
Doktorant Eugent Kllapi
Të ardhur nga komunizmi si sistem politik diktatorial dhe me një ekonomi ineficente cetraliste Shqipëria si pjesë e shteteve që aspirojmë një demokraci funksionale futet pas vitit 1990 në ato modele të kapitalizmit që quhen ndryshe demokraci liberale dhe udhëhiqet nga doktrina e liberalizmit, tregut të lirë, paketave të të drejtave të njeriut dhe një sërë të gjata elementësh që formojnë kuadrin e sistemit politik.
Në qendër të pikëpamjes liberale është tregu i lirë dhe sidomos si aksiomatike qëndron fakti që qeveritë dhe politika nuk duhen të ndërhyjnë në ekonomi. Kjo zhvillon një terren të lulëzuar për individët e shoqërisë me anë të konkurrencës. Kërkesa dhe oferta rezulton të jetë si sukses dhe besim në/mbi tregun e krijuar. Në këtë moto Shqipëria nuk nguroi të futet por e mësuar nga një ndrydhje 45 vjecare u drejtua lirisë së madhe. Kjo liri anashkalonte padrejtësisht detyrimet kundrejt së tërës si funksionim. Lëshojeni një qën të mbyllur 45 vjet në kafaz, kjo do jetë liria më e madhe e kafshës edhe për të kafshuar pa u interesuar për gjë tjetër.
Ndryshe nga modeli i ekonomisë liberale modeli i ekonomisë së përzier është bërë tashmë në modë në sistemet nordike politike ku mbizotëron qasja social-demorkate. Nga kjo qasje modeli ekonomik shikojmë se shteti duhet të jetë rregullator dhe aksioner në ekonomi në qoftë se privati e kufizon apo tjetërson lirinë, përqëndron kapitalin, merr pushtetin në dy tri duar dhe mënjanon konkurrencën, ofertën e fikson kundrejt një kërkese që ajo e imponon dhe merr përfitimet më të majme duke i lënë të tjerët duarthatë. Modeli i ekonomisë së përzier, që ndryshe kritikohet edhe si një lloj qasje për komunizëm jep drejtimin që shteti futet si aktor dhe rregullues në çmime, në mbarëvajtje dhe strategji, në tavane apo dysheme të pranueshme çmimesh në bazë të standartit të ekonomisë së asaj shoqërie, në krahëmarrjen e individit dhe të grupeve të interesit përkundrjet ekonomibërjes dhe politikbërjes në gjithpërfshirje, ai kthehet në një lloj katalizatori i individit kur nuk ka asnjë pushtet dhe gardianit kur pushteti i klaneve apo i grupeve do të sundojë mbi shtetin dhe individin. A duhet mirëqënia dhe lumturia e të gjithë individëve në demorkaci sic proklamon kushtetuta?
Në forma të ndryshme, si modeli puritan i ekonomisë së lirë të tregut, si ekonomia e përzier si filozofi funksionojnë në qoftë se zbatohen parimet dhe normat, duke u nisur që nga virtyti, vlera të individit dhe shoqërisë e deri te pikëpamjet kushtetuese.
Një pikëpamje e tretë e ekonomisë si model është ajo e Keisianizmit ku shkurtimisht bota e ka provuar të veprojë në/ pas 1929 në SHBA dhe Europë, 2008 në SHBA dhe Europë. Kjo ndryshe quhet edhe një qasje radikale e shtetit mbi ekonominë ku qeveritë rrisin kërkesën për të qarkulluar ekonominë dhe kanë kontroll të gjithanshëm në ekonomi. Kjo ka shpëtuar kapitalizmin më shumë se dy herë.
Sot për sot shihen këto tri qasje të zhvillimit të kapitalizmit në sistemin demokratik dhe disa derivate. Shqipëria futet në ato derivate që krijon një apendiks apo përjashtim nga rregulli. Pse?
Duke iu kthyer vitit 1990 si premisë për të ndërtuar kapitalizmin ndodhën privatizimet dhe privati e mposhti qasjen publike edhe si e mirë konceptuale e të gjithëve por u pa që qeveritë për 30 vjet ndërhynë në ekonomi në mënyrë të drejtpërdrejtë, të tërthortë apo të fshehtë. Kjo favorizoi qasje të përqëndrimit të kapitalit, depresionin social, papunësinë, emigracionin e lartë, zhvdrejtëismin e çmimeve, falimentimin e bisnesit sidomos të vogël, tkurrjen e bisnesit të mesëm, rolin apatik të mediave si industri që i shërbente më shumë politikës sesa target grupeve që përfaqësonte apo interesit publik. Media ndërtonte të vërtetën për ato që i duheshin publikut në vend të parashtronte e kritikonte të vërtetën ku dhe vetë u bllokua në dy tre duar monopolesh të industrisë së medias. Grupet e presionit psh si Sindikatat që ishin shumë të nevojshme u zhdrejtësuan sa nuk funksionuan më, grupet e interesit të shoqërisë në politikbërje që ndihmonte dhe nismat ekonomike u bënë servile të pushteteve, ojf dhe roli i shoqatave u zbeh në mos u ble dhe më e rëndëishmja nga të gjitha është se inelektualizmi e elita intelektuale nuk mundet dot të japë një ideal të kulluar politik ashtu si ajo e mendon për debatin publik në këtë qasje ku nuk e kalon dot as Ekzistencializmin. Një grevë studentësh nuk gjen dot asnjëherë një Volter dhe si përfundim institucionet e pavarura u kapën brutalisht nga pushteti që ishte në duar të disa klaneve me prapavijë tribale. Panorama tashmë shfaqet e tillë ku qasja monopol me prirje oligopoli dominon në ekonomi dhe partitë nuk kanë as pluralizëm idesh po me prirje nga autoritarizmi dhe roli i politikanit thjesht kthehet në zëdhënës i kryetarëve ku mbisundon modeli social[sikologjik i kultit të individit. Shfaqet e plotë aksioma e demokracisë funksionale që:
‘’Nga totalitarizmi në demokraci ka valë të shumta autoritarizmash’’.
Kjo po ndodh në Shqipëri.
Nga ana tjetër bisnesi i vogël është i pambrojtur, bisnesi i mesëm inekzistent, shoqëria përplaset midis atyre që kanë shumë të ardhura dhe i bëjnë akoma më shumë dhe atyre që kanë pak të ardhura dhe u përgjysmohen akoma më tepër. Shfaqet e plotë edhe panorama si në dempresionin e madh të 1929 por me karakteristikë që nuk ka falimente.(përvec rasteve ekstreme të piramidave financiare 1997). Pa faliment nuk dallohet as kriza ekonomike dhe mungesa e trasparencës e ndihmon akoma më tepër.
Në këto kushte Shqipëria ka zbatuar në mënyrë coroditëse nga një qeveri në tjetrën të tri modelet ekonomike njëkohësisht që me pak njohuri nga filozofitë ekonomiko-politike këto qasje kur bashkohen janë paradoksale. Psh, mund të krijosh PPP po nuk mund të pretendosh më pas liberalizmin pasi qeveria ndërhyn 7 pash mbi ekonomi.
Kapitalizmi shqiptar vuan nga dy elementë të zhvillimit të saj. Nga shkatërrimi i saj pas 1990 vuan nga intelektualizmi që të shpikë dhe të prodhojë shabllone, marka, modele dhe ekonomi të lirë, nga ana tjetër vuan nga industria e lehtë si formësim kyc i zhvillimit ekonomik me burim kryesor nga bujqësia dhe blektoria pasi banka nuk mund të shpikë e as raketa bërthamore.
Qasja oligopol ashtu si dikur thoshte kritika e Marksit mbi kapitalizmin e hershëm klasik ose difektoz nuk e ndihmon ekonominë por prodhon më shumë papunësi kur paradoksalisht për 13 vjet të arsimimit kanë dalë me diploma nga sistemi i Bolonjës mbi 500 mijë studentë që tregu i punës jo prodhues por i shërbimeve nuk e mban dot këtë armatë që kthehet në një minë me sahat për zhvillimin e kapitalizmit. Ata emigrojnë si në cdo etapë të mijëvjecarit të njerëzimit. Edhe qasja e Shumpeter mbi ‘’shkatërrimin krijues’’ nuk doli efektiv pasi shoqëri totalitare që kthehen autoritare dhe janë postraumatike në kuptimin socialpsikologjik i shkaterrojnë të gjitha dhe nuk krijojnë asgjë sic thonë kritikët e Shumpeterit të famshëm, pra e asgjesojnë të mirën e përbashkët dhe kthehen në shoqëri parazitare. Përvecse parazitare edhe imituese, në cdo kënd lokale pasi nuk dieht cfarrë mund të bëhet tjetër dhe aty ku duhet farmacia apo kasapi mungon. ‘’Imitimi është forma më e shëmtuar e origjinalit’’ po a e kuptojmë dot ne këtë pas ndrydhjeve 45 vjecare?!
Këtë e shfrytëzojnë fare mirë rivalet simotra dhe sivëllezër që nuk e duan fort Shqipërinë dhe historia na e ka mësuar shpesh këtë.
A ka dritë në tunel? Nga filozofia politike e Kosovës hidhet një qasje e modelit të ekonomisë së përzier për të zhvilluar Kosovën dhe për ta hequr nga thundra e oligopoleve. Kosova për nga konteksti është më e mësuar me kapitalizmin duke qënë në një model gjysmë totalitar dhe me një ekonomi të tregut që zhvillohesh me kah nga socializmi i dikurshëm me pikëpamje nacionaliste në federatë. Por nga Kosova del një model i qartë i ekonomisë së përzier të tregut ku shteti duhet të mos jetë indiferent, parazit me mjelës i taksave si sukses i vetëm kur individi vuan. Shteti duhet të jetë kotributor në mirëqënien e individit. Duhet të jetë rregullator dhe katalizator. Në një ekonomi globale me risqe të shumta edhe fatkeqësish si pandemia luksi për të qënë liberal është i tepërt.
Shteti duhet të jetë shtet dhe jo pavion ku të indetifikohet deliri i madhështisë i politikanëve. Ndryshe nga qasja klasike demokracia funksionale zbaton parimin se, ‘’problem nuk është mbledhja e të ardhurave por shpërndarja e tyre’’. Po a mundemi ne të shëprndajmë në cdo zë që vuan kur ne vuajmë si formë intelektualizmi nga mugnesa e vetvetes?!
Ku jemi ne sot? Asgjëkundi në rrugën e askushit. Jemi një apendiks i të gjitha modeleve pasi jetojmë nga ndrydhjet e mëdha ku njerëzit akoma arratisen nga një vend që u duket si i huaj. E para ishte fjala, por ajo në një mizëri shqetësimesh donte një zë të fuqishëm të shprehej qe të merrte rrugë nga një hap i vogël.
Nga totalitarizmi në demokraci neve na duhen burra shteti.