-EDHE DIASPORA HISTORIKE SHQIPTARE NE BELGJIKE I THOTE “JO” SAMITIT TE EDI RAMES/*Injorim dhe mohimi i të drejtave themelore të “diasporës” nga ana e autoriteteve shqiptare, nuk mund të ketë arsye tjetër përveçse diferencës së frikshme në botëkuptim, vlera, referenca, koncepte, standarde e kritere bazike midis shqiptarësh brenda dhe jashtë shtetit-amë për sa i përket Shtetit, Kombit, lirisë dhe drejtësisë./
*Prandaj, duke u nisur nga këto vlerësime e në pritje që Shteti shqiptar të përafrojë veprimet me deklaratat zyrtare nëpërmjet korrigjimit të kursit ndaj mërgatës politike (gjithnjë në raport me pritshmëritë tona të sipërpërmendura), unë personalisht nuk mundem të marr pjesë, për dekor apo kontorno, në këtë “Samit të Diasporës”, dhe madje as ta konsideroj këtë mbledhje si të tillë./
NGA RAMADAN GJANAJ/ Kryetar i National Albanian European COUNCIL/
Bruksel, me 16 Nëntor 2016/
SH.T. Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama/
Lënda: Samiti i Diasporës Tuaj/
I nderuar Z. Kryeministër!/
Para 3 muajsh mora një ftesë nga ana Juaj, për të marrë pjesë në Samitin e parë kushtuar “Diasporës Shqiptare”, që do të tubohet në Tiranë në datat 18-20 nëntor 2016. Fillimisht kjo iniciativë më gëzoi pa masë, ndaj dhe u përgjigja pozitivisht pranë ambasadores së Shqipërisë në Bruksel, Zj. Suela Janina. U përgjigja pozitivisht ngaqë ky eveniment përkonte edhe me 60-vjetorin e ardhjes në Belgjikë të refugjatëve politikë shqiptarë, në mënyrë masive dhe të organizuar, teksa ishin larguar nga atdheu dhe trojet e të parëve nën trysninë e plumbave dhe terrorit të diktaturës famëkeqe sllavokomuniste.
Jam i prirur të besoj se gjatë fazës përgatitore të këtij “samiti”, njerëzit Tuaj këtu në Belgjikë ju kanë bërë me dije për zanafillën e mërgatës shqiptare të Belgjikës, e cila është vendosur në këtë vend mikpritës qysh në vitet të para pas LDB, si pasojë e persekutimit në vendlindje për shkak të bindjeve politike antikomuniste dhe kombëtariste, për një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe demokratike.
Edhe pse shumica e këtyre mërgimtarëve politikë kishin marrë rrugën e një ekzili të vështirë dhe të mundimshëm, duke braktisur gjithçka për të shpëtuar jetën, nderin dhe dinjitetin, ata nuk i braktisën asnjëherë gjuhën, kulturën, traditat më fisnike shqiptare, bindjet dhe vlerat morale të mbartura brez pas brezi, si dhe besimin se një ditë historia do t’u jepte të drejtë.
Në shërbim të këtyre bindjeve nacionaliste dhe patriotike ata nuk rreshtën kurrë së vepruari denjësisht në dobi të çështjes kombëtare dhe të atdheut, duke organizuar aktivitete politike për rrëzimin e diktaturës komuniste, vendosjen e demokracisë, rifitimin e lirisë dhe pavarësimin e të gjithë trojeve etnike, edukimin e brezave për trashëgimin e vlerave dhe referencave kombëtariste si qëllim madhor.
Ndryshimet e fillim-viteve ‘90 ngjallën shumë shpresa tek emigracioni politik shqiptar dhe trashëgimtarët, që gjithmonë e kanë konsideruar vehten si pjesë e pandarë e kombit dhe popullit shqiptar, e fateve dhe halleve të vendit, duke ndarë gëzimet dhe hidhërimet me bashkatdhetarët.
Por sot, 26 vite pas ndryshimeve pluraliste parademokratike në Shqipëri, bilanci i ndryshimeve për mërgatën politike shqiptare dhe trashëgimtarët tanë, është i papërfillshëm:
- Asnjë nga persekutorët dhe xhelatët që kryen krime dhe terror gjatë diktaturës nuk u dënua!
- Asnjë dosje e shefave dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit famëkeq nuk u hap!
- Lustracioni duket sikur pritet qëllimisht të kryhet vetëm nga natyra dhe Zoti!
Madje krimet të llahtarshme nuk u dënuan as simbolikisht, qoftë edhe me ndonjë rezolutë formale të Kuvendit të Shqipërisë, prej të cilit në të gjitha legjislaturat paspluraliste u injoruan edhe shqyrtimi, miratimi dhe zbatimi i rezolutave të ndryshme të Këshillit të Europës!
Përkundrazi, simbolet e regjimit gjakatar komunist vazhdojnë të ruhen me kokëfortësi dhe fanatizëm por edhe duke u shfaqur gjithkund, sipas agjendave dhe nevojave politike, ndërkohë që pushtetet dhe qeveritë i përdorin për qëllime klienteliste, teksa heshtin me vetëkënaqësi triumfuese, ose brohorasin për të mbuluar me zhurmë mosveprimin e tyre formal.
Viktimat e djeshme të diktaturës vuajnë ende pasojat e një diskriminimi perfid apo të hapur, dhe për këtë arsye kur flasim për një Samit të diasporës, nuk mund të lemë pa përmendur se pinjollët dhe bijtë e mërgatës politike edhe sot e kësaj dite nuk gëzojnë asnjë të drejtë, madje kalohet në heshtje nga Shteti shqiptar edhe vetë ekzistenca jonë.
Kjo e vërtetë e dhimbshme konstatohet edhe në dokumentet zyrtare dhe websitin e MPJ shqiptare, por edhe në websitin e Kryeministrisë dhe të platformave të ndryshme kushtuar këtij Samiti, ku edhe pse flitet për “diasporën”, nuk gjendet i shkruar asnjë rresht i vetëm për mërgatën politike në pasazhet dedikuar “historisë” së të ashtuquajturës diasporë.
Madje si dëshmi e këtij realiteti absurd dhe të papranueshëm, sot në Shqipëri janë akoma në fuqi një mori ligjesh antikushtetuese që pengojnë dhe diskriminojnë trashëgimtarët e mërgatës politike nga fitimi vetiu i shtetësisë shqiptare dhe, për rrjedhojë, edhe i të drejtave dhe detyrimeve respektive, si çdo shtetas tjetër.
Shumica e të mërguarve politikë, fatkeqësisht, kanë humbur pronat dhe pasuritë e trashëguara, të cilat edhe sot e kësaj dite ndahen me tapi tek të tretë aspak hallexhinj të papronë, por zaptues e përfitues si klientelë politike e për qëllime elektorale, në garën pompoze e mburrjet butaforike se cila forcë politike dhe qeverisje ka ndarë më shumë tapi mbi pronat e pronarëve legjitimë!!?
“Diaspora”vuan plot dhimbje realitetin shqiptar të shkeljes nga skalionet politike katoviciane të të gjitha parimeve dhe standardeve të gjithëpranuara të Kartave ndërkombëtare dhe konventave ku Shqipëria është nënshkruese dhe palë.
Zhvillimet aktuale e kanë përjashtuar realisht mërgatën politike dhe mbarë “diasporën” nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur me votë demokratike e për të kontribuar me përfaqësim politik për drejtimin dhe zhvillimin e vendit, apo për investime me lehtësira e bonuse, sikurse ftohen investitorët e huaj joshqiptarë, që joshen me insistim me anë të praktikave preferenciale administrative e ligjore.
Ky injorim dhe ky mohim të drejtash themelore të “diasporës” nga ana e autoriteteve shqiptare, nuk mund të ketë arsye tjetër përveçse diferencës së frikshme në botëkuptim, vlera, referenca, koncepte, standarde e kritere bazike midis shqiptarësh brenda dhe jashtë shtetit-amë për sa i përket Shtetit, Kombit, lirisë dhe drejtësisë.
Prandaj, duke u nisur nga këto vlerësime e në pritje që Shteti shqiptar të përafrojë veprimet me deklaratat zyrtare nëpërmjet korrigjimit të kursit ndaj mërgatës politike (gjithnjë në raport me pritshmëritë tona të sipërpërmendura), unë personalisht nuk mundem të marr pjesë, për dekor apo kontorno, në këtë “Samit të Diasporës”, dhe madje as ta konsideroj këtë mbledhje si të tillë.
Kam bindjen e thellë e të patundur se një qëndrim imi i ndryshëm do të kuptohej vetëm si një përkrahje apo mbështetje ndaj ndonjë agjende politike momentale, në mos më keq, si një mohim, prej meje, i vlerave dhe idealeve të trashëguara nga të parët.
Duke shpresuar në mirëkuptimin Tuaj, uroj që me këtë “Samit” t’i realizoni agjendën dhe synimet e planifikuara.
Me respekt
Ramadan Gjanaj
Kryetar
Cc: Z. Ferid Hoxha, Director General of Political and Strategic Issues, MPJ
Zj. Suela Janina, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë
Pali Gjoka says
Ne shqipetaret jemi shume te afte te mos bashkohemi me njeritjetrin, bile te armiqesohemi deri ne extrem, vetem per marrinat tona. Kete e kane shfrytezuar armiqte tane dhe ja ku jemi ne fund te botes edhe se jetojme ne mesin e qyteterimit boteror.
Ku qendron e keqja e mos marrjes pjes e shoqates tuaj ne kete takim por rradhisni nje numur mos marrveshjejesh. Kur do ti zgjidhni keto dhe ku? Po qe se jeni burra apo gra me mend, shkoni atje dhe thuajni hapur cfare mendoni. Por me sa duket diku tjeter e keni merakun. Qofsha i gabuar, por ju mbeshtesni ate sherrexhiun qe eshte bere gangrena dhe kanceri i demokracise shqipetare. Dhe une emigrante jam, kam dhe une mendime ndryshme se si po ecet sote ne Shqiperi por e pershendes ket takim dhe uroj qe emigrantet te shprehen hapur se cfare mendojne per fatin e Shqiperise dhe shqipetareve kudo qe jetojne. Shqiperia eshte e Shqipetareve, as e zogisteve as e komunisteve as e ballisteve. Boll me te kaluaren tone agresive me njeritjetrin. Mos mendoni dhe veproni si ne kohen e Vilajeteve.
jhgugjgh says
te lumte dora Ramadan por edhe diaspora u tregua shume apatike me nje here pas 90 dhe me keq vazhdom akoma diaspora e dinte truket e pseudo pluralizmit se disa figura gjoja te spikatura ishin guzhinieret e kesaj pune sa protesta ke bere diaspora para parlamentit evropiam shtepise te bardhe selive qeveritare neper evrope per ti treguar te verteten e per te kerkuar te drejtat e prones per te detyruar qelbesirat e tirane per tju dhene pronat me thuaj vetem nje proteste keto pune nuk zgjidhen me artiku ne gazete e mos prit qe ky shkrim tyaj ta skuqe qelbesires qe ti I drejtohesh deri do plumb thote populli e keta lloj derash tuten vetem me protesta te fuqishme e te vendosura para te gjitha institucioneve evropiane e amerikane
arber S.C. says
Mr.Ramadan ,
Analiz politike,diplomatike,patriotike,shoqerore .Ne nuk Jemi ftuare.kjo thirrje eshte si dikur ne 7-70 vjec hajdeni se ka slmuart armiku .Pa rend dite pa platform,program .Diaspora
esht me e made se shqiperia. por diaspora e done me shume shqiperin se sjo disporen.Te gjith qeveritare kur vine marring takime me perfaqsusit politic te tyre Deri dhe gjeja me e thjesht ”promovim libri”Te gjitha shtetet intresohen per diasporen si
jetlojn si i trajtojn,hallet apo kerkesat qe Kane.
Lidhur me pronen qe te mban lidhur me vend’iindjen.??
Shebuj
Nje shqiptare ne tirane ja kane marr e mbon pronen disa here shoezoj deri v.2015,40000 dollare tash nje vite qe rri ne tirame me rimarr pronen.
Nje shkodrani ne v.20014 I more kopshtin- are, ne v.2015 moren Oberrin e shtepise ne v.2016 edhev shtepin????.
Diaspora eshte diplomatic shqiptare.
Me nje here sapp fitoj ne USA honorable Trump gazetat mediate,,shkkojn Kush jane miqt e presidentit te ri.??
“se asnje nevoj per toke,shtepi pune personale nuke Kane.
Vec per me I ardhe ne ndihme shqiperise.
Kete dhe ne Europe mediate shkruajn per lidhjet shqiptaro- Americane
Shum mire presidetnti,kryeparlametari.kryeministri mund te merrin takim me diasporen,ata e informojn e diaspore ringjallet se dikush po I kerkon,po interesohet,
president I kines 1 diet qendroj ne Washington pastaj shkoj vizitoj diasporen e vete.
Jakov says
Lexova komentet tuaja zoterinje te nderuar qe jini kunder atikullit ne fjele .Zoteria ne Bruksel ka te drejte deri ne qiell per ato qe thote .Nuk dij arsyen e refuzimit te nje komenti te till nga redaksia e DIELLIT –dhe ishte komenti i pare .Me ato pocaqi ne qeverine shqiptare te sotme duket folur me gjuhen e 7.62 mm .Ne kete pike te komentit jam dakord .Mashtrimi ,buzeqeshjet fallco te keryemisrit shqiptar me bejne per te vjelle –I vjellte ai ato qe ka vjedhur deri me sot per te cilat akozohet shume here .Prandaj ,bejeni ate qe menduat –he ku jini pse kini frike .Dua te degjoje ate krisme qe te degjohet edhe ketu .