lindore të murit të qytetit ndodhet një hyrje tjeter, të cilen njerzit e quajnne porta e Shalës… Ajo është.. pjeserisht e rrënuar.. Po të hysh nëpërmjet kësaj porte do të ndodhesh ..midis shtepiave të fshatit të sotem të Drishtit ; këtu shtrihej me siguri qyteti mesjetar.. Nga mbeturinat e vjetra njohim një gur romak , i cili u gjetë i murosur gjatë shkaterrimit të një ndertimi të vjeter dhe sot (viti 1900) ndodhet në shtepinë e bajraktarit të Drishtit. Guri është thyer në pjesen e siperme nga ana e djathtë… Ky rrethohet nga një kornizë me profil ; poshtë saj një fushë e perzgjatur zbukurohet nga nje vazo dyvegjake me bark të fryrë dhe nga dy vila të mëdha rrushi… Midis dy shkronjave dallohet një O , por kjo duhet të jetë vetëm një shenjë e madhe piksimi… Ndodhet ketu edhe një gur tjeter , i cili ka të gdhendur shenjat që paraqiten perbri. Sipas Pater Vassilicos nga kolegji Jeziut në Shkodër , ky është një monogarm i Krishtit , i cili per herë të parë u vizatua keshtu nga S.Bernardinus i Sienes ; sipas kësaj guri duhet të jetë i shekullit XV …Çitadela ka formen e një shumkendeshi të ç’rregullt me shumë bastione dhe kulla… Porta tani e rrënuar dhe e braktisur , është vendosur në ballin që sheh nga qyteti… Muret rrethuese janë të ruajtura mjaftë , në disa vende ato arrijnë lartesinë e një kati. Njeri prej tyre që ndodhet perballë qytetit ,tregon katër hapje dritaresh , kurse ndarja e brendeshme e çitadelës nuk del qartë. Në shpatin që shtrihet midis çitadeles dhe qytetit të vjetër , ruhen ende rrënojat e një kapele të vogël… Hapsira e brendeshme është aq e vogël sa ky ndertim nuk mund të ishte i destinuar per meshat e një komuniteti të tërë…. Matriali i ndertimit është një gur i zakonshem , i punuar mirë , por pa ornamente. Në rrezë të kodrës së qytetit lumi i Kirit kapercehej nga një urë , nga e cila sot ruhen vetem mbeturinat e një kembe në shtratin e lumit. Perball kodrës së qytetit në anën tjeter të perroit të Drishtit mbi majen e një kodre hasen mbeturina muresh , të cilat njerzit i quajnë “Pazar” dhe i mbajnë per kishën e Shën Mërisë. Në anën perendimore të malit të Drishtit ndodhen mbi një kodër dy tyrbe muhamedane. Ato i perkasin një shehiti , një luftetari të fesë , i cili gjatë pushtimit të Drishtit nga turqit gjeti vdekjen ketu , per fenë e vet. Në njeren nga tyrbet është varri i shehitit , ndersa tjetra rrefehet se është ngritur në vendin ku ai u plagos në gishtë , prandaj edhe quhet Tyrbja e Gishtit. Emri i shehitit thuhet se ishte Kamber ,por nuk tregohet gjë mbi postin qe ai zinte në ushtrine turke. 59. Ky pershkrim është bërë mbi një shekull më parë (viti 1900) , nga një studiues e albanolog , që në ato vite ka qenë edhe konsulli i pergjithshem i monarkisë Austrohungareze në Shkodër , dhe punën e tij studimore e ka shoqeruar me fotografi e skica të bëra në vend (në Drisht). Fatkeqesiht edhe kjo trashigimi qytetrimi , kulture e zhvillimi e konstatuar mbi një shekull më parë , nuk është e gjitha e disponueshme sot. Megjithatë edhe kështu nën rrënoja , historia e qytetrimit nga Drivastum-i antik , tek Drishti i fillimit te shekullit XXI është një dëshmi e pakontestueshme , që duhet të ruhet si sytë e ballit me të cilet shohim rrugën pa kthim në Europën e Bashkuar, në themelet e hershmerisë të së cilës bënë pjesë edhe historia e qytetit të Drishtit , pavaresisht se sot ky është vetëm një fshat i rëndesishem brenda njësisë administrative të Postribës ku edhe kjo është pjesë e historisë me shumë vlera të shqiptarisë ndër shekuj…
R E F E R E N C A T :
1.Milan Shuflaj ,Serbet dhe Shqiptaret ,fq.15.
2.Milan Shuflaj ,po aty fq.39.
3.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe Pershkrimi i Shqiperise Eperme ,ose Gegerisë ,veper e cituar fq.145.
4.Gjush Sheldija ,Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodres e dioqezat sufragane ,shenime historike ,fq.75-77.
5.Theodor Ippen ,Shqiperia e Vjeter ..fq.181-182.
6.Vezhgime Iliro – Shqiptare ,perpilua prej Dr.Ludwig Von Thalloczy. ,Konstandin Jirecek ,fq.119.
7. Hyacinthe Hecquard ,po aty fq.144-145.
8.Ermanno Armao ,Vende ,Kisha ,Lumenj ,Male e Toponime te nje harte te lashte te Shqiperise Veriore, fq.73.
9.Giuseppe Valentini , Il Diritto delle Comunita…fq.256.
10.Fulvio Cordignano ,SHQIPERIA permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh Itralian At Domenico Pazzi ,1847-1914 ,fq. 244, V.II
11.Milan Shuflaj , Qytetet dhe Kështjellat e Shqiperisë ,kryesisht në mesjetë , fq.94-97 , botime Onufri 2009.
12.Theodor Ippen ,po aty ,fq.182.
13.Gjush Sheldija ,po aty ,fq.77.
14.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty fq.120.
15.Ermanno Armao ,po aty ,fq.73.
16.Milan fon Shyflaj ,Situata të Kishës në Shqiperinë paraturke ,fq.131-132 , botime franceskane ,Shkodër 2013 , perkthyer dhe perg. Per botim , Dr. phil. MA Edmond Malaj.
17.Oliver Jens Schmitt ,Arberia Venedike 1392-1479 ,fq.129.
18.Theodor Ippen ,po aty ,fq.184.
19.Hyacinthe Hecquard ,po aty , fq.145.
20.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.119.
21. Oliver J. Schmitt ,po aty ,fq.105.
22. Oliver J. Schmitt ,po aty, fq.285.
23.A. Degrand ,Kujtime nga Shqiperia e Eperme ,fq.53.
24.Zija Shkodra ,Qyteti shqiptare gjate Rilindjes Kombetare ,fq.440-441.
25.A. Degrand ,po aty ,fq.53.
26.Pellumb Xhufi ,Nga Paleologet te Muzakajt;Berati dhe Vlora ne shek.XII-XV,veper e cituar ,fq.273.
27.Milan fon Shyflaj , Situata të Kishës në Shqiperinë paraturke ,fq.117.
28.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.119-120.
29.Hyacinthe Hecquard ,po aty ,fq.145-146.
30.Hyacinthe Hecquard ,po aty ,fq.146.
31.Gennaro Francione ,Skenderbeu nje Hero Modern ,fq.104.
32.Oliver J. Schmitt, po aty ,fq.579.
33.Dhimiter Frangu ,Veprat e lavdishme te Skanderbegut ,fq.169.
34.Dhimiter Frangu ,po aty ,fq.171.
35.Gennaro Francione ,po aty,fq.169.
36.Dhimiter Frangu ,po aty ,fq.226.
37.Gennaro Francione ,po aty ,fq.86.
38.Oliver J.Schmitt ,po aty ,fq.580.
39.Lucia Nadin ,Shqiptaret ne Venedik ,mergim e integrim 1479- -1552,fq.162.
40.Hyacinthe Hecquard ,po aty ,fq.147.
41.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.121.
42.Ate Marin Sirdani ,Ndricime te Historise,te Kultures dhe te Artit Shqiptare ,fq.362-363.
43.Oliver J.Schmitt ,po aty ,fq.552.
44.Oliver J. Schmitt ,po aty ,fq.559.
45.Milan Shuflaj ,po aty fq.88.
46. Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.120.
47.Defteri i Regjistrimit te Snaxhakut Shkodres i vitit 1485,fq.136-137.
48.Vezhgime Iliro-Shqiptare ,po aty ,fq.121.
49.A.Degrand , po aty ,fq.53.
50.Lucia Nadin ,po aty ,fq.52.
51.Lucia Nadin ,po aty ,fq.60.
52.Lucia Nadin ,po aty ,fq.44.
53.Lucia Nadin ,po aty ,fq.149.
54.Lucia Nadin , po aty,fq.48.
55.Lucia Nadin ,po aty ,fq.157-158.
56.Lucia Nadin ,fq.62.
57.Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet II ,fq.256-257.
58.At Marin Sirdani , Skanderbegu mbas Gojdhanash ,fq.121.
59.Theodor Ippen ,po aty ,fq.186-190.