NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Kishim kohe pa u pare me prof.Dr.Aziz Islamaj-Skulptor,dhe personalitet i shquar i arsimit universitar ne UP,artit dhe kultures shqiptare ne pergjithesi.Ne u ritakuam pas 18 vjeteve,qe nga perfundimi i luftes se fundit ne Kosove, ku kishim perjetuar se bashku me shume shqiptare te tjere te Drenices,tmerrin dhe barbarine e forcave ushtarako-policore serbe qe kishin shkaktuar ndaj banoreve te kesaj ane.Keshtu gjate vizites sime ne Kosove,me Prof.Aziz Islamaj u takuam ne lokalin” Tip-Top”,qe ndodhet prapa Teatrit Kombetar te Kosoves ne Prishtine dhe qe ky lokal,dikur ishte nje vendtakim i shume studenteve te Kosoves,i cili sherbente per ushqimin dhe organizimin e shume veprimtarive studentore dhe kombetare.Ky skulptor i mirenjohur nga fshati Murge,i Drenices martire me angazhimin dhe punen e vet madhore ka krijuar vepra impozante dhe monumentale per shume deshmore dhe heronj te kombit tone,te cilet sakrifikuan jeten e tyre per lirine,pavaresine dhe shtetndertimin e Kosoves.Pamedyshje,ai ka nje opus shume te pasur,ku skulpturat e tij shquhen me motive te shumellojta.Kjo vecanti e tij e treguar me nje sens te larte kreativiteti e ben qe krijimtaria e tij te jete shume cilesore dhe tashme qendron ne piedestalin e skulptures dhe te kultures sone shqiptare.Gjithsesei, skulptori dhe profesori i Universitetit te Prishtines,Aziz islamaj edhe sot krijon vepra mahnitese artistike ,me nje plasticitet te pasur dhe te realizuara bukur artistikisht.Punimet e ij jane te gdhendura ne drure,ne gure dhe ne bronz.Veprat e tij artistike perpos ne Kosove dhe Shqiperi jane ekspozuar edhe ne disa vende te rajonit te Ballkani,ku veprat e tij jane vleresuar shume larte per krijimtarine e tij skulpturore.Ai gjithashtu ka punuar ne bronz edhe shtatoret e heronjeve te kombit,duke i perjetesuar ata ne mbamendjen e popullit shqiptar sic jane:bustet e Ahmet Delise,Azem Galices,Shote Galices,Adem Jasharit etj.Prof.Aziz Islamaj,ka hapur edhe shume ekspozita personale,ku vlene te vecohen ato ne ambientet e Rektoratit te Universitetit te Prishtines,ku skulpturat e punuara nga druri dhe guri nga te pranishmit jane vleresuar si gershetim i se kaluares historike te popullit tone me boten moderne.Rrefimi i profesorit,Aziz Islamaj-skulptorit, nder me te njohurit nga Drenica dhe Kosova ishte i gjate edhe per shume ngjarje te veshtira qe i perjetoi populli yne se bashku me artistet gjate luftes se fundit ne Kosove.Ai u ballafaqua ne front me armikun serb,e pa drejtperdrejti gjithe ate tmerr qe ndodhi atje,dhunen,terrorin masakrat etj.Skulptori Aziz Islamaj,derisa flet per ate qe ka ndodhur ne vendlindjen e tij nuk mund te mos i permend edhe shume punime dhe gdhendje te tij,te cilat iu dogjen nga forcat ushtarake-policore dhe paramilitare serbe.Ne bisede e siper ai tregon se “Kam pasur dyqind skulptura dhe skica te ndryshme te punuara qe nga shkolla e mesme,nder te cilat edhe skulpturat e gjyshit,portret ne dru arre.Te gjitha keto punime mi kane djegur forcat serbe gjate luftes.Dhimbje e barabarte me punimet e mija ishte edhe djegia e ish shkolles fillore “Emin duraku”ne Likoc,te Drenices,e cila shkolle ka percjelle dhjetera e dhjetera breza e gjenerata te kesaj ane dhe bustin e kesaj shkolle e pata punuar une” na tha per gazeten “DIELLI” skulptori i mirenjohur,Aziz Islamaj.Ne ato vite te veshtira per popullin tone ne te gjitha fshatrat e Kosoves behej lufte,por armiku nuk mundet vetem me lufte.Armikun e mund edhe arti dhe kultura e nje kombi,e mua me gezon kjo qe artistet tane ne Kosove edhe ne ato kushte te veshtira te luftes, e zgjeruan aktivitetin e tyre dhe kontribuan per lirine dhe pavaresine e Kosoves u shpreh,skulptori i mirenjohur Aziz Islamaj per gazeten shqiptaro-amerikane “DIELLI”.