MPJ apel qeverisë greke: Gjakftohtësi e vetëpërmbajtje për kishën në Përmet/
Mbrëmjen e së martës zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë, Ermira Braho, është thirrur në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke lidhur me ngjarjen ne Permet. Sic bën me dije një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.
Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme.
“Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi.Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine” thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin.
Nderkaq Ministria e Jashtme greke pretendon për dhunë ndaj dy qyetareve kur dje një grup besimtarësh dhe klerikesh hynë forcërisht në godinë e Pallatit të Kulturës. Kjo godinë ishte marrë në ruajte nga Policia private pas lirimit pak dite me pare nga objektet fetare. Ministria e Jashtme greke tha se edhe ndërtesa e Konsullatës greke në Gjirokastër ishte goditur me gurë por kjo nuk kofirmohet nga policia e Gjirokastrës.