Takime me Arbereshët e Italisë, nga ata që thirren shpesh herë “Gjaku ynë i shprishur” – “il nostro sangue sparso” , të cilët, janë vendosur aty në pjesën e poshtme të gadishullit Apenin – qysh në shekullin e XV-të. /

Nga Beqir SINA – Rome Itali/
ROME – ITALI : Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezës, më 4 Shtator, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morrën pjesë edhe grupe të organizuara të shqiptarëve të Amerikës, të cilët iu bashkuan atyre qindra mijërave shtegtarëvetjerë, që u mblodhën nga mbarë planeti në Romë, ato ditë.
Udhëtimi i shtegëtarëve me grupin e DioGuardit, të cilët morrën pjesë në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, më 4 Shtator, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, vazhdojë vizitën e tyre në Greci dhe Romë, Itali
Ishin këto me të vërte momente mbresalënëse dhe të paharrueshme në Greci dhe Sheshin Skënderbeg në Romë me delegacionin Shqiptaro-Amerikane nga Lidhja Qytetare, në Itali, gjatë muajit Shtator 2016 në shënimet e marra nga Shirley Cloyes DioGuardi dhe Joe DioGuardi
“Unë besoj, thotë ajo se jo vetëm ne që i përjetuam ato gëzime, por edhe ju që do të lexoni këtë pershkrim nga ky udhëtim mbresalënës, do të gëzoni përmbledhjen në pikat kryesore të vizitës së delegacionit tonë nga Amerika, Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, në Romë për kanonizimin e Nënë Terezës dhe në Greci, qyteti që Mbretëria e Napolit dha Skënderbeut dhe trupat e tij në 1461, mbrojetën këtë pjesë të gadishillit Apenin”.
Shirli Klojes DioGuardi, nisë e shpjegonë, se ishin pesëdhjetë e tre anëtarët nga LQSHA, kryesishtë, anëtarët të Drejtorve të Bordit dhe mbështetësit , e saj, së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, që ishin atje në Itali, këtë shtator, u bënë pjesë e këtij udhëtimi historik.
Disa prej tyre nga pjestarët e pandarë të delegacionit i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe disa mbështetës të tyre ishin gjatë gjithë vizitës, së tyre në Itali nga 3 Shtataori deri më 7 Shtator 2016:
(Agim & Sadete Aliçkaj (New York) Destan Aliu (Iowa) George dhe Aida Balaj dhe djali Dardan (New York) David & Leze Balaj (New York) , Zef & Lina Balaj dhe djali i Joseph (New York) Valentin & Kathy Balaj dhe djali i Mark (New York) Manny & Angjelina Balaj (New York)Adem Beliu (New York) David & Michal Bojaj (Michigan) Sokol Borshi (Roma) , Joe & Shirley DioGuardi (New York) Zymer & Aferdita Gjonbalaj (New Jersey) , Ramazan Hajdini (Wisconsin) Urim Ibraimi (Gjermani) Agon Kamberi (Gjermani) Ibrahim “Abe” & Merita Kolari (New York) Florin Krasniqi & Danuta (New York) ,Imer & Ajsheja Lita (New York) Sokol & Genta Lulgjuraj (Albania) Rifat Memeti dhe djali Flamur (New York) Shkelzen Metaj (Gjermani), Valdete Murati (Gjermani) Eduart Ndocaj dhe Valentina (Albania) Danny & Theresa Nikprelaj & Djali Dominic & vajza Sandra (Michigan).
Perfshire Marash Nuculaj me gjithe femijet (Angelina, Gjon, & Nora) (Michigan), Leka Rezniqi (Kosova), Mimoza Sejdiu (Germany), dhe Frank and Christine Suozzi (New Jersey).Imer dhe Ajsha Lita (New Jersey)
Imzot. Hilary Franco, i cili kaloi 26 vjet duke punuar në Vatikan; i cili foli në festimin e 25-vjetorit të Lidhjes Qytetare tonë, në Manhattan më 14 qershor 2015; tregonë Shirli, dhe i cili, është një Këshilltar i Misionit Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, “fluturoi” së bashku me ne në Romë, më 18 gusht për të ndihmuar në organizimin dhe programimin(guiden) e vizitës tonë, në Vatikan.
Imzot. Franco, gjithashtu spejgon ajo i ka akomoduar në hotelin e sapo rinovuar dhe të shkëlqyer Hotel Il Cantico, Via del Cottolengo, 50, i cili ndodhet në një distancë të shkurtër në këmbë nga Qytetin e Vatikanit, ku shumë pjesëtarë të grupit, kishin të rezervuar dhomat dhe hotel i cili shërbeu si “selia” LQSHA- në Romë.
Dita e parë : E Premte, 2 Shtator: Arritija në Hotel IL Cantico në Romë
-Joe dhe Shirley u takuan me Imzot. Hilary Franco, për të marr ftesat speciale, biletat në “lozha – balconi“ për ceremoninë kanonizimt dhe për të diskutuar mbi logjistikën për kanonizimin e Nënë Terezës në Vatikan.
Po atë ditë në darkë u organizua një pritje -Buffet, në restorantin e hotelit, e cila ishte e rezervuar vetem për nder të delegacionit të LQSHA. “Kjo, ishte një mundësi e rëndësishme, për të gjithë në grupin tonë, qe kishin arritur më 2 shtator për të shijuar një darkë së bashku dhe për të diskutuar planet e tyre për javën e shtegtimit në Itali” pohon Shirli Cloyes DioGuardi.
Dita e dytë e Shtunë , 3 Shtator:
Ekskursioni – Tour, në Romën antike, vizitë i Muzeut të Vatikanit, dhe të një pjesë e Pallatit Papal të Vatikanit. Pallatit, që ka strehuar papatin që nga 1377, dhe Kapelën Sistine në fund të galerive, të cilat Papa Julius II , thuhet se i kishte porositur nga piktori i famshëm Michelangelo, për 10.000 afreske 10,000, të cilat kan një sipërfaqe e cila, e ka mbuluar pjesën të tavanit të kapelës së Bazilikës së Shën Pjetrit.
Joe dhe Shirley janë intervistuar nga Devin Watkins, në seksionin në gjuhën angleze të Radio Vatikanit, e vendosur në Piazza Pia 3, përballet Castel Sant’Angelo, në Qytetin e Vatikanit. Intervista u organizua nga Klaudia Bumçi, një anëtare e lartë e seksionit shqiptar të Radio Vatikanit, dhe kushëririn e mikut tyre, Italo-Shqiptare, Pjeter Naraci, i cili ka udhëtuar nga Trieste, për të qenë me delegacionin LQSHA, për fundjavën e kanonizimit të Nëna Terezes.
Delegacioni i LQSHA, më pas ka vizituar Statujën e Skënderbeut në Piazza Albaneze (në Aventine Hill) dhe vizita, është filmuar e shoqëruar me intervista me Sokol Borshin e Borshit TV në Romë
Duke vizituar shatërvanin në Trevi, dhe ngjitur me Fondacionin Trevi, vendin e quajtur “Casa Skënderbeu” – Shtëpinë me të dhënat nga mbreti Ferdinand gruas së Skënderbeut, Donika, dhe i biri Gjon, pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468
Në mbrëmje delegacioni nga Amerika i LQSHA, mori pjesë në koncertin Simfonikë, mbarë shqiptar në bazilikën Papale di San Pauolo Fuori Le Mura në qytetin e Romës. Koncert madhështorë dhe nga më të mëdhenjët në botë , ku morën pjesë tre orkestra sfonike, duke përfshirë Orkestrën Filarmonike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe vokalistët njohur Rita Ora, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Ramë Lahaj, Shkelzen Doli, Inva Mula, dhe të tjerët .
Dita e Tretë më 4 Shtator 2016: Mesha e Madhe e Mëshirës, kushtuar për kanonizimin të Nënë Terezës në Shejtore
Delegacioni ka lëvizur 3 orë përpara nisjes së ceremonisë nga Hotel Il Cantico në Sheshin e Shën Pjetrit, e cila filloi në orën 10:30 paradite dhe përfundoi në 12:30 të drekës, me deklarimin e shpalljes së Shejtë të Nëna Terezes nga Papa Francis, Bileta që Msgr. Franco sigurojë për delegacionin e LQSHA ishin një ndër kushtet më të mirat në kanonizimin-në atë që quhet “Loggia Del Maggiordomato”, një balcon privatë me pamje ballore me gjithë Sheshin e Shën Pjetrit.
Delegacioni i LQSHA kishte porositur, që çdo anëtar i delegacionit të kishte një flamur të vogël amerikan dhe shqiptar dhe një pin -medalon(stemë) të vogël në thepin e xhaketës me flamurin e bashkëngjitur Shqiptarë dhe SHBA. Joe dhe Shirley, të cilët kishin sjellë me vete edhe shumë artikuj e shkrime të botura në shtypin e kohës, në lidhje me partneritetin historik mes shqiptarëve dhe italianëve (Librin Albanian Yellow Pages, të Ismer Mjekut, botimin e 19-të, i Albanian Yellow Pages, direktorisë, që tashmë është pjesë e pandarë e Komunitetit Shqiptar në Amerikë. I cili kësaj radhe për risitë që sjell nga botimi, fletë edhe për Familjen arbereshe DioGuardi – në italisht (përkthyer nga arbëreshi amerikan Leo Cirvillo), liber i cili është shpërndarë në fund të ceremonisë së kanonizimit, sidomos, në gazetaret e njerezit e medias në mediat italiane, dhe të huaja prezentë në Sheshin Shën Pjetri.
Dita e katërt E hënë, 5 Shtator:
Pjesmarrje në Meshën e mëngjesit në Sheshin e Shën Pjetrit, për ditën e festës së Nënë Terezës (19-vjetori i vdekjes së saj) të mbajtur nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit
Një vizitë e veçantë mëpastaj e qytetit të Vatikanit, e cila mund të bëhet vetëm me një përfaqësues të Papës dhe me miratimin e Vatikanit, ishte ajo e pasdites ne Kopshtet Private të Vatikanit , dhe është e mundesuar për delegacionin e LQSHA nga një përfaqësues, me një entitet sovran brenda Vatikanit – e udhëhequr nga Imzot. Hilary Franco.
Një Tour i Bazilikës së Shën Pjetrit, rtual i zakoshem ky ne Vatikan eshte i ky i perdidteshem ne qytetin e Vatikanit
Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi, Marash Nuculajn, Leka Rezniqi, dhe Zef Balaj, po kete dite u intervistuan nga Gani Vila, Drejtori ALVTVUSA Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës.
Dita e pestë E martë, më 6 shtator:
Udhëtim në Greci, vendlindja e babait të Joe DioGuardit, ushëheqësit të delegacionit të LQSHA, dhe i vetmi qytet që mendohet se Skënderbeu ka vënë këmbë në dhe që iu dha Skënderbeut dhe ushtarëve të tij në 1461 për
sukseset e tij për të mbrojtur Mbretërinë e Napolit në betejën historike të Pulias. Në këtë udhëtim ka ndihmuar shumë dhe xhenisa truristike me autobusin e saj komode nnga kompania Trotta Bus Services. E cila thone ata ka shoqëruar grupin e DioGuardit në cep më cep të Via del Cottolengo dhe Via Gregorio VII. Duke iu dhënë mysafirëve nga Amerika, një shërbim të shkëlqyer në një autobus komod me pajisje klimatike , dhe ciceronë për të treguar gjithëçka perfshire edhe muzikë të zgjedhur shqiptare enkas për grupin.
“Kur arritëm në Greci, tregonë Joe dhe Shirli DioGuardi, për gazetën Bota sot, ne u përshëndetem nga Kryetaria e Bashkisë Donatella Martino në zyrën e saj dhe “ambasadoria jozyrtare për Grecin”, Rita Perillo, një Arbereshe e martuar me një italian, që ka qenë miku ynë dhe avokat për Grecin, për njëzet e pesë vjet . Të dyja gratë, fisnike kan shoqëruar “pëllëmbë për pëllëmbë” në çdo vizitë në Greci, grupin, duke u folur atyre ashtu Katundeshe, në gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe dhe duke u folur për përpjekjet e këtyre arbëreshëve, megjithse 5 shekuj shpërngulur nga toka shqiptare, për të ruajtur, gjuhën, historinë, kulturën e traditën, tek arbëreshët në Greci, në veçanti. Rita, bile ka kishte nbeldhur edhe disa gra në Greci, ashtu si mblidhen grate shqiptare kur u vine miqte, për të përgatitur një darkë simbas zakoneve shqiptare, deri në ruajtjene disa perj këngëve e valleve arbereshe , këngë dasame, fejesa, dhe kenge dashurie, e tjera, posaqërisht për grupin e DioGuardit.
Dhe më pas atyre u kan rezervuar edhe vizita në Muzeun Greci, Kishës Katolike, dhe kazermat e lashta të ushtarëve të Skënderbeut, dhe shtëpitë e banorëve të vjetër, plakave dhe pleqeve që gezonin qe po përshëndesnin me atë shqipen e tyre të kohës së Skënderbeut, ate te Katundit ose si e quajne atat Katundeshen.
Dita e 6-të, E mërkurë, 7 Shtator:
Joe dhe Shirley, thanë se janë takuar me deputetin Eduart Ndocaj, dhe me ndihmën e Agim Aliçkajt në përkthimin e bisedës, kanë diskutuar dhe kan qenë të përqendruar për të diskutuar mbi situatën politike në Shqipëri.
Shirley dhe Joe më pasë kan pasur një takim – dreke, me pesë anëtarë të Oasa (Organizata Albanischer Studenten und Alumni) -një grup ky i studentëve të diplomuar dhe të diplomuarit në Gjermani – i cili kishte udhëtuar nga Berlini, që të jetë pjesë e delegacionit të Lidhjes Qytetare në Itali. “Ne diskutuam planet e ardhshme të organizatës dhe punës me LQSHA”, deklarojë Shirli Cloyes DioGuardi, pas ketij takimi.
Turi i pasdites, do te vazhdoi me vizitën të sinagogës së Madhe të Romës dhe Muzeun hebre të Romës në mes te Lungotevere Cenci, përgjatë lumit Tevere, dhe Via katalanisht, ku është hyrjae saj.
Dhe më pasë me të afruar mbrëmja ata kan kaluar një darkë me verë dhe ushqime tradicionale të popullit hebre – Anëtarët e grupit LQSHA , cili vizitoi Muzeun hebre të Romës, u vendos në Ristorante alle Fratte di Trastevere, nr. 49, në rrugën me të njëjtin emër dhe ata kalaun një natë të këndëshme në Romë.
Dita e 7-të, E enjte, 8 Shtator:
Shumica e grupit të LQSHA- u nis për në Nju Jork , Joe dhe Shirley kesaj radhe udhëtuan me një mik dhe koleg të tyre, Leka Rezniqi, kreu i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael, për të parë Trevin dhe Sheshin e Shatërvanin, si dhe Shtëpinë ku qëndrojë Skënderbeu , si dhe Coliseumin, dhe Pantheonin.
Dita e 8-të, dhe e fundit E Premte, 9 Shtator, ne Rome Itali:
Joe dhe Shirley u takuan me drejtorin e Arkivave hebreje, Dott. Claudio Procaccia, për të eksploruar vendin e quajtur Arkivat e Jetimores, ku gjyshi i madh Joe, thuhet se ishte vendosur nga një grua hebreje.
Joe dhe Shirley, gjithashtu në përfundim të këtij udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm , një udhëtim historik i delegacionit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, në Itali, Vatikan, Romë, Greci – u takuan edhe me Gianfranco De Rosa, producent ekzekutiv i Filmit Europian dhe Komunikimit të Kinemas, brenda studios “Cinecittà Studio”, për të diskutuar me ta, filmin Skenderbeut, që ata, me mbështetjen e anëtarëve të Bordit LQSHA dhe miqtë, e tyre, thuhet se janë duke punuar me producent dhe aktorë profesionistë në Hollywood për gjashtë vitet e fundit, per ta realizuar.
Perfundimisht, mund te thuhet pa rezerva se kjo vizitë dhe ky shtegtim historik në Shenjtërimin e të Shenjëtes Nëna Tereza ne Vatikan – Romë – Itali, per te gjithe Shqiptaret e Amerikes, tregojë se Mërgata shqiptare në SHBA gjatë gjithë shekullit luajti një rol shumë të rendësishem për çeshtjen kombëtare – çeshtjen Shqiptare.
Historia e Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëjne pjesë në fondin e artë të historisë së përpjekjeve të shqiptarëve në shekullin e fundit të Mijëvjeçarit të Dytë, në mbrojtjen e interesave shqiptare, e në veqanti e Vatres në ruajtjen e sovranitet territorjal dhe të pavarsisë së Shqipërisë, derisa Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pati rol të posaqëm në demokratizimin e Shqiperise post – komuniste, luftën për lirinë, dhe pavarësinë e Kosovës, intervenimin e NATO-së kundër forcave ushtarako-policore serbe, dhe vazhdimisht LQSHA lobi shqiptare ne Uashington ka qene në mbrojtjen e përpjekjeve të gjithë shqiptarve në trojet e tyre përfshirë Çamërinë .
Te lumet Dalip qe e ban te mundshme me gazeten Dielli te shiqohet ne te gjithe boten. Sikurse une qe gjindem ne Bruksell dhe i lexoje lajmet shkrimet per qdo dite dhe lzxuesi i zgjedhe ato qe i interesojne sikurse se mue me interesoj aetikulli i Sherli Klojes qe e spjegon me detaj shtektarin e LQSHA me rastin e pjesmarrjes ton ne shugurimin e NANES TEREZE qe isha pjese e saj. Mire u pafshim ne New York
Respekt te perhershem dhe perqafime vellazerore per keta shqiptare te amerikes dhe ne vecanti i madhi Joe Dioguardi qe nuk resht se dedikuari kohen dhe energjine e tij per te ndihmuar dhe promovuar ceshtjen shqiptare.