Të Hënën me 23 tetor nisi puna për sistemimin,regjistrimin, kartelizimin e librave në bibliotekën e Federatës VATRA.
Punonjësja e specilializuar për biblioteka, studiuesja Arjeta Ferlushkaj, punoi të Hënën disa orë, duke pasë dhe ndihmën e editorit. Në këtë grup pune do të jetë kontribues edhe studiuesi Idriz Lamaj.
Sistemimi dhe vendosja në rafte do të bëhet veç për librin artistik, historik e shkencor, dhe veç edhe për periodikët, duke respektuar kronologjinë alfabetike.
Në bibliotekën e Vatrës ka dhe libra të rrallë, libra të vjetër 100 vjeçarë, që janë ruajtë me kujdes.
Duke qenë se në bibliotekë ka libra që e kalojnë më shumë se 5 -10 kopje, komisioni mendon që në të ardhmen të organizojë një panair për shitjen e këtyre librave në mënyrë që bashkatdhetarët me një çmim simbolik mund t’i kenë në bibliotekat e familjeve ose shoqatave të tyre.
Vatra falenderon zonjëshën Arjeta Ferlushkaj për nismën që ka marrë duke punuar vullnetarisht në sistemimin e bibliotekës.
Njoftojmë të interesuarit se biblioteka nuk do të funksionojë derisa të përfundojë sistemimi dhe kartelizimi.