Nga Sokol Demaku/Suedi/
Këto ditë nënë përkujdesjen e Redaksisë së botimeve të Revitës Dituria në Borås të Suedisë, doli nga shtypi libri i pedagogut dhe mësusit shumëvjeqar në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve shqiptar në mërgim Hamdi Arifaj nga qyteti Falkenberg i Suedisë. Ky libër që për mendimin tim është i pari libër i këtij lloj që botohet në mërgatë nga një pedagog dhe mësues mund ta quajmë me plotë fjalën një Fletore pune për shkollarët tanë në mërgim me titull ”Të mësojmë së bashku”, me Redaktor: Rovena Vata, përkujdesjen teknike e punim të kopertinave dhe radhitjen kompjuterike nga: Sokol Demaku, redaktimin letrar nga Ardije dhe Teuta Arifaj, me ilustrimet e punuara per mrekulli nga vet autori Hamdi Arifaj si thash edhe me lartë Botues: Redaksia e revistës “Dituria” Borås- Sued dhe shtypur në teknikë bashkëkohore ne Shtypshkronjën ”Sjuhäradsbygdens Tryckeri AB” Borås-Suedi, në një tirazh fillestar me 300 egzemplar.
Mendoj se mërgata e jonë apo më mirë të them se nxënësit në mërgatën tonë ka kohë që kanë pasur nevojë për një Fletore pune të tillë në menyrë që atyre tu lehtësohet puna në mesimin e Gjuhës amtare dhe përvetsimin e saj. Libri në fjalë është sipas mendimit tim shumë praktik dhe i afërt me fëmijët, mundëson mësuesit dhe fëmijës të ketë një qasje më të drejtëpërdrejtë në problemet e gjuhës, gjeografisë, historisë, muzikës, artit dhe lëndëve tjera mësimore me tematikë nga vendlindja, nga atdheu ynë.
Padyshim se fëmiu këtu me shumë lehtësi do orientohet në lamin mësimore që është para tij dhe me koncepte të qarta atij i sqarohet cdo gjë nga lamitë mësimore të përmendura më lartë kur kemi të bëjmë me gjuhën amtare, historinë apo gjeografinë e atdheut, muzikën apo artin e të parëve tanë.
Duke marrë parsysh numrin e madh të fëmijëve në mërgim, pra shkollarëve atje e duke qenë edhe vet autori mësues apo pedagog i këtyre fëmijëve tanë në mërgim sheh të nevojshme dhe i hynë një punë mjaftë delikate dhe madhore që të botoj një Fletore pune – libër për nxënësit apo shkollarët tanë në mërgim.
Duhet theksuar se një shumicë e nxenësve në mërgim të cilët vijojnë mësimet e gjuhës amtare atje ata hasin në shumë vështirësi gjatë mësimit dhe përvetësimit të lëndës mësimore nga Gjuha amtare. Përmes këtij libri fëmijët do njihen në mënyrë detalje me shumë gjëra të cilatë janë të nevojshme në jetën e përditshme dhe ata do disponojnë me njohuri elementare nga lënda e Gjuhës amtare, njohuri të cilat do tu ofrohen fëmijëve përmes teksteve të përpiluara me mjeshtri nga autorit-mësues i Gjuhës amtare në mërgim dhe përshtatur fëmijëve shkollar në mërgim.
Sot shqiptarët janë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe se kanë nevojë edhe për këtë libër mësimor të vecant dhe të thjeshtë i cili u përgjigjet drejtpërdrejt kërkesave të fëmijëve të tyre për të përvetësuar më me lehtësi e në mënyrë të drejtë gjuhën letrare shqipe.
Ky libër synon të plotësoj kërkesën dhe nevojën që nxënësit përmes këtij libri të njihen me gjuhën e gjallë shqipe të ditëve tona, duke e folur dhe shkruar natyrshëm ashtu si e përdorim në jetën e përditshme dhe veprimtarit shoqërore.
Objekt i këtij libri është Alfabeti ynë i bukur, Zanoret dhe bashkëtingëlloret, Shkronjat dyshe, Kafshët ,Drithërta, pemët dhe perimet, Instrumentet muzikore, Njeriu-trupi i njeriut, Mujt e viti, ditët e javës, stinët e vitit, Pjesët e ligjëratës( emri, mbiemri, folja, permeri),Trojet shqiptare, Figura të ndritshme të kombit.
Kjo është një shtytje përpara e qeshtjes së mësimit të Gjuhës amtare në mërgim dhe shpresoj se edhe pedagogë tjerë dhe mësues do angazhohen në këtë drejtim që tu dalin në ndihmë nxënësve tanë në mërgatë.