Nga Ramiz Muja*/
“Shoqata Rugova ” bashkë me ansamblin Rugova” me rastin e piknikut organizoi Improvizimin e “Dasmes Rugovase” në Taconic State Park – Rudd Pond në New York, të dielën e 23 qershorit,në parkun “Franklin D. Roosevelt State Park”, ç’ka të sjell ndërmend dhe vetë bjeshkët e Rugovës në Kosovë.
Fillimisht,Vjosa Mujaj – Nikqi, ka hapur piknikun dhe më pas ia ka dhënë fjalën regjisorit dhe poetit, Idriz Çelaj, për të lexuar materialin letrar “Dasma Rugovase”, të përgatitur nga zëdhënsi i Shoqatës dhe Ansamblit Rugova. Pjesmarrësit e shumtë panë me sytë e tyre se si organizohej dikur, një dasëm rugovase, por jo në Kosovë, por këtu, në malet e New Yorkut. Këtë dasëm e improvizojmë për fëmijët tanë. T’u tregojmë atyre se si prindërit dhe gjyshërit e tyre i bënin dasmat në vendëlindjen e tyre dhe në të njëjtën kohë të shpalosim një pjesë të kulturës sonë në këtë vend pishtar të kulturave . Të lashta janë këngët dhe vallet Rugovase, të lashta janë kostumet tona tradicionale . Plot ornamente zbukuruese janë veshjet kombëtare të burrave; janë të punuara me dorë nga vet vendasit. Po ashtu, shumë të bukura janë veshjet e femrave me plot ngjyra që janë njësoj të lashta dhe tradicionale autoktone të punuar nga gratë vendase .
Në këtë dasëm jemi përpjekur sa do pak që ta vëmë në skenë improvizimin e dasmës tradicionale Rugovase. Në Rugovë, dasmat bëheshin me shumë lojra, shumë hare, dhe ceremoni festive. Shpesh dasmat zgjatnin edhe nga 3 ditë që nga e shtuna e deri të hënën në mbrëmje. Familja vendoste ditën e dasmës. Caktohej se kush duhej thirrur në dasëm dhe ditën e shtunë mblidhshin të afërmit, miq,mbesa,nipër dhe bija, ku bëheshin biseda dhe përhajrime familjare. Zakonisht flamuri i jepet njeriut të derës së bajraktarit të të njëjtit fshat. Vendoset sa dhe kush nga gratë e farefisit duhej të shkonin për të marrë nusen.
Ca ditë përpara dasmës disa antar të familjes shkonin në familjet e fshatit dhe mblidhnin sendet që i duheshin dasmës si psh: lugë, sofra, tepsia, e shumë e shumë sende të tjera. Gjithashtu, edhe pritsat shpesh kanë sjellë dikush dash, dikush qengj e dikush dele të zotit të dasmës. Dhëndrri duhej të rrinte në shtëpi ndërsa krushqit nisen dhe marrin dajret dhe këngëtarët me vehte. Kur nisen krushqit, duhet të numrohen nga udhëheqësi nëse janë psh. 50 krushq që domethënë bajraktari duhet t’i nxjerrë 5 vetë para vehtes apo nëse ka 100 atëherë duhet që të nxjerrë 10 vetë përpara vetes, për të pasur mundësi miku ta dijë nga largësia se sa krushq po i shkojnë.
Një pjesë e krushqëve kanë kuajt e shalës dhe janë të përgaditur mirë për lojra të ndryshme me kuaj, si kërcime dhe vrapime. Krushqit shpesh ndalen në vende (fusha) të përshtatshme për lojra. Gjuajnë shenjë në rrasa dhe përpiqen ta përcaktojnë shejtarin më të mirë, sepse nëse nuk del dikush ta vret shejin prej krushqëve të miku, nuk e marrin nusen. Shpesh më të sigurtit shenjëtar ishin djemtë e rinj. Te miku duhet të shkohet para orës 12-të të ditës dhe nuk është mirë që të shkohet pas 12-tës.
Bajraktari duhet të jetë i sprovuar fizikisht po ashtu për çdo rast rreziku, flamurin nuk duhet ta leshojë. Kur shkohet te miku flamuri i dorëzohet atij që preferon miku. Flamuri duhet të qëndrojë i mbajtur në duar deri sa duan të nisen krushqit. Tek miku krushqit ulen dhe fillon muhabeti. Caktohet dhe çaushi që zakonisht shpërndan kafet dhe duhanin .
Gjeveri kur të mbërrijnë krushqit tek miku i duhet dorëzuar kalin nuses mikut dhe djali i kerrit është me gjeverin,po ashtu edhe kur duan me u kthye krushqit dikush nga miku e lajmëron gjeverin dhe shkon e ndihmon me hyp nusen në kalë. Gjeveri ecën anash kalit duke e mbajtur deri sa të kalojnë fshatin edhe pastaj gjatë gjithë rrugës kujdeset dhe rrin afër kalit ,.Djali i i kerrit tërë kohën e terhjek kalin për freri.
Edhe tek gratë po ashtu bëhen lojra dhe kërcehen valle. Tek krushqit, këngëtarët këndojnë disa këngë dhe hanë drekë. Para se të nisen për kthime, bëhet qitje shenje në rrasa të gurit sipas traditës .
Dikush nga dasmorët duhet ta vrasë shejin për ndryshe nuk merret nusja. Nusja duhet hipur në kal të bardhë dhe dikush nga familja e nuses, vëllau, axha, ose baba i bjen kalit në vithe 3 herë për t’i ngja nipat kah dajat.
Krushqit nisen me këngë e valle dhe lojra kuajsh po ashtu dikush nga pritsat i thoth Bajraktarit “ooooo udhaaa e mbar’ ooo bajraktar” me zë të lartë. Po ashtu, dhe bajraktari duhet t’ia kthejë “ooooo mbar’ paq mor”. Thirrja zakonisht përciellej me rafale të revoleve dhe ashtu vazhdonte thirrja nga të dy palët deri sa dalin prej fshatit.
Kur mbërrin krushqit te dhëndrri para shtëpisë, dalin njerëzia një antar i familjes, zakonisht nëna e dhëndrrit, që hedh në turmë: bombone ,ëmbëlsira, dhe kokrra gruri për një jetë të ëmbël dhe me bereqet që mendohet se sjellë nusja.
Zbritet nusja nga kali dhe menjëherë hipën dhëndri. Ai duhet t’ia lëshojë frerët kalit, dhe shkon me një shpejtësi të madhe dhe përsëri kthehet. Nusja vendoset në dhomën e grave, që fillojnë këngët dhe vallet deri para mesnate sipas traditës; gjithashtu edhe tek krushqit. Para mesnate hynë dhëndrri, afrohen të gjithë familjarët dhe të gjithë ia marrin hallallin djalit apo dhëndrrit sidomos baba e nëna. Dhëndri përciellet për herë të fundit në Gjerdek.
Pastaj kush mundet shkon nëpër shtëpitë e veta, dhe të tjerët qëndrojnë aty. Nusja duhet të rrijë tërë ditën duke nusëruar dhe të gjitha gratë e farefisit shkojnë aty për ta parë dhe vlerësuar nusen. Të hënën në mbrëmje shumica e të thirrurëve largohen. Të nesërmen nusja zgjohet para të gjithëve dhe fillon të gjitha punët e shtëpisë, përpos magjes. Fillon t’i respektojë të gjith antarët e familjes dhe vazhdon jeta e re.
I gjithë ky ritual u shfaq në dasmën rugovase gjatë piknikut të organizuar në malet e New Yorkut, te dielen me 23 qershor 2013.
Pjesmarresit i argetun Dile Geci, Besim Muriqi, Entela Iliriani, Bekim Jahjaga, në shoqërimin e muzikantit Nexhmedin Bakraqi. U zhvilluan gara sportive si ndeshje Volejbolli, tërheqja e litarit, hedhja e gurit,shah etj. Në tërheqje litarit, vendin e parë e fitoi ekipi që ksihte në përbërje : Flamur Husaj, Ukë Qorraj, Isuf Rexhaj, Jashar Lajqi, Besim Lajqi dhe Arif Rexhaj.Hedhja e gurit pati këta fitues: Vendi i parë Fadil Dembogaj, në të dytin Leotrim Dembogaj dhe i treti Agim Mujaj.Volejbolli që u drejtua nga Idriz Celaj dhe Florim Lajqi, pati këta fitues; në vend të parë skuadra e Rexhë Avdia – Shkrel në vend të dytë Mujajt – Dugaive dhe të tretë Çelë Shabani – Stankaj.Kampion në shah u shpall Isuf Rexhajt, dhe nënkampion Esat Rexhaj.
Në krye të aktivitetit ishte kryetari i shoqatës, z. Adem Muriqi me kryesinë dhe shumë aktivistë.Ishte një ditë e mrekullueshme, ku të gjithë u argëtuan.
* Zedhenes i Shoqates dhe Ansamblit Rugova ne New York