K.L.SH-INSTITUCIONI QË MBRON FINANCAT E SHTETIT/
Nga Gëzim Llojdia*/
Ne Foto:Ali KELCYRA/
1.Si fillesë një copëz historie/
Kur Ali Klisura(Këlcyra) në 22 mars 1924 propozoi formimin e K.L.SH ose “ cour de compts” ai hasi në kundërshtimin e deputetëve të tjerë për të kontrolluar financat e shtetit,megjithatë të shtunën pasdreke ,të 22 marsit Këlcyra do të propozonte: …Bashkohem në parim për kontrollimin e financave të Shtetit, po dua që ky kontrollim të bëhet nga një organ kompetent që të ketë cilësinë e duhur e që të jetë largë atmosfera politike .Ky organ,i cili mund ta kryej këtë detyrë ësht vetëm Cour de Compts dhe deri sa mos të kemi një organ të tillë nuk do mundemi kurrë të kontrollojmë të ardhurat e të prishurat e Shtetit. Pra në vend që të shkojmë kohën kot e të formojmë një komision sikur e pronon propozuesi,do ti lutesh Kryesisë, që atë projekt ligj që e ka paraqitur Qeveria e që pak a shumë komisioni i Drejtësisë e ka biseduar e që Parlamenti i mëparshëm e ka biseduar edhe kanë qenë pranuar artikujt e parë,ta vënë në ri-bisedim. Pra jam dakord në princip me Z . e tij por jam kundra procedurës dhe si thashë dua, qe ky kontrollim të bënet prej një organit kompetent. Të tilla gjera kanë muejt me ngja edhe gjetkë dhe akoma më tepër zyre financiare. Pra jam i mendjes të krijonet një organ kompetent i cili mund të verë pakë dritë e rregull në parat e Shtetit.
2 .Pse u mek zëri i KLSH dhe si u ringritë nga përgjumja e madhe
a-Që nga koha kur u bë propozimi i A. Klisura,u krijua ,u rrit dhe u formua si institucion KLSH duke u drejtuar nga 23 kryetar, por vetëm vitet e fundit duhet thënë se transparenca dhe veprimtaria e këtij institucioni u rrit dhe u bë prezentë për publikun. Kryetar i fundit i KLSH është Bujar Leskaj, që po ngre këtë institucion nga “përgjumja e madhe”, kohë-ekzistenca e të cilës vijonte prej viteve. Kemi aftësisht jo më tepër se 1.5 vjet , që po njihemi në mediume me provat, që afron ky institucion në mbrojtje të financave të shtetit shqiptar në një farë mënyre ” rojtari”, që e ka për detyre të mbrojë financat e shtetit nga abuzimet dhe shpërdorimet e zyrtarëve,duke i gjurmuar në çdo skutë shpërdorimet, që janë kryer. Kemi dëgjuar shpesh në hapësirën kohore të një viti e gjysmë se KLSH ka dërguar në prokurori ku kanë filluar ndjekjet penale, shumë zyrtarë. Dhe ende vijon pa u ndalur denoncimet nga KLSH për zyrtarët shqiptarë.
b-Vetëm prej 1.5 vit kemi dëgjuar nëpër mediume për marrëveshjet, që ka lidhur KLSH me institucionet tjera ,që do të thotë ndjekje deri në hallkën fundit të abuzimeve me financat e shtetit dhe vënien përpara përgjegjësisë të abuzuesve.
Nga përvoja e trashëguar e këtij institucioni , motua e punës së tij ishte bëj kontrolle dhe mos vendos askënd përpara ligjit. Fraza përkthehet kështu: Fjalë shumë dhe gurë në trastë ,që përkthehet: Fjalë,fjalë imzot,por asgjë konkrete.
KLSH mjaftohej me një deklaratë mediumesh në zyrën e zëdhënësit me logon e KLSH dhe dërgimin e dosjeve pa adresë nëpër dyer e prokurorisë ndërsa shkaktarët ,stigmatizonin:”A u dërguan vërtete dosjet në prokurori?
c-Ndër mënd më vjen koha kur B.Leskaj mori në dorë detyrën e kreut të KLSH.
Jo pak gjëra mund të thuhen,por në një gjë duhet njohur se çdo qelizë e shtetit ishte e”infektuar” nga “mikrobi i korrupsionit”.A do të mjaftonte vetëm” bisturia e kryetarit” për të “qëruar egjrën” nga gruri si fillesë tek KLSH ,për ta pastruar më tej një administratë, ku korrupsioni vepronte si në fushë të vet? Kush do t’ia pastronte fytyrën këtij shteti, që i nxinte nga “kroma korrupsion”?
d-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e Shqipërisë, i cili në ushtrimin e kompetencave të tij i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjit.
-Që nga zgjedhja e Bujar Leskaj në krye të KLSH a ra KLSH në ujërat e turbullta të korrupsionit?
Si fillesë KLSH,ndryshe nga institucionet tjera si : Banka e Shqipërisë, Gjykata e Lartë, KLD, Prokurori, Inspektorati i Përgjithshme i ILDKP-së etj, etj,që “gjithë ditën e Perëndisë ,dergjeshin nëpër zyra,që gjithë ditën e Perëndisë “pleqëronin”, me rrogat e taksapaguesve shqiptarë, filloi një fushatë kundër zyrtarëve të korruptuar dhe abuzuesve shtetëror, që kishin vite, që nuk njihnin “gjembin në këmbë,ngase financat e shtetit i kishin kthyer gati në financa familjare. Shumë kryetar komunash apo bashkish, shqiptarët i njohin si të paprekshëm(pas tyre prapavija e fortë qëndronte partia) madje figura anekdotike (të kthyer në:” bejlerët e komunave”) ,u dërguan në rastin më të parë të kontrollit, në dyert e prokurorisë si dhe të mësonin numrat e qelive,shokët e dhomës etj, etj, ngase kishin shpërdoruar financat publike dhe “rojtari” (apo “bekçiu i financave publike” etj)i vetëm,pra ç’mund të jetë në këtë rast i pikasi me “sulmin e tij të parë”. Ç’bëhej gjer atëherë më këto financa, çfarë rezultati kishin paraardhësit dhe që kur s’u kishte shkuar ndërmend abuzuesve se:çeçua kishte biçak,thonë lebërit dhe kush prish duhet të përgjigjet.
Më vijnë ndër mend këto pyetje:Sa është numri i zyrtarëve të lartë, që u dërguan përpara ligjit në kohën e paraardhësit,dhe përse ky fenomen si korrupsion mori përmasa të mëdha në mandatin e dytë qeverisës të mazhorancës së djeshme. Cili ishte roli i KLSH në luftën kundër korrupsionit ,kur fytyra e shtetit nxinte nga kjo tablo malinje. A e njihte publiku KLSH-ën dhe a e dinte se kishte një institucion që duhej të vepronte në mbrojtje të financave të shtetit?Përse u zbeh aq shumë puna e KLSH duke i lënë dorë të lirë zyrtarëve për të shpërdoruar financat publike? Pyetja e taksapaguesve ishte e këtillë:Si mundet të bashkëjetojë i korruptuari me atë që e lufton korrupsionin. Përse zëri i KLSH është mekur,ku e ka hallin,etj,etj.
Kur shohim veprimtarin në këto pak kohë të KLSH, kuptojmë se ky institucion nuk paska pasur vetëm raportimet në themel të punës së tij,por vënien përpara ligjit,pra deri atëherë të gjithë thërrisnin :Kapeni të korruptuarin edhe ata, që duhet realisht ta kryenin detyrën,pra të kapnin hajdutin.
e-Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit publik për përfitime personale. Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit të besuar për përfitime personale. Një definicioni shkencor për ‘korrupsionin’ si koncept është zhvilluar nga Profesor (Emeritus) dr. Petrus van Duyne: Korrupsioni është një pandershmëri ose kalbje në procesin e vendim-marrjes në të cilin një vendim-krijues pranon të devijojnë ose kërkon devijim nga kriteri i cili duhet të vendosë marrjen e vendimeve tij ose të saj, në shkëmbim të një shpërblimi ose për premtimin apo pritja e një të shpërblyer, ndërsa këto motive kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij ose të saj nuk mund të jetë pjesë e arsyetimit të vendimit. Korrupsioni është shpërdorim i burimeve publike për të pasuruar apo të japë avantazh të padrejtë për individët, familjet e tyre apo miqtë e tyre . Në të vërtetë korrupsioni në këtë vend për nga përmasat mund të gjejë një tjetër përkufizim. Ngre një pyetje:A nuk është detyrë e Gjykatës së Lartë të luftonte korrupsionin kur dihet se sistemi i drejtësisë është më i gangrenizuar nga të gjithë ,po KLD që vijon përpjekjet për të mos humbur statusin e të fjeturit,Prokuroria si strehë e qëndresë së gjatë të dosjeve,Inspektorati i Përgjithshme i ILDKP, duhet të zbulonte pasuritë dhe mashtrimet, që kanë kryer zyrtarët por na kujton thënien proverbiale:Paskemi edhe ILDKP, mos është vallë zyra e kolaudimit të makinave?
KLSH, kur filloi detyrën B.Leskaj ishte i vetmi zë në shkretëtirë ,që filloi të luftonte pa mëshirë këtë sëmundje,e cila vitet e fundit e kishte kapur për gryke edhe vet shtetin. Shumë emra të paprekshëm ,të fortët e partive që drejtojnë jo pak komuna dhe bashki kanë tashmë emrat edhe në listat e hetimit të prokurorisë.
KLSH ka 1.5 vit që edhe e vetme e filloi vrundllshëm luftën kundra fenomenit të korrupsionit në administratën shtetërore. KLSH ngriti zërin për abuzimet në Bankën e shtetit me financat e taksapaguesve. U habitën drejtuesit e saj:Paskemi edhe ne kontroll….
Dua të prek fenomenin e përfolur të pronave në bregdete dhe abuzimet që janë kryer.
Sa e sa letra kanë dërguar dhe çdo ditë kanë shkuar drejt piramidës shtetërore të nisura nga jugu për abuzimet, që janë kryer nga drejtuesit si rasti i fundit i Aluiznit në Sarandë, që duhet të vijojë me rrethet Vlorë, Durrës,Tiranë ku abuzimet janë denoncuar në çdo emision ,gazetë,medium, forume etj, etj, por që askush nuk ka vënë gishtin, ku dhëmbë plaga. Duhet theksuar se ndërsa qeveria e re solli një farë optimizmi për të luftuar këtë fenomen të vetmin institucion që gjeti madje luftëtare kundër korrupsionit (bënte një vit jetë që vepronte edhe e vetme në këtë luftë kundër korrupsionit) ishte KLSH dhe duhet sqaruar se çfarë ngjet dhe çfarë pasoja ka kur lufton korrupsionin.Përpjekjet e KLSH kanë për qëllim për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur sa më shumë të jetë e mundur financat e shtetit. Në fund të gjitha kostot e korrupsionit janë të paguar nga konsumatori dhe tatimpaguesit . Ato pra financat kanë nevojë për mbrojtje .Dhe duhet thënë qartësisht se tash KLSH është mbrojtësi i vërtetë i tyre. Këtë luftë KLSH vecse një vit e ca po e bënë në mënyrë të përhershme,madje gati agresive dhe duhet kuptuar se ata që bëjnë detyrën ndryshe nga prokurorët,gjyqtarët etj, etj, janë më me pak mbrojte që luftojnë këtë fenomen, që në këtë vend ka hapur një fushë veprimi prej 20 vjetësh. Iku qeveria e parë dhe e la sheshit,erdhi tjetra dhe e mbolli me keq dhe korrupsioni u bë tash e 20 vjet,lulja mos më prek,ngase gardiani që duhet të mbronte ishte vet i infektuar.
3.
Dy fjalë për kryetarin e KLSH.
Midis personazheve që kanë ardhur nga qyteti i Flamurit dhe kanë drejtuar poste të larta ka një gjurmë të thellë Bujar Leskaj. Ish-ministër i kulturës,deputet në parlamentin shqiptar në legjislaturën e viteve 2005-2009. Në një hark të tillë kohor ai ka lënë gjurmë të një njeriu që punon ndershmëritë.Po sjell disa vlerësime:
Dr. Xh .Zekaj ka shkruar këto radhë në Ëeb e Panorama: Bujari është një zgjedhje mjaft efektive, profesioniste, vizionare, gjithë përfshirëse, politike dhe ne shume aspekte te tjera. Bujar Leskaj sa është vlonjat po aq është edhe prishtinas, sa është tolerant dhe miqësor, po aq është edhe i rrepte dhe stoik ndaj kujtdo dhe gjithfarë gabimi, korrupsioni, shkelje ligji etj, Bujari sa politikan i suksesshëm, po aq edhe një mjeshtër kompromisesh ne interes te kombit, por ai ka ruajtur ndershmëritë edhe votën e vet. Gjate periudhës si ministër e deputet tregoi vlera dhe vizion te një politikani perëndimor. Nuk ka sportist te harroi nismat dhe miratimet ligjore për shpërblimin e tyre , por jo vetëm ata etj. Sporti dhe arti ka provuar stimulimin e tyre pa kërkuar 10% apo miq. Kushdo qytetar vlonjat e njeh mire edhe qytetarin e mikun e tyre qe u rri pranë ne te mire dhe te keqe, dhe ai për Vlorën është një simbol bashkimi. .Natyrisht qe publicistika e tij i shton vlerat dhe ne aspektin e vlerësimit realist te ngjarjeve te se shkuarës, se sotmes dhe se ardhshmes.
Kjo zgjedhje është mjaft e goditur edhe ne aspektin e shtrirjes se organeve te larta shtetërore edhe duke ruajtur shtrirjen gjeografike, qe do te thotë Vlora ska asnjë ministër ne qeveri apo… Pra duhet një vlonjat ne drejtimin e shtetit dhe ku ka ne këto momente një zgjedhje me të mirë se Bujar Leskaj, dhe këto i shkruan një njeri qe nga bindjet apo përkatësia politike mund te jete pak larg nga ato te Bujar Leskajt.
Rasti Bujar Leskaj është sfide edhe për kompromisi jo vetëm të majtës me te djathtën, por edhe brenda te djathtës vet.
Veprat e mira shkruhen .Të kujt degë lëkunden prej tufanit. Ndërmend më vjen një vargëzim poetësh mistik. Degët e forcueshme artificialisht. Dhe nuk i tremben degët e forta me rrënjë. Shkruani veprat e mira . Përpara se të përfundoja një mision shtetëror ,shqova një ide për të dhënë “Mirënjohje e parkut arkeologjik Amantia”,për të gjithë ata personalitete që kishin dhënë ndopak kontribut për këtë pasuri të çmueshme të të parëve tanë ilirë. Midis emrave ndër më të parët vendosa ish-ministrin e kulturës Bujar Leskaj që hapi këtë park. Muzeu i Pavarësisë në Skelë të Vlorës .Disponohej deri në vitin 2005 nga qendra kulturore Vlorë ,juridiksion i bashkisë .Ai i dha statusin Muzeu Kombëtar i Pavarësisë me varësi të drejtpërdrejt të M.T.K.R.S. I.Dobi,ish-drejtor i qendrës kulturore Vlorë të përmend një fakt të paharrueshëm ndër ministrat B.Leskaj dha fonde për Vlorën .L.Gjika ish-drejtore e bibliotekës Vlorë ,përmend dhurimin që bëri në vitin 2006. Bujari 5 milion lekë për bibliotekën dhe 300 libra në gjuhën angleze. Duke qenë i pari shtetar që dhuron për kulturën në këto vite tranzicioni. Dhurimi i Ministrit të Kulturës do të mundësoj blerjen e mbi 17 mijë librave ose 20% të fondit aktual të kësaj biblioteke .Ministri i kulturës ka qenë një ndër lexuesit më të mirë të bibliotekës,pamjet e të cilit ishin ekspozuar në përvjetorin e bibliotekës. Shembulli i ministrit të Kulturës regjistron të vetmin rast në Shqipëri,që një personalitet dhuron si paraardhësit e vet të viteve’30,financa dhe libra një biblioteke shqiptare të cilat kanë nevojë të madhe pas rrënimit të madh të vitit ’97. Emri i Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj vendoset përkrah emrave të Eqrem Bej Vlorës, Shaban Demiraj, Petro Markos, Nermin Vlora Falaski ,Fatmir Toci etj.
Dy botime për parlamentarizmin. Bujar Leskaj shkroi dy libra të vlefshëm për parlamentarizmin shqiptar. Pjesëtar i parlamentit shqiptar në legjislaturën e viteve 2005-2009 librat mbeten të vyer për punën e kuvendit shqiptar në një periudhë kyçe të tranzicionit . Të dy librat ruajnë të përbashkët njerëzit e qytetit të tij të lindjes . Parlamentarët e këtij qyteti që nga shpallja e pavarësisë kombëtare deri në ditët e fundit. Një përmbledhje historike dhe reale ku gëlojnë shumë figura të shquara patriotike të këtij qytetit. Kjo është një përpjekje serioze që duhet të merrte një indicia edhe për qarqet e tjera të e vendit për të njohur figurat që I kanë përfaqësuar në parlamentin shqiptar në rrollanën e historisë parlamentare shqiptare .Po të lexosh gazetën Drita që botohej në perëndim të viteve ’30 ku gjene foto të parlamentarëve të qarqeve të vendit ,këto foto mbeten historike. Edhe libri i Leskaj mbetet një histori e parlamentarizmit shqiptar për Vlorën .Jo më pak interes sjell edhe botimi tjetër “Brenda dhe jashtë parlamentit” me një okelio domethënëse kushtuar reporterëve të medias të qytetit të tij .Ndonëse vëllimi voluminoz përmbante fjalime nga jeta në parlament ai ua kushton njerëzve të medias të qytetit të tij. Dy botime dhe shumë shkrime analitike në median e përditshme shqiptare ,si kritike letrare duke sjellë këtu në kujtesë kritikën profesionale për librin e Koco Kostës ,apo kushtuar poetëve të vrarë dhe të tjera analiza letrare tregojnë përkushtimin e edhe në fushën e letrave krahas asaj politike dhe komunikimi i tij i përhershëm me këtë kategori. Një vit kulturor me Vlorën . Duke pasur në epiqendër njerëzit letrave , ai promovoi veprën krijuese të shkrimtarëve të qytetit si Vilhema Vranari, Enver Qamo, librin me kujtime të Eqrem bej Vlorës ,librin e Ago Agaj, “Lufta e Vlorës”,supoziume kushtuar jetës së Ismail Qemalit, pavarësisë së Kosovës, hyrje në NATO .Një vit kulturor në një qytet në jugperëndim të vendit është gjallëri e jetës kulturore në forma të reja, kur qytetet të tilla mbyten nga plogështia ,që rrethon shpesh qytetet larg kryeqytetit të vendit .Botime të tjera të sjella nga ky autor:”Senjorazhi”, punim doktorature, Tiranë 2009. “Paraja dhe banka” (cikël leksionesh), Tiranë 2011. “Leksione në financë” (pjesa I), Tiranë 2011. “Muzat e qëndresës (Nëpër libra të kryqëzuar)”, Tiranë 2011.
*Studiues.Anëtar i Akademisë Evropiane tëArteve