Dine Dine
Simon Mirakaj
Uran Butka
Memoriali i ish-të përndjekurve politik në Lushnje, ngrihet në përkujtim të 32 mijë personave, që u dënuan pa u gjykuar…..për të kaluar gjithë jetën e tyre në kampet e interrnimit/
Bilal Kurt Kola
Fatos Tushe
LUSHNJE : Një ditë mbas Shejtërimit të Nëna Terezes – në Vatikan, përurohet memoriali kombëtar i internim – dëbimeve në qytetin myzeqar të Lushnjës
Një memorial i pari i këtij lloji në kujtim të familjeve që u persekutuan nga regjimi komunist, përgjatë rregjimit të Enver Hoxhës
Ai është ngritur, thanë disa ish të internuar nga kampi i interrnimit në Savër, në hyrje të qytetit të Lushnjes.
Ata thanë se tashmë, mbas 26 vjet që u rrëzua regjimi komunist, familjet e internuara gjatë regjimit komunist në 14 kampet e interrnimit në qytetin e Lushnjes, përjetësohen në një memorial.
Simbas, Shpëtim Turanit, i cili ka lindur në kampin e internimit në Savër – Lushnje, dhe kaloi me familjen e tij mbi 30 vjet në atë kamp, tha ceremonia e inagurimit , të Memorialit, u bë të hënën më datë 5 Shtator në ora10:00 të paradites.
Duke folur nga Roma, me Shpëtim Turanin, ai tregon se ky Memorail është vendosur tek fillimi lulishtes, se rrugës në formë Y-je, rruga që shkon nga drejtimi stadiumit për në qendër të qytetit.
Mbiemrat e familjareve te shenuar ne kete memorial jane deshmi qe flasin per histori te dhimbshme dhe simbol i qendreses ndaj diktatures komuniste.
Memoriali eshte kater meter e gjysem i larte, dhe ne te jane shkruar mbiemrat e familjeve te internuara.
Kembet e zbathura tregojne vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificen e perjetuar te ketyre familjeve. Në rrethin e Lushnjes, u internuan mbi 30 mijë familje nga e gjithe Shqipëria, të vendosura në 14 kampe përqëndrimi.
“Memoriali, është projektuar nga Fatos Kola – dhe është 4.5 m i larte, ku në mes të tij të skalitur, duken disa persona me këmbë zbathur, simbol i vujtjeve të tmerrshme, dhe në kater faqet në pllaka mermeri të zeza , janë të shkruar mbiemrat e familjeve , që trajtohen me këtë status, si ish të interrnuar në 8 kampet e interrnimit në Lushnje” .
Zoti Turani, shtonë se inisiatorë të vendosjes së këtij Memoriali, ishte Insituti i të Perndjekurve Politikë. Ndërsa, Bashkia e qytetit të Lushnjes dha miratimin për vendin e vednosjes së Memorialit.I cili është i mbeshtetur nga Ministria e Punës Mirqenies e Rinisë, zotit Blendi Klosi.
Ndërkohë, tha ai zbulimin e Memorialit kushtuar ish të interrnuarve në kampet e interrnimit në qytetin e Lushnjes, e zbuloi nji i lindur në kampet e interrnimit Drejtori i Insitutit të të Përndjekurve Politikë, zoti Bilal Kola – djali Kurt Kolës, ish i burgosur politik, dhe Ministri i Punës-Mirqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.
Ceremoninë e inagurimit të këtij Memoriali, pas egzekutimit të Himnit tonë kombëtar, e hapi me fjalën e rastit, zoti Bilal Kola, ndërsa ka përshëndetur edhe Fatos Tushe – Kryetar i Bashkisë Lushnje, ish i burgosuri politik dhe ish i internuari Dine Dine, historiani i njohur Uran Butka, ish i interrnuari Simon Miraka, dhe e mbylli ministri Blendi Klosi.
Simbas, Shpëtim Turanit, sinteza e fjalës së secilit ishte, të mos harrohet e kaluara e kësaj shtresë,: “Është, një obligim moral në përkujtes – tha ai që u materializua në obelisk, për të përjetësuar atë që kanë vuajtur, të gjitha këto familje, dhe ky obelisk le të jetë edhe një detyrim i qeverisë, ta nxisë atë se do të vazhdojë dëmshpërblimin me ish të burgosurit politik dhe ish të interrnuarave në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ish i interrnuari Shpëtim Tuarni
“Boshllëku në shpirtë, shkruan në statusin e saj në facebook, nji nga ish ttë intërrnuarat në Savër të Lushnjes, së bashku me familjen e saj nga Dibra, Bedrie Kaba, që kisha para se të nisesha në Lushnje , ankthi i udhëtimit , që më priste u venit, sapo këmba më shkeli tek ai endi që thirrej “Plasmasi” dhe mora rrugën me vëllan drejtë në vendin ku do bëhej inagurimi ., Pra, tek kryqëzimi i rrugës që njëra shkon drejtë Gjimnazit, dhe tjetra drejteë qëndrës. Dhe, tashmë çdo kush që do kaloj do shoh monumentin kushtuar të gjithë atyre njerëzeve të internuar burgosur e vrarë. Ndoshta, do ndalet dhe do e sodis me çudi se si gjithë ata njerëz janë futur “në një katror” që veç këmbët zbathur poshtë, u duken, e në faqe të katrorit ndodhet nje dritare tepër e vogël për të futur dritën e paktë e për të thithur pak ajër nga bota e lirë, nga ne, të mbyllur ja ashtu siç paraqitet në atë monument . Nje ide reale tepër e dhimbshme, që gjithkush kur vetëm e sheh atë monument e kupton se çfarë bëri regjimi komunist. Tashmë, fjongoja e kuqe hiqet dhe ti e sheh mes emocjonesh edhe loton për kohën , që na i mori rinin por edhe ëndrrat ………………” shkruan Bedrie Kaba.
Memoriali kombëtar i ngritur në hyrje të qytetit të Lushnjes, përmbledh përkujtimin e Internim-Dëbimeve të viteve 1954-1991.
Pas prezantimit të memorialit, ministri Klosi në fjalën e tij para të pranishmëve vuri theksin tek rëndësia e aktiviteteve të tilla përkujtimore, dhe tha se në Tiranë, dhe disa vende të tjera kua ka pasur kampe interrnimi dhe burgjet politike do të ngrihen Obeliske dhe Memoriale.
Memoriali, që u vendos në qytetin e Lushnjes, kujton vendin ku u internuan afro 90 për qind të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi, tha Zëri i Amerikës.
Në emisionin e saj “Ditatri”, sot, Zëri i Amerikës, duke përcjellur një kronikë nga Lushnja, me korespondetin e saj Ilirian Agolli, tha se :” Edhe pse ishte në mes të Shqipërisë, Lushnja, u caktua si zonë internim dëbimesh për shkak të kënetave, ku duhej të vuanin e të punonin kundërshtarët e regjimit komunist për afro 4 dekada”.
Simbas, Zërit të Amerikës, Instituti për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, përfaqësues të shoqatave të tyre dhe të qeverisë u bashkuan dje në Lushnje në përurimin e një memoriali kushtuar vuajtjeve në kampet e internimit gjatë regjimit komunist.
Lushnja, Myzeqeja dhe krahina kënetore përreth tyre është një prej zonave ku diktatura komuniste internoi numrin më të madh të kundërshtarëve politikë, që nga moshat më të shkruara e deri tek foshnjat e sapolindura, tha Zëri i Amerikës.
Duke shtuar se Lushnja kishte 14 qendra internimi, ku jetuan me mundime dhe punë të rënda në bujqësi mijëra të dënuar politikë dhe familjet e tyre.
Internimi dhe dëbimi i kundërshtarët politikë ishte gjatë afro 45 vjetësh një nga veprimtaritë kryesore dhe periodike të diktaturës komuniste.
Diktatura nuk kurseu askënd, që dyshohej sadopak se mendonte ndryshe nga udhëheqja e partisë shtet.
Diktatura internoi në Lushnje për 35 vjet rreth 90 për qind të kundërshtarëve politikë antikomunistë.
Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mbi 33 mijë persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist dhe prej faktit të thjeshtë që ata u përkitnin familjeve antikomuniste, përfundojë Zëri i Amerikës.