
Asllan Bushati/
NGA LUFTA IZRAEL – HAMAS
Asllan Bushati
Nga informacionet e paklasifikuara që na mundëson shtypi i hapur dhe nga vëzhgimi i konflikteve të kohëve të fundit nëpër botë, mund të nxjerrim disa përfundime paraprake edhe për konfliktin e datës 7 tetor 2023 ku organizata terroriste Hamas e Palestinës sulmoi ushtarakisht Shtetin e Izraelit.
Gjeopolitikisht rikujtojme se Rusia dështoi që nëpërmjet sulmit rrufe të pushtonte Ukrahinën. Harxhoi pjesën “bruto” të forcave të gatëshme e të municioneve dhe ngeci. Thirri në ndihmë disa forca rebele gjysëm mercenare cecene dhe përsëri ngeci. Thirri grupin mercenar Vagner dhe përsëri dështoi. Aktualisht ka marrë nga Kuba një sasi të konsiderueshme njerzish të varfër gjoja për punësim të përkohshëm por në fakt po stërviten në Tulas afër Moskës për ti dërguar në frontin me Ukrahinën. Kërkoi drone e mjete ushtarake nga Irani dhe përsëri nuk pati suksesin e duhur. Po kërkon municion, armatim e mjete logjistike nga Koreja e veriut dhe prap nuk po del nga hendeku ku ka rënë. Kërkoi të hap vatër të re zjarri në Dardani me duart e Serbisë dhe dështoi. Kërkoi të minojë uljen e tensioneve dhe ndonjë marrveshje midis Izraelit e Arabisë Saudite me duart e Iranit. Dhe më në fund shtyu Iranin që të armatoste në Rripin e Gazës organizatën terroriste të Hamas dhe ta fuste atë në luftë kundër Izraelit.
Pra përfundimi i parë që mund të nxjerrim nga kjo luftë e re në Lindjen e Mesme është se fijet na cojnë nga Lindja e Mesme përnë Iran e Rusi sipas një plani të para menduar në kuadër të zhvillimeve të reja gjeostrategjike.
Sulmi i terroristëve të Hamas u bë dukshëm në një kohë përgjumje të shërbimeve inteligjente izraelite, afërsisht si në vitin 1973. Ky është edhe një tjetër përfundim që cfaqet deri tani, e që e minon idenë se shërbimet sekrete të këtij vendi kanë nën mbikqyrje gjithë zhvillimet në rajon.
Sulmi u krye në fshehtësi të plotë i shoqëruar me zjarrin e mbi 5 mijë raketa tokë- tokë (e paparë kjo në luftimet e mëparëshme) ku shumica ishin shenjestruar mbi objekte civile. Nga ky këndshikimi del se kemi të bëjmë me krime lufte nga Hamasi që në fillesën e kësaj lufte. Po ashtu terroristët Hamasi filluan sulmin nga toka me motora, tricikla, vetura, kamioncina dhe nga deti me barka e mjete të tjera lundruese të shpejta. Sulmi përfshiu 22 zona në një thellësi 24 kilometra brenda teritorit të Izraelit.
Vetëm brenda dy ditëve të para të luftimeve rezulton se janë vrarë nga Izraeli 600 vetë , janë plagosur mbi 2000 dhe janë rrëmbyer gra, pleq e fëmij mbi 1500 veta. Nga Rripi i Gazës raportohet për 370 të vrarë e mbi 1500 të plagosur, 426 objekte të rrafshuara dhe qinda mjete e paisje luftarake të shkatërruara.
Izraeli shpalli gjendje lufte me mobilizim të përgjithshëm ushtarak, filloi sulmin me njësitë e blinduara nga toka dhe me goditje të fuqishme nga ajri, ku Kryeministri tha se Gaza e Hamasit do të këthehet në “ishull rrënojash”.
Politikanët më të lartë të vendeve perendimore, Sekretari Përgjithshëm i OKB-së (dhe shqiptarët në trojet etnike e diasporë), kanë dënuar ashpër sulmin e pabesë të Organizatës terroriste Hamas dhe krimet luftarake që ata kanë kanë kryer mbi popullin izraelit të pa armatosur.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se Izraeli ka gjithë të drejtën ta mbrojë vendin e vet nga agresioni terrorist me të gjitha mjetet dhe mundësite. SHBA-ja është përkrah popullit izraelit dhe do ta ndihmojë ate me gjithcka.
Për këdo njeri në botë, me ekuilibrin e duhur mendor, kjo luftë është një cmenduri. Po vriten njerëz të pa fajshëm, të paarmatosur dhe pa asnjë arsye në këto momente. Izraeli do të mundohet, ndoshta edhe do të “plagoset”, por kurrë nuk do të dorzohet e aq më pak të pushtohet. Përkundrazi, terroristët Hamas do të asgjësohen në një kohë të shkurtër dhe ndërtesat, strehimet, armatimet e mburojat e cdo lloji do të rrafshohen.
Shpresoj që Izraeli në të drejtën e tij të plotë, për tu mbrojtur me cdo mënyrë e me cdo mjet, nga sulmi terrorist i Hamasit e i armatosur nga Irani, të mos bëj hapa që të cojnë nga armët bërthamore. Kjo do të ishte thjeshtë katastrofë.