KRISTAQ TURTULLI/
Kush janë këta njerëz të moshave të ndryshme që protestojnë përpara bashkisë së qytetit të Korçës, në këtë ditë të ftohtë fillim janari, të vitit 2014? Fytyrat e tyre nuk janë të egërsuara. Ato kanë një revoltim dhe indinjatë të heshtur, të trishtuar.
Janë qytetarët fisnikë, të familjeve më të vjetra të qytetit dhe nuk dinë të bëjnë ndryshe dhe kështu kanë qenë gjithmonë. Janë pjesëtarët e familjeve të shquara të qytetit të Korçës: të parët e tyre kanë luftuar për mbrojtjen dhe identitetin e qytetit, krijimin e shtetit të parë shqiptar dhe të kombit. Janë pjesëtarët e familjeve të mëdha;Turtulli, Fundo, Nuke. Mullixhiu, Llogori etj. Që kanë nxjerrë burra të shquar si Mihal Turtulli, Thoma Turtulli, Llazar Fundo. Janë 160 familje. Të çilët kanë qenë dhuruesit dinjiteti dhe krenaria i qytetit të tyre. Familjarët e tyre kanë pritur vite dhe vite me radhë devotshmëri dhe durim, më shumë se shtatëdhjetë vite të rimarrin pronat e tyre.
Po a do bejlurçina i ri i Korçës plakë, që sot na qenka kryetarkë i bashkisë?!
Prej këtyre familjeve të shquara që protestojnë përpara ndërtesës së ngurtë, u kanë ikur breza, në varfëri dhe mizërie pa provuar vërtetësinë e rivendosjes në vend të pronës, drejtësinë e zbatuar me ligje të vërteta demokratike, prej qeverive demokratike. Bijtë dhe bijat e tyre kanë vuajtur në kullat e hirit për bukën e gojës së bashku me prindërit por njëherësh kanë shpresuar dhe shpresojnë në ligjet e reja dhe shteti i ri demokratik. Kur do të vijë kjo ditë e bekuar dhe tu njohë atyre më në fund të drejtën e pronës të mohuar në dekada dhe dekada.
Dikush nga punonjësit e bashkisë prapa hekurave të përdredhura të zyrës i pëshpërit shoqes në krah me indiferentizëm:
‘Me sa kam dëgjuar janë ish pronarët e vreshtave! Nuk e kuptoj se çfarë kërkojnë këta pronarë të vjetër xhamën. Tani u kujtuan të protestojnë, pas njëzet e ca vjet demokraci!’
Ish pronarët! Pëshpërit dikush tjetër dhe mbledh buzët, akoma paska Shqipëria ish pronarë që protestojnë për ti njohur dhe mbrojtur pronat e tyre. Ku qenkan këta akoma. Pronarët e rinj ke qejf ti shikosh. S’u bën syri tërr. Të shëndetshëm, të sigurt, kokoroçë. Kaq të paduruar janë këta ish pronarë, që pas njëzet e kusur demokraci kujtohen të grumbullohen, e të protestojnë! Punë e madhe le të bëjnë siç kanë bërë. Kundër kujt protestojnë, kundër kryetarit të bashkisë. Po kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraqi, është i yni bre. Raqka ishte nënkryetar i bindur i partisë. Tani u ngrit një pozitë më lart. S’ka as dy tre muaj që është zgjedhur në drejtim të Parizit të vogël.
Kryetarka i ri shoku Sotiraq Filo nuk ka trashëguar prona, dhe nuk di dhe nuk çan kryet ta dijë sa e dhimbshme dhe e tmerrshme është kur të merret me përdhunë prona. Kur të mohohet prona. Për shkak të pronës, nëmesh, mallkohesh burgosesh, përndiqesh dhe persekutohesh me gjithë kuç dhe me maçkë për vite me radhë. I di shoku Sotiraq Filo këto?! E çfarë rëndësie ka për një kryetar të ri e shkuara, edhe në e di, edhe në se nuk e di. E thamë, ai nuk ka prona. Por kjo nuk do të thotë të mos bëhet me prona. Kush nuk ngjiti shkallët e pushtetit dhe nuk u pasurua në Shqipëri tonë, ku korrupsioni dhe padrejtësitë janë ulur këmbëkryq.
U përfol se shoku Sotiraqkë u zgjodh me vota të blera, në popullin fukara që ha bukë me listë. Me vota të vjedhura. Po janë fjalë vëlla, veç fjalë?! Edhe sikur të jetë e vërtetë. Punë e madhe, njëri do zgjidhej kryetar. Si nga socialistja, apo demokratikja. Të dy qenë Sotiraqë. Dy kanxherë në një derë. Blerjet dhe vjedhjet e votave janë bërë të modës tek ne.
Ish pronarët qëndrojnë të grumbulluar, përpara bashkisë, nën thëllimin e ftohtë të fillim janarit dhe kërkojnë të drejtat e tyre, të shkojë më në fund haka tek i zoti. Por i zoti e shet dhe tallalli se jep. Pronat, vreshtat në kodrat e qytetit janë me tapi, të njohura dhe me gjyq dhe janë të futura brenda zonës së verdhë. Me një plan të rëndësishëm studimor, evropian. Ato janë si një ballkon i bukur i qytetit të Korçës dhe i gjithë fushës së saj.
Por me kryetarkën Raqkë nuk bëhet shaka, ai tani është Ligji dhe Sotiraqi. Dhe nuk do të lëshojë pe. Pronarët e ligjshëm korçarë le ti shohin me dylbi tokat e tyre. Le ti ëndërrojnë, si ëndërr mos më prek, por jo ti gëzojnë.
Të gjithë shqiptarët kërkojnë të hyjnë në Evropë, me se me paterica me kryetarë bashkie, Sotiraqë. Sekretar partie, ish komunistë mafiozë. Kryetarë qeverie që vazhdimisht premtojnë, gënjejnë, nuk dinë dhe nuk duan të njohin se çfarë është e drejta e patjetërsueshme e pronës. Janë ndërruar në Korçë disa kryetarë bashkie, nga të dy forca politike. Të dyja partitë; socialistja dhe demokratja, paçka se shajnë dhe akuzojnë njëra tjetrën, janë si pendë qe. Një kryetar hyn dhe tjetri del, një Çilo dhe një Vangjel. Të gjithë janë munduar ti bëjnë bisht çështjes së drejtë të pronësisë. E kanë zvarritur, për të mos pasur kokëçarje. Por së paku nuk e kanë përbuzur, mohuar dhe përdorur gjithfarëlloj mashtrimesh dhe pabesish si ky bejlurçina Raqka ynë. I cili kërkon ti vërë kapakun qypit të çështjes së pronës dhe ta zërë grykën me brymë për njëherë e mirë
Mu kujtua vitet e para të demokracisë. Secili nga ne ishim të mbushur me shpresë dhe besim për ditët e mira që paskësaj do të vinin. Dhe kishim të drejtë. Nuk na mbante më kurrizi. Na u përlotën sytë prej emocionit. Erdhi më në fund dita e bardhë e lirisë dhe besimit. E mbështetëm me të gjitha forcat e shpirtit.
Dy vëllezërit e mi i shkurtuan nga puna dhe me plot besim dhe shpresë shkova tek kryetari i komitetit i sapo emëruar nga partia demokratike, aso kohe ish (P. Ll) E njihja qysh në ditët e para të lëvizjes demokratike. Duke i paraqitur tapitë e dyqanit e të pronave të tjera, të fabrikës së kartonit, etj të babait, të cilat e kishte në zamër të pazarit. I thashë (P. Ll) të më ndihmonte, të më kompensonte diçka nga ish dyqani i babait. I cili nuk ekzistonte, përgjatë viteve ishte rrafshuar prej kohësh. Mbasi e kish zënë urbanistika rrugore e zhvillimit të qytetit dhe stacioni i ri i autobusëve.
Kryetari ngriti supet, dyqani i babait tënd nuk ekziston, më tha. Ti e di më mirë se unë që aty është bërë rrugë kryesore e qytetit, ç’të bëj, ku ta gjej, më thuaj ti. Fabrika e kartonit u prish me makineritë u shkatërruan. Më kompenso, i thashë, janë tre familje që duan të mbushin barkun me bukë, më jep një nga dyqanet që sot janë të shtetit, i thashë. Pa, pa, pa, është punë që nuk bëhet. Vendos parlamenti dhe qeveria demokratike për to. Pastaj në konfidencë më pëshpëriti: E dëgjove se ç’thanë të dy motrat shitëse në vetëshërbimi? Do të presim me sëpata, do të shpiem gjakun deri në gju po të tentojnë të vijnë tu a marrin dyqanin. PD nuk është për haqe dhe hatërembjetje, por për drejtësi dhe zhvillim. Ne do krijojmë shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, së pronës, i thashë. Nuk është logjike, i thashë, shumë nga shitëset kanë zbritur nga fshati, janë të afërmit e partisë së punës, e të sigurimit të shtetit, kanë a s’kanë disa muaj që punojnë ne dyqanet e shtetit dhe të bëhen pronare në mallin në huaj. Dhe ne të mbetemi… Më beso mua, më tha(P. Ll), shteti i ri demokratik do ti rregullojë të gjitha sa më mirë, në Shqipëri tonë ka vend boll për të gjithë, të shpronësuarit dhe për pronarët e rinj.
Ika, në shkallët e komitetit takova një mik, kishim qenë së bashku qysh në ditët e parë të krijimit të PD dhe ja qava hallin, isha shumë i zhgënjyer. E ndjeja që diçka nuk shkonte. Ai nënqeshi me ironi dhe më tha. Beson me naivitet se do shkojë haka tek i zoti? Sigurisht, i thashë, përse të mos shkojë haka tek i zoti. Boll me padrejtësi, në radhë të parë demokracia është për ne, për ish të përndjekurit dhe ish pronarët. Në atë krah fli ti, në atë krah, nuk të le laroja të hajë baloja, më tha. Nuk e besova. Në programin e të gjitha partive të krijuara është shkruar me germa të mëdha kthimi i së drejtës së mohuar dhe i pronave pronarëve të ligjshëm. Mos je i dehur, i thashë. Dhe mund të jem i dehur, më tha. Mu duk gati i çmendur, për të mos thënë i lig.
Është përfolur se dikur, Gorbaçovi mbodhi si udhëheqësit e partive motra dhe u tha. Të bëjmë sikur lemë lëmë pushtetin politik dhe o burra të marrim pushtetin ekonomik dhe atë politik. Kjo e vërtetë është si drita e diellit.
Pronarët e ligjshëm, të përndjekurit dhe të persekutuarit mbetën për të gjitha gjërat në bisht. Ata me fisnikëri asnjëherë nuk kërkuan dhe kanë kërkuar gjak dhe hakmarrje, sepse janë qytetarë. Më thoni cili pushtetar i djeshëm, operativ, punonjës sigurimi, gardian i torturave u përndoq dhe u godit prej të përndjekurve, dhe të persekutuarve: Asnjë.
Ata ia lanë drejtësinë dhe hakmarrjen të madhit Zot. Por me sa duket zoti është i shurdhër. Ata përsëri me durim kanë pritur dhe presin që të vijë një ditë dhe shteti tu a njohë të drejtën e tyre.
Politikanët shqiptarë vazhdojnë me hipokrizinë e politikanëve të së kaluarës historike të shtetit shqiptar të cilët ndonëse ditën ulërijnë dhe brohorisin për Europën dhe vendet evropiane, natën numërojnë paratë e fituara nga kompromiset e pista në emër të shtetit shqiptar. Po kështu edhe sot ekziston një grup i madh politikanësh shqiptarë të rangut të lartë por edhe të mesëm apo të ulët të cilët janë pasuruar sistematikisht gjatë kohës ë tyre të drejtimit por që nuk u pëlqen integrimi në BE, ndonëse me fjalë e kërkojnë atë.
Ju lutem më thoni, cila nga familjet e vjetra Shqiptare ka marrë pronat të drejtat e mohuara dheishtë ngritur në vendin e merituar. Asnjë. Partitë dhe qeveritë i kanë lënë qëllimisht në bisht. Kanë alergji për të shkuarën, për të vërtetën, historinë. Më lindi menjëherë pyetja e rëndësishme: Përse nuk u pëlqen disa grupeve të politikanëve shqiptarë integrimi në BE?
Nuk u pëlqen politikanëve të sotëm të forcave politike, sepse ata kanë ndryshuar ngjyrat e xhaketave dhe bij të një nëne. Sepse ka një grup politikanësh të cilët u ngritën nga hiçi dhe tani janë të plotfuqishëm, biznesmenë të mëdhenj apo të mesëm dhe u pëlqen kjo mënyrë anarkike e të drejtuarit të shtetit shqiptar për këto 22 vite, sepse në këtë mënyrë kanë shmangur: taksat, kanë bërë evasion fiscal, kanë shkelur ligjet dhe i kanë shpëtuar me këtë rast edhe burgut.
Sotiraqi thotë se në fushatë u premtova qytetarëve që pronat e ish pronarëve në kodrat e qytetit ti bëjë kurorë të gjelbër. Pronat e kujt ua premtove qytetarëve të tyt eti apo tët gjyshi? Sepse duhet të premtosh për atë që ke vetë në zotërim dhe jo mallin e tjetër kujt.
Sipas tij, vreshtat në kodër, pronat e familjeve më të shquara të qytetit, janë mall me zot. Po Sotiraqi tani është zot, bejlurçinë e qytetit. Premton, thotë do ti bëj pronat e të tjerëve zonë të gjelbër dhe nesër nxjerr nga sirtari projektin e zhvillimit të qytetit të vitit 2010 të përgatitura dhe të propozuara nga disa firma të huaja dhe ua jep nën dorë pronarëve të rinj. Si gjithnjë pronarët e vjetër do mbeten me gisht në gojë. Punë e madhe janë mësuar këta ti mbajnë gishtat në gojë…
Ai bërtet me djallëzi satanai: Ju si familje të mëdha, nuk doni që kodrat e qytetit të jenë të gjelbëruara. Ish pronarët e mbledhur përpara bashkisë i thanë kryetarit Sotiraqit, Ne e duam qytetit më shumë se ty o kryetarë. Dakord jemi, bëji pronat tona të gjelbëruara. Por meqenëse ke vendosur ti bësh zonë të gjelbër, atëherë blijini, na jep dhe ne të drejtën tonë, ose na i kompeso. Ai u thotë, bashkia nuk ka para tu a blejë, dhe vend për ti kompensuar. Ne kemi vendosur ti bëjmë zonë të gjelbër.
Ku po shkojmë në Evropë apo në mesjetën, inkuizicionin komunist, që jo vetën nuk përfillej e drejta e pronës, por digjej me zjarr dhe me hekur ai që kish pronë. A nuk jemi tashmë në një shtet demokratik, ku ‘A’ e parë e një shteti demokratik është respektimi i dhe ruajtja e pronës të mbrohet me ligj. Shteti po i mbron pronat, por pronat e pronarëve të rinj, bijtë dhe bijat e ish komunistëve dhe politikanëve të rinj me prejardhje komuniste. Përse duhet të jemi hipokritë. Prandaj shumë shqiptarë kanë ikur larg në kurbet dhe mendojnë vetëm ikjen, largimin prej mëmëdheut.
Pritën përmirësimin, vendosjen e së drejtës, një vit, një dekadë, dy dekada dhe Shqipëria ajo që ka qenë, në vend numëro: Njëri hyn dhe tjetri del, një Çilkë dhe një Vangjel….
Dhe punonjësit e bashkisë së bashku me kryetarkën e tyre Sotiraq Filo thonë me inat:
Ç’ dreqin duan këta ish pronarë që menduakan dhe kërkuakan pronat e tyre. Sa qesharake. Shqipëria është mbushur kudo me pronarë të rinj. Çfarë duan këta pronarë të vjetër, si të ardhur nga një kohë e largët. Nuk i mjafton Shqipërisë pronarët e rinj, pehlivanët e rinj, bosët e rinj, miliarderët e rinj.
Sa çudi, pronarët e vjetër si të ardhur nga relikat e humbura, u kujtuan të bëjnë rrëmujë, të protestojnë për disa dava prona. Por ata nuk bëjnë rrëmujë me fisnikëri si gjithmonë kërkojnë, por tani u ka ardhur thika në palcë.
Kjo është Shqipëria.
Mos harroni po të ishte vendosur e drejta e pronës e ligjit dhe e shtetit të së drejtës në vitet e para të proceseve demokratike, do të ishte shumë ndryshe Shqipëria, nuk do kish më vrasje dhe vit të mbrapshtë 1997.
‘Shakarat’ dhe paradokset shqiptare asnjëherë nuk kanë të sosur. Ndërkohë vitet ikin me vrap. Po bëhen afro njëzet e kusur vjet ‘demokraci. Një periudhë relativisht e gjatë për të parë dhe dëgjuar ndryshime cilësore për një komb që gjendet në kërthizë të Evropës, por që shumë se jemi një dëshirave të kërkesave larg Evropës. Ne themi se jemi të plot vitalitet dhe forcë për të ndryshuar dhe përparuar. Ne themi se duam me gjithë shpirt të shkojnë në gjirin e Evropës e se Evropa është shumë nazemadhe për të mos thënë egoiste ndaj nesh. Ne gjithnjë kemi qënë fare pranë, në shkallinën e fundit për të pranuar të mirën. Bërtasim, por se nga gjendet një mistrec, një‘ters pojani’ dhe na i prish të gjitha planet.
Lëviz një karrige prej furtunat e pakënaqësive, marrëzive dhe vjedhjeve, dhe ikën pushtetari i një partie. Nisin fushatat elektorale, në emër të popullit, për të mirën e popullit, për të ardhmen e popullit. Me lugë bosh si hamalli Tataç, dikur, dhe ju premtojnë për dhuratë gjënë e të tjerëve. Më në fund lëvizi përsëri karriga erdhi në emër të popullit në pushtet një pushtetar tjetër. Pronarët e vërtetë si gjithnjë, me gisht në gojë.
Pra një hyn dhe një del:
Një Cilkë dhe një Vangjel…
Mjaft më. Tani ka ardhur koha të flasin ndërkombëtarët, komiteti evropian, institucionet e ndryshme botërore dhe gjyqi i Hagës.