Sokol Paja/
Federata Pan-Sqiptare e Amerikës “Vatra” dhe gazeta “Dielli” shprehin mirënjohjen e përjetshme, falenderimet më të thella e respektin më të veçantë për të gjithë ata vatranë e patriotë shqiptarë, biznesmenë e atdhetarë, aktivistë e veprimtarë që iu përgjigjën menjëherë fushatës së Vatrës për të blerë ndërtesën e re të Vatrës dhe për të mbështetur gazetën Dielli në rrugëtimi historik në shërbim të çështjes shqiptare, gjuhës shqipe, historisë e kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirënjohja e parë shkon për biznesmenin, humanistin dhe filantropistin e njohur z. Kadri Morinaj pronar i Eurosig, Insig, Insig Jetë, Eurosig Kosovë, UBA Bank, Reastorant Bar Piazza dhe disa bizneseve të suksesshme në Europë i cili dhuroi 1 milion dollar për objektin e ri të shtëpisë së Federatës Vatra në New York. Z. Morinaj ka propozuar që të blehet parcela dhe të ndërtohet objekti i ri me hapsirat përcjellëse dhe infrastrukturën e nevojshme që do të plotësojnë nevojat për të mbuluar veprimtaritë patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës dhe do jenë në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA. Z. Morinaj ka propozuar formimin e Komisionit Mbikqyrës dhe Koordinues në mënyrë që të gjitha procedurat të zhvillohen në transparencë të plotë si dhe objekti aktual i Vatrës të shëndrrohet në Muze, Arkiv e Bibliotekë Shkencore për Vatrën. Z. Morinaj ka bërë donacione edhe më herët për Vatrën. Dashuria e tij për vendin dhe popullin mik amerikan ilustrohet më së miri me faktin se ai e pagëzoi djalin e tij të vogël me emrin Wesly Clark në shenjë respekti e mirënjohje për Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane që udhëhoqi fushatën ushtarake për lirinë e Kosovës. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra i është shumë mirënjohës filantropit dhe biznesmenit z. Kadri Morinaj dhe e siguron atë dhe opinionin publik se lokacioni dhe objekti i ri i Vatrës do të jetë krenari e komunitetit tonë dhe i mbarë kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo shtëpi e re e Vatrës do të shërbejë për të zhvilluar të gjitha aktivitetet patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës e gazetës Dielli. Kjo shtëpi do të jetë qendër kombëtare që do ta bashkojë të gjithë shqiptarët e Amerikës.
Vatra shpreh mirënjohje e falenderim për kompaninë investuese “Albanica Homes” nga Kosova lider i padiskutueshëm në fushën e investimit, ndërtimit, zhvillimit urban, inxhinierisë e arkitekturës në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, e udhëhequr nga filantropi i shquar Driton Gerbeshi në bashkëpunim të ngushtë me shqiptarin e madh Behgjet Pacolli, dhuroi 200 mijë dollarë për shtëpinë e re të Vatrës në New York. Një shtëpi kombëtare që do të bashkojë të gjithë shqiptarët e Amerikës në Vatrën e ngrohtë atdhetare që udhëheq me krenari e dinjitet proceset patriotike e komunitare në dobi të çështjes kombëtare prej 112 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vatra shpreh mirënjohje për shkrimtaren e shquar e letërsisë për fëmijë, sekretare e degës së Vatrës Ridgewood Monda Hamitaj që është vatranja e parë e cila dhuroi 2 mijë dollarë për shtëpinë e re të Vatrës.
Vatra shpreh mirënjohje e falenderim për drejtuesit e Vatrës, veprimtarë, aktivistë, patriotë shqiptarë e personalitete të shquara shqiptare në mërgatën e Amerikës që iu përgjigjën menjëherë fushatës për mbështetjen e gazetës Dielli. Fushata 1 mujore 28 tetor – 28 nëntor 2024 bashkoi 26.850 dollarë për Diellin e Vatrës, Diellin e kombit shqiptar.
Fushata e Vatrës për Diellin është një traditë fisnike dhe patriotike ku shqiptarët e Amerikës e më gjërë kontribuojnë për jetëgjatësinë e gazetës më të vjetër që botohet në diasporën shqiptare. Gazeta “Dielli” është vetë historia, identiteti dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës. Dielli është një pasuri tejet e çmuar dhe trashëgimi e shkëlqyer e shqiptarëve të Amerikës. Gazeta “Dielli” ka në themel historinë e kulturën kombëtare, gjuhësinë, albanologjinë, arkeologjinë, median, datat historike, ngjarje dhe figura të shquara të kombit shqiptar.
Qëllimi i gazetës është edukimi, promovimi i imazhit dhe vlerave më të larta të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, informimi i saktë, promovimi i talenteve dhe personaliteteve të botës shqiptare kudo në mërgatë, promovimi i suksesit dhe thithja e mendimit intelektual në gazetën “Dielli”, ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës e më gjerë. Gazeta “Dielli” shërben si një urë lidhëse mes shqiptarëve të mërguar dhe Atdheut mëmë, në botim që nga 15 Shkurti i vitit 1909.
“Vatra” e “Dielli” shprehin mirënjohjen e përjetshme për donatorët e kontributorët e fushatës në mbështetje të gazetës “Dielli”: Elmi Berisha, David Balaj, Harry Bajraktari, Behlul Gashi, Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane Queens, Ekrem Bardha, Elez Biberaj, Alfons Grishaj, Kolec Ndoja, Dr. Pashko Camaj, Mondi Rakaj, Ilir Cubi, Efi Qeleshi, Pjetër Lucaj me vëllezër, Paulin Mrnaçaj +Drita Vushaj, Dr. Sulejman Çelaj, Mark Gjonaj, Cafo Boga, Ylli Cakani, Toni Sufaj, Av. Harry Metuku, Gjon Gjokaj, Shaqir Salihu, Ahmet Xhafo, Loro Stajka, Marjan Cubi, Sokol Paja, Nazim Salihu ( Noli Tv), Agim Aliçkaj, Artan Nati, (Thomas Christo, Thanas Gjika, Agim Beqiri, Cellar Bar & Grill, Edi Postol), Prend Ndoja, Mëhill Gjuraj, Dr. Skender Murtezani, Florina Pupla, Asllan Bushati, Anonim, Viktor Popaj, Besim Malota, Vatra Ridgeëood, Age Ivezaj, Shoqata Kraja, Aleksandër Nilaj, Dorand Vojka, AAA SKENDERBEJ INC , Gjergj Domgjoni, Flori Lloga, Muharrem Xhydollari, Tom Shkreli, Jasmina Hasaj, Pashk Maksuti, Hana Malota, Lejda Troci, Vehbi Bajrami, Dr. Dritan Demiraj, Dr. Paulin Marku, Bashkim Musabelliu, Tasim Ruko, Shaqir Gjokaj, Alma Jaku, Julida Cepele, Shkumbin Tetaj, Afrim Shabani, Xheladin Zeneli, Dritan Matraku, Fatos Mustafaj, Adem Malellari, Erlind Çela, Akri Çipa, Lekë Përlleshi, Toni Musaj, Iris Halili, Mirela Kanini, Ardian Ruci, Dhimo Jano, Gjon Ivezaj, Familja Alibegu nga Ulqini, Lulash Junçaj, Adrian Tahiri, Valdete Dida Cenalia dhe Latif Sharka. Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje përjetë e mot.